ARKIVI:
20 Nëntor 2024

Hyp se të vrava, zhdryp se të vrava!

Shkrime relevante

Historia dhe mesazhi tradicional i presidentëve dje dhe sot për gjendjen aktuale në SHBA dhe Presidenti TRUMP

Klajd Kapinova, New York Gjendja e Unionit (ndonjëherë përdoret në mënyrë të...

Mickoski: Gjuha shqipe nuk po rrezikohet, nuk i pengon askujt

G.K/RTKlive “Askush nuk është kundër gjuhës shqipe, as në Maqedoni, askush nuk...

52 vjet nga Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe

Nga: Edlira Ruzi 20/11/2024 TIRANË, 20 nëntor/ATSH/ Më 20 nëntor 1972, u mbajt...

210 vjet nga lindja e Jeronim de Radës, ideologut arbëresh të Rilindjes Kombëtare

Nga: Edlira Ruzi TIRANË, 19 nëntor/ATSH/ Më 19 nëntor të vitit 1814...

Intervistë e Lis Bukurocës dhënë gazetares Rudina Xhunga (Video)

Erdha në Shqipëri të bëj dhëmbët dhe zbulova sekretin e madh!...

Shpërndaj

Nga : Refiqe R. Hamiti
“Dashuria i pushton dhe i shpëton të gjithë”! Sidomos ata që çmimin e atdheut e kanë fituar dhe luftuar me gjoks që Kosova të bëhet shtet i pastër dhe të udhëhiqet nga njerëzit e vlerave kombëtare dhe njerëzore. Në rend të parë.
Andaj :
Mos më kurseni kur është në pyetje , Albin Kurti, ju Arben Vitija e Shpejtim Bulliqi.
Edhe pse nuk duhet harruar kurrsesi që edhe Përparim Rama dhe Ekrem Hyseni janë njerëz ,që rrënjët e tyre familjare ,edukative dhe kombëtare, janë në majat e pastërta njerëzore.
– Nuk jeni tut prej Komandantave që me kallash në krah ju kan ardh në Prishtinë në zyrat e juaja dhe ua kanë ”mledh betë!’ , edhe në Kuvend dikur, për me ju tregue, Juve deputetëve të LVV , se si duhet të silleni,ta shenjësoni gishtin në Kuvend dhe të votoni;
– Nuk jeni tut prej Kryetarëve ,Presidentave dhe Ministrave që sot janë në Hagë, dhe derisa u mor vesh se tani për tani : Ju e keni elektoratin e lirë dhe të pafajshëm me ju votue , juve gjithë.
Ish dasht këta ”kërrhaqat”, mos me i marr gjumi tërë natën,për veprimet e tyre të liga shumëkund dhe mafion e organizuar kudo nëpër të gjitha Institucionet e Kosovës.
Mafio e ndërtimit në Kosovë ,e zenë vendin e parë , në Evrop për faqet e zeza të tyre, që e kanë ngulfat tërë territorin e Kosovës.
– Ju njerëzit e drejtë , a është Arben Vitija apo Përparim Rama ,nuk i përngjani, nuk i tuteni LDK-së, që qe 21 vjet e kan akuzuar SHIK-un për likuidimin e aktivistëve të saj, a kurr, kur kanë qenë në pushtet,nuk kanë bërë asnjë hap , me i hetue ,e me i qit para drejtësisë ,ata që e kan drejtue armen,drejt tyre dhe ua kan vrarë,rrah ,linque, shashtrisë ,aktivistët e tyre. Gjithmonë ishi- Isa Mustafa kur ka qenë në pyetje mbledhja e votave, premtimet e tij ishin aq zhgënjuese , saqë menjëherë pas zgjedhjeve, kualicioni pasonte me ata që i quante vrasës. E bardha e kandidatit për kryetar nga LDK, Përparim Rama është që po thirret në vlerat e tij, programin e tij,e jo kurr në atentatet dhe vrasjet e aktivistave që ju kanë vrarë kinse nga SHIK-së.
– Ju njerëzit e drejtë , nuk i tuteni AAK -së , që qe 21 vjet kanë bër hajni dhe korrupsion marramendës,(e që,po ju dalin duqat çdo ditë për miliardat e tenderosur padrejtësisht në çdo cep të qeverisjes së tyre), e sot po dojnë me na e ”degerdis”, ”marue” ,teleferigun në Dragodan , me rrëshqit si në skia ,thuajse e kanë buxhetin komunal si të Los Angelesit .
– Ju kandidatët e mirëfillt në qytetin nga i kam rrënjët dhe në qytetin ku unë sot jetojë ,nuk i tuteni logjikës se edhe zoti e don drejtësin,andaj edhe e kërkoni drejtësinë,si copen e tortës, ditë edhe natë me moton: Çfarë po ndodh për rreth nesh,dhe a ka dikush që e sjell fundin e tmerrit,që e sheh gjithëkund qytetari i Prishtinës, e dikur qytetari i Podujevës, nga Agim Veliu?
Se Zoti nuk i do ata që shpifin.
E dim !
-Ti shpif, çdo ditë,çdo minut, se në Komunen e Prishtinës janë gati 200 punëtor me diploma falco,por që në mëngjes pinë kafe me ata njerëz,që kanë blerë diploma falco, dhe punojnë qe 15 vjet në Komunë dhe Institucionin ku ti ke drejtuar . Verifikimin e këtyre diplomave qe 15 vjet s’ke pas kohë, me e identifikue sepse pasurimi i gjepit tënd ka qenë prioritet numër një,për unin tënd.
– Ti shpif se Albin Kurti është i shitur te serbia.
Por, ” shitësit te serbia” i tutesh ,e Albinit si Kryeministër i veçant nuk i tutesh.
-Çfarë logjike ka kjo! Juve është dashur ti frkësoheni qeverisjes së rregullt të tij , e jo ti tutesh ”shitësit serb!’, sepse ky s’mundet me e shitë Kosovën kurrë:( sa ju kena juve) ,pa e shitë Amerika, që na keni pas lodh duke u thirr në emrin e antiamerikanizmit!
Krejt shuarjen e Qeverisë Kurti 1, e patët radhit,me defterin që Amerika se don Albin Kurtin në qeverisje.
Sot nuk ka vend ,nuk ka njeri,nuk ka mësues ,nuk ka doktor, nuk ka arkitekt e inxhinjer ,nuk ka bojagji,nuk ka fukara,nuk ka hallegji që nuk ju njeh me gisht,dhe nuk e ndanë shapin nga sheqeri.
Sot edhe shkollat kanë mërzi.
Tmerri i zotit…
– Tregojuni fëmijëve se Albin Kurti është Ai që kinse :
”Kontrollon të gjitha mediat”.
S’mundesh.
Edhe fëmijët e dinë që ju po rreni!
(që do të thotë Ju pacifista,shantagjijë ,hajna ,i kontrolloni mediat kudo në Kosovë dhe i keni paguar ,e i paguani me paret e vjedhura nga qeveria , apo Drejtorat e dikurshëm të RTK ,e mediave tjera që janë emëruar nga Kadri Veseli gjithmonë ,e sot po luani ,”donatorin kishe biznismen” ,a donacionet po i merrni edhe nga serbia);
Albin Kurti dhe njerëzit e tij ,de fakto e kanë shkatërrue pozitën e dikurshme,pra opoziten e tanishme :
Por:
Albin Kurti nuk e ka shkatërruar vetveten!
Asnjëherë, që do të thotë: Ju censuroni,ju propagandoni, ju linqoni ,pa pushuar dhe propaganda gebelsiane e juaja, kundër pozitës çdo ditë po ju gjuan në greminën e kërkuar. Këtë pra ,edhe fëmijët, po e dinë.
Albin Kurti ka pushtet absolut dhe pushtetin e ka marrë me votën e lirë , të popullit, nuk është marr pushteti i Albinit me forcë, me vrasje masive dhe me krime.
Dikur ju që qeverisët para 17 shkurtit ,Albin Kurtin e quanit Diktator, a ju kujtohet?
Diktatorshipi është vendi që udhëhiqet nga një diktator dhe nga klika e tij.
Po të ishte Albin Kurti diktator ,si bënë që ju po e rreni opinjonin duke propaganduar çdo ditë zi e më zi , e ”diktatori”, me pushtet , me ju shikue nga lart!
Kë po kujtoni se e mashtron ju!?
Albin Kurtin po e respektojnë të gjithë ,nga të katër anët e botës ,prej qefit e jo prej zori.
Çfarë rëndësie pati ajo sot në Slloveni, se a ishte Albini në rendin e parë apo të fundit?
Albini ishe pjesmarrës atje ku e ka vendin dhe po na përfaqëson denjësisht si Kryeministër. Kjo ka rëndësi!
Mos u tutni aq shumë ,se edhe këto zgjedhjet komunale, vijn dhe shkojnë, ju tutuni , veç se Kosovës i nevojitet kohë për t’u shëruar.
Për t’u çliruar Institucionet e Kosovës nga paramilitarët e PDK-LDK -AAK, por edhe nga disa talibanë të LVV ,dhe nga gazetarucat e tyre ,propagandues,nevojiten së paku edhe 10-të vjet.
Kështu që, fitorja e madhe është e shumë përfaqësuesve të Albin Kurtit, kurse të gjitha Institucionet ende do të jenë Tuajat SHIKISTA, (prej Gjykatave,prokurorive, argatëve të SHIK-ës, e deri te, ai rojtari te dera e Komunës , veç deri te këto zgjedhjet komunale ).
P.S.
Mos më zhgënje Kryeministër Albin Kurti dhe ju ish Ministër Arben Vitija!
As ju Përparim Rama, Shpejtim Bulliqi e Ekrem Hyseni. Po ju drejtohem juve me rrënjë sepse ju njohë. Nuk po u’a vlerësojë partin ,por juve përsonalitetin e juaj ,cilido që do të fitoni. Sepse vota e popullit ju finalizon ,ju beson.
Deri sot nuk na zhgënjyet asnjë minut . Me arritjet e juaja profesionale,punën dhe njerëzillëkun e juaj .
Po dyshoj.
”Ju ose i keni bër tash argat , shikistat e dikurshëm ,( të juaj )me i shpihunu bosat e vet ,tek ju. Ose ata po shiten lirë në Institucionet e juaja (kishe me juve),ose-ose po e luajn rolin e trefish, agjent me pages.
Sepse hapsira diku diku- është e ” ishave”.
Unë po e shoh që ujku kimen e ndërron por zanatin kurrë!
S’po shoh që: Uji po rrjedh në shtratin e tij. Nëpër disa Insritucione. Sepse shumëkush që u është afruar ,ata janë shpihunat e dikujt…
Ju bëhuni të mençur dhe luani me ”piunat”, në tablon dhe sferën e Shah-Matit!
Sepse Kosova vonë, shumë vonë do të pastrohet nga kashta e kallur,përbrenda.
A vuajtja pasohet te rinia, sepse këta të rinjët tanë, e kan pak më vështir.
Nuk dinë shumë se çka është atdhetarizmi,patriotizmi dhe flijimi?
Tani për tani shumë ,shumë të rinjë në Kosovë, mendojnë se jeta në Kosovë është lojë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu