ARKIVI:
23 Nëntor 2024

Dega e LDK-së, në Gjermani, shënoi 31 vjetorin e themelimit !

Shkrime relevante

Harbutëria e “analistëve” ndaj mërgatës sonë nëpër botë

Afrim Caka, Gjakovë SYTË TANË S'JANË SI MË PARË!!! Eh ç'ju raskapit shpirti...

Presidentja Vjosa Osmani në vizitë pune në Kanada-përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë...

Përkrahësja e madhe e kauzës Shqiptare, Edhit Durhami, përkujtim në 80 vjetorin e vdekjes

Edith Durham 1863-1944 Nail Draga, Ulqin Nga të dhënat e njohura  deri tash...

Prezantohet Fjalori i Madh për Gjuhën Shqipe, Gjinushi: U hartua nga 55 bashkautorë e 25 hartues

Nga Marseda Qefalia 22/11/2024 TIRANË, 22 nëntor /ATSH/ Në ditën e dytë të Kuvendit...

Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Nga edlira.ruzi 22/11/2024 TIRANË, 22 nëntor/ATSH/ Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë...

Shpërndaj

Fatmir Bajraj

SAGA e rrugëtimit të kësaj Dege, është SAGA e Levizjes sonë nacionale për liri e pavarësi n’krye me presidentin historik Rugova, është fati kolektiv i shqiptarëve të Kosoves, i determinuar nga pesha dhe barra e bartur mbi supe & shpatulla të këtij organizimi historik & misionar që i dha kuptim dhe dimension kauzës sonë kombëtare deri në sublimën. Përvjetori i 31-të, i Degës së LDK-së në Gjermani, e gjenë këtë të fundit në kushte Pandemie të COVID-19 dhe konform këtij konteksti të dhënë, kjo e fundit organizon manifestim meritor në një platformë vizive-digjitale dhe me një pjesmarrje të respektuar dhe solide të Deges së LDK-së për Gjermani, Degëve në Europë, dhe të vetë nivelit qendror të LDK-së nga Republika e Kosovës. Manifestimi u mbajt nën kujdesin dhe drejtimin e Kryetarit të Degës së LDK-së për Gjermani, z. Osman Ferizi, një veprimtar i devotshëm i LDK-së, dhe përmes saj, i çeshtjës kombëtare në përgjithësi, dhe i asaj të Kosovës në veqanti, i promovuar fort & fuçishëm në të dya krahet e Levizjes sonë nacionale për Liri e Pavarësi në krye me Presidentin Rugova, siq ishte rezistenca aktive paqësore dhe ajo e rezistencës së armatosur me Kryekomandantin dhe Heroin unik, z.Sali Çekaj.

Manifestimin e këtij përvjetori të Deges së LDK-së për Gjermani, e nderuan me pjesmarrje, edhe nënkryetari i LDK-së dhe deputet i LDK-së në Parlamentin e Kosovës, ish bashkëluftetari i Heroit Sali Çekaj dhe Komandant i UÇK-së në Kosharën legjendare, ish Ministri i Mbrojtjës, z.Anton Quni, ish deputeti dhe ish deputeti dhe ushtari i lirisë dhe i Presidentit Rugova, Heroi i gjallë i UÇK-së, i atentatuar nga fallangat e krimit n’Kosoven e çliruar, z. Fetah Rudi, Besnik Kelmendi, kordinator i LDK & CDU, dhe zonje nderuar, Naime Osmani-Muqa !

– Prezantuan dhe kontribuan n’këtë përvjetor të 31-të, edhe veprimtarët e hershëm të Degës së LDK-së për Gjermani, zotërinjët ; Smajl Çekaj, vëlla i Heroit Sali Çekaj, z.Fazli Hajdaraj, vëlla i Heroit Smajl Hajdaraj, si dhe z.Xhafer Leci, ndër themeluesit e Degës së LDK-së për Gjermani dhe bashkëvperimtar i Heroit Sali Çekaj.

-Degën e LDK-së së Zvicrres e përfaqësuan dinijitetshëm, zotërinjët : Ismet Mjaki dhe Hasan Qyqalla, sikurse atë të Beneluksit që e përfaqësoj Kryetari i Degës dhe ish kandidati për deputet, z. Bahtir Kastrati.

– Kryesia e Deges së LDK-së dhe Nëndegët e saja, u përfaqësuan nga Kryetaret e Nëndegëve respektiv ; Jakup Gerguri (NRW), Mustafë Lulaj (Hesen), Isuf Çetaj (Bavari), Abaz Imeri (BW), dhe Rexhep Nikqi (Bavari e eperme), dhe shumë aktivist të vjeter (veteranë) dhe të rinjë të deges së LDK-së për Gjermani ! Thekse nga fjala e Kryetarit Osman Ferizi Fjalën e rastit kushtuar përvjetorit të 31-të, të themelimit të Degës së LDK-së për Gjermani ( 05. Maj 1990), një fjalë përmbajtsore dhe gjithëpërfshirëse, e mbajti Kryetari i Degës së LDk-së, z.Osman Ferizi, duke shpalosur dhe nxjerrë në pah, kujdesshëm historikun e Deges së LDK-së, që nga themelimi, nevojën imediate të një organizimi të tillë të mergatës sonë në Përendim dhe me theks të veqantë në Gjermani, ku fryma e ndryshimeve epokale kishte “folenë” pas rrëzimit të Murit të Berlinit dhe rënjës së Perdës së Hekurt, dhe fluksit të mergimtarëve që kishin mësye këtë vend të shpresës dhe besimit për mbeshtetje dhe jo vetëm. Veprimtaria dhe aktiviteti politik & kombëtar i Degës së LDK-së për Gjermani, në sherbim të çeshtjës së Kosovës dhe kauzës së saj për liri & mëvetësi, u vlerësua në superlativ nga ana e Kryetarit Ferizi, duke e quajtur këtë Degë të LDK-së, si strumbullar dhe gjenerator politik & diplomatik të Levizjes sonë nacionale dhe projektit të saj historik për Kosoven shtet sovran dhe demokratik. Dega e LDK-së në Gjermani dhe zyra e saj në Shtutgart, e drejtuar nga Heroi i Kosoves z.Sali Çekaj, ishte kthye në një epiqendër derivimi, eksplorimi dhe realizimi praktik të depertimit të kauzes sonë për liri e pavarësi në përmendim dhe në qendrat e vendosjes, dhe gjetjen dhe krijimin e alatëve tanë të cilët ndihmuan çështjën tonë në momentet kruciale dhe të thyerjeve të mëdha që rezultuan me nderhyrjën ushtarake të Aleancës veri-atlantike (NATO) mbi Serbinë (Jugosllavinë e mbetur : Serbi-Mali i Zi), që nga 24 marsi i 1999-deri me 12 qeshor 1999, kur edhe u çlirua Kosova nga pushtuesi shekullor, serbo-sllav !

