Shkruan Fahri Xharra
Mos e shkatërroni kështu Xhubleten. Te paret e ruajten per rreth 4000 vite. Po Ju ….
E pafalshme kjo qe ndodhi ne Muzeun Kombëtar me dt 29 shtator 2021.
Shikoni Publikimin e ketij indtitucioni: Ne Muzeun Historik Kombetar.
Paraniku ashti Xhubletes se Ngusht, Brezi dhe corapet jane te Xhubletesse Malesise se Madhe. Stolia qe paraqitet ne foto tek gjoksi eshte Stoli e kokes. Ne vend qe ti vendosni vetullat po i nxirni syte. Ca bahet keshtu…! Mos e shkaterroni Xhubleten, Te paret e ruajten per rreth 4000 vite. Po Ju ….
Xhubleta mbi katër mijë vjeçare është vetëm shqiptare. UNESCO, kujdes !
Veshja me Xhubletë. E merr këtë emër nga një lloj fundi në formë këmbane të valëzuar, i qepur me rripa prej shajaku të vendosur njëri pas tjetrit në linjë horizontale, bashkimi i të cilëve realizohet me gajtana të hollë prej leshi.
Xhubleta shoqërohet edhe me disa pjesë të tjera prej shajaku me ngjyrë të zezë, si të xhubletës të cilat quhen grykës, mangë, dhe krahol. Pjesë tjetër është edhe brezi i gjerë i zbukuruar me rruaza dhe gajtana i cili në të folmen vendore quhet kërrdhokëll. Në kokë mbahej një shami e bardhë, e lëshuar mbi shpatulla.
Këmbët mbroheshin me këllçi shajaku ose me çorape të gjata si dhe me opinga lëkure. Në këtë veshje bie në sy forma e xhubletës, krejt e veçantë nga çdo veshje tjetër, mënyra e zbukurimit të pjesëve të saja me motive dhe ngjyra të plota, por shumë të zgjedhura; si ngjyra e zezë, çiklamin, vjollcë ose blu. Kjo veshje është mbajtur në të gjitha malësitë e Alpeve të Shqipërisë përfshirë edhe pjesën e alpeve në Malin e Zi.
Xhubleta përfaqëson veshjen më të hershme në Shqipëri dhe në Ballkan. Ajo sjell mesazhet e qytetërimit ilir në kulturën popullore shqiptare. “Ne duhet së pari të investohemi seriozisht, gati si një gjest mbijetese, në kulturën e respektit dhe ruajtjes së dokumenteve dhe të studimit serioz dhe jo në mënyrë naive e internetiste.
Sepse pastaj kushdo ka diçka për të thënë dhe zbulimi i vërtetë përzihet me të tjerat. Një nga mënyrat për të fshehur një të vërtetë është ta hedhësh atë në mes të sheshit bashkë me 1000 gënjeshtra të tjera.
Ne kemi nevojë të bëhemi seriozë”. Xhubleta, e cila peshon rreth 15 kilogramë, është një element i rëndësishëm i kulturës materiale që trashëghohet nga shekujt. Përdoret si veshje për vajza e gra shqiptare. Studiuesit kanë arritur në përfundim se tipi i kostumit me xhubletë është përdorur heret në Ballkan e në brigjet e mesdheut, dhe se ka jetuar për shekuj në qytetërimin ilir.
Arkeologë e etnografë të njohur janë të mendimit se xhubleta shqiptare ruan shumë tipare të ngjashme me një veshje të vjetër mesdhetare. Në ikonografinë etruske, Z. Majani (Z. Mayani) veçon figurën e një valltareje të shkathët etruske të cilën e krahason, sa i takon veshjes, me xhubletën si veshje komnbëtare shqiptare të ruajtur sot në Malësinë e Madhe.
Xhubleta është tip i veçantë dhe shumë interesant për gra, i cili nuk ngjan me ndonjë veshje tjetër të kohës së re në vendet e Evropës Juglindore. Ajo ka strukturë të pasur artistike. Forma e papërsëritshme, ngjyrat, ornamentet dhe stili i zbukuruar i japin asaj karakteristika dalluese nga veshjet tjera tradicionale për gra. Tek kostumi me xhubletë bën përshttypje harmonizimi i veçant i strukturës tipologjike.
Xhubleta ashtu si edhe veshjet tjera shqiptare për gra, paraqet larmi zbukuruese edhe në varësi të moshës së bartësve, pra, të vajzave, të nuseve dhe të moshuarave. “Historitë e popujve të tjerë gjenden përgjithësisht të gdhendur në gur, ndërsa historia jonë është e qëndisur në xhubletë”, shprehet studiuesja e etnografisë Linda Spahiu, duke theksuar se xhubleta shqiptare vjen nga 4000 vjet histori.
Linda Spahiu kërkon “Së pari, xhubleta të shpallet urgjentisht monument kulture i rëndësisë së veçantë dhe të merret në mbrojtje nga shteti shqiptar. Së dyti, në mënyrë urgjente duhet të merret në mbrojtje nga Unesco si pasuri e njerëzimit. Dhe unë këtu nuk po them pse një nga veshjet shqiptare nuk po mbrohet nga UNESCO, sepse bota ka shumë veshje. Por jo! Bota nuk ka veshje si xhubleta, nuk ka një të dytë si xhubleta!”
Reagimi i Jaho Brahos , etnolog
Ça bahet keshtu…! Mos e shkatërroni xhubletën ! E pafalshme.
Mos e shkatërroni kështu Xhubleten. Te paret e ruajten per rreth 4000 vite. Po Ju ….
E pafalshme kjo qe ndodhi ne Muzeun Kombëtar me dt 29 shtator 2021.
Shikoni Publikimin e ketij indtitucioni: Ne Muzeun Historik Kombetar.
Paraniku ashti Xhubletes se Ngusht, Brezi dhe corapet jane te Xhubletesse Malesise se Madhe. Stolia qe paraqitet ne foto tek gjoksi eshte Stoli e kokes. Ne vend qe ti vendosni vetullat po i nxirni syte. Ca bahet keshtu…! Mos e shkaterroni Xhubleten, Te paret e ruajten per rreth 4000 vite. Po Ju ….
Nga postimi i FB te Muzeut Historik Kombetar:
Të preferuarat ·
“Xhubleta asht veshja e këtyre maleve”
“Kurrkund tjetër nuk e gjen”
“Kërkush tjetër nuk mun e man”
“Asht e dhenve tona”
“Asht ma e bukura në botë”
(Malësorët e Alpeve shqiptarë,v 1972)
Xhubleta nuk është thjesht një veshje, ajo është rit, kulturë shekullore, traditë.
Të vishje një xhubletë nuk ishte thjeshtë një rutinë e përditshme, dhe për këtë TI Center realizoi instalacionin “Riti i veshjes së xhubletës” e cila u ekspozua dje, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar, në kuadër të Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore.
Ekspozita e instalacionit “Riti i veshjes së xhubletës” është një projekt i TI CENTER dhe është mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Muzeu Historik Kombëtar.
Të pranishëm në aktivitet ishin Ministrja e Kulturës Elva Margariti, Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca, Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar Dr. Dorian Koçi dhe personalitete dhe dashamirës të artit, kulturës dhe gazetarisë.
Jaho Brahaj: Xhubleta can not be thought of outside the area of ??our heritage and culture, Albania the only country in Europe without a national ethnographic museum
WRITTEN BY SOT.COM.AL4 MARS 2021
Xhubleta according to the researcher Jaho Brahaj is an extraordinary wealth with roots, since antiquity. In the interview for the newspaper “SOT”, the well-known ethnography researcher Jaho Brahaj says that spiritually the xhubleta is a very important object, with decorative ornaments. A working group set up by the Ministry of Culture has been involved in preparing the jubilee dossier for UNESCO. But even for the scholar Jaho Brahaj, the jubilee can not be thought of outside the area of ??heritage and culture of our people. According to the researcher, the jubilee is one of the traditional costumes, closely related to the community and the spiritual world of the bearers and those who produced it, which reflects not only as the material culture of the Albanians, but also as a spiritual wealth. But the problem for the well-known scholar is the lack of a national ethnographic museum. According to him, our neighbors have the exhibit as an object and part of it exhibited by selection and fortunately they write in the captions that this is Albanian culture, while in Albania we do not have any real ethnographic museum. For the researcher we should have more attention to preserve our folk costumes, but according to him there have been deformations. Jaho Brahaj has published articles and studies in the periodical and scientific press and has published in scientific activities inside and outside the country. Published monographic books: “Il primo Albanese d’Italia”, Brindizi 1995; “Albanian Emblem-Heraldic Traces”, 1997; “Albanian Royal Crown” 1998; “Chronicle of the Door of Gjon Buzuku”, 2005. Articles about Gjeçov, articles and studies, 2009. He is the winner of the award for the scientific-historical book given by the Academy of Sciences and the Ministry of Culture, Tirana in 1997, for the historical publications of the period 1992-1997. Has prepared and published from the legacy left in the manuscript of Shtjefën Gjeçov, the volumes “Pillars of the Nation” journalistic; “Mnera e Preza” novel; “Tomor e Pashtrik Përpiquni” poetic volume; “The Victorious Albanian” drama.
For you researchers, what does the jubilee represent and its importance in our heritage?
Nga ana shpirtërore xhubleta është një objekt shumë i rëndësishëm, me ornamentet e tij zbukuruese. Me tablotë e artit grafik, me kulte që janë kulte që kanë bashkëshoqëruar popullin tonë mijëravjeçar, plus që ka objekte kulti por dhe me përmbajtje mitologjike. Nganjëherë madje shohim dhe na shfaqet qartësisht, që kemi ornamente grafike shumë të lashta që na vijnë nga 2 mijë -3 mijë vjet para erës së re, të cilat si shëmbëlltyra i gjejmë dhe në pikturat shkëmbore të Ballkanit dhe më gjerë. Për dijeni të atyre që i bënin, ato tregojnë mjeshtëri të rrallë, një nivel dhe një botëkuptim artistik të konsoliduar në skena dhe të habitshme, sepse kemi rezonime të mrekullueshme të zezë mbi të zezë ose edhe nga ngjyrat, që ato përdorin dhe i harmonizojnë me njëra- tjetrën. Xhubleta nuk mund të mendohet jashtë arealit të trashëgimisë dhe të kulturës së popullit tonë siç janë arkitektura me kullën, e drejta zakonore, besimet e ndryshme popullore pagane, që dallonin deri vonë në malësitë shqiptare. Pastaj është e lidhur me djepin, me besytnitë që ka për djepin, me kultin e femrës, me kultin e pjellorisë etj.
-Sipas jush si studiues, sa kujdes është treguar për etnografinë ndër vite, pasi për specialistë të ndryshëm duhet bërë më shumë për ruajtjen e këtyre vlerave?
Unë e kam theksuar dhe më parë, që fqinjët tonë xhubletën si objekt dhe pjesë të saj i kanë të ekspozuara me përzgjedhje dhe për fatinë mirë ata e shkruajnë në diçiturat që vënë, se kjo është kulturë shqiptare. Ndërsa ne në Shqipëri si shtet nuk e kemi asnjë muze të mirëfilltë etnografik, ku xhubleta të zërë vendin që meriton, përkundrazi edhe fondet e muzeve tanë përjashtuar fondin e Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit (IAKSA) që nuk e njohim, por fondet tona muzeale nuk kanë vëmendjen dhe në inventarin e tyre variante të ndryshme të xhubletave, dhe po ngelemi që pasurinë më të madhe të xhubletës shqiptare si objekt e kanë koleksionistët. Por xhubleta në shfaqjet publike ka pësuar deformime nga më të ndryshmet.
-Kur ju thoni ka pësuar deformime xhubleta, për çfarë bëhet fjalë?
Unë dua të citoj etnografen e njohur profesore Afërdita Onuzi, që dhe më parë ka bërë thirrje që mos vini dorë mbi xhubletën. Jo vetëm ajo, por edhe të tjerë specialistë e kanë konstatuar që mbi xhubletën nuk vihet dorë. Është tjetër problem nëse modelistë, stilistë, duan të punojnë dhe të prodhojnë objekte me motive të xhubletës shqiptare. Atyre iu lejohet, iu pranohet dhe është shumë mirë që ata e bëjnë këtë, por aty ku duam të themi që kemi xhubletën etnike shqiptare ajo duhet të jetë ashtu siç ka qenë. Me të gjitha aksesorët, me ngjyrat, me koloritin, me mënyrat e veshjes dhe me të gjitha objektet, që ka ajo.
-Ju përmendët xhubletën, por çfarë ka ndodhur me kostumet popullore ndër vite?
Jemi i vetmi vend në Europë, që nuk kemi një muze etnografik kombëtar. Ajo që përmenda pak më lart si problem, dhe merreni me mend se sa interes kanë treguar institucionet tona për këtë. Ne jemi shtet me 100 vjet traditë, me muzeologë, me studiues, me muzeume të ngritura. Nëse etnografia është pjesa shpirtërore historike e popullit tonë, neve këtë nuk e kemi të afishuar. Rriten brezat e kalojnë dhe ata nuk e njohin etnografinë tonë. Krijohet boshllëku dhe më pas dhe teori të ndryshme dhe përçudnime nga më të ndryshmet për trashëgiminë tonë.
-Ju folët për etnografinë shqiptare dhe vlerat e saj, si studiues çfarë ka qenë më shqetësuese?
Shqetësuese është sepse shpeshherë janë të mbushura mediat ose organet e shtypit me konkluzione historike, të studimeve të etnografisë ose të folklorit, të cilat nuk i qëndrojnë të vërtetës ose janë realisht të dëmshme për publikun. Ne tani si shtet me institucionet, që janë ngritur dhe nga botimet e mëparshme kemi një literaturë mjaft të plotësuar shkencore për etnografinë, për historinë e artit, që duhet të jetë si gurthemeli për hapat e mëtejshëm, kushdo që do të merret qoftë në publicistikë, hulumtime, qoftë edhe në emërtime që kemi ne nga fusha të ndryshme të traditës dhe të trashëgimisë sonë.
-Festivali i parë Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës u zhvillua në tetor të vitit 1968. Çfarë ka përfaqësuar për ju ndër vite festivali i Gjirokastrës?
Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës patjetër se ishte në ato kushte, ku përditshmëria edhe idealizimi i forcës udhëheqës së partisë ngrihej, dhe duhej të ishte i pranishëm në çdo mënyrë të festivalit, por ai është një vepër madhështore e popullit tonë, që e ka shfaqur në festivalet folklorike të bëra 1 herë në 5 vjet në Gjirokastër, në Berat apo dhe në festivalet folklorike, që janë bërë nëpër rrethe të ndryshme. Atje në mënyrë taksative nuk lejohej, që të kishte deformim as nga më të voglat të veshjeve tradicionale popullore. Mundet që ndonjëherë janë bërë disa lehtësira në skenën e festivalit për një veshje sidomos te vallet popullore, por ama në fund të festivalit ishte parada e veshjeve, që quhej parada e kostumeve popullore. Në paradën e kostumeve popullore merrte vërejtje çdo rreth, ku vërejtjet ato vite para 1990 drejtoheshin te organet e partisë dhe më pas te organet e pushtetit, nëse nuk kishe paraqitur realisht veshjet tradicionale popullore. Kështu që ato vite ka qenë kriter i domosdoshëm i paraqitjes me veshje tradicionale popullore. Por sot ka deformime, patjetër që nuk duhet të mohojmë dhe vlerat që sjellin individë të veçantë ose grupe të veçanta.
-Kur ju përmendi që kemi deformime në kostumet popullore, sipas jush sa mund të ndërhyjnë institucionet për ta ruajtur këtë pjesë të trashëgimisë sonë?
Kur jepen orientimet se çfarë është festivali folklorik, në fillim kur shpallet festivali të gjitha kriteret janë të qarta që jepen, që duhet të sillen qoftë në anën muzikore, instrumentet muzikore, koreografinë popullore, në këngë apo dhe në veshjet popullore që të jenë tipologjike folklorike. Më pas se çfarë del në skenë, me thënë të drejtën nuk duhet të mohojmë që ka vlera, por ka edhe me probleme.
-Me çfarë po merreni këtë kohë si studiues, ku është e fokusuar puna juaj?
I published another volume of stories 3 months ago. It was a new experience because I have not dealt with literature and for many years, I have been working to realize a monograph on the cycle of knights. I have the title “Lahuta of the Albanian Epic”, but I believe that within this year it will be finished.
Interviewer: Julia Vrapi
Fahri Xharra, Gjakovë