Nga: Teuta Haxhijaj, Gjermani
E perfunduar së ndërtuari në vitin 1853, ndërtim i cili ka zgjatë 3 vite, tri katëshe, me nje mur 1 metër të gjerë, kjo perlë e rrallë n‘Lubovë t‘Istogut, ka pritë e përcjellë shumë gjenerata.
Iu ka ba ballë shumë luftërave e sulmeve, cak i të cilave ishte pikërisht kjo sepse ishte pjesë e identitetit tipik shqiptar.
Kjo ishte aty kur shqiptarët ende banin bé „pasha tokë e qiell“, kur kishte besë e fjalë, kur kishte zot shpije e nanë konaku.
Ishte dhe qëndronte e pamposhtur e krenare kur shqiptarët iu banin ballë kulturave të largëta dhe pushtimeve të huaja për me rujtë fis e komb, traditë e tokë, kanun e besë.
Kjo ishte aty atëherë kur shqiptarët krijuesit të gjithësisë i thonin Zot e i luteshin shqip. Kur fjala „ndihmo Zot“ i ka parapri çdo gjëje: punës, kapjes së pushkës, fillimit të dasmës, mposhtjes së dhimbjes dhe ballafaqimit me vdekjen.
„Ndihmom Zot me qëndru!“
Atëherë kur fjalët „Zoti e faltë dhe e shtoftë, Zoti ua dhashtë…“ ishin urim në sofër. Atëherë kur „Zoti t’skuqtë e t’vraftë“ ishin mallkime të rënda. Kur burrat kishin veshun tirqi me shokë e në kokë nuk mbanin „tentene“ por plis të bardhë. Kur gratë mbanin në kokë lidhcë e marhamë e kur fjalën e tyre e degjonin djem e burra se nanës t’konakut nuk i kthehej fjala.
Atëherë kur…
Atëherë e sot, sot e nesër, kjo kullë (e shumë të tjera si kjo) ka me qëndru këtu, keshtu e fortë, madhështore, e pamposhtur dhe e papushtuar. Roje i ka bjeshkët e larta të Istogut që i rrinë përmbi.
Kjo ka me rritë edhe shumë vajza e djem, ka me pritë shumë dasma e vdekje, shumë gëzime e ma shumë dhimbje.
Kjo ka me qëndru këtu edhe atëherë kur…
E nderuar Teute , Kur po i lexoj shkrimet tuaja po me knaqet
shpirti qe vajza e dukagjinit ka edhe emen edhe Sifate te
Teutes se kohes se Ilirve ! Eshte knaqesi te lexoj ndjenjat
e shprehura aq bujare Teutes se kesai kulle ne Lubove
Shume kisha deshiru ta dij ku jeton ne gjermani dhe
kush jan ata prind tu qe i paska rahatue zoti me nje mrekulli
siq je Ti teuta ! Gjithmon qofsh faqebardhe e Paq fat e gezime
te panalme ter jeten ! Te Uron Mal Uka !