ARKIVI:
19 Nëntor 2024

Krimi ka adresë, kriminelët kanë emër dhe mbiemër

Shkrime relevante

Shpërndaj

  • MSc. Adem Lushaj-autor i librit “Krimet serbe në Kosovë-Rasti i Deçanit”

Në Deçan, nën organzim të Kryetarit të Komunës, Bashkim Ramosaj, është bërë promovimi i librit “Krimet serbe në Kosovë-Rasti i Deçanit”, libër që prezanton krimet e kryera gjatë periudhës janar-qershor 1999 në territorin e Komunës së Deçanit, nga policia, ushtria dhe paramilitarët serbo-sllavë. Në këtë libër prezantohen dëshmitë e mbi 200 dëshmitarëve dhe viktimave, dëshmi të mbledhura gjatë periudhës korrik-dhjetor 1999, së bashku me Grupin Ndërkombëtar të Krizave (ICG). Përmes këtij libri jemi munduar t’a dëshmojnë krimin gjenocidial të Qeverisë së ish-Jugosllavisë, ndaj popullatës së pambrojtur deçanase, në krye të së cilës qëndronte kryekrimineli Sllobodan Millosheviç. Në të gjitha ofensivat e ndërmarra në këtë anë të Kosovës, nuk ishin kursyer gratë, pleqtë dhe as fëmijët. Krimet e bëra në këtë anë, bazuar në dëshmitë e prezantuara edhe në këtë botim, ishin natyrash të ndryshme, duke filluar nga plaçkitjet, torturimi psikik e fizik, djegia e shtëpive, granatimi dhe shkatërrimi i objekteve kulturore, historike dhe fetare, pastaj plagosje, arrestime dhe burgosje, vrasje dhe djegie kufomash, ekzekutime në masë, si dhe dhunime seksuale.
Jam i vetëdijshëm se nuk kam mundur t’i pasqyroj në këtë botim tërë krimet serbe të kryera në të gjitha lokalitetet Komunës së Deçanit dhe të Junikut, ngase ka qenë e pamundur të përfshihen të gjitha brenda kopertinave të këtij libri dokumentues dhe argumentues, njëkohësisht. Në anën tjetër, gjatë periudhës së mbledhjes së deklaratave kanë mbetur shumë dëshmitarë pa u intervistuar për shkaqe objektive, por edhe subjektive. Prandaj, disa periudha kohore në të cilat ka qenë i shtrirë terrori i makinerisë serbe, kanë mbetur të pa prezantuara, ose të prezantuara vetëm sporadikisht. Sigurisht se viti 1998, mbase shumë i rëndësishëm për t’u përshkruar i tërë terrori i ushtruar mbi popullatën e Deçanit dhe Junikut, mbetët jashtë këtij libri, pikërisht për vështirësitë e përmendura. Shpresojmë të mbushim këtë zbrazëtirë me një botim në një të ardhme jo të largët.

Botuesi i librit , biznesmeni i njohur Ramiz Tafilaj

Nga dëshmitë e prezantuara del se vërtet krimi ka adresë. Se kriminelët kanë emër dhe mbiemër! Këto dëshmi të pasqyruara në këtë libër, sipas lokaliteteve dhe datave të zeza për shqiptarët e përndjekur e të persekutuar, edhe sot mund të shfrytëzohen nga institucionet e drejtësisë vendore dhe ndërkombëtare për të rehabilituar sado pak, të prekurit e të persekutuarit e ofensivave të përmendura.
Nuk do mend se viktimat e këtij krimi kërkojnë drejtësi. Familjarët e viktimave kërkojmë ndëshkimin e ekzekutorëve të të afërmve të tyre. Kërkojnë gjetjen dhe zbardhjen e fatit të të zhdukurve të tyre.

Autori Adem Lushaj

Prezantimi i këtyre të dhënave në këtë botim mund të jetë një nismë për zbardhjen e të gjitha krimeve të kryera në territorin e Kosovës. Mirëpo, nuk e përjashtojmë faktin se ky punim mund të nxit reagime institucionale, politike apo edhe të ndonjë individi ose të ndonjë familjeje. Të dhënat e prezantuara janë nga dëshmitarët e drejtpërdrejtë, numri më i madh i të cilëve ishin viktima të krimit serbo-sllav. Po ashtu, në këtë botim nuk kemi bërë dallim nëse disa nga të rënët janë dëshmorë, heronj apo martirë të luftës, ngase këto kategori janë të rregulluara nga institucionet përgjegjëse.

Kryetari i Komunës së Deçanit z. Bashkim Ramosaj

Ky botim shpresoj se do të plotësohet edhe më dëshmitë të tjera, të mbledhura edhe për periudhën mars-dhjetor 1998. Në këtë periudhë Deçani ishte vënë nën flakët e luftës. Arsyeja pse është marrë periudha janar-qershor 1999 është për faktin se krimi serbo-sllav mundohej të fshihej pas sulmeve të NATO-s. Arsyeja tjetër është se për periudhën 1998 na nevojitet një kohë më e gjatë e dokumentimit, ngase shtrirja e luftës ishte në gjithë territorin e komunës së Deçanin.

Dy pjesëmarrës të tjerë …, që dhanë kontribut në promovimin e librit të Adem Lushajt “Krimet serbe në Kosovë-Rasti i Deçanit”

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu