Arben Çokaj
Kosovarët po tregohen të pazgjuar. Rama po synon ta bëjë Shqipërinë qendër të Ballkanit Perëndimor – (a e patë ku u mblodhën liderët e Ballkanit nga Merkel?), e këtë nuk po e pranojnë kosovarët. Normalisht se Rama ndihet i zhgënjyer nga kjo, pasi ai më parë merret vesh me Vuçiqin, se sa me liderët e Kosovës, të cilët luajnë gjithë kohën lojën e viktimës dhe të budallait.
Procesi i Berlinit filloi me idenë se në 4 vjet do asistohemi nga BE, 2015-2019, dhe pastaj liderët e Ballkanit do të ecin vetë drejt projekteve të përbashkëta. Dhe një prej këtyre iniciativave rajonale ishte edhe minischengeni, apo Ballkani i Hapur, që u hodh si ide në vitin 2019 nga tre liderët e tre shteteve të Ballkanit, Shqipëria, Maqedonia e Serbia.
BE nuk ka kohë të merret gjithë kohën me ne, ajo thotë rrituni dhe ecni vetë, bashkëpunoni dhe krijoni një treg rajonal, që të kemi mundësi e interes të investojmë më shumë dhe më mirë në Ballkan. Edhe Ballkani i Hapur është një iniviativë ekonomike bashkëpunimin, që liberalizon tregun e Ballkanit dhe krijon liri për lëvizjen e njerëzve dhe mallrave e kapitalit. Por këtë Albini s’e ka kuptuar ende. E tani fajin për këtë, Rama e ka?
Albini edhe në Tiranë tha këto ditë: “duhet një projekt rajonal, që monitorohet nga BE.” Ky ose nuk kupton, ose bën sikur. BE thotë me Procesin e Berlinit, rrituni, ecni vetë, ky thotë jo, na monitoroni ju! Prandaj Rama e ka humbur durimin me këta politikanë mediokër, dhe e ka të vështirë të merret vesh me këta politikanë, që duan gjithmonë, që dikush tjetër të kujdeset për ta, se nuk munden vetë!
Tani a duhen kuptuar liderët kosovarë në kompleksin e tyre dhe frikën që kanë ndaj Serbisë? A po mendojnë ata, se me projektin e Ballkanit të Hapur synohet dëmtimi i shtetit të Kosovës? Frika e pasiguria ekziston, por kosovarëve u është thënë, hapni kufijtë me ato vende që ju pranojnë, Shqipërinë, Maqedoninë e Malin e Zi. Dhe liberalizimi i tregut sjellë sipas ekspertëve edhe liberalizim politik. Është e mundur se në këtë iniciativë të gjejë shkak e arsye edhe Serbia, më lehtë, që ta njohë Kosovën, se sa në kushtet e tanishme. Prandaj kjo iniciativë, që i hapë kufinjtë mes shqiptarëve në Ballkan, mundet me qenë më me leverdi dhe më në favor edhe të Kosovës, të shtetësisë së saj dhe të njohjes nga Serbia.
Në fund të fundit, Kosova duhet të shohë punët e veta, hapë kufijtë me shtetet që e duan dhe e pranojnë dhe zhvillohet. Pse u dashka të mbesë peng i Serbisë gjithë kohën dhe të dyndet me mallra serbe, apo t’ua paguajë serbëve (racës hyjnore) edhe rrymënnë veri?! Apo të prishë e sforcojë marrëdhëniet edhe me Shqipërinë?! Pra, duket se Kosova nuk po qeveriset përgjegjshëm. Po e lënë frikën t’ua dominojë arsyen…
Per shkak te mikut tim Bajram Kabashi qe kishte respekt per Ty
Une e kam zbute te shprehurit tim dhe ti neve ne kosove po na e gervishe
Durimin me ate mendje te shitur ne interes te Edi Rames per tja mshefe
fashizmin ne gjenet e tij Anti shqiptare ! Ti Arben Quksi A ushqehesh me
bare a shovare qe ti ofendojsh Shqiptaret e kosoves si tpa dijshem e anmiq
te vetevehtes ! Ti i rrituri i ngujuar heremitik prej Enver hoxhe po munohesh
me u shite Gospogje e jo gospodin serbin ! Nuk na duhen keshillat tua
o tralala karrabah i kodres se maseshkodres ! Dua me te thane nje te vertete
Secili njeri shqiptar ne kosove e njef serbine ma mire se krejt shqiprija!
Tjetra ta kujtoj se Kur eshte bere lufta qe serbet i kan Thane Sollonski front
Rezhimi shqiptar ua ka mundesu qe me anije te zbarkojne ne Durs dhe trup shqiprise
te dalin ne Greqi Por kur serbt kan zbrite Dursi u ka pelqye shum !
Dhe ata me krejt takate jan mundue qe shqiprine ta shtine ne loje dhe
nelibrat e tyre gjithmone kan shkrue Nash Draq ( Dursi i jone) Pra
Arben Quksi kupto se serbin nje nat me e marre ne konak Te nesermen
te lype hise ne shpi tane se bahet merak !Kjo eshte pergjegjeje per ty
nese i ki noj gram tru neate pocerke !