ARKIVI:
18 Tetor 2024

Populli nuk e ka ndjerë rastësisht me ndjenja e zemër madhështinë e Ibrahim Rugovës

Shkrime relevante

Toka e vinçave: Irani ekzekuton një person çdo katër orë

Ekzekutimi publik i Esmail Jafarzadeh. Foto: Mohsen Zare CC BY 4.0 Arnt...

Hipokrizia e kërkimit shkencor në Shqipëri dhe një Projekt Ligj që zgjidh

Prof. Dr. Pirro Prifti Projekt Ligji për Kërkimin Shkencor të propozuar nga...

Kujtime nga viti 1979, si student, në Shqipëri e mësues, në Suedi

Sinan Kastrati, Suedi ___ Nga Ditari im ___ Në fillim të tetorit (`24) isha sikurse...

At Shtjefën Gjeçovi meriton më shumë !

Nga: Frank Shkreli 12 Korrik 1874 --14 Tetor 1929  “Këto punë po i...

Rrëfime të Irsa Shores për kalanë magjepsëse të Gjirokastrës

Irsa Shore 𝐊𝐚𝐥𝐚𝐣𝐚 𝐞 𝐆𝐣𝐢𝐫𝐨𝐤𝐚𝐬𝐭𝐫𝐞𝐬 është një ndër më të mëdhatë në...

Shpërndaj

Lirim Gashi, shkrimtar nga Prishtina
I MADH KA QENË IBRAHIM RUGOVA, DHE JO RASTËSISHT POPULLI E KA NDIERË NË ZEMËR MADHËSHTINË E TIJ
Matematikë e thjeshtë për njerëzit që i kanë dy gram tru duhet të jetë ky fakt.:
Hajdutet e Pdk-së dhe Ldk-së Hashim Thaçi, Xhavit Haliti, Bujar Bukoshi dhe Isa Mustafa, që i kanë plaçkitur fondet 3% dhe “Vendlindja Thërret”, e kanë dirigjuar me forca të përbashkëta shtet-rrënimin e brendshëm dhe qaf thyerjen e jashtme diplomatike.
Isa Mustafen që nuk ka qenë as anëtar i thjeshtë e ka instaluar në krye të Ldk-së Hashim Thaçi, ndërsa ky i fundit i ka korruptuar me lekët e plaçkitur nga fondi 3% figurat kyçe politike të partisë që kanë qenë kohë të gjatë dirigjentë të politikës kadrovike.
Hashimi Kosovës ia ka lëkundur themelin me tri veprime të pafalshme tradhtare që nuk janë të vetmet, por që i kanë dridhur si një tërmet i shkallës së tetë themelet e shtetit.
1. Me vendimin për abolimin e kriminelëve serbë që ka lidhje me shantazhin që ia kanë bërë për ngjarjet e marsit 2004,
2. Me nënshkrimin e Asociacionit të Komunave Serbe
dhe
3. Me futjen e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës të cilës ia ka hapur rrugën përmes vendimit të parë.
Këto veprime njëherësh e shpjegojnë shumë qartë pse Hashim Thaçi përmes gënjeshtrave perfide e ka mashtruar turmën protestuese shqiptare që ka kërkuar të hyjë në Mitrovicën e Jugut menjëherë pas çlirimit në vitin 1999.
Kjo katërshe kriminale dhe kuislinge hundët e veta të ndyra i ka futur thellë në çdo vendim dhe veprim të dëmshëm për shtetin, territorin, popullin dhe pronën publike.
Nuk kam nerva të thellohem më tepër por këtu duhet kërkuar burimin dhe gjenezën e të gjitha të zezave që kanë ndodhur në kohën e luftës dhe të pas luftës.
Këtu duhet kërkuar edhe përgjigjen në pyetjen pse Ibrahim Rugova nuk ka pasur fuqi më të madhe politike dhe menaxheriale.
Sepse ka qenë në sandviçin e kësaj katërsheje e cila e ka sabotuar dhe ia ka rrezikuar jetën ku ka mundur, dhe vetëm përkrahja e madhe e popullit e ka mbajtur sipërfaqësisht, optikisht dhe kozmetikisht në jetë dhe pushtet.
Dhe këtu duhet kërkuar po ashtu edhe përgjigjen në pyetjen : pse Ibrahim Rugova e ka kërkuar përkrahjen e Ramushit?
Sepse Ramushi është hajdut por jo tradhtar.
Të tjerët janë edhe hajdutë edhe tradhtarë.
Mos qoftë askush në lëkurën e Ibrahim Rugoves.
Tek tani e kam të qartë se sa i madh ka qenë Ibrahim Rugova si njeri, politikan dhe atdhetar, duke pasur parasysh faktin sa hajdutë të pabesë dhe tradhtarë kanë qenë njerëzit me të cilet ka bashkpunuar dhe çfarë rrethana të pamundura të veprimit ia kanë krijuar.

K O M E N T E

1 KOMENT

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu