ARKIVI:
18 Nëntor 2024

Mos është debati i vonuar ai për vrasjen e “bashkëpunëtorëve” të Serbisë?

Shkrime relevante

Raketat e SHBA mund të ndryshojnë tablonë e luftës në Ukrainë: “Mundësi më të mëdha”

Emma Fondenes Øvrebø Marius Medby Ane Mørk Holsen Oliver Bellinder VG Humbje...

Qeveritë Kosovë-Maqedoni e Veriut mbledhje të përbashkët nesër në Prishtinë

-Qeveria e Kosovës sot miratoi nisma para mbledhjes me Qeverinë e...

Shpallen martirë nga Vatikani edhe dy klerikë të tjerë shqiptarë

E shtuna e 16 nëntorit është një ditë historike për Kishën...

Shpërndaj

Nga: Ibrahim Kelmendi, Gjermani
DEBAT I VONUAR – PËR VRASJET E “BASHKËPUNËTORËVE” TË SERBISË
Fatkeqësisht, siç jemi të vonuar pothuajse për gjithëçka, tashmë jemi të vonuar edhe për debatin lidhur me vrasjet e “bashkëpunëtorëve” të Serbisë (Është fjala për spiunë e marioneta të shërbimeve serbe, të cilët zyrtarisht në KSA të Kosovës i kanë quajt bashkëpunëtorë). Tani debatin janë duke na i imponuar ZPS (Zyra e Prokurorit të Sprecializuar) dhe DHS (Dhomat e specializuara). Por kjo formë e debatit, tashmë grindavec, vetëm se do të prodhoj huti e armiqësi, në vend që moti të sqaroheshim, mirëkuptoheshim e pajtoheshim.
Në procesin e filluar kundër Salih Mustafës u konkretizuar akuza se ai qenkësh fajtorë për vrasje të shqiptarëve në fshatin Zlllashë të Prishtinës, ku njësiti i tij paskësh pas bazën. Fatkeqësisht prokurori e precizoi akuzën: “Nuk janë vra bashkëpunëtorë të Serbisë, por shqiptarë që kanë qenë me parti vjetër politike në Kosovës” (parafrazim kuptimor). Nëse kam mbajt mend, Salihun e prezantuan edhe shef të BIA-s, të cilën dikush dezinformoi se ai paskësh qenë shërbim pararendës i SHIK-ut (të Hashimit). Pakkush e di se BIA ishte njësi speciale e LKÇK-së, e cila ishte penetruar në UÇK, duke ruajtur pavarësinë e saj organizative. Por, asnjëherë nuk kam kuptuar, akronimin BIA e ka kopjuar LKÇK-ja nga Serbia, apo Serbia e ka kopjuar nga LKÇK-ja – meqë Serbia ka riemërtuar ish UDB-në në BIA (Безбедносно-информативна агенција, shqip: Agjencioni Informativ për Siguri)!
Përse është hesht 30 vjet për ata shqiptarë të vrarë?! Përse familjarët e tyre nuk kanë bërë denoncime në institucione kompetente të Kosovës, sidomos nëse kanë qenë të bindur se ata nuk kanë qenë marioneta të Serbisë?! Përse ende nuk po publikohen emrat e të vrarëve?! Janë frikësuar familjarët të bëjnë moti padi? Po frikësohen mediat t’i publikojnë emrat e të vrarëve, për të cilët ZPS-ja ka ngritur akuzë konkrete? Ishin të vrarët të angazhuar në ndonjë parti në Kosovë?
Mund që në gjithë këto pyetje shpejt do të kemi përgjigje nga procesi gjyqësor në Hagë. Por, mos ndoshta do bëhet vonë? Tashmë bashkëluftëtarët e Salih Mustafës kanë zënë të belbëzojnë, duke i dal në mbrotje Salihut. Por, nëse ata vërtet dinë ndogjë konkrete, nuk e ndihmojnë dot Salihun në Hagë me belbëzime në Kosovë, por me paraqitje si dëshmitarë vullnetarë të ZPS-ja, apo përmes avokatit të Salihut, i cili deri tani, për 10 muaj, qenkësh paguar vetëm me 545.000 Euro!
Po familjarët e të vrarëve, si janë duke e përjetuar procesin në Hagë dhe debatin në Kosovë? E kanë dike pranë, për këshillë e ngushëllime?
Jo vetëm për rastin e Salih Mustafës, por ne nuk kemi mund të debatojmë e të mirëkuptohemi as për “zhdukjen” e Behajdin (Murteza) Allaqit, për “zhdukjen” e të cilit akuzohet personalisht Hashim Thaçi (për avokatë të të cilit deri tani qenkëshin paguar nga buxheti i Kosovës vetëm 661.000 Euro!!)!
Behadinin në vitin 1992, Hashimi dhe unë dhe të tjerë bashkëveprimtare, e kishim udhëheqës të Lëvizjes (LPK-së).
Megjithatë, nuk jemi marrë vesh dot.
UROJ tani do merremi “vesh” përmes procesit gjyqësor në Hagë!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu