Më poshtë vijon teksti i plotë i kësaj letre.
Në dhjetor 2020, mbi bazën e një rezolute të prezantuar nga shumica e vendeve europiane, Asembleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e dënoi Iranin për të 67-ën herë për shkeljet e rënda që ai u bën të drejtave njerëzore. Më 23 dhjetor 2019, Reuters raportoi se “rreth 1,500 njerëz janë vrarë” në nëntor 2019. Ky bilanc vdekjesh i ishte dhënë Reuters-it nga tre zyrtarë të Ministrisë së Brendshme të Iranit. Mijëra të tjerë janë arrestuar në këto protesta anti-regjim.
Protestat në Iran: Kryengritja Mbarëkombëtare në Iran- Nëntor 2019
Amnesty International shpalli në raportin e marsit 2020 se “të paktën 23 fëmijë janë vrarë nga forcat e sigurisë në protestat e nëntorit – nga dëshmitë e reja.” Gjithashtu, në raportin e Shtatorit 2020, Amnesty vuri theksin tek “arrestimet masive, zhdukjet, dhe torturimet që nga protestat e nëntorit 2019 në Iran.”
Ana tjetër e medaljes së represionit brenda vendit është eksporti i terrorizmit kundër opozitës jashtë vendit. Ambasadori iranian dhe tre diplomatë janë dëbuar nga Shqipëria, si dhe tre diplomatë të tjerë janë dëbuar nga Franca dhe Hollanda, për përfshirje në akte terroriste kundër opozitës. Në verën e vitit 2018, Assadollah Assadi, një diplomat iranian i cili kishte organizuar një sulm kundër tubimit të opozitës ku ishin të pranishëm dhjetëra mijëra njerëz në rrethinat e Parisit, u arrestua nga policia gjermane dhe më pas u ekstradua në Belgjikë. Shënjestra e këtij sulmi ishte Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), dhe një grup personalitetesh të larta europiane e amerikane që ishin të pranishëm në tubim. Po të mos ishte zbuluar e neutralizuar ky komplot, numri i viktimave mes pjesëmarrësve do të kishte qenë shumë i madh.
Diplomati iranian Assadollah Assadi gjykohet për terrorizëm në gjykatën belge
Më 4 shkurt 2021, pas dy vitesh e gjysëm hetime e gjyqe, drejtësia belge e dënoi Assadi-n me 20 vite burg dhe tre bashkëpunëtorët e tij me 15 deri në 18 vite burg. Sipas verdiktit, ky operacion madhor terrorist ishte koordinuar në Iran, bomba ishte ndërtuar dhe testuar në Teheran, dhe Assadi e kishte transportuar atë në Europë brenda një çante diplomatike me anë të një avioni pasagjerësh.
Tashmë, një gjykatë europiane nuk ka lënë asnjë dyshim lidhur me objektivat terroriste të regjimit iranian dhe me përdorimin e ambasadave e diplomatëve të tij për këtë qëllim. Si rrjedhim, Bashkimi Europian duhet ta rivlerësojë në mënyrë gjithëpërfshirëse politikën e tij ndaj Iranit. Në veçanti, duhet të:
Kushtëzojë çdo marrëdhënie ekonomike apo tregtare me Republikën Islamike të Iranit në përmirësimin e situatës së të drejtave njerëzore në Iran, në marrjen fund të terrorizmit të regjimit në tokën europiane, marrjen fund të programeve të tij të jashtëligjshme bërthamore e raketore, dhe në marrjen fund të luftënxitjes së tij në rajon. Të gjitha këto janë elemente të një politike të integruar që ndiqet nga Irani, politikë e cila ka kërcënuar paqen dhe sigurinë në rajon dhe Europë.