Florim Zeqa
Duket të jetë plotësisht e vërtetë e hidhur, se shumë njerëz në Kosovë nuk e kuptojnë çka flet Albin Kurti! Por edhe më keq se kaq, për ata që e kuptojnë dhe nuk guxojnë ta kundërshtojnë!
Hoxha dhe Plaku
Për ta vërtetuar më mirë dhe më kjartë këtë që e ceka më sipër, po e ilustroj me një ngjarje të vërtetë e cila ka ndodhur dekada më parë në një fshat të Rrafshit të Dukagjinit gjatë muajit të Ramazanit. Zakonisht, pas Iftarit të shijshëm, fillojnë të relaksohen besimtarët me biseda të lira me Hoxhën e përzgjedhur të fshatit. Një plak ngucakeq pasi e ofendon Hoxhën, Ai i pergjigjet: “Ty nuk të prehet dëm çka të thuash se je shtazllak”! Plaku më të vërtetë nuk e kishte kuptuar se çfarë i kishte thënë Hoxha dhe filloj të qeshej me krenari duke menduar se Hoxha i ka thënë diçka të mirë! Në atë moment një fqinjë i tij e pyet plakun, a e more vesh çka të tha Hoxha, jo i pergjigjet Ai. Kur e mori vesh se çka i kishte thënë Hoxha atëherë fillon përplasja fizike mes Plakut dhe Hoxhës! Mezi kishin arritur ta shpëtojnë Hoxhën nga duart e Plakut!
Nga batutat në ofendime të rënda
Për të gjithë ata që e kanë përcjellur fushatën zgjedhore, nga dita e parë ngacmimet ndërpartiake kishin filluar me batuta të lehta dhe të ndërsjella mes liderëve partiakë.
Mirëpo, nga dita në ditë batutat filluan të kthehen në kritika dhe ofendime serioze të padëgjuara më parë nga liderët partiakë, me etiketa për hajni dhe tradhti kombëtare.
Por, pa dyshim, ofendimi më i rëndë erdhi në përfundim të fushatës zgjedhore nga lideri i partisë më të madhe në vend (pushtet), Albin Kurti, i cili liderët e partive opozitare i quajti ‘hajvanat’!
Për dallim nga Hoxha i cili e kishte nënvlerësuar një besimtar të vetin me fjalën ‘shtazllak’, Albin ‘Baba’ i ofendoj në mënyrën më të vrazhdë dhe primitive të gjithë liderët e partive opozitare, e bashkë me këta edhe mbështetësit e tyre duke i quajtur ‘hajvanat’ apo ‘shtazllak’!
Do të fitoj i ‘mençuri’ apo ‘hajvanati’?!
Tani ndodhemi në situatën më paradoksale paszgjedhore të pasluftës, kur partia fituese me mbi 40% e rrezikon ta humbë pushtetin shkaku i një fjale banale të liderit të saj, ku në ndërkohë të gjitha partitë opozitare janë barrikaduar kundër Albin Kurtit!
Në këtë situatë të paqartë politike, partisë fituese (LVV) i kanë mbetur vetëm dy opsione, ta formojë qeverinë e vetme me Listën Serbe ose t’i lëshojë rrugë opozitës!
Mirëpo, siq duket, Albin Kurti në pamundësi që të formojë qeverinë i vetëm pa Listën Serbe, do të përpiqet që ta çoj vendin në zgjedhje dhe atë për dy arsye:
E para) për t’i ikur përballjes direkte me administratën e Trump-it!
E dyta) që të viktimizohet nga përballja me Prokurorinë Speciale të Kosovës!
Kurti e mendon, që me ikjen nga këto dy përballje do të ngritet mjaftueshëm në elektorat sa për të fituar ‘Referendumin e tretë’!
Për arsye se e ka të sigurtë që ‘hajvanati’ nuk do t’i bindet dot për t’ia bërë numrat për formimin e institucioneve të reja në Parlamentin e Kosovës!
Mbetët të shohim, kush do ta fitoj betejën, i ‘mençuri’ apo ‘hajvanati’?!
Pavarësisht faktit se kush del fitues, Kosova tashmë e ka humbur imazhin e shtetit demokratik.