ARKIVI:
4 Maj 2025

    A do të përsëritet “Rasti Panda” ?

    Shkrime relevante

    Deklaratë publike e Lirim Gashit mbi uzurpimin e përmendores së Gjergj Kastriotit nga Bashkësia Islame e Kosovës

    Lirim Gashi, redaktor i Drinit, Prizren __ Shkruar në shqip, gjermanisht dhe anglisht...

    E vërteta pas ikjes së Vuçiqit nga SHBA, jo vizita në Moskë, por frika nga FBI

    Shkruan : Nikola Sandulovic, Beograd Shoh që ka shumë "të mençur" që...

    Do t’ju rrëfej se çka më pati thënë në fëmijërit fqinji im gazmor, Ajazi, Ashkalija

    Shkruen e knon: Lirim Patrioti Lirim Gashi, Prizren  SEKRETI I AJAZ ASHKALIJES, QË...

    Kur Gjuha  Shqipe i mbijetoi represionit Osman dhe Sllavo-Grek

    Pirro Prifti, Tiranë Shkaqet e mungesës së një gjuhe shqipe të shkruar...

    Shpërndaj

    Kafja e dikurshme “panda” në Pejë, ku policia serbe vrau të rinj serbë, për t’ua lënë fajin shqiptarëve…!

    Nga: Bardhyl Mahmuti

    Më 14 dhjetor 1998, në kafenenë “Panda”, në qytetin e Pejës, u vranë gjashtë të rinjve të  përkatësisë serbe dhe malaziase. Kjo vrasje pati një jehonë shumë të madhe si në rrafshin e brendshëm, ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Lajmi i shoqëruar me fotografitë e të rinjve të vrarë përshkoi të gjitha mediat e vendit. Kjo ndikoi që të organizoheshin protesta që në mëngjesin e 15 dhjetorit.

    Mobilizime dhe protesta masive anekënd Kosovës, Serbisë dhe Malit të Zi shprehnin revoltën e qytetarëve për këtë krim. Në të njëjtën kohë kërkohej arrestimi sa më i shpejtë i vrasësve, sjellja e tyre para drejtësisë dhe dënimi i merituar i kriminelëve.

    Në të gjitha nivelet e arsimit, nga shkollat fillore e deri te universitetet, serbët dhe malazeztë ndërprenë mësimin dhe mbajtën tubime protestuese. Me anë të këtyre tubimeve “kërkohej nga organet shtetërore që të merreshin aksione efikase për shkatërrimin e terrorizmit”. Është e vërtetë që ky akt terrorist gjeti një hapësirë të konsiderueshme në mediet ndërkombëtare, ndërkaq William Walker-i në emër të 54 shteteve të OSBE-së e dënoi me ashpërsi këtë krim.

    Pesëmbëdhjetë vjet pas kësaj ngjarjeje tragjike, doli në shesh e vërteta: zëvendëskryeministri i Jugosllavisë dhe përgjegjësi për politikë të jashtme të këtij shteti gjatë luftës në Kosovë, Vuk Drashkoviq, bëri publike se “në atë kohë, Shtabi Strategjik i Millosheviqit kishte vendosur që Shërbimi i Sigurisë Shtetërore të ndërmerrte sulme terroriste kundër civilëve serbë, shqiptarë dhe të përkatësive të tjera etnike, të cilat duhej t’i visheshin UÇK-së.

    Nëpërmjet kësaj strategjie synoheshin dy qëllime:

    1. në sytë e opinionit publik ndërkombëtar, UÇK-ja të prezantohej si organizatë terroriste;
    2. t’u jepej zjarr ndjenjave antishqiptare në Kosovë dhe në tërë Serbinë.

    Në funksion të kësaj strategjie, Sigurimi Shtetëror i Serbisë, me në krye Radomir Markoviqin, me ndihmën e Milorad Ulemek-Legijas, më 14 dhjetor 1998 kreu masakrën kundër gjashtë djelmoshave serbë në kafenenë ‘Panda’ në Pejë”.

    Më 16 gusht 2008, në emisionin televiziv “Ćirilica”, në “TV Pink”, koloneli i policisë serbe, Slavko Nikiq pohoi me mburrje, se “me udhëzimet e Ratko Mladiqit tij, ishte dërguar në luftën e Kosovës në krye të Njësitit për Detyra të Veçanta”! Gjatë kësaj interviste, ai nuk tregoi se në cilat aksione kishte marrë pjesë gjatë luftës në Kosovë, por, siç shihet nga përzgjedhja që ka bërë, duke vendosur në ballinën e librit “Rrëfim – Ndoshta” fotografinë e vet me uniformë të UÇK-së, mund të supozojmë se të çfarë natyreje ishin krimet e Njësitit për Detyra të Veçanta.

    Një numër i konsiderueshëm provash dëshmojnë përdorimin e uniformave dhe emblemave të UÇK-së nga ana e forcave të armatosura për t’i kamufluar krimet e tyre mizore dhe për t’ia veshur  UÇK-së.

    Në vigjilje të 26-vjetorit të krimit në “kafenenë Panda”, në pjesën veriore të Kosovës, Policia e Kosovës ka zbuluar një arsenal të konsiderueshëm armësh të kelibreve të ndryshme, uniforma, emblema të UÇK-së etj.

    Duke u nisdur nga fakti se në krye të institucioneve politike, ushtarake, policore dhe të Shëbimeve sekrete të Serbisë janë njerëzit që kanë qenë pjesë e atyre institucioneve në kohën kur është kryer krimi i gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë dhe aktet terroriste kundër civilëve serbë, malazia dhe të pjesëtarëve të përkatësive të tjera etnike për të nxitur urrejtjen antishqiptare, institucionet e Kosovës duhet të alarmojnë akterët me peshë në skenën politike ndërkombëtare se ekziston rreziku real që të kryhet ndonjë krim kundër civilëve serbë në Kosovë, “me uniforma dhe emblemë të UÇK-së”, për të prezantuar si të padurushme jetesën e serbëve në shtetin e Kosovës!

    Këmbanat bien për ata që kanë vesh për të dëgjuar!

    K O M E N T E

    2 KOMENTE

    1. E pra , e lexova artikullin e mësipërm dhe komenti i z. Ganiu më habit se në krejt shkrimin e mësipërm nuk ndesha me një gabim të vetëm gramatik . Shënon presjet ,pikat me korrektësi të plotë . Jo njerëz , për arsye absurde , egoiste apo inatcore të bëni një koment që është 100 % e GABUAR . Këtë vërejtje shënoj pa dalë aspak tek tema e shtjellimi i ngjarjeve . Në c^botë jetojmë pshehrëtis , s^je dakort me faktet ,ngjarjen , personazhet bujrum shkruaj idenë e faktet që ke . Por jo të akuzosh për gabime drejtshkrimore kur nuk hasa as dhe në një . Cudi e madhe me këto njerëz .

    SHKRUAJ NJË KOMENT

    Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
    Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu