ARKIVI:
17 Nëntor 2024

A është gjykata e Hagës fashiste? 

Shkrime relevante

Broçkullat e Albin Kurtit, trimërim për neootomanët…!

Belisar Jezerci, historian ____ Deklaratat e kryeministrit Kurti në medrese "Alauddin" në Prishtinë,...

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Lirim Mhehmetaj dhe fjalori i tij trashaman…!

Afrim Caka, Gjakovë ___ …SE MOS E KA PARË DIKUSH TË JETË SKUQUR...

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Shpërndaj

Sinan Kastrati, Suedi

Rreh shkrimit apo ”opinionit” të Astrit Gashit Gjeneral Haradinaj me telefonoi sot, me foli suedisht, por ia njoha zërin”, Epoka e re, 04 dhjetor (2022)14:20 

Vlora në Shqipëri, Prekazi në Kosovë dhe Burgu në Hagë, vende pelegrinazi. Patriotët në Kosovë sot janë pakicë absolute, minoritet, me një fjalë (B. Shala- Bajgora). 

Nuk do të besoja se edhe pas 23 vjetëve një pjesë e politikanëve nuk po mund të të pranojnë se ish udhëheqja e UÇK-së, dyshohen dhe do të gjykohën për punët e tyre e jo UÇK-ja e aq më pakë Kosova dhe shqiptarët. 

Është pikërisht kjo gjykatë në Hagë që është votua nga deputetët e Kuvendit të Kosovës. 

Edhe kjo dihet dhe besoj se nuk ka kush që i ka mendët në krye që nuk e din. Është Hashim Thaçi i ftonte deputetët ta votonin Gjykatën Speciale (”Kur Hashim Thaçi i ftonte deputetët të vepronin si ai, ta votonin Gjykatën Speciale”). 

E tash, asnjëherë nuk do të besoja se edhe gazetarët do ti bashkoheshin korit të atyre që gjykatën që deputetët, të zgjedhurit e popullit të Kosovës e kanë votua, ta quajnë fashiste.  

Kështu shkruante gazeta ”më e guximshme” e Kosovës, ”Epoka e …”. Shikoja ndeshjen e futbollit ”Angli- Poloni”. Në pushim 15 minutësh të ndeshjes, shfletoja portalet.  

”Gjeneral Haradinaj me telefonoi sot, me foli suedisht, por ia njoha zërin”, ishte një nga titujt që më tërhjeki më shumë. Mendova se është fjala për Ramush apo Daut Haradinajn por fjalët ”me foli suedisht”, thash me vehte. Edhe suedishten po e njihkan vëllezërit Haradinaj? 

-Jo, nuk ishin vëllezërit Haradinaj por, ishte Nasim Haradinaj. 

Krejt normale që Nasimi i telefonon familjarët e miqtë por të lelofoj nga burgu e ta quaj burg fashist (nënv. Imi. Ai e quan ” gjykate fashiste”) është e turpshme dhe jo vetëm Nasimin që nuk e ndihmon por në radhë të parë, na poshtëron neve. 

Kështu do ta fillon Astrit Gashi letrën prekëse e emocionuese për gjeneralin: 

“Sot e mora një telefonatë jo të zakonshme, madje gjenerali me foli suedisht, por ishte shumë e lehtë të dalloj zërin e tij.  Tungjatjeta o shoq po ju njohë zërin. Urojë që zëri juaj në liri të jetë dhuratë për këtë vit të ri! 

Gjeneral ti siç na përfaqësove në luftë ashtu po na përfaqëson atje në këtë gjykate fashiste e cila të kidnapoj.” 

Astrit, do të ishte e udhës që “Shoqatat për Mbrojtjen dhe Liritë e Njeriu”, vendore e ato ndërkombëtatre por edhe ish të burgosur poltikë shqiparë të reagonin për jetën në burgjet e ish RSFJ-së dhe të drjetat e tyre. 

Do të ishte e udhës që më në fund të thuhet publikisht edhe për ”Qendrat e ndalimit” dhe ”Burgjet e, UÇK-së, në kohën e luftës, më 1998, 1999 që sigurisht se edhe Nasimi ka njohuri dhe ”hise”. 

Astrit, kur unë isha i burgosur në Prizren, Prishtinë dhe Ferizaj, (më 1974-1981), të burgosurit nuk kanë pas të drejta fare. Madje as në WC-e kur kishim nevojë, nuk na lejonin. Nevojat e kryenim në dhomë që nuk ishte më e madhe se 2X3 metra. Ajo ishte dhomë e fjetjes, e ndejës dhe WC-e.  

Nuk kishim të drejtë të dëgonim Radio, të shikonim Televizionin e as ta kemi Rilindjen, të vetmen gazetë në gjuhën shqipe.  

Edhe kjo arsyetohet, sepse ishim të pushtuar por, për burgun e Hagës ku janë Hashimi, Jakupi, Kadriu, Rexhepi dhe … Nasimi, kushtet i kanë më mirë se pjesa më e madhe e popullsisë shqiptare në Kosovë. Kanë të drejta me i vizitua familja dhe politikanët e partive politike, kryetatët e ish Shqipërisë, miq e dashamirë. Familjarëve, shteti me kaqikun e vetë iu paguan shpenzimet e rrugës, fjetjes. Ndërsa ata presin mysafirë sikur të ishin në pushime verore. 

Unë dua ta publikoj shkrimin e plotë dhe lexuesi ta shoh se çka shkruan Astriti:  

Gjeneral Haradinaj me telefonoi sot, me foli suedisht, por ia njoha zërin” 

Epoka e re, 04 dhjetor (2022)14:20 

Nga Astrit Gashi 

Sot e mora një telefonatë jo të zakonshme, madje gjenerali me foli suedisht, por ishte shumë e lehtë të dalloj zërin e tij. 

– Tungjatjeta o shoq po ju njohë zërin. Urojë që zëri juaj në liri të jetë dhuratë për këtë vit të ri! 

Gjeneral ti siç na përfaqësove në luftë ashtu po na përfaqëson atje në këtë gjykate fashiste e cila të kidnapoj. 

Ti e di që si mik e vëlla që të kam kurrë në biseda s’të kam thirrur gjeneral, por vërtet ti je dhe më shumë se aq me qëndrimin, kurajën dhe besimin për të demaskuar shpifjet e këlyshëve të Karpateve ndaj popullit tonë! 

Por, oda e Ismail Haradinajt po del të jetë universiteti më mirë në botë. 

– Me ndaloi duke me pyeti se si jam unë, si po kalojë? I thash më mirë je ti aty brenda se ne jashtë që kemi vdekur për së gjalli, po heshtim e si duket po na mungon grushti juaj jo për të thyer tavolinën e ndonjë studio televizive, por për të zgjuar vetëdijen kombëtare, jo për të mbrojtur individ, por për të mbrojtur kombin tonë. 

Shoq të fala ju bën dhe shokëve dhe uroj që shpjet të dilni nga aty. Ky burgu juaj po ma kujton më së miri Rozafën kur po shohë disa vizitor aty… 

Po me dhëmbë shpirti kur po mendoj se si mund të heshtim kur po gjykohet lufta jonë e prapë armiku i vetës dolëm ne që heshtim. 

Shoq në janar të pres në kafe e me gëzoj fakti që je mirë e që doli burgu juaj dhe zbuloi se ti në asnjë beteje nuk ishe i vetëm, Gjejlone Haradinaj më familje po i fitojnë të gjitha betejat që po ju sjell jeta. 

Nuk po mund pa të thanë edhe një fjalë se mbrëmë golat e Shaqirit e loja e Xhakës ju kanë dhimbtë serbëve, por aq sa plumbat e Koshares! 

Të fala “Zelenskyt” me kompani dhe besoj se këto vite të burgut janë mësimi i mirë se si duhet të respektuar lufta për liri që dikujt i kushton shumë! 

Mirupafshim gjeneral!” 

Për të burgosur në Hagë, që akuzohen për krime lufte, deri me tash Kosova pagoi shumën mbi 14.000.000 (Katërmbëthjetë milionë euro). As kjo nuk mjafton kur të kihet parasysh se Xhavit Haliti do të donte me ia dhënë: ”Edhe 500 hektarë me ia fal Ramushit nuk bëhet kurrgjë” 

Gazeta ”Epoka e re” në faqet e saja është e mbushur me më të rejat për të burgosurit në Hagë. Kjo gazetë është avokate e tyre.  

Gazeta Epoka i bashkon më 28 nëntor rreth sofrës trimat e luftës, ku tjetër pos në Brojë. 

 

“28 Nëntori i bëri bashkë në Burojë Limajn, Lushtakun, Grabovcin, Kilajn…” 

https://www.epokaere.com/28-nentori-i-beri-bashke-ne-buroje-limajn-lushtakun-grabovcin-kilajn/ 

Limaj: “Rexhep Selimi ishte dhe mbetet krijues i veprave të mëdha!” 

https://www.epokaere.com/limaj-rexhep-selimi-ishte-dhe-mbetet-krijues-i-veprave-te-medha/ 

“Edi Rama viziton familjen e Hashim Thaçit” 

V Grabanica19 Qershor, 2022 Përditësimi i fundit 19 Qershor, 2022 

https://rtv21.tv/edi-rama-viziton-familjen-e-hashim-thacit 

“Ish-ambasadori Dedaj viziton babanë e Thaçit në Burojë” 

https://www.epokaere.com/ish-ambasadori-dedaj-viziton-babane-e-thacit-ne-buroje/ 

“Thaçi s’do ta festojë i vetëm pavarësinë e Shqipërisë në Hagë” 

https://www.epokaere.com/thaci-sdo-ta-festoje-i-vetem-pavaresine-e-shqiperise-ne-hage/ 

“Festat e Nëntorit, Taulant Balla viziton  liderët e UÇK-së në Hagë (video)” 

https://www.epokaere.com/festat-e-nentorit-taulant-balla-viziton-lideret-e-uck-se-ne-hage-video/ 

“Përmasa kombëtare e luftës së UÇK-së”, Epoka e re, 30 nëntor08:45 

Prof. dr. Emin KABASHI 

https://www.epokaere.com/permasa-kombetare-e-luftes-se-uck-se/ 

“Baca Adem, Glauk Bin Sherifi i vizitoi të syrgjynosurit e Hagës, tash pritet që edhe Albin Bin Zaimi t’i vizitojë ata që e sollën lirinë” Epoka, 01 dhjetor12:06 

Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA 

https://www.epokaere.com/baca-adem-glauk-bin-sherifi-i-vizitoi-te-syrgjynosurit-e-hages-tash-pritet-qe-edhe-albin-bin-zaimi-ti-vizitoje-ata-qe-e-sollen-lirine/ 

“Konjufca, i shqetësuar për rastin ndaj liderëve të UÇK-së në Hagë:  Mbajtja e tyre në paraburgim, e padrejtë”, epoka e re 

https://www.epokaere.com/konjufca-i-shqetesuar-per-rastin-ndaj-lidereve-te-uck-se-ne-hage-mbajtja-e-tyre-ne-paraburgim-e-padrejte/ 

“Lideri i PDK-së viziton çlirimtarët në Hagë: I uruam për festat kombëtare”, Epoka e re 26 nëntor 

https://www.epokaere.com/lideri-i-pdk-se-viziton-clirimtaret-ne-hage-i-uruam-per-festat-kombetare/ 

Po embylli me disa fjalë të kryetarit për mbrojtjen dhe lirive të njeriut (lexo: për mbrojtjen e politikanëve), Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA 

”MË 28 NËNTOR TË GJITHË PO BËHEN PATRIOTË O BACA ADEM, EDHE ATA TË 29 NËNTORIT!”, botuar në Epoka më 01 dhjetor11:39 

Ky zotëriu, të akuzuarit (Hashimin, Jakupin, Rexhepin …) i quan pengje në Burgun e Hagës, ndërsa Vlorën, Prekazin dhe Burgun në Hagë, i quan pelegrinazh 1*)    

Lëmshi po ç’thurret duke na u bërë lak në fyt: Ata që e sollën lirinë sot janë në Burgun e Hagës. Ata që e bënë shtetin, kështu si është po mbahen si pengje në Burgun e Hagës për kënaqësi të disa partive dhe politikanëve që janë në pushtet dhe opozitë! Patriotët e vërtetë sot në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Luginë, Mal të Zi dhe në diasporë i kanë tri pika referuese për pelegrinazh; Vlorën në Shqipëri, Prekazin në Kosovë dhe Burgun në Hagë. Patriotët në Kosovë sot janë pakicë absolute, minoritet, me një fjalë. Jemi shndërruar thuaja në jashtëtokësorë, ashtu na konsiderojnë disa në pushtet dhe në opozitë! 

Zotëri Astrit Gashi e Behxhet Shala, askush në Kosovë nuk ka përfitua më shumë se ish të burgosurt e djeshëm dhe këte të sotshmit në Hagë, e ju kurrë nuk e patë të arsyeshme ti thoni dy e tri fjalë: 

Në kohën kur AKP po privatizonte pronat shoqërore, Haradinaj bleu 200 hektarë tokë të shtetit (Ramushi). 

Për këto prona, Familja Haradinaj ka paguar 75,000 euro. 

Por, ky nuk është i vetmi nga Haradinajt e Gllogjanit që përfitoi nga privatizimi. 

 

Edhe Nasim Haradinaj, bleu tokë nga AKP-ja. 

Në vitin 2004 ai ka blerë 220 hektarë tokë shoqërore, që i kushtuan atij 3 milionë e 300 mijë euro.  

1*) PELEGRIN m. 

Ai që shkon në kohë të caktuara në vendet e ashtuquajtura të shenjta; haxhi (në vendet ku vepron feja). Pelegrinët e krishterë (budisti). Lutje pelegrinësh. I veshur si pelegrin. Vinin si pelegrinë. 

PELEGRINAZH m. 

  1. Udhëtim në vendet e ashtuquajtura të shenjta që bëjnë pelegrinët; haxhillëk (në vendet ku vepron feja). Pelegrinazhi i myslimanëve. Shkoi për pelegrinazh.
  2. fig. Vajtja e një vargu të madh njerëzish në një vend historik, te një përmendore, lapidar etj. për ta parë e për ta nderuar. Vend pelegrinazhi. U bëni pelegrinazhe në varrezat e dëshmorëve.

Vazhdon  

 Sinan Kastrati, Suedi 

Malmö, 3 dhjetor 2022 

Sinan.kastrati@hotmail.com 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu