ARKIVI:
10 Janar 2025

A e kemi keqkuptuar pluralizmin ne Shqiptarët?

Shkrime relevante

Rrëfimi im se si herë pas herë eksperimentoj me studentët

Ervina Toptani, shkrimtare, Vjenë ___ Nuk e kam zakon të ndaj rutinën time...

Sovraniteti territorial dhe shtetëror i Kosovës alias “Dialogu për normalizim”

Agim Vuniqi Konflikti midis Kosovës dhe Serbisë për sovranitetin territorial dhe shtetëror...

Rrugaçëria opozitare dhe nekrologjia e humbjes

Afrim Caka, Gjakovë Shumë nekrologji e veprime “bombë”, nga ato që bënë...

Jemi Shqiptarë; si Gegë, si Toskë, si Arbëresh, si Arvanitas apo Arnaut

Nga: Fahri Dahri Disa ditë më parë dëgjova një bisedë televizive ku...

Ku mbetën ligjet e lustracionit dhe dekriminalizimit?!

Florim Zeqa Për aq sa ka nevojë pastrimi i listave të votuesve...

Shpërndaj

Në foto: Protesta për Luginën e Preshevës në Prishtinë

Nga: Dr Gani Asllani

Me rrëzimin e diktaturës së proletariatit në fundin e shekullit XX Shqipëtarët si të ish Jugosllavisë si të Shqipërisë hoqen qafe ideologjinë e njëshit personifikuar kjo në figurat e J.B Titos dhe Enver Hoxhës, ku fjalët, hamendesimet, teket e makthet e tyre trajtoheshin sikur ‘fjala e shenjët’.

Me rrëzimin e monizmit (nga latinishtja ‘monos’ dmth një, i vetëm) në tokat Shqipëtare, si edhe në gjith Europen lindore lindi sistemi politik demokratik i mëshiruar me pluralizmin (nga latinishtja ‘pluralis’ dmth shumës) i cili manifestohet me ideologji të nduar nduarshme që organizohen në grupime politike.
Për një organizim të tillë shërben spektri politik që është i kufizuar në dy krah politik -atë të majt dhe të djatht, mbi të cilat parime pastaj ngrihen edhe partitë politike.
Por Shqipëtarët i kan keqkuptuar këto principe themelore të demokracisë  duke krijuar shum parti politike pa ideologji të caktuar dhe duke shëndrruar shum syresh në grupe në shërbim të individëve.
Kjo u pa në fundjavë ku Shqipëtarët për zgjedhjet në Kuvendin e Serbisë moren pjesë me dy lista zgjedhore formuar nga 7 parti politike.
Kjo përçarje solli edhe ndarjen e votës së Shqipëtarëve dhe humbjen e deputetit të dytë Shqipëtarë në Kuvendin e Serbisë. Madje, për shkak të pjesmarrjes së ulët në zgjedhje gjithandej Serbisë, një listë e bashkuar Shqipëtare do u kishte siguruar edhe depiutetin e 3-të atyre duke i faktorizuar edhe më shum në skenen e egër politike anti-Shqipëtare në Serbi.
Nga e njëjta sëmundje e keqkuptimit të pluralizmit mjerisht vuajnë edhe Shqipëtarët në Mal të Zi, sepse edhe atje në zgjedhje të Qershorit të fundit parlamentare ata u ndanë në dy lista, edhe këtu me 7 parti politike. Shto këtu edhe votat e zgjedhësve Shqipëtarë për partinë ‘Ura’ të ish kryeministrit Dritan Abazoviq i cili për të treguar rrënjët e tija Shqipëtare Kuvendin para zgjedhorë të partisë së tij e mbajti pikerisht në Ulqin, si dhe përfshirjen e individëve të caktuar në forumet e partisë dhe në Kuvendin e Malit të Zi nga partia DPS e ish Presidentit Gjukanoviq, ndarja e votës Shqipëtare shkoj në dëm të kauzes kombëtare.
Në rastin e Shqipëtarëve të Luginës së Preshevës dhe atyre të Malit të Zi ndarjet e partive jan direkt të lidhura me dobësimin e zërit përfaqësues në organet vendim marrêse shtetërore sepse në raste kur trupi votues është i përqendruar në dy qyteza dhe një dyzinë a ca fshatrash, cili do qê zgjidhet kryetar do marr disa vota nga familja, shokët e miqët e ti. Kjo mbase i siguron përfaqësim në nivel lokal por i garanton dobësim të trupit votues në nivel qëndror. Pikerisht nga kjo përqarje Shqipëtarët po shkojnë drejt asimilimit dhe humbjes së trupit kombëtare nê këto dy vende sepse përfaqësuesit e tyre politik nuk mund të kërkojnë ruajtjen e popullatës, zhvillimet ekonomike etj qê vijnë natyrshëm si pasojë e përfaqësimit dobi prurës dhe proporcional me numrin e tyre në ato treva në pushtetin qëndrorë.
Shum parti politike kan ngritur edhe Shqipëtarët në Maqedoninë e Veriut të cilat vetëm sa rrisin përqarjen kombëtare.
Kosova, po ashtu ka më shum parti se sa i duhen ku disa jan lidhur pas individit (kryetarit) disa pas një grupi të caktuar por pak të pozicionuara çartazi në spektrin politik, sepse të gjitha po thuaj se flasin për zhvillim të biznesit privat por njëkohësisht flasin edhe për shtetin social – dy parimet orientuese të së djathtës dhe të majtës politike.
Shqipëria ndërkaq është rast më vehte! Është pra kështu sepse pluralizmin atje e kan kuptuar si mekanizëm që çdo njeri me fis të gjërë, familje të madhe e shoqëri të afërt të krijoj një parti politike. Për të përmendur një ish deputet që tha ” 147 partitë e regjistruara në Ministrinë e drejtësisë që moren pjesë në zgjedhjet vëndore” është lajm që të kall datën. E vërteta është se  përpos dy partive kryesore pak të tjera në këto 30 e ca vite pluralizëm kan pasur këmbêt e veta elektorale. Shih për këtë,  nevojë e madhe është konsolidimi partiak sipas spektrit politik në Shqipëri, Kosovë e Maqedoninë e Veriut dhe bashkimi i partive Shqipëtare për interesa kombëtare në Serbi e Mal të Zi. Vetëm kur kjo të ndodh mund të përfundoj tranzicioni politik e shoqërorë në tokat Shqipëtare dhe vëndosja e sistemit të mbarë demokratik me pluralizëm të shëndoshë si faktor i zhvillimit të gjithmbarshëm.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu