Shkruar me 03/06/2015
A e dinë shqiptarët se sa është ora?
(Opinion i ripostuar)
Shqiptarë popull vendor i Ilirikës së deri djeshme që sot s’e di nga kush mori emrin e Ballkanit*, që vjen mjaltë e gjakosur, apo gjak i ëmbël si mjalti.
Nuk e di kah erdhën por e di se ishin, janë dhe do të mbeten të bardhë, racë dhe shpirt, e për vjetërsi nuk e di, por e di se janë filli i njerëzimit.
Mos e pranoni por….. thoni të kundërtën.
Duke e parë tkurrjen e elementit shqiptar në Ballkan, pa dashje të shkon mendja në zhbërjen e ardhme edhe pse nuk duhet besuar.
Por, duhet të frikësohemi sepse frika hajmali nuk do dhe nuk njeh.
Por, tkurrja e përditshme për dikënd është logjikë e padukshme, por orë e ëmbël për sllavo grabitqarët dhe aleatët e tyre sidomos faqezeza më e madhe e Evropë-Azisë – Turqia.
Deri kur do të tkurret ky truall?
Kjo pyetje do një përgjegjës të shpejt por jo nga ata që ishin, janë dhe do të jen argat i kësaj ogurzezës evropiane, Turqisë.
Evropa dhe aleatet e tyre me konferencat e tyre me laps ndan trojet shqiptare.
Perandoria osmane -Turqia sundoi 500 vite, ku na humbi fenë tonë, na e nëpërkëmbi moralin, për të islamizuar bardhësinë tonë, na e humbi kulturën e punës, e çdo gjë të mirë e me vlerë na i përdhosi dhe na e shkatërroi, na e tjetërsoj me një islamo-turqnizim, bardhësinë tonë.
Na la një fe të tjetërkujt, thënë shkurt, fe të askujt, as kujt.
Pra, edhe Turqia e sotme, si pasardhëse e perandorisë osmane, edhe Serbo-Greqia, janë njësoj dhe kanë të njëjtin oreks për tokat tona.
Njëra na dhuroi 500 vite shkatërrim e robëri deri në gjenocid e shfarosje, e tjetra 100 vite gjenocid të vërtet gjithnjë me pararojën Evropën shtrigë, që sot “shqiptarët” duan me ngulëm të ia msyjnë duke sakrifikuar edhe identitetin e tyre të ruajtur me mund dhe sakrificë.
O shqiptar, vëne gishtin në kokë e mendoni, o kokëbosh, se këtij që sot po i thoni vëlla, turkut pra, ua zhbiu nga faqja e shqiptarisë mbi 50 mijë kilometra katror territor etnik shqiptar hiq më larg se para 137 viteve dhe ia dhuroi Serbisë së pa qenë fare si shtet.
Pra, uria e tyre nuk ka përfunduar ende as e Turqisë, e as e Serbo-Greqisë.
Hapeni sytë o shqiptar, sot ose kurrë.
Ne nuk kemi liri si popull vendor.
Lirinë na e grabiti armiku modern dhe kriminelët, gjoja me emër shqiptar dhe të bardhë, që Evropa shtrigë po i mbanë të na sundojnë dhe të na e zënë frymën e lirisë, kishe të liruar nga Serbia.
Armiku modern po na e pinë gjakun, e po na e humb identitetin, shqiptarët e Kosovës donë me ngulëm me ua ndërrua edhe identitetin kombëtar me u bë komb kosovar, gjithnjë duke na qajt.
Padrejtësia është armik.
Te ne ka padrejtësi në secilin vend dhe hap.
Më thoni pra, kemi liri, po apo jo?.
Mendoj se, “padrejtësia më mirë është të ekzistoj se sa të zgjidhet padrejtësisht”.
Armiku klasik i ndërruar me armik modern.
Ata që ia patën zgjatë jetën pushtueseve të kaluar në këto troje, Perandorisë osmane dhe Serbo-Greqisë, po vazhdojnë të përkëdhelin armikun modern.
Nuk kemi nevojë të shkojmë në Evropë.
Ne kemi nevojë të fitojmë lirinë, që na e grabiten “çlirimtarët”, e të ribashkohemi si popull, me një flamur, të rikthejmë kulturën e punës e të ndërtojmë Shqipërinë.
Për fund: ”I forti nuk e qanë të dobëtin dhe normalisht nuk e do aspak”.
“Zogjtë nuk bëjnë fole në vendin e zhveshur”.
Evropa është e zhveshur nga identiteti i saj real.
Mos u dashuroni në armiqtë shekullor se na përdhoset bardhësinë e ruajtur në epokën e njerëzimit, he Zoti qafën ua theftë, të gjithë atyre që mendojnë se janë shqiptar e punojnë kundër shqiptarizmit.
Amen. Amen. Amen.
Shkruar nga Kalim Tufa nga Gurnguluri
Datë: shekulli i robërisë moderne.
*Ballkan nga turqishtja ball- mjaltë dhe kan-gjak.