Nga: Lirim Gashi, Prishtinë
“Fitore të Davidit kundër Goliatit” do ta quanin disa trumcakë me trurin sa fara e mollës fitoren e Albinit kundër Vuçiqit.
Këta po harrojnë që menjëherë pas luftes Kosova ishte Golijat ndërsa Serbia David.
Mirëpo pushtetarët dhe opozitarët tanë në vend se t’ia ipnin Serbisë së dërmuar goditjen e fundit pas katër luftërave të humbura kur ishte e shtrirë për toke si lopa e therur, e vranë njëri tjetrin si lepujt për pushtet, fshehje të krimeve brenda llojit dhe privilegje, pa pikë mëshire dhe ndërgjegje.
Pastaj iu vërsulën shtetit ende të paformuar si ujqërit tufave të deleve dhe ia ropen mishin dhe thyen eshtrat.
Dhe jo vetëm kaq, por edhe e molen si lopën.
Sepse e paguanë vetveten për çdo ditë të kaluar në luftë me dhjetëra mijëra euro dhe na kushtuan më shumë se sa dhjetë batalionë të legjionit të zi francez.
Thua se luftuan për ta çliruar Avganistanin nga rusët dhe jo atdheun e tyre Kosovën nga klerofashistet serbë.
Në këtë mënyrë e shndërruan Kosovën shumë shpejt prej Goliatit në David ndërsa në politikën e jashtme nuk arritën t’i plasojnë as të vërtetat e pakontestueshme sa Serbia gënjeshtrat e kulluara.
Sepse Korin Diplomatik e shndërruan herë në pushimore të familjarëve të tyre, herë në cirk, e herë në Shtëpi Publike.
Në fakt ata besuan se detyrë e tyre parësore shtëpiake është rahatimi i vetvetes, familjeve, farefisit, miqve dhe dashamirëve përmes plaçkës se pronës publike dhe kapjes së shtetit, ndërsa detyrat e vërteta shtëpiake në politikën e brendshme dhe të jashtme do t’ua kryejnë Uashingtoni dhe Brukseli.
Prandaj e mbyllën popullin e tyre në kotec si mamushalitë pulat e fshatit Medvec.
Çuditërisht para bashkëbiseduesve serbë në Bruksel e ulnin kokën sikur të ishin përfaqësues politikë të një populli dhe shteti agresor, e jo përfaqësues të një populli dhe shteti shumëfish viktimë.
Prandaj klerofashistët serbë pas çdo dëshire të shprehur, prej tye morën vetëm AMIN.
Jo rastësisht negociatat i filluan duke u krekosur që do të dalin fitimtarë si gjelat kokorez, ndërsa në Bruksel çdoherë shkuan me duar në xhepa dhe u kthyen më njëmijë gola në portë.
Kështu vepruan sepse nuk patën gjak shqiptari, por vetëm benzin në aortë.
Sepse politikën e (keq) kuptuan si sport.
Mirëpo në sport nëse e humb lojën e ke shansin për ta fituar lojën tjetër, ndërsa në politikë nëse e humb shtetin do të ndihesh i/e mjerë si ajo plaka te varrezat, pas bisedës me Bajram Rexhepin.
Prandaj populli i zgjodhi me vota absolute Vjosën dhe Albinin dhe nuk e derdhi asnjë lot kur policët e Kosovës i arrestuan më urdhërin e prokurorit të Gjykatës Speciale Kadriun dhe Hashimin.
Sepse asnjë gjykatë vendore nuk e lanë pa e futur nën sqetulla.
Madje njërit prej tyre i mjaftonte për t’u dhënë urdhër prokurorëve dhe gjykatësve të shitur edhe lëvizja më vetulla.
Ajo që i ndodhi njërit prej atdhetarëve dhe intelektualëve tanë më të shquar zotëriut Sadri Ramabaja, është një Story që flet aq shumë për mënyrën se si keqsunduan, saqë çdo njeri që i ka dy gram tru, nuk e ka aspak vështirë metodat e tyre tinëzare dhe barbare të krimit për t’i kuptuar dhe deshifruar.
Ata përmes shpifjes se ndyrë ndaj Sadriut deshën ta shpallin Vetëvendosjen Organizatë Terroriste dhe në këtë mënyrë dëshmuan që në fakt nuk ishin vetëm hordha kriminale dhe kuislinge, por edhe fashiste.
Sot Albini u shndërrua jo me muskuj por me mençuri sërish prej Davidit në Golijat, prandaj na mbetet që t’i dëshirojmë ditëve dhe viteve në vijim vetëm punë të mbarë, shëndet dhe fat.