ARKIVI:
18 Nëntor 2024

Si më dukej Sadri Ramabaja në Pressing …?

Shkrime relevante

Qeveritë Kosovë-Maqedoni e Veriut mbledhje të përbashkët nesër në Prishtinë

-Qeveria e Kosovës sot miratoi nisma para mbledhjes me Qeverinë e...

Shpallen martirë nga Vatikani edhe dy klerikë të tjerë shqiptarë

E shtuna e 16 nëntorit është një ditë historike për Kishën...

Letra nga Janjeva të vitit 1782

Dr. Nusha Zhuba , Romë Letra nga Janjeva Më duhen lekët  për të...

Broçkullat e Albin Kurtit, trimërim për neootomanët…!

Belisar Jezerci, historian ____ Deklaratat e kryeministrit Kurti në medrese "Alauddin" në Prishtinë,...

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Shpërndaj

Nga: Lirim Gashi, Prishtinë
Sadri Ramabaja ma çonte mallin në Pressing si një organ i huaj, i mençur dhe i shëndoshë në trupin budallait të sëmurë.
Në këtë rast trupi i budallait i kishte treqind e kusur kilogram mish pa tru.
Sepse përbëhej prej katër gjallesave njëqelizore, ku secila qelizë peshonte shtatëdhjetë e kusur kilogram.
Përveç qelizës së Valonit e cila ka peshë të pa matshme.
?
Prandaj pyetjet e Sadriut e irritonin katërshen hipokrite dhe mediokrite, si krimbin e mësuar me fekale, që pëson panik dhe alergji nga shija e mirë, sa herë që e shijon pa dashur një çokollatë të Zvicrës apo një pralinë të Belgjikës.
Në fakt sa herë që Sadriu i parashtronte pyetjet e tij, kisha përshtypjen që po ndodh një gazetari e nivelit botëror.
Në anën tjetër ndjeja disi edhe keqardhje që po i linte me sy në tavan dhe gishta në gojë gazetarucat dhe politikanët e nivelit provincial, primitiv dhe amator.
Madje edhe heshtja e tij ishte më e mençur, domethënëse dhe produktive sesa pyetjet e tyre të nivelit odaxhik.
Të nivelit odaxhik, pishpirik dhe arpaxhik të pleqve kodosh të Mamushes, që janë edukuar dhe frymëzuar në shpellat anadollake të arushes.
Çuditërisht Vetëvendosje shumë pak po e përdor trurin e tij për të arritur aty ku duhet.
Sepse është koha e budallenjve, apo sepse politika kosovare nuk duron cilësi, por ka nevojë për sasi deri sa të hyjë në librin e Ginisit si Korporata Biznesore që ka punësuar më së shumti budallenj në botë?
Kam dëgjuar personalisht prej Liburn Alut që jo vetëm Dardan Molliqaj por edhe njerëzit e afërm me të, kishin para ca vitesh problem të madh për ta deshifruar fjalorin filozofik të Glauk Konjufces, sepse u vinte i rëndë dhe pakuptueshëm si hieroglifet arabe dhe kineze.
Por edhe më pak e kuptonin mungesën e ambicies së tij, për të kërcyer si kenguri menjëherë pas Albin Kurtit në hierarki.
Prandaj i pëshpëritnin njeri tjetrit si shushujzat në vesh: “shyqyr që nuk është ambicioz dhe i pa ditur si ne, sepse do të shkonim për lesh”.
Dhe në fakt shkuan për lesh duke qarë dhe qeshë, sepse të tillë e kanë horoskopin njerëzit që e zëvendësojnë me kokë tarakopin për t’i mëshuar murit dhe për t’i bërë nder karakterit primitiv, tinëzar dhe nurit.
Për t’i bërë nder nurit të budallallëkut, sepse janë dele të rëndomta të tufave të dynjallëkut.
Glauku me kalimin e kohës e kuptoi që i duhet një riformulim i fjalive dhe periudhave sintaksore, si dhe një reduktim i tyre në nivelin që korrespondon në mënyrë më efektive dhe harmonike me trurin e konsumatorit të rëndomtë.
Dhe e bëri këtë pa e humbur në asnjë çast cilësinë e mesazhit.
Vetëm për ta kuptuar një domosdoshmëri të tillë të duhen goxha shumë mend, e lërë ma për ta realizuar në praktikë me shumë qetësi dhe durim.
Dhe ai e realizoi synimin e tij në mënyrë brillante, duke e përçuar mesazhin të publiku përmes një satire decente, ironike dhe sarkastike të natyrës kreative që pranohet me lehtësi nga çdo organizëm një dhe shumëqelizor.
Kam përshtypjen që Glauku ka mësuar shumë nga Sadriu inteligjent se si duhet dhe nga budallenjtë e shumtë në politikën tonë se si nuk duhet.
Dhe pikërisht ky sens për të mësuar nga i mençuri se si duhet dhe nga budallai se si nuk duhet, e ka avancuar Glaukun në atë që është sot.
Që politikani mund të jetë i suksesshëm vetëm duke e imituar Ajnshtajnin dëshmi është Ramiz Lladrovci.
Ai te Adriatik Kelmendi e ktheu forcën në fuqi pa iu trembur syri dhe sikur të ishte origjinali gjallë do t’ia kishte kushtuar një punim shkencor me titullin : “Ramizi është më gjenial se unë, sepse ai më shumë ka mësuar prej romanit “Lugjet e Verdha” për fiziken dhe praktikën, sesa të gjithë bashkpartiaket e tij për politikën.
Sepse bashkpartiakët e tij patriotizmin e keqpërdorin vetëm si jorgan mbi grykësinë, lakminë dhe egoizmin e tyre të paparë.
Mbi grykësinë, lakminë dhe egoizmin për të poseduar gjithçka prej tokës deri në (qiell) hava dhe për t’i lënë të gjithë të tjerët përjetësisht me gishta në gojë.
Dhe në mos për asgjë tjetër, atëherë përkrahësit e tyre pikërisht për këtë arsye i bëjnë plaçkës se tyre rojë.
Sepse ata herë pas here ua hedhin si qenve nga disa koska dhe marrin përgjigje si në kor : Faleminderit Bossa.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu