ARKIVI:
18 Nëntor 2024

Dashuria në tregime, vjersha e këngë popullore dhe 3 deputetët e 2 Korrikut e 7 shtatorit 1990

Shkrime relevante

Broçkullat e Albin Kurtit, trimërim për neootomanët…!

Belisar Jezerci, historian ____ Deklaratat e kryeministrit Kurti në medrese "Alauddin" në Prishtinë,...

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Lirim Mhehmetaj dhe fjalori i tij trashaman…!

Afrim Caka, Gjakovë ___ …SE MOS E KA PARË DIKUSH TË JETË SKUQUR...

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Shpërndaj

Xhemajli Bajra i Panorcit me dy djemtë: Fadilin dhe Xhevdetin

Sinan Kastrati, Suedi 

Vazhdon  nga numri i kaluar ”Për 7 shtatorin dhe shtatorin, muajin e rrushit!”, Drini.us, 7 Shtator 2021 

Nga Ditari im (4) 

Dashuria në këngët tona, ia kalon dashurisë së poezive të Petrarkës, Dantes e femra shqiptare ia kalon Mona Lizës. 

Dhe për tre deputetët  

Duke u bërë gati për punë, ndërsa pija kafenë me shumë shiqer, shikoja edhe titujt në Revistën Drini.

Kishte autor që s`e kisha parë një kohë bukur të gjatë e tash, fotoja e tije më rrinte përpara, e heshtur. Është Rrahim Sadiku, me të cilin u njoha kur ai e Mustafë Xhemaili nga Kamogllava e Ferizajit studjonin letërsinë, gjenerata e parë, në vitin e tretë e unë, isha brucosh, në vitin e parë por pasi banoja në dhomën afër tyre, shkoja shpesh dhe i pyesja sepse ata tashmë ia kishin dhënë shpatit.

Rrahim Sadiku dhe Mustafë Xhemaili ishin ndër studentët më të mirët në Letërsi dhe dalloheshin nga të tjetret sepse shkruanin poezi e ato i botonin në revistat e kohës, në ”Zëri i Rinisë” e ”Bota e Re”, gazetë e studentëve.

Unë rrija dhe i pyesja edhe ata që ishin në vitin e katërt. Nuk e harroj Shaqir Sadikun nga Maqedonia që me knaqte kur fliste aq bukur, pastër e pa gabime shqipen.

Por jeta i ka këto: Mustafa iku në Zvicërr, Rrahimi u burgos e Shaqir Shaqiri dhe Selmani, kusherinj, nuk e di ku janë më. Sigurisht edhe jatojnë si mërgimtarë.

Eh sa bukur shkruanin ata, të gjithë.

Mustafa ishte edhe kryetar i grupit letrat ”Jeronim De Rada” të Fakultetit Filozofik, që jo gjithkush mund të bëhej.

Edhe unë shkruaja por nuk doja ti lexoja kur kishim orë letrare e as ti publikoja para se ato ti shikonre Rrahimi dhe Mustafa sepse, në mbrëmjet letrare vinin dhe lexonin poetët si Azem Shlreli, Ali Podrimja, Rexhep Hoxha, Emin Kabashi, kritik, Faik Beqa, poet (tash i ndjerë), Azem Zogaj, turjakas, Mehmet Kraja, Jonuz Fetahi, Skënder Zogaj etj.

Më vonë vinin edhe gjenerata më e re: Abdullah Konushevci, i ndjerë, Milazim Krasniqi e ndonjë tjetër, të cilët ishin poetë të lindur, siq thuhet për Oso Kukën ”Thonë me k`mishë e ka bâ e âma” (gati për luftë, shën. imi).

Pra dy shkrimet, të Rrahimit, Duke iu “falënderuar” qeverisjeve të PDK-së, Kosova sot është vend mërgimtarësh, vend i vjedhur dhe keqqeverisur!” një analizë politike dhe një tregim ”Kapuçin e hoxhës e kemi pa n’maje t’navilkut, … ishin tu i dhanë ujë me lugë !”, nga Teuta Haxhijaj, shkrimtare nga Gjermani, temë të cilën Teuta, e ka marrë nga tradita popullore por që aq bukur e ka pasqyrua figurën e femrës e të hoxhës, sa të duket sikur po i sheh të gjalla, në pasqyrë, film a teatër, nusen e re duke fjetur në dyshekun e butë me burrin dhe ”kapuçin e hoxhës” aty afër llampës së vajgurit, qirin ose pishën.

Janë të rralla femrat shqiptare nga Kosova që me aq mjeshtëri i ritregojnë tregimet që i kanë dëgjuar nga nënat e gjyshet por që ato për shkakun se nuk kishin të drejtë të shkolloheshin, pra nuk dinin të shkruanin, ”tregimet” që veç ato i dinin ose veç atyre iu kishte ndodhur përnjëmend, tash iu tregonin mbesave ose qikave të tyre si ”kanë thân” kështu.

Por së pakut deri më tash librat me temë dashurie, sidomos ato të shkruara nga femrat shqiptare na kanë munguar.

Avdi Grajqevci

”Në botimet që mbledhësit e folklorit, individë e institucione, i kanë bërë lirikës popullore, eros-i nuk ekziston. Përmes një termi tinëzar, lirikë dashurie, këngët mirëfilli erotike janë lënë jashtë. Mund të kenë qenë arsye të ndryshme. Në Tiranë këto janë konsideruar si të shthurura, licensioze, me ndikim të keq në edukimin e rinisë. Në Prishtinë ndoshta ka ndikuar më shumë kujdesi për namuzin gjuhësor, një lloj puritanizmi i brendshëm” (Shaban Sinani)

Është ibri i Vlora Nikçit “Kangë popullore erotike” që ka tejkaluar kufirin e këtij përjashtimi, cilado qoftë arsyeja. Janë pak këngë, kangë të vjetra, që ajo i ka dëgjuar si shumë të tjerë, por, ndryshe prej të tjerëve, duke përfshirë edhe folkloristët vetë, pati lirinë e brendshme t’i rendiste e t’i botonte, vazhdon Sh. Sinani. 

“T’hangsha cicat për ndar sjetull!

Kqyr ma poshtë, se e gjê ’i tjetër

Dy të mira në mahallë, Njana shoqes po i çon fjalë:

Cilla e kem cicën mâ t’bardhë?

Ûn dukat, ti qelibar,

Ûn jaranin ta kam marrë.

Ose: Matmi vithet, t’gjâna i kam,

Ndaç me kut e n’daç me pllamë!” (Marrë nga një shkrim: “Vargje të reja nga libri erotik i Vlora Nikçit: Nusja e çika me t’shti ndërmjet, s’të lshojnë ethet dymdhetë vjet…, Shaban Sinani 

https://www.botasot.info/aktuale-lajme/1409844/vargje-te-reja-nga-libri-erotik-i-vlora-nikcit-nusja-e-cika-me-tshti-ndermjet-ste-lshojne-ethet-dymdhete-vjet/ 

Dhe patjetër se duke lexua këto vargje aq të bukura, mendja më iku mendja në Turjakë, atje ku e kam lënë mbrapa një pjesë të fëmijërisë e të rinisë sime. Edhe unë këndoja këngë dashurie si çoban sepse në shtëpi nuk guxoja,  por nuk e dija kujt po i këndoj. Mblodha disa dhjetëra e ndoshta qindra këngë të ndryshme dhe disa këngë dashuria por të gjithat më humbën.

Dhe duke i lexua vargjet nga libri e tregimin, të autoreve femra mu kujtua Syla, çobani i Turjakës. Jeta e çabanit turjakas ishte sa e mirë, po aq edhe e dhimshme prandaj, personazhi i romancave të mia, deri sa ta kryej e ta kthej në Turjakë, Sylën të gjallë oset ë vdekur, nuk do të ndalem së kërkuari.

… dhe tre ish deputetët e Kuvendit të KSAK 

Xhemajli Bajra 

Xhemajliu është nga Panorci, katundi më i afërt me Turjakën që na lidhin malet e fushat dhe më shumë njiheshim me çobanët, më qenët, me deshët ogiç, qetë e buajt se sa të zotët e shtëpive. 

Xhemajliu kishte edhe tre vëllezër, Rifatin, më i madhi, Hamdiun dhe Muhametin, që ishte shurdh memec por shumë i menqur.

Gjemajliu bashkë me Rifatin jetonin në Rahovec kurse dy vëllezërit e vegjël, Hamdiu e Muhameti punonin tokën dhe mbanin gjâ të gjalla në Panorc, jetonin dhe gjallëronin nga bagëtia e bregtoria.

Kujtimet që kam me Xhemajliun janë të shumë miqësore e tepër dashamirëse.

Me djemtë e Xhemajliut, Fadilin e Xhevdetin gjithashtu pata një miqësi të pahile. Edhe një letër, të vetmin kujtim që e kisha nga Xhevdeti, që ma kishte dërgua nga Meksika, që e kisha në adresën e vjetër të E-mailit të shkollës, ku punoja, më kanë humbur.

Ndër familjet më të njohura në Panorc, krahas asaj Veli Bajramit, Hisen Dergutit, Islam (Bajraj) Brahimit, Latif Reshitit, Mon Halilit … ishte edhe familja e Xhemajliut.

Punoi si kryetar komunde nga dy mandaten ë Rahovec e në komunën ”e re” të Malishevës, në vitet më të vështira për Kosovën, kur Slobodan Milošević 1*) erdhi në pushtet në Serbi dhe në Jugosllavinë e mbetur.

Xhemajliu do të mbahet në mend si deputet i Kuvendit të KSAK, që me 2 Korrik dhe më 7 Shtator 1990,  shpallën Kosovën si njisi të barabartë të ish federatës jugosllave. 

Ahmet Grajqevci

Me Xhemajliun kam ndejtur dy netë gjithë natën deri në agim duke ”u shtyrë”, në bisedë, në kullën e Murat e Islam Brahimit në Panorc dhe më vonë, në shtepinë e Xhemajliu në Rahovec e ku ishin edhe dy djemtë e Xhemajliut: Fadili e Xhevdeti, tash profesor në një Univerzitet në Meksikë.

Nëse djemtë e Xhemajliut apo ndonjë tjetër do të shkruanin për Xhemajliun, edhe unë do të thoja ato që di dhe si e njoha Xhemajliun.

Avdi Grajqevci 

Avdiun e njoha më vonë, pas Xhemajliut. Ai ishte nip i familjes së Aziz Zhilivodës. Për Avdiun më ka pas folur Behxheti, vëllai i vogël i Kolonel Ahmet Krasniqit, si për një njeri të fjalës, besës e bukës. Më thonte se Ahmeti ka pasur shumë besim tek Avdiu. Meqenëse Ahmeti ka shërbye si oficer madhor në ish APJ-në, në Zagreb, ia kishte pru Avdiut një pushkë M48, të cilat, sipas Ahmetit kanë qenë shumë pushkë të sigurta. Pushkën e Ahmetit dikush nga familja Gariqevci e kanë përdorur në vitet 1998, 1999.

Edhe Avdiu ishte deputet i asaj legjislature 2*), të 2 korrikut e 7 Shtatorit 1990.

Me Avdiun pata fatin e ndejta disa ditë, në Borås ku ai kishte ardhur te djali Ahmeti i cili punonte dhe jetonte në Borås të Suedisë e unë, punoja si mësues atje, 7 vite. Kisha 3 fëmi të Ahmetit që i mësoja, dy djem e një vajzë dhe kur më treguan se ka ardhur gjyshi, unë shkova te Ahmeti dhe e takova për herë të parë. Ishte një burrë i thjeshtë por që posa filloje të flisje, ta ”mushke menjen” se meriton me e dëgjua.

Avdiu nuk fliste për vehten, më shumë fliste për jetën e ish deputetëve të tjerë për disa vite të vështira që u detyruan të ikin nga Kosova, pas 7 shtatorit 1990. Burrë halllig e me mendje të hollë, ishte Avdiu. Edhe sikur ta dëgjoje 24 orë duke folur, njeriu nuk do të mërzitej nga ai.

Dr. Xhevat Pllana 

Xheveti ishte ndër mjekët që njeriu mund të fliste sikur të ishe rritur me te. Ai vinte te Skënder Gashi, ish student mjekësie nga Drenoci i Rahovecit, tash gjinekolog në Rahovec.
Xhevati pjesën më të madhe si mjek punoi në Obiliq, me puntorët e KEK-ut.

Shkoja shpesh te ai, për qef e për dert. Për me qenë çudia edhe më e madhe, asnjëherë nuk munda ta takoj Xhevatin kur isha në Kosovë. Dy herë kur u muarëm vesh ku të takohemi e të pim nga një kafe, nuk që e thënë sepse Xhevatit i dilte një punë tjetër dhe kështu kaluan 38 vite e nuk u takuam me Xhevatin.

Ishte ndër deputetët e zëshëm dhe të vendosur të Kuvendit të Kosovës, trim e i pathyeshhëm, sikurse edhe shumica e asaj gjenerate.

1’) Slobodan Milošević Političar, pravnik (1941. – 2006.) 

KRATKE INFORMACIJE O: SLOBODAN MILOŠEVIĆ Datum rođenja: 20. avgust 1941. Mesto rođenja: Požarevac Datum smrti: 11. mart 2006. Mesto smrti: Hag Država: Srbija Zanimanje: Političar, pravnik Stranka: Savez komunista (1959. – 1990. ) Socijalistička partija Srbije (1990. – 2006.)

Pročitaj više na: https://www.biografija.org/politika/slobodan-milosevic/

2*) LEGJISLATURË f. 

Koha e veprimtarisë së një organi të lartë përfaqësues nga mbledhja e tij e parë pas zgjedhjeve e deri në zgjedhjet e reja; koha e caktuar me ligj, në të cilën një organ i lartë shtetëror kryen veprimtarinë e vet si organ përfaqësues ligjvënës.

Legjislatura e re. Legjislatura e parë (e dytë…). Legjislaturat e Kuvendit Popullor.

Vazhdon 

Malmö, 8 shtator 2021 

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. I nderuar Sinan , te falem nderit shume qe me pake fjale
    per ata qe dijne dhe duan te kuptojne po i ban hyzmet kultures
    shqiptare Edhe Une e leexova Shkrimin e zonjes Haxhijaj
    Ajo me ate stil siq kan dijte grate shqiptare ta ruajn tiparin
    e krenarise me edukate ,moral ,etike e estetike me nje rrefim
    te shkurter i kishte vargise ne leter . Une e pergezoj dhe
    iu rrite jeta e krenarija asai ! Sinan bukurine e femnes e ka rrite
    sjellja , e folmja , praqitja ne publik , vesha e tipari qe tmos
    skuqen vellau , baba , familjari per ndo nje gjest te momentit
    te pa kontrolluar Eh me kujtohen dasmat Kur femnat ishin te ndara
    ne shtepine e robeve siq quhej ateher Dhe me beso kam pase rast si femij
    te shkoj dhe ti shof e ndegjoj lojen e tyre taman si ne tetater
    ndo nje pjese teatrale Dikush prej femnave ish veshe si burre
    me tirqi e shall dhe hyke mrena ne shpi dhe fillonte muhabet
    me gra Po taman si aktor te specializuar e luanin nje skeq !
    E ti i rreshtove do fjale kenge ! Qe une tham Autor te atyre
    fjalve kan qen mashkuj Bile jo bash te latuem mire !
    Po ilexoj gazetat bile BS eshte bere gazete krejt pornografike
    Me femna te cullakavta tuj reklamue vithe e cplu trupin si dhite
    e ibishit ! Po u thone kengetare! Po ishte kengetare Nexhmije
    Pagarausha qe Zerin e sai Sdo ket kush ne bote qe ka me e pase
    Ajo ishte edhe bukuroshe , Por kurr nuk eshte reklamu me trup
    per tu cilesue me kurgja si turp !
    se ka pase nere karakter e moral dhe nuk ka reklamu turp !

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu