Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen mbërriti mëngjesin e sotëm rreth orës 9:00 në Pallatin e Brigadave në Tiranë ku u prit me një ceremoni zyrtare nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
Presidentja e KE, Ursula von der Leyen nis këtë 28 shtator nga Tirana një tur takimesh në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Axhenda e takimeve:
Është zbardhur axhenda e vizitës zyrtare, e cila nis në Pallatin e Brigadave në takimin me Kryeministrin Rama.
Më pas do të jetë pjesë e ceremonisë së inaugurimit të shkollës dhe kopshtit “Korb Muça” në Qerekë, e cila u rindërtua me fondet e BE-së në kuadër të programit “EU4Schools” pas tërmetit shkatërrues të vitit 2019.
Pas takimit, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, së bashku me Kryeministrin Edi Rama do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp, e cila është programuar për në orën 11:15 minuta.
Ndonëse nuk ka një orar të caktuar të pritjes, sipas ambasadorit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, Leyen do të takojë edhe Presidentin Ilir Meta.
Të martën pasdite ajo do të udhëtojë për në Shkup, ku do të takojë Kryeministrin Zoran Zaev, si dhe Presidentin Stevo Pendarovski.
Të mërkurën në mëngjes Presidentja Von der Leyen do të jetë në Prishtinë, ku do të takohet me Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti.
Presidentja më pas do të udhëtojë për në Podgoricë, ku do të pritet nga Presidenti Milo Ðukanovi dhe Kryeministri Zdravko Krivokapiæ.
Më pas Presidentja do të mbërrijë në Beograd, Serbi, ku do të takohet me Presidentin Aleksandër Vuçiç të mërkurën dhe Kryeministren Ana Brnabiç të enjten. Ndalesa e saj e fundit do të jetë Bosnja dhe Hercegovina.