U falenderuan për kontributin, ish drejtuesit e kësaj Dege që nga themelimi e deri me sot, zotërinjët : Hafiz Gagica, Hazir Krasniqi dhe Qazim Bajgoraliu. Z. Ferizi, në fjalën e Tij, falenderoj për kontributin të gjithë aktivistet, kontribuesit dhe të gjithë bartësit e përgjegjësive dhe angazhimeve në kuader të Deges së LDK-së, me theks të veqant, Heroin Sali Çekaj, si figurë emblematike : politike & kombëtare, synonim i pikë-pjekjeve të dy krahëve të Levizjes sonë për pavarësi, të cilat fuzionuan lirinë dhe pavarësinë e Kosoves, edhe me gjakun e deshmorëve dhe të rënëve n’alltarin e lirisë, për çfarë, kontibuti i Saliut ishte unik dhe i paperseritshëm. U vlerësua, puna dhe kontributi i Heroit Rrustem Bruqi, ish aktiviat i kësaj Dege dhe i rënë për të mos vdekur kurr , në alltarin e lirisë, në Btejen e Loxhes. Nuk u harruan, as veprimtarët e devotshëm të kësaj Dege të cilët tanimë nuk janë në mesin e të gjallëve, tue ndjerët ; Marjan Tunaj, Shaban Bobaj, Selim Koca, Naibe Gashi, Qemajl Morina dhe shumë tjerë të cilët investuan angazhim & energji në dobi të Atdheut. Anton Quni, nënkryetar i LDK-së dhe deputet i saj në Parlamentin e Kosovës, përveq se percollli përshendetjet dhe përgëzimet e LDK-së, në përvjetor të kësaj Dege, ai vlerësoj lart, punën, angazhimin dhe kontributin e kësaj Dege të LDK-së, si levë boshtore për arritjën dhe përmbushjen e aspiratave tona kombëtare, duke filluar nga organizimi dhe mbushja e fondit të Qeverisë së Republikës së Kosoves permes të cilit mbahej sistemi i arsimit, shendetësisë dhe ai i solidaritetit, deri tek organizimi i rezsitences së armatoasur e cila ka rrënjët në këtë Degë, dhe vetë themeluesin e grupeve të para të kësaj rezistence, Heroin Sali Çekaj dhe Heroin Rrustem Bruqi dhe shumë ushtarë tjerë lirie dhe të orëve dhe grupeve të para siq ishte edhe Kryetari i tanishëm i kësaj Dege, z.Osman Ferizi, Zymer Lulaj dhe tjerë…!

Z. Quni, vuri theksin, edhe në momentumin n’LDK, procesin e reformava të filluara, sfidat që presin këtë subjekt dhe nevojën e angazhimit suplememntar, pas debaklit të pësuar me 14 shkurt 2021 në zgjedhjet e jashtzakonshme nacionale dhe nevojen imediate të konsolidimit dhe bashkrendimit të strukturave të LDK-së për zgjedhjet lokale të tetorit të këtij viti. Referuesit tjerë, siq ishin ; Kryetari i Deges së Beneluksit, z.Bahtir Kastrati, Kryetari i Deges së LDK-së për Zvicër, z.Ismat Mjaki, z. Hasan Qyqalla, z. Smajl Çekaj, z. Fazli Hajdaraj, Xhafer Leci dhe n’veqanti, Kryetarët e nëndegëve të LDK-së për Gjermani, siq janë z. Gerguri, z.Çetaj, z, z. Lulaj, z. Blakaj, z. Imeri, z. Nikqi dhe të tjerë, folen në mënyrë eksplicite për zhvillimet dhe sfidat me të cilat përballet LDK-ja në mergatë, dhe nevojën e dinamizimit të aktivitetiteve dhe angazhimeve të cilat i kanë munguar viteve të fundit LDK-së dhe për pasoj, kemi edhe rënjën e besimit dhe rejtngut të kësaj partie e cila i dha vulën projketit nacional, Kosova shtet sovran dhe demokratik. Edhe fjala e autorit të këtyre rreshtave në këtë përvjetor, si veprimtar i kësaj Dege që nga vitet e 90-ta, ishte modeste dhe në të njëjtat valë & frekuenca me bashkëveprimtarët dhe aktivistet tjerë, pjesëmarrës të këtij manifestimi për përvjetorin e 31-të. U zotuan në një bashkërënditje dhe koordinim të mirëfillët brënda Degës së LDK-së për Gjermani, të Degëve në margatë, dhe dosido edhe me qendrën në Prishtinë, përkatsisht, me lidershipin e saj të ri, si nevojë imediate dhe e pakapercyeshme për ta ri-kthye LDK-në, aty ku i takon, pra si lidere e proceseve historike në të gjitha etapat dhe periudhat kruciale që nga fillet e para të Levizjes për pavarësi, deri tek shtet-bërja dhe shtetndertimi i Kosoves.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu