ARKIVI:
29 Dhjetor 2024

“Një Grua midis dy Burrave” – “A Woman Between Two Man”, Romani, që përmban dramë, frikë, dhe shpresë…

Shkrime relevante

2025-ta, vit zgjedhor në Kosovë!

Florim Zeqa Edhe pse në rrethanat e krijuara zgjedhjet nuk do t’na...

Çka mund të mësojmë nga studentët e Beogradit?!

 Ali Sh. Mehmeti  A është rritur një gjeneratë e ra në Serbi,...

Ferhat Draga, personalitet i përkushtuar për çështjen kombëtare shqiptare, përkujtim me rastin e 80-vjetorit të vdekjës (1944-2024)

Ferhat Draga(1873-1944) Nail  Draga, Ulqin Sipas të dhënave të dëshmuara familja Draga...

Lidhja Shqiptare për rikthim në katolicizëm, me seli në Bruksel, një fener i dritës dhe dinjitetit kombëtar

Nga: Luan Dibrani, Gjermani  Bruksel, selia e shpresës së re shqiptare —...

Ti ishe fati ynë!

Emrin Tënd e kam skalitur në mendje, zemër e âsht. Atë do...

Shpërndaj

Nga Beqir Sina

Carrie Hooper, është amerikania që jep mësime private të gjermanishtes, spanjishtes, pianos, dhe kantos në Elmira, Nju Jork, e cila ka një histori shumë të veçantë : ajo është e verbër, por kjo nuk e ka penguar të zotërojë gjashtë gjuhë të huaja, mes tyre edhe shqipen, të përfundojë studimet universitare për muzikë, të këndojë dhe interpretojë në disa vegla muzikore, të shkruajë poezi dhe të jetë një admiruese e historisë dhe zakoneve shqiptare.

Për më shumë flet bashkëautoria e librit “Një Grua midis dy Burrave” – “A Woman Between Two Man”, Harrie Cooper

 Harrie Cooper :   Së pari, ju falënderoj, Zoti Sina për mundësinë që më dhatë të bisedoja me ju rreth romanit, Një grua midis dy burrash. U njoha me Zotin Këlliçi në telefon në vitin 2018 nëpërmjet shkrimtares shqiptare, Sabije Veseli kur qëndroja te ajo dhe familja e saj. Atëherë Shoqata e shkrimtarëve shqiptaroamerikanë organizoi një promovim të volymit tim poetik, Piktura në fjalë. Që nga ajo kohë, unë dhe Zoti Këlliçi vazhdonim të shkëmbenim emaile dhe të bisedonim në telefon. Më tregoi për romanin e tij në dorëshkrim, Një grua midis dy burrash, më dërgoi përmbledhjen e tij, dhe më ftoi të bashkëpunoja me të në këtë roman sepse donte ta botonte në Amerikë dhe i pëlqeu ideja e një bashkëpunimi shqiptaroamerikan. Unë lexova romanin, bëra disa ndryshime të vogla në variantin shqip, dhe e përktheva në anglisht, duke bërë më shumë ndryshime. Pastaj një shoku im më ndihmoi ta futja në faqen e Internetit të vetëbotimit, Lulu.

Çfarë përmban libri “Një Grua midis dy burrash: dramë, frikë apo shpresë për jetë?

Harrie Cooper :     Romani Një grua midis dy burrash përmban dramë, frikë, dhe shpresë. Tregon historinë e infermieres, Mary Davenport, e cila fejohet me shkencëtarin Charlie smith. Ndërkohë dashurohet me Kreshnik Gërmenin, birin e një shqiptari, Lonit, të arratisur nga Shqipëria komuniste dhe të emigruar në Amerikë. Për fat të keq, disa grabitës e vrasin Babain e Kreshnikut kur përpiqet ta shpëtojë jetën e një polici. Pas vrasjes së babait, Kreshniku rritet nga shoku i Lonit, James Clemens, i cili është alkoolist dhe luan lojrat fati. Për të paguar një borxh të babait të tij, Kreshniku detyrohet të bëhet trafikues droge por faktikisht ka aftësi si poet dhe i pëlqen muzika klasike. Kur Mary njihet me të, e nxit ta lërë jetën e felliqtë të shitjes së drogës.

Veç faktit që është roman me temë amerikano-shqiptare, a mendoni  se ai sjell diçka të re në letërsinë amerikane?

Cilat janë disa nga veçorite e këtij romani?

Harrie Cooper :     Një grua midis dy burrash tregon anën njerëzore të një keqbërësi. Kreshniku nuk trafikon drogat sepse e dëshiron por sepse rrethanat e detyrojnë ta bëjë. Nuk është një histori e thjeshtë dashurie por është një histori të njerëzve komplekse që udhëtojnë në rrugën e ndërlikuar të dashurisë.
ImageA gjykoni se romani “Një Grua midis dy burrash me një autor amerikane dhe një autor shqiptar, do të pritet mirë nga lexuesit shqiptarë, amerikanë dhe të huaj?

Ju shkruani në mos gabohem në gjashtë gjuhë . Ndjenja juaj kur shkruani Shqip, dhe kur veprat tuaja filluan të shkruhen edhe në gjuhën Shqipe?

Harrie Cooper :    Ndihem të çliruar në një farë mënyre kur shkruaj në çfarëdo gjuhë të huaj. Mund të shpreh idetë për të cilat nuk i gjej fjalët për t’i shprehur në anglisht, gjuhën time amtare. Për mua të shkruaj në gjuhë të huaja është si të përdorja ngjyrë të ndryshme për të pikturuar mendimet e mia. Meqë shkruaj në brail, çdo gjuhë ka texturën e saj të veçantë.

Çfarë lexon Carrie Hooper? Çfarë përzgjedh për lexim? Nga autorët Shqiptar?

Çfarë keni mësuar nga veprat që keni lexuar të autorëve Shqiptarë?

Harrie Cooper :    Leximi i veprave të shkrimtarëve shqiptarë më ka ndihmuar ta përmirësoj shqipen dhe ta kuptoj më mirë historinë shqiptare, dhe më ka afruar me Shqipërinë, një vend që do ta doja ta vizitoja një ditë.

Sipas jush, Çfarë është letërsia shqipe dhe çfarë do të donit të ishte?

Harrie Cooper :  Do të thoja se letërsia në çdo gjuhë duhet ta pasqyrojë përvojën njerëzore me fjalë hyjnore. Veprat letrare nuk duhen shkruar vetëm për të fituar para por për ta sjellë kulturën njerëzve. Kemi nevojë për më shumë fjalë shëruese dhe kuptimplote.

Ju faleminderit, që gjetët kohë!

Harrie Cooper :  Ju faleminderit, Suksese! Ju

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu