Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, është duke qëndruar për vizitë treditore në Mbretërinë e Bashkuar.
Në një shkrim në facebook ai ka paralajmëruar se këto vizita si në Mbretërinë e Bashkuar janë për ushtrinë e Kosovës, në mënyrë që kjo ushtri të jetë gati për çdo lloj lufte dhe në çdo lloj kohe, përcjell Drini.
“Të jenë gati plotësisht për të mbrojtur pavarësinë, sovranitetin shtetëror dhe integritetin territorial të vendit”, ka shkruar Mehaj.
Roli i efektivave të Këmbësorisë është në thelbin e Ushtrisë sonë që nga operacionet luftarake deri te operacionet paqeruajtëse.
Vizita ime në Shkollën e Specialistëve të Armatimit, Divizionin e Zbulimit dhe Taktikave të Blinduara, si dhe Koleksionin e Armëve të Këmbësorisë, ishte me qëllim të njohjes për së afërmi me kapacitetet arsimore dhe trajnuese të këtyre qendrave.
Me komandantët e këtyre qendrave, nënkolonelët Arran Wade, James Lane dhe Philip Nathan, u pajtuam dhe do të punojmë së bashku që ushtarët tanë të këmbësorisë të trajnohen për të qenë gati për çdo sfidë.
Të jenë gati për të vepruar së bashku me aleatët edhe në zona me klima të pafavorshme, pra nga shkretëtirat e deri në xhungla.
Të jenë gati plotësisht për të mbrojtur pavarësinë, sovranitetin shtetëror dhe integritetin territorial të vendit.