ARKIVI:
20 Nëntor 2024

Hovenier: Pa një normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, pa njohje të ndërsjellë, rajoni do të mbetet i bllokuar

Shkrime relevante

Historia dhe mesazhi tradicional i presidentëve dje dhe sot për gjendjen aktuale në SHBA dhe Presidenti TRUMP

Klajd Kapinova, New York Gjendja e Unionit (ndonjëherë përdoret në mënyrë të...

Mickoski: Gjuha shqipe nuk po rrezikohet, nuk i pengon askujt

G.K/RTKlive “Askush nuk është kundër gjuhës shqipe, as në Maqedoni, askush nuk...

52 vjet nga Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe

Nga: Edlira Ruzi 20/11/2024 TIRANË, 20 nëntor/ATSH/ Më 20 nëntor 1972, u mbajt...

210 vjet nga lindja e Jeronim de Radës, ideologut arbëresh të Rilindjes Kombëtare

Nga: Edlira Ruzi TIRANË, 19 nëntor/ATSH/ Më 19 nëntor të vitit 1814...

Intervistë e Lis Bukurocës dhënë gazetares Rudina Xhunga (Video)

Erdha në Shqipëri të bëj dhëmbët dhe zbulova sekretin e madh!...

Shpërndaj

Jeffrey M. Hovenier, i emëruari për postin e ambasadorit të ardhshëm amerikan në Kosovë, tha të martën para Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë se nëse konfirmohet, ai do të punojë për të çuar përpara mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për një Kosovë sovrane dhe demokratike.

“Kjo mbetet thelbësore për stabilitetin rajonal dhe kritike për qëllimin tonë strategjik të qëndrueshëm të një Evrope që është krejtësisht e lirë dhe në paqe”, tha zoti Hovenier.

Një përparësi tjetër në punën e tij, tha ai, do të jetë mbështetja e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“Që të citoj presidentin Biden, kjo duhet të përqendrohet në njohjen e ndërsjellë. Normalizimi është thelbësor për stabilitetin dhe sigurinë rajonale dhe do të hapë rrugën për integrimin e të dy vendeve në institucionet euro-atlantike dhe evropiane”, tha ai.

Normalizimi është thelbësor për stabilitetin dhe sigurinë rajonale dhe do të hapë rrugën për integrimin e të dy vendeve në institucionet euro-atlantike dhe evropiane

I pyetur nga kreu demokrat i Komisionit, Bob Menendez, për rolin e Serbisë në procesin e normalizimit, zoti Hovenier tha se si çdo gjë tjetër në Ballkan, problemi është i shumëanshëm dhe kërkon punën e të dyja palëve. Ai tha se theksi i tij është tek Kosova…

“Por unë do të pajtohesha me ju se edhe autoritetet në Serbi, kanë nevojë po ashtu që të nxiten në këtë drejtim dhe nuk mund ta kundërshtoj vlerësimin tuaj se bashkëbiseduesit serbë nuk kanë vepruar gjithmonë në këtë drejtim në këtë proces”, tha zoti Hovenier.

Në përgjigje të një pyetjeje nga senatori republikan, Ron Johnson, për përpjekjet e administratës së kaluar të ish presidentit Donald Trump për përqendrimin tek problemet ekonomike si rrugë për përmirësimin e marrëdhënieve, zoti Hovenier ra dakord se angazhimet e Uashingtonit ishin një hap i rëndësishëm pozitiv për uljen e tensioneve.

“Nëse konfirmohem një nga gjërat që shpresoj të bëj duke bashkëpunuar me kolegun tim nga Beogradi, është të ndjek zbatimin e mëtejshëm të angazhimeve që u arritën gjatë administratës së fundit”, tha ai.

Por, ai theksoi se objektivi është më i gjerë.

“Ajo që do të doja të shihja nga autoritetet e Kosovës, ajo që Shtetet e Bashkuara do të donin të shihnin nga autoritetet e Kosovës, është që të angazhohen në mënyrë krijuese, në mënyrë konstruktive dhe me urgjencë në procesin e lehtësuar nga BE-ja për të punuar drejt një normalizimi të marrëdhënieve, të cilat ne besojmë se duhet të përqendrohen në njohjen e ndërsjellë”, tha ai.

Duke iu referuar tensioneve të fundit Kosovë – Serbi rreth reciprocitetit për targat e makinave, , ai tha se marrëveshja dëshmoi se çfarë janë në gjendje të zgjidhin udhëheqësit kur punojnë së bashku dhe se ky model mund të përdoret për shumë çështje.

“Por pa një normalizim të marrëdhënieve, pa njohje të ndërsjellë, rajoni do të mbetet i bllokuar”, tha ai.

Në përgjigje ndaj një pyetjeje nga Senatorja Jeanne Shahine, ai tha se Shtetet e Bashkuara do të punojnë me Bashkimin Evropian për t’u siguruar që perspektiva për integrim të jetë reale.
…Diçka që doja të shtoja, do të ishte inkurajimi i atyre vendeve anëtare të BE -së që ende nuk e kanë njohur Kosovën, të mendojnë seriozisht për implikimet e këtij veprimi, gjë që do të ishte gjithashtu pjesë e diplomacisë sonë.

“Dhe diçka që doja të shtoja, do të ishte inkurajimi i atyre vendeve anëtare të BE -së që ende nuk e kanë njohur Kosovën që të mendojnë seriozisht për implikimet e këtij veprimi, gjë që do të ishte gjithashtu pjesë e diplomacisë sonë”, tha ai.

Zoti Hovenier tha se nëse konfirmohet, ai do të “inkurajojë autoritetet e Kosovës që të angazhohen në mënyrë konstruktive, me fleksibilitet dhe me urgjencë”.

Ai tha gjithashtu se do të vazhdonte të mbështeste qeverinë e Kosovës, qytetarët e Kosovës dhe institucionet e saj të pavarura të drejtësisë, “ndërsa punojnë për të forcuar sundimin e ligjit, për të përmirësuar qeverisjen dhe për të luftuar korrupsionin.

Zoti Hovenier tha se do të punojë për të avancuar të drejtat e njeriut për të gjithë qytetarët e Kosovës, me një theks tek pakicat etnike dhe fetare.

“Në 1999 angazhimi ynë për të drejtat e njeriut na bëri që të ndërhyjmë me aleatët tanë të NATO -s në Kosovë, duke shpëtuar jetë të pafajshme. Ne mbetemi të përkushtuar në këtë drejtim”, tha ai.

Zoti Hovenier tha se do të ishte i nderuar të shërbente si ambasador amerikan në Kosovë, “një vend që doli nga tmerret e shpërbërjes së ish Jugosllavisë dhe spastrimit etnik të regjimit të Millosheviçit”.

“Shtetet e Bashkuara luajtën një rol thelbësor së bashku me partnerët evropianë, për të mbrojtur popullin e Kosovës dhe për t’i mbështetur ata në përpjekjet e tyre për të krijuar një vend demokratik shumetnik”, tha ai.

Zoti Hovenier vlerësoi përgjigjen e qeverisë së Kosovës për pritjen e të evakuuarve nga Afganistani.

“Qeveria e Kosovës ra dakord të strehojë përkohësisht deri në 2000 afganë në rrezik, shumë prej të cilëve i shërbyen qeverisë amerikane dhe NATO -s duke u përballur me rrezikun. Por mikpritja ndaj dikujt në nevojë është diçka që shumë qytetarë të Kosovës e mbajnë mend nga afër”, tha ai.

Ai përmendi gjithashtu nevojën për të ndihmuar në luftën kundër pandemisë, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara kanë dhuruar mbi 500 mijë doza të vaksinës Pfizer, sasia më e madhe e dhuruar për Kosovën nga një vend apo organizatë.

Zoti Hovenier tha se para 13 vjetësh populli i Kosovës ushtroi të drejtën për të përcaktuar të ardhmen dhe statusin e vet, si shtet sovran dhe i pavarur

“Në këto 13 vjet ata kanë arritur diçka të jashtëzakonshme: një demokraci të aftë dhe të suksesshme me një ekonomi që mbështet mirëqenien për të gjithë kosovarët”, tha ai.

Cili është Jeffrey M. Hovenier

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden e emëroi në korrik diplomatin Hovenier për postin e ambasadorit të Kosovës.

Ai është një diplomat karriere në Departamentin e Shtetit, i cili së fundmi ka shërbyer si zëvendës ambasador i Shteteve të Bashkuata në Ankara të Turqisë.

Nga gushti 2018 deri në korrik 2019 ai ka qenë i ngarkuari me punë në atë ambasadë.

Presidenti Biden emëron diplomatin Jeffrey M. Hovenier për postin e ambasadorit të ardhshëm në Kosovë

Më herët, ai ishte zëvendës shef në detyrë i Misionit dhe ministër këshilltar për Çështjet Politike në Ambasadën amerikane në Berlin të Gjermanisë.Gjermani.

Ai ka shërbyer gjithashtu në misionet e Shteteve të Bashkuara, në Kroaci, Greqi, Panama, Paraguai dhe Peru; në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Zoti Hovenier ka përvojë në Kosovë, pasi ka shërbyer në ekipin e të Dërguarit të Posaçëm të OKB për statusin politik, Martti Ahtisaari.

Në vitin 2018, ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e nderoi zotin Hovenier me Medaljen Presidenciale Jubilare për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, “për kontributin e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.

Gjatë ceremonisë për dhënien e medaljes, Presidenti Thaçi e falënderoi diplomatin amerikan “për kontributin në Konferencën e Rambujesë, në procesin e Vjenës dhe në procesin e shtetndërtimit të Kosovës”.

“Unë do të jem gjithmonë një mik i Kosovës”, ishte shprehur diplomati Hovenier.

Nëse konfirmohet nga Senati amerikan, zoti Hovenier do të zëvendësojë ambasadorin Philip S. Kosnett, i cili u emërua nga ish-Presidenti Donald Trump në korrik të vitit 2018, u konfirmua nga Senati në shtator dhe filloi detyrën si ambasadori i pestë amerikan në Republikën e Kosovës në dhjetor të atij viti.

Në Uashington, diplomati Hovenier, ka shërbyer si Drejtor për Çështjet e Evropës Qendrore dhe Juglindore në Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe në Byronë e Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike me përgjegjësi për NATO-n dhe Çështjet e Evropës Qendrore.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu