Nga: Luan Asllan Dibrani, Gjermani
Sulmet e ulëta dhe aspak njerëzore të disa pseudopolitikanëve, ndaj znj. Donikë Gërvallës, Ministër e Punëve të Jashtme dhe Diasporës,po vazhdon? Siç duket dikujt nuk po i konvenon zbulimi i krimit, korrupsionit, prostitucionit, haraçit, e të këqijave tjera, që iu shkaktuan popullit për 22 vite, duhet nisur pikërisht nga ata që sot po janë më të zëshmit me kundërshtimet dhe ofendimet e tyre tejet te ulta!!!
Donika Gërvalla me babain e saj Jusuf Gërvallën, qe nuk arriti ta përjetoj ledhatimin, përqafimin as thirrjen baba nga se Jusufi u vra nga UDB-ja jugosllave qe u konsideronte njëri i rrezikshëm për Jugosllavinë!
Të vriten tradhtaret apo ish bashkëpunëtoret e armikut është e logjikshme ,sepse ata i kane krijuar dhembje dhe plagë popullit tone heroik .Këtu ka te bëjë me banda dhe kriminel qe në emrin UÇK- se bënë krime dhe i vranë komandant e intelektual qe ishin dhe mbeten figura tona me vlera të historisë sonë .
Ministrja e punëve të jashtme, Donika Gërvalla në Këshillin e Sigurimit para pak ditësh i tha Serbisë, se ju kini vra shqiptarë edhe para 40 vjetësh edhe vazhdimisht me shekuj , pikërisht babain tim Jusuf Gërvallën !
Mos ndriçimi i rasteve të vrasjeve dhe të këqijave tjera për 22 vite me një stagnim shantazhues , jep për të kuptuar dhe e forcon bindjen se vrasësit janë ata që e patën pushtetin që nga paslufta dhe sot po janë më të zëshmit kundër zbulimit te vrasjes së shqiptareve e posaçërisht zonjën Gërvalla e futen ne thumb kritik e deri ne kërkimin e dorëheqjes se ministres së Jashtme Donika Gërvalla.
Fushata kundër zonjës Gërvalla vjen nga Serbia e përkrahur nga bandat e PDK-se , sepse Ministrja e punëve të jashtme, Donika Gërvalla në Këshillin e Sigurimit para pak ditësh i
tha Serbisë se ju kini vra shqiptarë edhe para 40 vjetësh edhe vazhdimisht me shekuj , pikërisht babain tim Jusuf Gërvallën !
Kur ju dha plumbi vëllezërve Gërvalla dhe Donika nuk arriti fare ta thërriste emrin baba, ju të tjerët ishit mashë dhe zorrë këmbesh të Beogradit qe sot e shani dhe e degradoni shoqërinë kosovare.
Fatkeqësia jonë është se shqiptarët po e bëjnë, si shumë herë punën e Serbisë dhe argat të tyre dikush me vetëdije dikush pa vetëdije.
Ministrja e punëve të jashtme, Donika Gërvalla në Këshillin e Sigurimit:”Baba im është vrarë nga regjimi i Beogradit në tokë të huaj, në Gjermani“.Lind pyetja se cili deputet i Kosovës mund te deklarohet ma me fakte se zonja Donika ?
Asnjëri ,sepse këta kur Jusuf Gervalla ishte në aktivitete për çlirimin e Kosovës këta ishin nëpër karriget e ish komunizmit jugosllav. Kur ju dha plumbi vëllezërve Gërvalla dhe Donika nuk arriti fare ta thërriste emrin baba, ju të tjerët ishit mashë dhe zorrë këmbesh të Beogradit qe sot e shani dhe e degradoni shoqërinë kosovare.
Populli është në krah të vajzës së heroit kombëtar Jusuf Gërvalla, me Donika Gërvallën!
Populli është në krah të vajzës së heroit kombëtar Jusuf Gërvalla, me Donika Gërvallën kundër shpifjeve dhe sulmeve të ulëta të Opozitës kriminale ndaj një gruaje si znj. Gërvalla prandaj, kjo qëndresë duhet të vazhdoj deri në fitoren e betejës nga këta ish njerëz te dyshimtë qofte verbalist me veprimet e tyre skandaloze!
Po sulmohet pa drejtësisht ,se po kërkon drejtësi për popullin e Kosovës dhe viktimat si ranë në Kosovë prej luftës dhe as kush nuk ngrit zënin se çka u bë me vrasjet a ka drejtësi ? Qe 20 vjet vaje te LDK-se pa kurriz duhet kaluar , tani koha ka ardh qe kriminelet të arrestohen për vrasjet e heronjve dhe intelektualeve tanë qe i vranë pas lufte…
Kosova në historinë e saj nuk ka pas kurrë udhëheqje më të kompletuar, të shkolluar,të pakorruptuar, pa hipoteka të asnjë lloji, me plot vullnet e kapacitete njerëzore e intelektuale për të bërë punë të mira për Kosovën prandaj beteja duhet te vazhdoj deri ne binarizimin e funksionimit të shtetit.
Donika,qëndro e fuqishme si gjithmonë,kriminelët i ka zënë gjaku dhe e kanë humbur busullat se kah të drejtojnë timonin qe te zgjatet kjo kohë e përfitimeve të tyre në kohën paligje e pa shtet!
Ju keni mbështetjen e fuqishme të elektoratit tuaj dhe mos lejo që të merresh shumë me ta se ata kanë qëllim që të largojnë nga objektivat që i keni para vetes ne planimetrinë kombëtare ashtu siç kishte i ndjeri babai i juaj Jusuf Gervalla …
Donika,qëndro e fuqishme si gjithmonë,kriminelët i ka zënë gjaku dhe i kanë humbur busullat se kah të drejtojnë timonin qe të zgjatet kjo kohë e përfitimeve të tyre në kohën paligje e pa shtet!
Familja Gërvalla ishte bërthama e çështjes sonë kombëtare, nderi, dhimbja dhe krenaria shqiptare! Dalja e tyre në skenë në mërgatën shqiptare pati bërë jehonë të madhe nga e cila UÇK-ja bazën e ka pikërisht te këta kolos të kombit!
Mos te harrojmë se Jusuf e Bardhosh Gërvalla nga familja Gërvalla ishte bërthama e çështjes sonë kombëtare, nderi, dhimbja dhe krenaria shqiptare. Ata ishin burra të cilët arritën unifikimin e mërgatës shqiptare, përpjekësit e angazhuar me tërë qenien në internacionalizimin e çështjes shqiptare në Evropë dhe botë. Trima të cilët i njohu dhe i bëri të pandashëm çështja madhore kombëtare. Asnjëherë nuk i ndau as lodhja, as veprimtaria e pashembullt, as vapa, as acari, ashtu si nuk mund i ndau as breshëria e plumbave të pushtuesit sllav ne planin afatgjate qe nga Serbia te likuidohen shtresa intelektuale ashtu siç ishte Hasan Prishtina,Enver Hadri,Isë Boletini Kadri Zeka bashkëveprimtare i tyre e shumë patriot tjerë..,
Ata ishin themelues së Lëvizjes Kombëtare për çlirimin e Kosovës nga okupimi ish jugosllav. Ishin strategët më të stërvitur për themelimin e platformës kombëtare. Vizioni i tyre ishte të i bashkojnë gjithë shqiptarët, pa dallim feje, krahine apo gjinie. Vizioni i tyre në të folur e shkruar gjithnjë ka pasur parasysh edhe opsionin e çlirimit të Kosovës nga okupatori, pa përjashtuar edhe rezistencën e armatosur, kur pushtuesi nuk do të njihte tjetër formë.
Dalja e tyre në skenë në mërgatën shqiptare pati bërë jehonë të madhe nga e cila UÇK-ja bazën e ka pikërisht te këta kolos të kombit!
Ata ishin guximtarë të veprimeve kombëtare,edhe pse UDB-ja, sllave vepronte lirë në perëndim dhe i përcillte kudo këmba këmbës deri sa i likuidoj ne Untengrupenbach të Heilbronit në afërsi të Shtutgardit.
Ata ishin edukuar në frymën jo vetëm të duan atdheun në të cilin u lindën dhe edukuan, por edhe të sakrifikojnë të e mbrojnë dhe shpëtojnë atë me çmimin më të lartë (gjakun) sikurse pasardhësja e tyre e madhe sot, Donika Jusuf Gërvalla, qe po përballët me Serbinë baras me përkrahësit e tyre nga bandat shqipfolëse …