Nga: Lirim Gashi, shkrimtar nga Prishtina
ËSHTË HUMBJE E QËLLIMSHME, DASHAKEQE DHE DJALLËZORE E GJURMËVE TENTIMI PËR FAJËSIMIN E SHIK-ut PËR TË GITHA VRASJET POLITIKE
Gabim është të mendohet e lërë ma të besohet se të gjitha vëllavrasjet i ka kryer SHIK-u.
I kanë kryer ushtarët dhe policët serbë në bashkëpunim me fëmijët e udbashve shqiptarë rankoviqist dhe titist të cilët në vitet e tetëdhjeta të shekullit të kaluar janë shndërruar në udbash millosheviqist, ndërsa në vitet 1990-99 janë infiltruar në UÇK, SHIK, Pdk dhe Ldk.
Ndërsa pas luftës janë infiltruar jo vetëm në të gjitha partitë politike por edhe në të gjitha institucionet shtetërore, diplomatike, publike, juridike, sociale, arsimore, kulturore, fetare, shkencore, sportive, dhe sidomos në ato të sigurisë së brendshme.
Sepse pikërisht këta bastardë të udbashve shqiptarë e kanë futur SHIK-un në kthetrat e UDB-së serbe.
Kush tjetër?
Dhe është po ashtu gabim të mendohet e lërë ma të besohet se të gjithë krerët e SHIK-ut kanë qenë gjithmonë në dijeni se çka po ndodh brenda strukturës së tyre.
Kanë qenë vetëm disa sosh dhe emrat e tyre do t’i mësojmë shumë shpejtë.
Sepse shumica e krerëve të SHIK-ut nuk kanë pasur përvojë profesionale dhe mundësi logjistike për kontrollimin e situatës dhe për parandalimin e sabotazhës dhe tradhtisë.
Sepse gjërat nuk janë bardh e zi si kokat e shqiptarëve naivë.
Sepse krimet kanë shumë motive dhe ngjyra.
Motive hakmarrëse, politike, ekonomike, psikopatike, sadiste, fashiste, raciste, shoviniste nekrofile, ideologjike, psikologjike, pedagogjike, sociale kulturore, edukative e kështu me radhë.
Sepse ato përmbajnë shumë devijime individuale dhe kolektive të natyrave më të llojllojshme.
Çuditërisht të gjithë flasin vetëm për vrasjet e zyrtarëve të lartë të Ldk-së dhe harrojnë me ose pa qëllim se janë vrarë edhe shumë pjesëtarë të UÇK-së dhe anëtarë të Pdk-së.
Ldk jo pa arsye dhe pa qëllim dashakeq i ka përmendur vrasjet vetëm nëpër fushata elektorale për vota.
Dhe jo pa arsye dhe pa qëllim dashakeq ka heshtur se guri kur ka ardhur në pushtet.
Jo, jo, nuk ka qenë udhëheqsia e Ldk-së aq naive dhe e pafajshme sa besojnë njerëzit naivë.
Ka heshtur si guri, sepse disa alfa shtazë të saj i kanë duart e zhytyra në gjak deri në krahëror.
Prandaj bëhet fjalë për një heshtje të qëllimshme, të turpshme dhe djallëzore.
E sidomos në kohën e Isa Vampir Mustafes.
Mirëpo nëse ka vullnet dhe sinqeritet kjo do të dëshmohet shumë shpejtë.
LDK dhe PDK janë në simbiozë si syri me vetullen apo si dora e majtë me dorën e djathtë, prandaj nuk ekziston asnjë dallim mes tyre.
Në fakt në këto vrasje kanë gisht zyrtarët e lartë dhe të mesëm të të gjitha partitë politike, përfshirë këtu edhe VV-në, e cila përmes politikes së pa gdhendur dhe pa filtruar kadrovike, është shndërruar pa qëllim fillimisht në lavatriçe të mëkateve të kriminelëve të Pdk-së dhe Ldk-së, e më vonë edhe në moçal të tyre.
Mirëpo VV s’ka pasur zgjidhje tjetër sepse kanë qenë e detyruar për t’u furnizuar me të njëjtin brum (llum) kadrovik.
Sepse nuk ka pasur mundësi reale të rekrutojë jashtëtokësorë.
Prandaj nëse gjërat i shohim vetëm si të segmentuara atëherë e humbim fokusin nga tërësia.
Dhe pikërisht kjo është arsyeja pse unë nuk i analizoj pasojat anësore të dukurive negative, anomalive dhe çorodive, sepse ato ashtu kështu i kemi ndierë dhe po vazhdojmë t’i ndiejmë në lëkurën tonë, por burimin, origjinën dhe zanafillën e problemeve.
Sepse problemet nuk zhduken duke i luftuar pasojat anësore por duke e identifikuar, lokalizuar dhe mbyllur me beton dhe armaturë burimin e tyre.
Çka ka këtu te paqartë ?