Prof. Nail Draga, Ulqin
Diskursi politik
Në vendet demokratike opozita nuk trajtohet si armik, por si konkurent në skenën politike e cila angazhohet me argumente për kritikuar devijimet e pushtetit në qeverisje. Duke marrë parasysh se asnjë pushtet nuk është i përhershëm, opozita ka si mision rotacionin e pushtetit, që është i shëndetshëm për demokracinë. Pas aplikimit të pluralizmit në Mal të Zi(1990) opozita u bë pjesë e skenës politike duke u ballafaqauar me mentalitetn monist në periudhën e tranzicionit me pasoja të mëdha shoqërore, ku edhe shqiptarët përmes subjektëve të tyre janë përpjekur për të demaskuar politikën unitariste të pushtetit që është kundër barazisë qytetare e nacionale në këtë mjedis multinacional e multikulturor
Ndonëse pluralizmi politik në Mal të Zi u formatizu me zgjedhjet e para pluraliste(9.12.1990), mentaliteti monist mbeti vetëdije e qeverisjës, që u dëshmu me përjashtimin e popujve pakicë në pushtet, duke dëshmu animozitet ndaj tyre(1990-1997), ndërsa ndryshimi ndodhi më pas(1998-2020), ku edhe shqiptarët u bënë pjesë e pushtetit, që më së shumti ishin dekor i qeverisë me favore personale se sa të pozitës së shqiptarëve në këtë mjedis. Ndërsa pas rotacionit të pushtetit në sajë të zgjedhjeve parlamentare(30.8.2020) shqiptarët mbetën jashtë qeverisë me statusin e opozitës, ndërsa në nivelin lokal në Ulqin një ndryshim i tillë është nga muaji mars(2021), sepse FORCA u tërhoq nga koalicioni, duke u bërë pjesë e opozitës lokale. Se a ka qenë vendimi i tillë i drejtë i Forcës do të dëshmohet në zgjedhjet lokale që do të mbahën në fillim të vitit të ardhshëm.
Veprime utilitare politike
Dekompozimi i skenës politike në ato mjedise ku veprojnë partitë politike të shqiptarëve, nuk është dukuri e panjohur, por duke marrë parasysh numrin e votuesve shqiptarë dhe numrin relativisht të lartë të subjektëve politike hapësira shqiptare në Mal të Zi paraqet rast specifik, sepse në sajë të qendrimeve utilitare të tyre, momentalisht mungon opozita shqiptare e cila do të ishte inicuese e kërkesave dhe kritikave ndaj pushtetit lokal apo ati qendror, që nuk është në favor të pozitës dhe të statusit të shqiptarëve në këtë mjedis.
Në skenën politike në Mal të Zi, partitë politike shqiptare si pjesëmarrëse të pushtetit në nivel lokal varësisht prej rrethanave shoqërore ekziston një heshtje duke dëshmuar se kemi të bëjmë me qendrime utilitare politike. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe, sepse ata janë aktive vetëm gjatë fushatave zgjedhore, duke kërkuar mbeshtetje të elektorati i tyre votues.
Grupimi në dy mjedise
Nëse bëjmë një analizë territoriale e subjektëve politike të shqiptarëve në Mal të Zi, del së janë bërë ndryshime të dukshme, nga zgjedhjet e para pluraliste(9.12.1990). Ndonëse në fillim të pluralizmit politik në Mal të Zi, kishin një subjekt politik(LDMZ) që ishte më tepër në formën e një Lëvizje kombëtare, ndërsa më kalimin e vitëve, gjendja ndryshoj dukshëm, sepse nga monizmi i shqiptarëve, kemi pluralizmin brenda shqiptar, ku u themeluan parti e grupime të tjera politike, nga Ulqini në jug e deri të Rozhaja në veri.
Nëse i bëjmë një analizë shpërndarjës territoriale të partive politike jo vetëm vitëve të fundit, del qartë se definitivisht kemi grupimin e subjektëve politike në dy mjedise të veçanta që janë Ulqini e Malësia(Tuzi). Një grupim i tillë ka ndikuar qe disa parti kanë mbetë në nivelin lokal, edhe pse ambiciet kanë qenë për përfshirje dhe pjesëmarrje më të gjerë te elektorati votues shqiptar.
Grupimi i tillë në këto dy mjedise ka formatizuar koalicione të ndryshme në nivel lokal e qendror duke dëshmuar kohezion të elektorati votues shqiptar, që favorizon dekompozimin e skenës politike lokale siç është rasti në Ulqin.
Dyshimi pengon bashkëpunimin
Kemi të bëjmë me dozën e animozitetëve personale që reflekton të mosbesimi ndermjet partive politike, duke favorizur DPS-in për koalicion lokal. Në vend që ata të faktorizohen duke qenë vendimtare në formimin e pushtetit lokal, ku disa prej tyre si objektiv kanë mbijetesën në skenën politike lokale përmes koalicionëve si mundësi për të qenë pjesë e pushtetit lokal.
Shëmbull tipik është rasti i komunës së Ulqinit, ku pas zgjedhjeve lokale(shkurt 2018) kemi formimin e pushtetit lokal më përbërje të gjerë, si asnjëherë më parë me 30 këshilltar(!?). Ndërsa duke ia dhënë mandatin e kryetarit të komunës DPS-it, subjektët politike shqiptare kanë mbetur nën hijen e vendimeve të ekzekutivit, duke vepruar sipas shijes së individëve apo grupëve të interesit. Nga një situatë të tillë mungon guximi për kritikë, sepse nuk janë subjekte opozitare, por pjesë e shumicës së qeverisjës lokale. Ndërsa këtu epitetin e opozitarizmit e gëzojnë vetëm për dy subjekte politike(URA e SDP), me tre këshilltarë, duke qenë të vetmit me mundësi për të kundërshtuar veprimet e pushtetit lokal, si në të kaluarën dhe gjatë këtij mandati.
Dekompozimi i skenës lokale në Ulqin
Në dekompozimin e pushtetit lokal në Ulqin, UDSH është i pari në vitin 2006 që i ofroj koalicion DPS-it në zgjedhjet lokale(10.9.2006), për të marrë pushtetin lokal, por pa sukses, ndonëse fituan kryetarin e komunës, por jo shumicën parlamentare. Por, më pas në pranverë të vitit 2007, arritën të përfitojnë PPD, nga koalicioni(FORCA,LDMZ,BDSH) dhe ia bashkangjitën DPS-UDSH, duke vendosur në pushtet DPS-in, dukuri e cila është e pranishme edhe sot.
Koalicioni ekzistues në Ulqin, në sajë të strukturës partiake, në zgjedhjet e ardhshme lokale janë të gjitha gjasat qe disa parti vogla të eliminohen në skenën politike sepse janë konsumuar dhe kanë mungesë të elektoratit votues.
FORCA- rikthehet në opozitë
Përseritja e zgjedhjeve lokale të 4 shkurtit 2018, pas dy javëve në dy vendvotime në komunën e Ulqinit(Darza e Komunalia) me 18 shkurt 2018, përcaktuan fituesin e zgjedhjeve DPS-in, duke iu falenderuar kryesisht votuesve të UDSH, që ishin përcaktuese për subjektin më të votuar(DPS). Ndërsa më pas UDSH dhe PD, mbeshtetën kandidatin e DPS-it për kryetar të komunës, duke u bërë për të parën herë nga ky subjekt politik në pluralizëm. Duke qenë subjekti i dytë me vota, por me këshilltar njëjte si DPS(8 këshilltarë), Forca e re Demokratike mbeshteti kryetarin e komunës duke marrë postin e kryetarit të Kuvendit të Ulqinit. Një koalicion i tillë vazhdoi deri në mars 2021, kur Forca dual nga pushttei lokal, sepse nuk ishin të gatshëm për të mbeshtetur përseri kandidatin e DPS-it për kryetar të komunës.E kundërta ndodhi me PD dhe UDSH, duke i mbetur besnik DPS-it, edhe pse ata janë në opozitë në nivelin qendror.
Bashkimi sjellë fitore
Në këtë aspekt pothuaj situatë identike ekziston edhe në Malësi, përkatësisht në komunën e Tuzit, kur shqiptarët aty u bashkuan në “Forumin shqiptar”, dhe me 3 mars 2019 arritën fitore spektakulare, e cila kishte munguar më herët. Motivi i komunës së pavarur, dhe angazhimi i diasporës shqiptare, ishte vendimtar në realizimin e një objektivi të tillë të munguar vite më radhë. Andaj, si komunë e re në Malësi subjektët politike kanë mundësi të mësojnë dhe të konsolidohen vazhdimisht, ndërsa rasti i Ulqinit është një model tipik se si nuk duhet të veprohet. Pikërisht në Ulqin u shpalos hipokrizia politike, duke kërkuar gjoja unitet për zgjedhjet parlamentare(2020), ndërsa e kundërta ndodhë në pushtetin lokal, duke mbeshtetur DPS-in për interesa personale e pazareve politike.
Misioni i opozitës rotacioni i pushtetit
Në çdo mjedis demokratik opozita paraqet vlerë të veçantë, sepse ajo me kërkesat parimore është në favor të qytetarëve, e jo të oligarkëve të ndryshëm. Çdo vërejtje apo iniciativë e prezantuar me argumente është obligim i shumicës parlamentare lokale e shtetërore që duhet të respektohet. Madje, çdo pushtet që ka sens bashkëpunimi e tolerancë komunikimi, duhet të jetë falenderues për iniciativa të tilla. Përfundimisht, opozitën nuk duhet trajtuar si armik, por si konkurent në skenën politike e cila kritikon devijimet e qeverisjës. Duke marrë parasysh se asnjë pushtet nuk është i përhershëm, misioni i opozitës është rotacioni i pushtetit, që është i shëndetshëm për demokracinë.
(Shtator 2021)