Ibrahim Kelmendi, Gjermani
Rastësisht në YOUTUBE hasa në bashkëbisedimin e ndodhur në televizion publik zviceran SRF, emisioni Sternstunde Philosophie (më 23.08.2021).
Prof. Dr. Dr. Gerhard Roth shtjelloi aspektin anatomik dhe mënyrën fiziologjike të funksionimit të trunit.
Ndonjëherë vetvetiu më del nga thellësia e shpirtit, siç do të thoshin poetet, URATA për fatin që kemi me studiues kaq të përkushtuar e produktiv!
Shkenctari Roth gjatë viteve 1963 deri 1969 ka studiuar në Münster dhe Romë për muzikë, germanistikë dhe Filosofi. Ka mbrojt në Romë doktoratën mbi Marksistin Antinio Gramshi (Gramsci). Ka vazhduar studimet në biologji në Berkeley (Kalifornien). Ka mbrojt doktoratën e dytë në lëmi të zoologjisë në Münster. Në Universitet të Bremenit, në vitin 1976, ka filluar të ligjëron lëndën psikologjia e sjelljes (Verhaltensphysiologie). Në vitin 1989 është zgjedh drejtot i Institutit për hulumtime të trurit në Bremen…
Vazhdova të përcjell edhe ligjërata tjera nga ky Shkenctar, por edhe nga të tjerë të lëmesë përkatëse, që të vërtetohem se janë vërtet shkencore aro që shtjellonte Roth.
Kësaj radhe m’u fiksua konstatimi i tij: “80 % e personalitetit të njeriut formohet deri në moshë 14-vjeçare.”
Fillimisht po ofroj një përvojë skandaloze: mbi 40 vjet i kalova / vuajta në emigracion, kryesisht në Gjermani, dhe asnjë ushqim “gjerman” nuk ka mund ta dëbon shijen që vazhdoj ta ndiej për fli, lakror, speca me xhizë, djathi i bardh…, me të cilat jamë ambientuar gjatë 14 vjetëve të fëmijërisë sime në Llabjan të Kosovës. Kjo mu kujtua menjëherë dhe prandaj e besova konstatimin e Shkenctarit Roth.
Tani pa më seriozisht: zor se gjej ndonjë kriminalitet që kanë praktikuar e praktikojnë liderucët “tanë” politikë, e të mos e ketë bazën në 80 % të personalitetit të formuar në 14 vjetët femijërore. Ta zëmë, mbaj mend sa i afirmuar e i lakmuar ka qenë profesioni i zadrugarit të “derzhavës” (shitësit shtetëror), sepse atyre u lejohej të vjedhin mallin e “derzhavës” në këmbim me informatat për klientët e tyre. Askush nuk kishte qëndrim kritik ndaj atij lloj kriminaliteti të zadrugarëve. Gjithsecili xhelozonte për atë favor që kishin ata. Prandaj Ramush Haradinaj, Djal i Babait, duhet të jetë ambientuar gjatë fëmijërisë me kënaqësitë që i kanë dhënë hajnitë e “mallit të derzhavës” nga Babi shitës…
Edhe “polarët” e arave të derzhavës punësoheshin, kryesisht për të spiunuar bashkëfshatarët. Prandaj kemi produktin Hashim Thaçin…
Isa Mustafa është ambientuar në rrethana tepër titiste, prandaj u bë më titist se Tito…
Fatkeqësisht unë jam dresuar si mysliman fundamentalist, sepse e kisha Babain hoxhë (analfabet, por autodidakt i përkushtuar islam). Për Babain të gjitha hajnitë ishin haram (të ndaluara), por jo hajnia e rrushit të derzhavës, të cilin e kam praktikuar intensivisht si fëmijë. Buzë tokës tonë kishim një plantazhë rrushi me rreth 800 hektarë (e ka privatizuar Ramiz Kelmendi i ELKOS-it), të cilën e diskualifikonim si pronë e derzhavës (në fakt, atëherë as tani nuk e dinim e nuk e dimë, pronë e kujt ishte, pos që ishte kooperativë bujqësore, me dhjetra të punësuar, ku na angazhon shkollat si nxenës për të vjel rrush, që të fitonte ca dinarë për aktivitete kulturore në shkollë). Pra, edhe për Babain tim nuk quhej haram nëse e vjedh shtetin. Sigurisht, nëse do të kisha ushtruar funksion shtetëror, i cili do ma krijonte mundësinë për të plaçkit e vjedh shtetin, do ta bëja edhe unë, si Isa, Hashimi, Ramushi…
Çfarë duhet të presim nga fëmijët që dërgohen në mejtepe islamiste nga mosha 4-vjeçare, pos që të bëhet talibanë kur të rritet?!
Janë fajtorë vetëm këta, të cilët tani, si të rritur, i bëjnë krimet, apo janë fajtorë kryesorë ata që i kanë indoktrinuar e dresuar gjatë fëmijërisë për t’u formësuar si kriminelë?
***
Bashkëbisedim në televizion publik zviceran SRF, emisioni Sternstunde Philosophie (23.08.2021):
Për të interesuarit, ia vlen edhe ligjërata e të njëjtit Shkenctar: “Wie das Gehirn die Seele macet” (Si e bën truri shpirtin):