ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

Lexim nostalgjik për një koncert të madh në Gjenevë

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

Nga: Bajram Sefaj, Paris

Lexim nostalgjik

Për nderë të Ditës se Flamurit – 28 Nëntorit

Koncert  i madh në Gjenevë

Përmes një koncerti të pasur dhe shumë mirë të organizuar, komuniteti shqiptar i Gjenevës, në mënyrën më dinjitoze i është bashkangjitur vargut të gjatë të zhvillimeve dhe aktiviteteve, kulturore e manifestuese, për festen tonë të madhe, Ditës se Flamurit – 28 Nëntorit, që janë organizua, këto ditë, gjithandej në hapësirën gjithëshqiptare dhe në diasporë.  Koncerti i madh që u mbajt, mbrëmjen e ditës së shtunë në Salle Comunale të Onex-it, lirisht mund të thuhet se ishte manifestimi kryesor për nderë të ditës se Flamurit – 28 Nëntorit, në krejt Zvicrën, ku sipas disa statistikave (jo zyrtare) jetojnë dhe punojnë mbi 250 mijë shqiptarë. Një pohim i tillë mbështetet në të vërtetën se në Gjenevë atë mbrëmje kishin shtegtuar e ardhur grupet folklorike artistike nga mbarë Zvicre, duke filluar nga Zurich-u, që përfaqësohej nga ansambli “Vatra”, ansambli “Arbëresha”, që zhvillon aktivitet pranë Misionit katolik shqiptar në Wil, Shoqëria kulturo-artistike “Drita” nga Krysligen-i, SHKA “Drita” nga Lozana, Rinia Kontakti, Shkolla shqipe dhe Ansambli “Gëzuar”, këta tre të fundit, të gjithë nga Gjeneva e të tjerë e të tjerë.

Pa fjalimeve dhe përshëndetjet të disa nga autoritet të nivelit kanonal të Gjenevës, skenën e Sallës se madhe komunale të Onex-it, praktikisht e vërrshuen ritmet e trazuar plot elan rinor të këngëve dhe të valleve, tingujt e shprishur të muzikës, recitimet e të tjera. Është  vështirë të dallohet e veçohet se cili ansambël a individ ishte më miri në atë mal të madh që përbëhet, prej madje njëqind pjesëmarrjeve, megjithatë, nga ansamblet duhet dalluar atë me emrin “Gëzuar” , paraqitjen korrekte të motrave Stojkaj (Vjendita dhe Ejona) tashmë të njohura për opinion më të gjerë. Në fund të këtij programi të sajuar mirë e më shije nga dora e sigurt dhe mjeshtërore e koreografit tonë të njohur dhe të dëshmuar, profesor Xhemali Berisha,  koreografët dhe udhëheqësit e grupeve të ansambleve të ndryshe, u nderuan me fletë falënderimi për punën e tyre të vyer.

Thua se detyrimisht duhet shtuar në fund se, përkundër motit të ligë, me borë shumë, në koncert kishte ardhur një numër i madh shikuesish, për të marrë pjesë në këtë manifestim të madh dhe të paharrueshëm gëzimi e hareje, sikurse u shprehën ata dhe shtuan: “kështu është përherë kur vallëzojmë dhe i këndojmë Flamurit tonë kuqezi”.

  • Diku e dikur në Gjenevë – B. Sefaj.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu