ARKIVI:
18 Nëntor 2024

Çfarë turizmi kemi ?

Shkrime relevante

Broçkullat e Albin Kurtit, trimërim për neootomanët…!

Belisar Jezerci, historian ____ Deklaratat e kryeministrit Kurti në medrese "Alauddin" në Prishtinë,...

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Lirim Mhehmetaj dhe fjalori i tij trashaman…!

Afrim Caka, Gjakovë ___ …SE MOS E KA PARË DIKUSH TË JETË SKUQUR...

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Shpërndaj

Nga: Enela Shehu Markja

Ndërsa vera mbaron mediat shqiptare bëjnë një bilanc të turizmit të verës së këtij viti (2021) dhe unë kujtoja me tim atë turizmin e viteve ’70 – ‘80, i cili përqëndrohej vetëm në stinën e verës në plazhin e Durrësit përgjatë stationeve Teuta – Apollonia – Hekurudha – Iliria e gjer te Plepat ku ishte dhe Kampi i Pionjerëve. Pikërisht kjo pjesë ishte zemra e turizmit shqipar të atyre viteve.

Lëvizja ishte shumë i kufizuar dhe 15 ditë leje e bënin udhëtimin nga Veriu ne Jug dhe anasjelltas të vështire, të gjatë dhe të lodhshëm.

Turizmi shqiptar i asaj kohe përkufizohej me një fjali të thjeshte – ishim në plazh, ose ishim për verim. Tipike ishin „kampet e punëtorëve” në Rasëm, Shirrokë, Shëngjin, Dhërmi, Qafë Shtamë, Vlorë, Sarandë etj. Jo të gjithë kishin mundësinë të shijonin pushimet e verës dhe me fat ndjeheshin ato që kishin dy fleta kampi në dorë ose merrnin një gabinë plazhi.

Sot shqiptarët vizitojnë Botën dhe të huajt janë miq në Shqipëri.

Por cila është Bota? Dmth cilët turiste vizitojnë Shqiperine?

Duke vëzhguar dhe ndjekur turizmin nga fillimi i viteve 2000 e deri më sot mund të them se:

Shqipëria ofroi në fillim tw viteve 2000 një turizëm individual për të gjithë ata perëndimore që deri në atë kohë kishin dashur po e kishin pasur të pamundur të vizitojnë dhe eksplorojnë Shqipërinë komuniste.

Turizmi individual është dhe sot tepër aktiv duke përfshirë kamping, motorrist dhe ciklist (Bicikletat), alpinistët dhe dashamirësit e natyrës, – gjë kjo që vihet re në turizmin malor.  Projektet e donatorëve dhe ndërtimi i fshatrave turistik në Alpe, Koman dhe në luginën e Valbonës ishin  Sofra e parë shqiptare për të huajt.

Tipike e turistëve individual është të vizitojnë vende të pa shkelura, të explorojnë kultura të reja, të përjetojnë tradita dhe të krijojnë „përshtypjet dhe fotografitë” e tyre mbi vendet që shohin.

Përveç turizmit individual, vitet e fundit kemi një rrijte të madhe të turistëve nga Rusia, Ukraina e Polonia, të cilët pronotojnë pushimet me tarifa të fiksuara (all inclusiv). Për këtë lloj turizmi masiv janë ngritur këto vitet e fundit dhe infrastruktura turistike kryesisht në segmentin Durres-Golem-Kavajë. Segment I cili është zgjeruar përgjatë kurorës së gjelbër sic quhej asaj kohe segmenti nga Plepat e deri në Qerret ku në fillim te viteteve 2000 shikoje vetëm Pishave shumëvjecare e bunkerë si kudo të pranishëm, është shëndruar ndërkohë në një kurorë të betontë. Ky segment mbart si nga cilësia ashtu dhe nga sasia atë që në gjuhën profesionale quhet – turizëm masiv. Gjithashtu në këtë segmet gjejmë dhe pjesë të Turizmit elitar, ku nuk mungojnë hapësirat  dhe hotelet me 4 apo 5 yje sigurisht dhe me çmime që I përgjigjen standartit dmth. yjeve të ofruara.

Tipike e këtyre turistëve është akomodimi brenda infrastrukturës së pronotuar. Në të shumtën e rasteve është lëvizja e tyre e organizuar dhe planifikaur nga angjesitë turistike. Destinationi i tyre i preferuar është bregdeti.

Turizmi kulturor dhe malor janë pjesërisht pjesë e kësaj infrastrukture.

Njëkohësisht në këtë segmet zhvillohet dhe turizmi rajonal: për arsye atdhedashurie ose dhe të lëvizjes së lirë pa viza, shumë pushues nga rajoni kalojnë pushimet në Shqipëri.

Turizmi i rivierës shqiptare përfiton nga peizazhi I tij I mrekullueshëm dhe I pa krahasueshëm, por megjithate nuk duhet “të pushoj” mbi bukurinë e tij. Ndër të tjera është e rëndësishme të ketë një posicionim të qartë që dallohet dhe përkufizohet nga oferta turistike. Për mendimin tim infrastruktura turistike në Rivierë është duke u posicionuar qartë në sektorin e nivelit të lartë elitar, në mënyrë që të luajnë në të njëjtën ligë me bregdetet e ngjashëm të perëndimit.Ky pozicionim eshte shume mire, por mund të jetë e suksesshme vetëm nëse do të ketë gjithë rajoni infrastrukturën e përshtatshme dhe me kualitet në shërbim. 

Nëse na pëlqen apo jo, në këtë segmet selektohen pushuesit në bazë të cmimit.

Kryesisht në këtë sektor por dhe në gjithë Shqiperinë përbëjnë shqiptarët që jetojnë jasht Shqipërisë pjesën dërmuese të pushuesve.

Cilat aspekte luajnë rol të rëndësishëm në zhvillimin e sektorit turistik në Shqipëri?

  • E rëndësishme në këtë zhvillim është të mos kopjojmë por të mësojmë nga gabimet e një Europe mesdhetare „të plakur” në turizëm.
  • Rruajtja e traditës dhe zhvillimi i turizmit autentik është ajo që Shqipërinë e bën të pakrahasueshme dhe të vecantë në tregjet ndërkombëtare të turizmit. Duke vërejtur fqinjët tanë (Kroacinë, Malin e Zi dhe Greqinë), ne duhet të plotësojmë infrastrukturën turistike përgjatë vijës bregdetare të Mesdheut. Njekoheshisht duhet te nxjerrim në pah karakteristikat dhe veçoritë kombëtare si tradita, kultura, guzhina, muzika, vecori keto sa te ngjashme aq dhe dalluese ne rajon.
  • Turizmi masiv krijon mundësi punësimi, por ne do të dallohemi nga konkurentët tanë jo të paktë mesdhetar, vetëm nëse ofrojmë një turizëm të qëndrueshme e konsistent dhe vendosim kriteret për rruajtjen e natyres – p.sh. përdorimi i energjisë diellore, minimizimi I produkteve të mbështjella/ shërbyera me plastikë deri në heqjen e plastikës, etc.
  • Zhvillimi (shumë i shpejtë) i Tiranës në një qendër të Ballkanit Perëndimor do të rris gjithmonë e më tepër kërkesën e një turizmi zyrtar, turizëm ky i cili nuk duhet nënvleftësuar dhe zhvillohet gjatë javës dhe gjithë vitit.
  • Rajonet me strukturë të dobët turistike por tërheqese nga relievi dhe peizazhi I tyre të bëhen më të njohura nëpërmjet panaireve dhe qendrave tregtare, ose aktiviteteve tradicionale e kulturore të zonës.
  • Pozita gjeografike dhe afërsia me Evropën na ofron mundësinë për zhvillimin e një turizmi vjetor dhe jo vetëm veror. Për këtë duhet ndërtuar infrastruktura përkatëse për grupe të caktuara turistësh.

Reflektim: Tek lë Shqipërinë duke fluturuar drejt një qiell pa re dhe vështroj nga lart vijën tonë bregdetare dhe vargmalet përreth, mendoj që ne jemi vetëm në fillim të një zhvillimi intensiv në sektorin turistik. Ndërtimi i rrugëve dhe i strukturave turistike në zonat rurale dhe lidhaje tyre direkte me portet, aeroportet dhe pikat kufitare si dhe rrjetizimi i të gjithë aktorëve që përbëjnë sektorin është shumë i domosdoshëm për të plotesuar kërkesat e turistëve si një kontribut shumë shpresdhënës për fuqizimin e ekonomisë.

(Çfarë turizmi patëm këtë verë? Cdo mbjellesh, do korresh – thote populli.)

Shtator 2021, Starnberg

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu