ARKIVI:
21 Dhjetor 2024

Kërcënimet me luftë të Serbisë dhe jouniteti i faktorit politik në Kosovë

Shkrime relevante

Ago Agaj, “Kosovari nga Vlora”, në 30 vjetorin e kalimit në amshim

Dr. Ago Agaj, bashkpuntor politik i çeshtjes kombëtare dhe mik i...

Dje, pasdite, në Gjenevë të Zvicrës, u varros Aktori ynë i njohur Adem Muji

Arif Ejupi Me 21.12.2024 Më 16 dhjetor të këtij viti pas keqësimit të...

Çfarë shkruan Enes Limani, talebani dhe mbetja e njohur osmane…!?

Afrim Caka, Gjakovë Bojkotojeni këtë antishqiptar! Thirreni në prokurori. “Bojkoti ndaj këtij islamisti...

Shoqata për trashëgimi kulturore e Luginës së Preshevës, ftesë për konferencën shkencore që do të zhvillohet me 14, 25 e 26 tetor 2025

SHOQATA PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE E LUGINËS SË PRESHEVËS'    FTESË PËR...

Fitorja e Trumpit është “humbja” e Jack Smith

Beqir SINA ___ Janë ligjvënësit republikanë, ata që kanë treguar tashmë se Smith...

Shpërndaj

Skënder MULLIQI

Masën e reciprocitetit, të arsyeshme nga ana e Kosovës për targat, Serbia dhe Vuqiqi janë duke tentuar ta shfrytëzojnë për ndarje të Veriut të Kosovës.Këtë e tha duke u ndërlidhur më Asociacionin presidenti i Serbisë nga Budapesti, Aleksandar Vuqiqi. Ai paralelisht është duke vepruar në planin diplomatik dhe është duke lëshuar zëra për luftë. Është duke instrumentalizuar minoritetin serb në veri të vendit për këto qëllime .

Serbët janë mësuar tashmë të qesin barrikada mbi lumin Iber .Edhe tash po i përseritin këto marifete te ndyta më barrikada në Jarinje , ku është tubuar një numer I tyre. Inskenuan së gjoja tre serb lokal janë rrahur nga njësitë policore të ROSU .Serbët janë të njohur për përdorimin e rrenave të tilla , për ti arritur synimet e tyre në këtë rast për formimin e “Zajednicës” siq kërkojë Vuqiqi . I gjithë spektri politikë në Kosovë, duhet urgjentisht të mobilizohen karshi kërcinimeve të Vuqiqit më helicopterët dhe aeroplanët ushtarak të prodhimit rus në brezin e vijës kufitare më Kosovën.Faktori politik duhet të flasin më gjuhë unike së në pyetje është ruajtja e sovranitetit dhe territorit të Kosovës,Serbia duket tashmë së është duke ia matur impulsion edhe bashkësisë ndërkombëtare në Veri .

Pas tërheqjës së Amerikës nga Avganisitani,shumë kush nga zyrtarët e lartë të Serbisë dhanë deklarata , së Amerika mund të tërheqët edhe nga Kosova, edhe pse rrethanat politike dhe gjeostrategjike janë krejtë të tjera në Ballkanin Perëndimor, ku Amerika dhe Perëndimi kan interesa strategjike afatgjate.Zërat për luftë dhe inskenimet serbe nuk duhet nënvlerësuar .Opozita ende po hesht dhe kjo tregon së nuk janë serioz sa duhet edhepse situata në veri mund të eskalon për të keq, në tentimin serb për aneksim më forcë të veriut të vendit .Serbët e njohin gjuhën e forcës, kjo u pa më rastin e shpërbërjës së dhunshme të ish-Jugosllavisë.

Edhe Vuqiqi njeh vetëm gjuhën e forcës ,dhe kur jemi këtu , Kosova dhe shqiptarët në përgjithësi nuk guxojnë më lëshuar për asnjë millimeter pe . Mjaftë është bërë më poshtërsitë e vazhdueshme serbe.Shqiptarët nuk janë ata që po kërkojnë telashe , por nese është nevoja ata dinë dhe duan të mbrojnë çdo pëllembë të territorit të Kosovës.Serbia e humbi luftën në vitin 1999, dhe në një luftë eventuale më shqiptarët , do të pësojnë edhe më keq, së ju kan borgj shumë shqiptarëve si në njerëz , të mira materjale dhe më territore deri në Nish.

Ata që koketuan më pushtetin shovinist të Vuqiqit ,duhet të mendojnë mirë së anën e kujt po e mbajnë..Nuk do të këtë më tolerancë për lojëra politike dhe lojëra më territorët e shtetit të ri të Kosovës, siq u tentua të bëhën …!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu