ARKIVI:
18 Nëntor 2024

Targa “KM – për Mitrovicën e Veriut” dhe synimi serbomadh për ti ruajtur rezultatet e krimit!

Shkrime relevante

Broçkullat e Albin Kurtit, trimërim për neootomanët…!

Belisar Jezerci, historian ____ Deklaratat e kryeministrit Kurti në medrese "Alauddin" në Prishtinë,...

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Lirim Mhehmetaj dhe fjalori i tij trashaman…!

Afrim Caka, Gjakovë ___ …SE MOS E KA PARË DIKUSH TË JETË SKUQUR...

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Shpërndaj

Nga: Gjergj Kabashi
Shpresoj që bisedat e sotshme në Bruksel për targat dhe problemet që i pasuan ato, do të përfundojnë pa imponim dhe pa presion ndaj Kosovës.
Kosova nuk duhet t’ua bëjë asnjë lëshim protestuesve që vendosin barriera në rrugë, pasi udhëheqësit e tyre herët apo vonë duhet të përgjigjen për veprimtarinë e tyre të kundërligjshme në pengimin e lëvizjes së lirë.
STOP-i i tyre ndaj Policisë së Kosovës (Policisë Speciale), herdokur duhet të ndeshet me ligjin.
Këto probleme i kanë shkaktuar Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiç dhe zv/Kryeministri i Kosovës, Goran Rakiç. Protestuesit, shumica prej tyre, janë në favor të destabilizimit të situatër politike dhe të sigurisë në vend për “përfitime territoriale” dhe shumica prej tyre i përfaqësojnë synimet dhe qëllimet serbomë, që tashmë i kemi parë që nga pengesat në rrugë nga paralufta në Kroaci, më 1990, e deri tek këto të fundit në Mal të Zi , e sidomos në Kosovë tash.
Presidentja e Kosovës, Kryeministri i Kosovës dhe mbarë politika e Kosovës , që tashmë me ndërkombëtarët po flasin “pa përkthyes”, duhet të dijnë të flasin sakt, thjeshtë, qartë e mirë si përfaqësues të shtetit të Kosovës, në bazë të Kushtetutës së vendit.
POLICIA E KOSOVËS ËSHTË E DUHET TË JETË KRYESORJA në dogana e Kufi andaj KFOR apo kushdo tjetër, vetëm duhet ta ndihmoj e ti rri pranë asaj (sikurse që po i rri afër policia Speciale e Kosovës) , gjithnjë përderisa të stabilizohet situata në terren e të largohen barrierat rrugëve, nëse fare mund të qetësohet ajo se Serbia nuk është e interesuar për këtë, pasi Made In Serbia e Madhe nuk e do Kufinin në Jarinjë e Bërnjak.
As Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiç dhe as zv/Kryeministri i Kosovës, Goran Rakiç, që flet dhe vepron si të ishte Ministër i A.Vuçiç e jo i Qeverisë Kurti.
Policia e Kosovës andaj në asnjë mënyrë nuk duhet konsideruar si shkaktari apo nxitësi i destabilizimit, por vetëm ata që vazhdojnë të pengojnë qarkullimin rrugëve të asaj ane të Kosovës, duke vendosur kamione me zhavorr e mjete të tjera transporti për ta bërë sa më të madhe pengesën e qarkullimit.
Policia Speciale e Republikës së Kosovës nuk duhet të tërhiqet paralel me protestuesit e porositur nga Serbia, përkundrazi ata largohen kur ta konsiderojnë dhe vlerësojnë se janë larguar të gjitha pengesat e vëna rrugëve.
Pra, gjërat nuk janë e s’mund të jenë të njejta: Si Policia Speciale e Republikës së Kosovës. e si protestuesit dhe penguesit e qarkullimit të lirë në trafik, të porositur për qëllime luftënxitëse nga presidenti aktual i Serbisë, ky serbomadh i njohur, që synon ta përmbyll projektin antishqiptar të Sllobodan Millosheviqit.
Për hirë të ardhmërisë, Kosova duhet të veproj e sillet vetëm si shtet, pasi përveç kuçedrës serbomadh në “shpinë” e ka edhe “kolonën e pestë” të të ashtuaquajurave analistë, disa prej të cilëve bërtasin si të çmendur studiove televizive dhe për fat të keq asnjë psikolog e psikiatër nuk e jep mendimin profesional se përse bërtasin në atë mënyrë ata.
E vetmja pikë, sipas Besnik Bislimit, ku pala serbe ende nuk e ka dhënë pëlqimin, ka të bëjë me veturat që kanë targa (KM – për Mitrovicën e Veriut), për të cilat ata mendojnë që nuk do të duhet të aplikoheshin stikersat, dhe mendoj që kjo është absurde për arsye se ato janë tabela ilegale”, u shpreh Bislimi në një lidhje direkte për televizionin publik.
Po, pra! Serbomëdhenjt e dijnë se çka duan, sikurse që ditën mirë se çka janë duke bërë që nga mbarimi i luftës … Aato janë targa ilegale dhe përmes atij ilegaliteti , ata duan të vijnë tek trajtimi ndryshe i asaj pjese të Kosovës, ku Serbia, sikurse në këto 22 vite që i kaluam, synon edhe më tutje që atë pjesë të vendit tonë ta mbajë për vete dhe nën vëzhgimin e vet, të thuash si një pjesë të stërzgjatur të Serbisë.
Që ti ruaj rezultatet e krimit të madh, pothuaj gjenocidal, pasi nga pjesa veriore e vendit i kanë larguar me dhunë të madhe, rrahje, vrasje e diskriminim mizor, pothuaj 30 mijë shqiptarë.
Ata Shqiptarë të ndjekur duhen kthyer domosdo në vendet e vete, edhe nëse kanë qenë të detyruar ti shesin pronat, shtëpitë dhe banesat e veta, ashtu si serbët në pjesët e tjera të Kosovës, por pa u getoizuar në “komunat serbe”, sikurse duan qarqet serbomëdha që përmes serbëve të pakët ta mbajnë Kosovën të destabilizuar e nën kontroll.
Mosveprimi i Kosovës Sot si shtet, na kthen në vitet kur udhëhiqeshim nga personat e shantazhuar e të lënduar, që nuk kishin preokupim ruajtjen e integritetit territorial të vendit, por ishin të shqetësuar natën e ditën për fatin e vet.
Tashmë prania e disa prej tyre në Burgun e Gjykatës së Hagës …, e dëshmon në mënyrën më të hidhur vërtetësinë e gjendjes ku e sollën vendin me vetplagosjen e panevojshme të  tyre në rrethanat e caktuara.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Tabelat qe vijne nga Serbia per neve jane te arabata..dhe nuke eshte merendesi se qka shkruan Serbia ne tabelat e tyrer..ME RENDESI ESHTE TE JETE ME AFAT DHE ME SIGURIM.

    Ne si Kosove nuk jemi te obliguar te e dijme se per cilin qytet behet fjale kur e shkruan Serbia ne tabelat e tyre BG KM KG PR PZ PO etj….eshte qeshtje e tyre.

    ASNJE POLIC APO KUFITAR NUK DUHET ME I DIJTE EMRAT E QYTETEVE TE SERBISE….por e DIN EMRIN e SHTETIT te SERBISE…sepse kur nje kerr hyn nga Serbia ne Kosove….dhe ai e ben HYRJEN SHTETRORE jo KOMUNALE……

    Automjeti vjen nga SERBIA ne KOSOVE edhe u kry.

    OSE me tabelat shtetrore ng RS ne RKS……

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu