ARKIVI:
26 Mars 2025

A duhet formuar edhe komuna “boshnjake”, sipas kërkesës së Dude Bale?

Shkrime relevante

Si mund ta mposhtim të keqen edhe me flokëshprishurin Albert Ajnshtajn

Shkruan e këndon: Lirim Patrioti (Lirim Gashi, Prizren)  __ (në versionin „qesh e ngjesh") __ Sikur...

Bashkejetesa Fetare dhe Kryepeshkopi Johan Pelushi

Pirro Prifti, Tiranë  (( Fjala e mbatjur ne Takimin `Dialogu Nderfetar` ne...

“Lufta me Islamin është e pashmangshme”

Hans Rustad / Document.no  25.03.2025 12:10 Profesor Gad Saad është rritur me Islamin...

A duhet formuar edhe komuna “boshnjake”, sipas kërkesës së Dude Bale?

Gani I. Mehmeti Ditë më parë depuetja me përkatësi boshnjake, Duda Bale,...

Shpërndaj

Gani I. Mehmeti

Ditë më parë depuetja me përkatësi boshnjake, Duda Bale, kushtëzoi LVV-në hyrjen në qeveri me formimin e një komune boshnjake.

Është pak e pakuptueshme apo edhe e  çuditshme se si vetëm në Kosovë po kërkohen të formohen komuna sipas përkatësisë kombëtare. Kjo, me gjasë, po vjen sipas asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të kërkuar nga Vuçiqi, të nënshkruar nga kryenministri i Kosovës dhe të aprovuar nga Kuvendi i Kosovës.

Ky asociacion që ende nuk u themelua, sepse shqiptarët pa menduar fundin, po pranojnë krejt çka po kërkonte Vuçiqi dhe Bashkimi Europian, pa ditur ose pa guxuar të kundërshtojë një diçka që është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe kundër sovranitetit të Kosovës.

Tani, sipas asociacionit në fjalë, Duda Bale kërkon një komunë boshnjake! Këtë e la paraqitur edhe kusht për të hyrë në qeveri me LVV apo me këdo që e formon qeverinë, Pra është e vendosur neuk do hyjë në asnjë qeveri, nga kushdo që e formon, pa premtimin e formimit të një komune boshnjake. Pa menduar cënimin e të drejtave kombëtare të të gjithëve, disi kjo kërkesë më duket e pa vend, për të mos thënë e tepërt, apo të “ligut” iu gjuakan të gjithë në qafë dhe duan të përfitojnë sa më shumëedhe atë, çka askush nuk ka përfituar deri tani në asnjë shtet tjetër. E me këtë kusht të paraqitur, shoh se Duda Bale do të mbetet pa u përfshirë në qeveri këtë mandat, sepse të drejtat kombëtare nuknuk mund të realizohen vetëm përmes një komune, pa edhe sikur në atë komunë të jenë të gjithë të të njëjtës përkatësi kombëtare.

Tjetër, unë nuk di një fshat etnikisht të pastër me boshnjakë në Kosovë, që të mund të formohet ajo komunë, siç janë formuar disa fshtara serbe në komuna.

Prandaj, ku do duhej të ishte kjo komunë, – pyes Duda Balen? A kemi ndonjë fshat vetëm nga komuniteti boshnjak, që atë ta bëjmë komunë boshnjake? Dhe, kështu, nesër a pasnesër do dalin edhe komunitetet tjera të kërkojnë nga një komunë, përkundër asaj se nuk ka fshat vetëm nga një etni, përveç atyre shqiptare që jqnë shumicë në Kosovë.

Sa është e logjikshme, e drjetë, e shëndetshme kërkesa për formimin e komunave në baza kombëtare, kur kjo Kosovë është kaq e vogël, e cila ka vend për të gjithë që duan të jetojnë në të, por vetëm duke e pranuar Republikën e Kosovës kështu si është, pa ndarje etnike e pa komuna kombëtare, por me të drejtat e tyre kombëtare për të gjithë. Si do të shikohet nga të tjerët një komunë boshnjake, a do të jetë e mirëpritur, po edhe ata  vetë si do ta ndjejnë veten kur do të izolohen vetëm brendapërbrenda komunës së tyre? Dhe, a do të gumbullohen të gjithë boshnjakët në atë komunë apo do të jetojnë nëpër të gjitha komunat ku do që gjenden sot? Një komunë e tillë nuk do të mund të bëjë asgjë më mirë e më shumë se tani.  Prandaj, jam edhe kundër asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe kundër çdo lloj komune të veçuar etnikisht në Kosovë. Fillimisht iu duket se është më mirë, por në të ardhmen do të dali më keq, sepse nuk do të shikohen me të njëjtin sy nga shumica në Kosovë dhe do të izolohen brenda asaj komune.

Unë pranoj idenë e Duda Bales kur është fjala për reformat në arsim, meqë nuk e di se iu mungon diçka në këtë drejtim. Secili etnitet në Kosovë i ka të drejtat e tij të zhvillojë gjuhën, kulturë, traditat dhe të mësojë historinë e vet.

Sa i përket kërkesës së saj për decentarlizimin e komunave, ato janë mjaft  të decetralizuara dhe nuk ka çka më tepër. eicila komunë ka të drejtë të lidhet me këdo brenda e jashtë Kosovës për zhivillimin e saj. Politika e jashtme zhvillohet nga Qeveria e shumë tjera, me të cilat komunat nuk ka nevojë as të mendojnë.

Reforma për respektimin e gjuhëve, me sa di unë, është në shkallën më të lartë se në çdo shtet tjetër. Por, të gjitha shkojnë sipas kuadrit të një etniteti kush sa ka për zhvillimin e mësimit nëpër shkolla në gjuhën e secilit. Le të krijojnë kuadrat vetë përmes studimeve dhe ata mund të ecin përpara, pengesa nuk kanë.

Edhe sa i përket punësimit pajtoj , por ajo shkon krahas arsimimit të secilit etnitet dhe zhvillimit të vendit, novojave e mundësive për punësim.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu