Nga: Dom Nikë Ukgjini
Duke punuar në rivitalizimin e Kishës dhe ambientet të Kuvendit të Arbrit në Merqi të Lezhës, me lindi pyetja se a do na bënte mirë edhe ne shqiptarëve, që krahas Nenës Terezë, ta kemi të shpallur, Shërbëtor i Hyjit, i Lum apo dhe Shenjtë, papa Klementi i XI, Albani në mënyrë që ta zënë vendin e merituar ne Kishën e Kuvendit ne Merqi te Lezhes?!
Shqipëria dhe shqiptarët me Papa Klementi XI i lidh një traditë e hershme dhe e devotshme katolike. Klementi XI drejtoi papatin në vitet 1700 – 1721. Ai u lind në Urbino si Giovanni Francesco Albani më 23 korrik 1649 dhe vdiq 19 mars 1721. Albani, rridhte nga një familje fisnike shqiptare nga Skuraj i Kurbinit, që kishte emigruar në Itali pas vdekje së Gjergj Katstriotit – Skenderbeu. Xhon Francesko Albani studio teologji e jurisprudence. Ai shërbeu si guvernator rradhazi në disa qytete italiane. U bë kardinal në vitin 1690 për tu zgjodhur Papë më 1700. Klementi XI ishte mbrojtës i arteve dhe shkencës; mirëbërës i madh i Bibliotekës së Vatikanit; autorizoi gërmimet arkeologjike në katakombet romake. Gjatë mbretërimit të tij si Papë, në vendbanimet arbëreshe në Itali u hapën shkolla e kolegje shqipe; në Lezhë, në Kishen e Merqisë u organizua në vitin 1703,”Kuvendi i Arbërit”; në mbarë trojet shqiptare u autorizua “Iliricum Sacrum” (studim i kulturës, demografisë, dhe gjendjes së fesë), të hedhura në mbi 5000 faqe të ndara në disa vëllime – një nga burimet kryesore në fushën e albanologjisë.