Florim Zeqa
NATO është duke e përforcuar KFOR-in me ushtarë dhe artileri të rëndë ushtarake. Në anën tjetër edhe Serbia është duke pozicionuar forca të mëdha ushtarake përreth kufirit me Kosovën! Këto zhvillime paraqesin rrezikun e lartë të një luftë të re në Kosovë! Askush nuk mund ta thotë me saktësi, se a do të jetë kjo luftë e përmasave ballkanike apo fillimi i luftës së tretë botërore!?
Hyrja e NATO-s në Kosovë pas marrëveshjes me gjeneralët e Serbisë
Më fillimin e bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve serbe në 24 marsin 1999, i cili zgjati 78 ditë e netë, filluan edhe masakrat më të mëdha të policëve, ushtarëve dhe paramilitarëve serb ndaj civilëve të pambrojtur shqiptarë gjithandej Kosovës.
Pas fillimit të bombardimeve të NATO-s u dëbuan rreth 1 milion shqiptarë të Kosovës për në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi dhe gjithandej shteteve evro-perëndimore e deri në Amerikë dhe Zelandë të Re.
Ky dëbim i popullatës shqiptare ishte i planifikuar nga Serbia dhe ndodhi para syve të mbarë botës demokratike. Kësisoji, brenda 78 ditësh të bombardimeve të NATO-s u dëbuan nga shtëpitë e tyre më shumë se gjysma e popullatës së Kosovës. U boshatisen shumë fshatra dhe vendbanime, u dogjën më qindra shqiptarë nëpër shtëpitë e tyre, të cilat u shkatërruan në themel.
Edhe përkundër bombardimeve 78 ditëshe të NATO ndaj caqeve serbe, hyrja e forcave paqeruajtëse të NATO-s ndodhi vetëm pas marrëveshjes tekniko-ushtarake të Kumanovës mes gjeneralëve të NATO-s dhe gjeneralëve të Serbisë!
Edhe pas asaj marrëveshje të 25 viteve më parë, situata është kjo; çizmen e ushtrisë serbe e zavendëzuan çizmet e dhjetra shteteve të NATO-s, ne e rishpallën pavarësinë e shtetit dhe fituam njohjen ndërkombëtare të shtetit, kurse synimet dhe aspiratat serbe mbeten të njëjta për ripushtimin e Kosovës.
Politikanët e papërgjegjshëm kosov(r)arë
Si pasojë e agresionit politik të Serbisë në njërën anë dhe mungesës së diplomacisë aktive të shtetarëve tonë, sot Kosova është shteti i vetëm në Ballkan që ndodhet nën sanksione ekonomike të BE-së dhe SHBA-së!
Politikanët e papërgjegjshëm kosov(r)arë, njëri pas tjetrit e ndihmuan politikën hegjemoniste të Serbisë me amnestimin e kriminelëve serb të luftës, me decentralizimin etnik dhe enklavizimin e Kosovës, me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore serbe, me themelimin e Gjykatës Speciale, me ratifikimin e marrëveshjes në Kuvend për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe në veri të vendit, me rritjen sipërvaqësore dhe fuqizimin e Kishave dhe Manastireve serbe gjithandej Kosovës, duke e kthyer minoritetin serb në minoritetin më të privilegjuar në botë.
Aq shërbime të mira i ka bërë politika kosovare shtetit serb, saqë, fare lehtë mund të ndodhë në të ardhmen e afërt, që disa prej liderëve shtetëror të Kosovës së pasluftës të shpërbledhen dhe të dekorohen nga shteti i Serbisë me ‘Medalje të Artë” për veprime antikombëtare dhe antishtetërore ndaj shtetit të Kosovës.
Lufta po na troket të dera, partitë tona politike vrapojnë pas pushtetit
Për dallim nga Millosheviqi, pasuesi i tij, Aleksandër Vuqçiq është duke e ruajtur balancin politik mes SHBA-ve dhe Rusisë, duke investuar në rikthimin e regjimit të Millosheviqit në Kosovë. Pra, regjimi aktual në Serbi, ndryshe nga Millosheviqi, me mençuri është duke e shmangur përballjen e drejtëpërdrejtë me komunitetin ndërkombëtar duke i fajësuar shqiptarët për moszbatim të marrëveshjeve të Brukselit dhe për prishje të stabilitetit politik në Ballkan, gjë të cilën po e ritheksojnë edhe liderët e shteteve evro-perëndimore!
Përderisa NATO e ka ngritur alarmin e kuq për rrezikun e sulmeve të ushtrisë serbe ndaj Kosovës, partitë tona politike ende bëjnë fushatë parazgjedhore për mbajtjen, gjegjësisht marrjen e pushtetit në pragë të një lufte me përmasa shkatërrimtare!
Andaj, bazuar në politikën e jashtme disfatiste të Kosovës dhe ftohjen e raporteve të lidershipit aktual me SHBA-të, shtrohet pyetja sa logjike po aq hipotetike, “A do ta mbrojë NATO Kosovën në rast të një sulmi eventual të Serbisë” dhe pyetja e fundit, “A e meritojmë ne shqiptarët mbrojtjen nga NATO, kur ne nuk e duam dhe e trajtojmë shtetin tonë si plaçkë lufte vetëm për pushtet dhe pasurim personal!?
Si përgjigje ndaj pyetjeve të ngritura, përpara më doli thënja e të madhit dhe të pavdekshmit, Akademik, Mark Krasniqi, po citoj: “Mrekullia vetëm një herë ka zbritur nga qielli për shqiptarët”, duke aluduar në intervenimin ushtarak të aleancës më të madhe ushtarake në botë.
I nderuari i paditur,
NATO eshte duje e mbrojte Kosoven qe fiks 25 vjet, perndryshe mos me e mbrojte NATO Kosoven sot pasdite vjen Serbia dhe Rusia edhe e okuopojne.
I nderuar Florim Zeqa,
Duke te pershendetur dhe falenderuar per veshtrimet dhe analizat tua, qe ne fillim nuk pajtohen hic (fare) me kete komentuesin paraprak, z. Burim Bytyqin, kur te drejtoret gjithe sarkazem, ironi ose injorance me “i nderuari i paditur”!
Kjo eshte me teper se “trimeri”!, mendoj une.
Edhe pse z.Bytyqi komenton me emer dhe mbiemer te plote e jo me nofka klandestine (respekt)-shprehjet ose kualifikimet e Burim Bytyqit, te duken me teper se te “guximshme” ose nxituese!
Nese, Burim Bytyqi vjen nga Gjakova, vetem po ia rikujtoi se Gjakova me plot te drejt eshte quajtur dhe konsideruar si Weimari i Kosoves. Mbase, si kryeqytet i kultures, artit muzikor, letrar, shkencor, kulturor etj.
Po me befasojne per te keq disa komentues nga Gjakova, te cilet me nofka ose emra te fshehur ose klandestin si “Zuka”,”Manikyr”, “Huji” e ku te dij une, pas cdo shkrimi ne gazeten “Bota Sot”; jo vetem mua personalisht, por dalin e i shajne, perqeshin dhe injorojne te gjithe diasporen ose mergimtaret shqiptar, duke na quajtur diaspordha, mergim budalla, pametnjakovici i diaspordhes e cka mos tjeter.
Komentoj edhe vet me nofka , por….jo ne ate menyre!!! Ne te kunderten, nese e ofendoi dikend ( pa lidhje): dal me emer, mbiemer dhe adrese te plote si Burim Bytyqi. Edhe pse as kjo menyre nuk qendron fare.
Florim, Natoja ose Perendimi, jane zhgenjyer dhe deshpruar aq shume me Kosoven dhe shqiptaret, saqe mos u cudisni nje dite me u larguar krejt prej Kosoves.
C´eshte e verteta, Natoja dhe Perendimi, e mbrojne edhe Turqine nga Rusia etj..ama jo edhe “Turqine e vogel” ( Kosoven) nga vetvetja! Me kupto.
Ka nje turqizim ose neosmanizim enorm dhe teper masiv ne Kosove, i nderuar Florim.
Ntm.
Te kapun dore per dore:Sh´Mhilli (Hazreti Xhebrali), “Sveti Sava” (Sveti Vragu),sulltan Erdogani dhe “judeu apostul”; i jane futur ne konak Jezu Krishtit, i cili u jep buKe, veshembthje dhe lutet per ta: Zot i dashur, ua fale gabime mekaterve te shkrete se nuk dijne se cfare (cka) bejne”! Jane hajvana ose krejt budalle, o Zot!