Nga Bajram Sefaj
Kur i pash tok…
(thashë: eh, sikur të isha me ta!)
Ditë (net) më parë TVSH –shqip, ritransmetoi filmin artistik “Gjurmë të bardha” të regjisorit Ekrem Kryeziu. Seç me pushtoj një përmallim i zi. Një nostalgji pikëlluese. Në dhomën time (të vocërr) të gjumit, në atë zgjiç, të humbur (si të harruar) të Francës, ku pleqëroj ditët (fundit) jetës mërgimtare. Përnjëherësh e papritmas, në dhomën gjumit, sikur u dynd një epokë (si ajo para gjyqit!). Me erdhi mysafir një galeri miqsh e dashamirësh që nuk janë, nuk jetojnë më. Tani e tutje sikur nuk po ndiqja një ritransmetim të zakonshëm filmi. Jo! Tash i ndiqja ata. Bisedoja me ta… Dhe, kur i pash ashtu tok, e para gjë që me shkrepi ishte: pse nuk jam edhe unë në mesin e tyre! Pse nuk jam bashkë me ta, atje…
(Në mëshirën e Coronavirusit të tmerrshëm dhe të gjithëpushtetshëm jam, amanet ia paça lënë. Zgjate dorën!)
Në atë turbullirë, në atë shqetësim nostalgjik Pandemie, si i çartur, në terrin e zi të natës, në pellgun e pikëllimit të një të syrgjynosuri, i qasëm “engjëllit shpëtimtar” (googel) dhe nga kopshti i saj i pasur vjelë një pjesë të asaj që, deri diku, e plotëson këtë mozaik të shprishur. Me riprodhimin e tekstit të bisedës së shkurtër rasti me Rozën, kur faqen e gazetës “Zëri i rinisë”, që me xhelozi e ruaj në arkivin tim, tash e dyzet vjet, që nga viti 1980!, sikur i kompensoj e mbuloj të gjitha zbrazësitë.
(Në çast, që në Prishtinë (ku gjendëm momentalisht), pandeha të trokas në heshtjen e Dritës, që e mbështjell tani e sa vjet. Nuk ia prisha rehatinë. E lash të qetë. Me Vetmi, qe ka zgjedhë vetë, në yrnek të aktoreve të njohura dhe Pandemi, si frikë universale e ditëve më të reja (të zeza), për mbarë njerëzimin!
Roza midis “ujqve”!
Për interpretimin e suksesshëm të rolit të Rozës, në filmin “Gjurmë të bardha” të regjisorit Ekrem Kryeziu, në takimet e pesëmbëdhjeta të filmit në Nish, aktorja Drita Krasniqi, mori shpërblimin e debutueses. Drita Krasniqi: Ndonëse e kam pritur, shpërblimi më ka gëzuar shumë.
Kjo bisedë rasti me aktoren Drita Krasniqi u bë diku mes mureve të Fortesës në Nish, në çastin kur aktorëve dhe aktoreve më të suksesshme në takimet e pesëmbëdhjeta filmore i ndanë shpërblimet e merituara.
Drita mori shpërblimin e debutueses për interpretim të suksesshëm të rolit të Rozës, në filmin më të ri të “Kosova-filmit” – “Gjurmë të bardha” të regjisorit Ekrem Kryeziu. Biseda, pra, nis atje – “mes muranash”, ndoshta me vetëm dy-tri fjalë urimi të përzemërt, me paralajmërim për një bisedë më të gjatë për lexuesit tanë, për të vazhduar këtu diku e, natyrisht, për të mos përfunduar me kaq…
Për fillim të bisedës kemi shumë shtigje të hapura. Sa bukur (e kënaqësi do të thosha) të bisedohet me artistët e rinj, përherë plot sofra provokime e plot notesi shënime. Por, sot biseda është e rastit, prandaj edhe e fillojmë pikërisht me rastin e marrjes së shpërblimit. – Ndonëse konkurrenca ishte jashtëzakonisht e fortë, pasi numri i debutuesve ishte shumë i madh, njerin nga shpërblimet që ndahen në festivalin e Nishit sinqerisht e kam pritur. E kam pritur sepse mendoj se nuk m`u dha rastësisht. Edhe në festivalin e Pulës, ku filmi “Gjurmë të bardha” përjetoi premierën e parë. Interpretimi im i rolit të Rozës është pritur shumë mirë nga publiku i Arenës së lashtë të Vespazionit. Madje, një kohë të gjatë udhëhoqa në listën e kandidateve për shpërblimin e parë, për rol femre. E, pastaj erdhi vepra më e mirë e festivalit të njëzeteshtatë të filmit të mirëfilltët artistik jugosllav në Pulë – “Kurora e Petrisë” – e bashkë me të erdhi edhe aktorja e re e deri tash e panjohur, Mirjana Karanoviqi… – thotë në fillim të bisedës Drita Krasniqi dhe shton: – “Sado që këtë apo ndonjë tjetër shpërblim e prita, ai më solli një gëzim të madh. E kuptova dhe e përjetova si një satisfaksion, si një fuqizim besimi në atë që punoj, më në fund e kuptova si një stimulim që të ec përpara drejt caqeve sa më të larta artistike. Nuk është e rastit e as e pa bazë e vërteta e vjetër, sa edhe vetë shpërblimet, çdo shpërblim është edhe një obligim më tepër për të shpërblyerin”.
Thonë se konkurrenca ishte e fortë?
_ “Po. Vetë fakti se debutuesja Mirjana Karanoviqi triumfoi në të dyja këto festivale të filmit jugosllav (në Pulë dhe në Nish), për të korrur një rezultat të shënuar edhe në festivalin ndërkombëtar të filmit në Venedik, më së miri dëshmojnë për konkurrencën e fortë midis kategorisë së debutuesve. Pa qëllim që, për asnjë çast, të mohoj apo të vë në luhatje talentin as suksesin e koleges së re. Mirjana, mendoj se në film të tillë, nëmemë të tillë çfarë ishte “Kurora e Petrisë” edhe aktoret pa ndonjë talent të theksuar mund të arrinin një sukses të tillë, apo më të lartë, ndoshta…? E, ne kemi aq shumë tema këtilla, më të mira, më të fuqishme e më subtille, ndoshta. Më vjen ndërmend jo rastësisht, “Bute Bardhja”, për shembull (radiodramë) e Ymer Shkrelit…
– Si e patë veten në petkun e Rozës?
“Si për herë të parë, këtu në Prishtinë, si herën e dytë në Pulë, si herën e tretë në fortesën e Nishit, lojën e Rozës e ndoqa me ethe, me dridhje, me shqetësim… Analizova çdo imtësi, çdo detaj, çdo lëvizje… Njëmijë herë, po të shikoja këtë film, këtë Rozë, po aq herë do të gjeja vende për korrigjime. Është mirë po të bëhej kështu apo ashtu, do të bëhej edhe më mirë… A nuk është kjo punë e mirë”?
– Në një skenë Roza paraqitet me pak ose fare pak petka në trup! Çfarë mendoni ju, Drita, për këtë?
“Një skenë e tillë as që më kujtohet fare. Kush mendon dhe e zë ngojë “skenën e lakuriqur” ai me të vërtetë nuk kupton shumë nga filmi dhe, mund të them se, është lakuriq nga dija dhe kuptimi për këtë art. Lakuriqësia e Rozës këtu është në funksion të dramës, është damar i filmit. Kështu e përjetova këtë lakuriqësim”, kur për të parën herë, veçse lexova skenarin. Kështu përjetova atë kur e pashë filmin për të tretën herë. Kështu do të përjetoja atë po të shikoja filmin edhe për të njëmijtën herë… Të kuptohemi, në film nuk lakuriqet Drita Krasniqi, por këtë punë e bën Roza, ajo Rozë e ngratë e pa prind dhe pa askënd tjetër, e cila e ndrydhur nga kushtet dhe rrethanat tjera të jetës, shtegton atje, atje lart midis “zemrës” së egër të bjeshkësh, midis malesh, shkëmbinjve… Ajo atje është “një qengj në llavën e ujqve”. Por, edhe atje Roza di për dashuri të pastër si uji i burimeve që e rrethojnë… Ajo, e pastër e virgjër, si ata blej bore që, si plisa të bardhë, mbulojnë malet e larta, dashurohet në Sokolin, madje pa e parë atë kurrë më parë, pos në fotografi”!
Aktorja e pare që u zhvesh para kamerave (VIDEO)
Kështu së paku është quajtur guximi i Drita Krasniqit, e cila në vitet e 80’ta kur ende knë ekzistuar stereotipet e forta shqiptare kishte arritur që pa u frikësuar të zhvishet para një kamere filmike dhe të bëjë skena nudo në filmin “Gjurmët e bardha”.Drita, në një intervistë për emisionin Express Rozë, rrëfen se atë kohë kishte më pak paragjykime se sa mund të kishte një aktore sot…
- Zhanri: Kriminalistik, Dramë
- Regjia: Ekrem Kryeziu
- Producent: Kosova Film, Prishtinë
- Skenari: Ekrem Kryeziu, Ramiz Kelmendi
- Muzika: Rauf Dhomi
- Kamera: Afrim Spahiu
- camera2: Shukri KAÇANIKU
- Skenografia: Afrim Gora
- Vendi i prodhimit:Kosova.
- Montazhi: Zlatko Pušić
- Kohëzgjatja: 95 minuta
- Teknika: Widescreen, kolor
- Premiera: 3 korrik1980.
- Aktrojnë: Avdush Hasani, Çun Lajqi, Drita Krasniqi, Hadi Shehu
Ky film ka fituar çmimin për regji “Arena e Bronzit” “Pula 1980”
GJURMËT E BARDHA Arkivi i filmit |
|
[[Figura:|280px]] | |
Titulli shqip | Gjurmët e bardha |
Origjinali | Gjurmët e bardha |
Vendi i prodhimit | Kosovë |
Viti i prodhimit | 1980 |
Ekipi realizues | |
Regjia | Ekrem Kryeziu Milorad Jaksic-Fandjo – ndihmes regjisori Hamdi Abazi – asistent regjisori |
Skenari | Azem Shkreli Ramiz Kelmendi Ekrem Kryeziu Nazmi Sadiku – skenograf |
Muzika e filmit | Bozidar Kramariç – zeri |
Kameramani | Bujar Babuni – udheheqes xhirimi Shukri Kaçaniku – operator kamere/assistent Zlatko Pusic – montazhi Mentor Kaçi – asistent montazhi Afrim Mula – asistent montazhi |
Drejtori artistik | Adil Begolli Afrim Spahiu – drejtor i fotografise |
Prodhuesi i filmit: | Azem Shkreli |
Aktorë kryesorë | |
Avdush Hasani Hadi Shehu Drita Krasniqi Çun Lajçi |