ARKIVI:
12 Shkurt 2025

A është Kosova në udhëkryq…?

Shkrime relevante

Ukrainë: – Shefi i inteligjencës ka punuar për Rusinë

NTB / Aftenposten Një udhëheqës i lartë në shërbimin anti-terrorist ukrainas bashkëpunoi...

Votuesi shqiptar në mërgatë

Murat Koci, Suedi Votuesi standard e tradicional i LDK-së në mërgatë është një: Mosha:...

A është Kosova në udhëkryq…?

Engjëll Gishti, Tiranë Dikur bera nje shkrim me rreth 20 pyetje te...

Posta vë në qarkullim pulla postare për 80-vjetorin e gazetës “Rilindja”

B. H. | RTKlive Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, në...

Edhe një herë rreth fjalës hajvan

Agim Morina, Prizren Mbasi u shpërdor e po shpërdoret në mënyrë dashakeqe...

Shpërndaj

Dikur bera nje shkrim me rreth 20 pyetje te tipit: Kush e votoi Thaçin dhe grupin e tij ne krye te UCK? Ku u be ky votim demokratik, dhe cili ishte rezultati i tij? Kush e largoi Adem Demaçin nga kreu i UCK? Perse Thaçi me shoke refuzoi emisaret amerikane (madje nuk u tregoi as ku qendronte) ndersa mbante me vete agjentet francese pergjate Luftes? Kush e tradhetoi Adem Jasharin dhe lajmeroi tek serbet ardhjen e tij nga malet ne shtepine e tij? Perse UCK nuk i vajti ne ndihme Ademit ne 3 dite lufte? Perveç fotografive me arme ne dore, ne sa beteja ka marre pjese Thaçi me grupin e tij? Ku shkuan leket e fondit per Kosoven? Sa vrasje pas shpine pati pergjate Luftes? Perse per ato nuk u hetua kurre? Sa vrasje te luftetareve te UCK pati pas Luftes? Perse per keto as qe hapen hetimet nga “prokuroret” e vendosur nga Thaçi? Kush e urdheroi vrasjen e ketyre heronjve, dhe pse? Perse ne bisedime Thaçi nuk i shtroi asnje kerkese Beogradit (perveç njohjes), ndersa ishte Vuçic qe shtronte vazhdimisht kerkesa dhe Thaçi aprovonte? Perse Thaçi propagandonte per dhenien e Veriut? Perse Thaci me shoke e shiten 23 here Kosoven si lopa ne pazar? Etj, etj.
Per te gjitha keto pyetje pa pergjigje, konkluzioni im ishte: SEPSE NDERSA FILLOI LUFTA E PANDALSHME E UCK, UDB (qe llogjikisht nuk do flinte gjume) JA ARRITI TE VENDOSE NE KRYE TE LUFTES NJE GRUP TE SHERBETOREVE TE SAJ!
Une skam prova direkte, por ndersa 100 pyetje ngelen pa pergjigje, bindja ime ngelet e patundur!
Por populli patriot i Kosoves ja arriti te çlirohet nga agjentet e dijshem dhe te pavetedijshem te Kosoves duke vene ne krye nje patriot si Albin Kurti! Personalisht do doja shume te isha kundershtar i Albinit marksist dhe i Albinit islamist, por kur shof se ne kampin tjeter ngelen agjentet e UDB apo ndonje torollak i pavetedijshem si Haradinaj, ngelem perseri besnik i Kurtit! Pse? Sepse perndryshe behem aleat i Beogradit e armik i Kosoves, pra edhe i Shqiperise!
Por ndersa Albini rezistoi shume bukur (per sa mundej) ndaj presionit proserb te Lajçak e Borrell, ne planin e brendshem ai u tregua krejt i pa afte! Albini nuk e kuptoi se i gjithe apparati shteteror i Kosoves (ai qe ne Amerike quhet deep state = thellesia e shtetit, pra shtrirja e shtetit deri ne qelize) ishte e gjitha e emeruar nga Thaçi e njerezit e tij, pra nga UDB! Ai nuk e reformoi shtetin e tij! Kurti nuk u angazhua as te zbardhte vrasjen flagrante te aktivistit te saj te flakte Astrit Beharit brenda burgut te Prizrenit, e jo me te sqaronte vrasjet e qindra luftetareve te UCK pas Luftes! Keto nuk jane gabime te Albinit: KETO JANE FAJE TE RENDA E TRASHANIKE PER TE CILAT AI PO PAGUAN SOT! Dhe skishte si te ndodhte ndryshe! ALBINI U MOR ME TARGAT E SERBEVE, NDERSA NUK U MOR (ose haroi) GJAKUN E DESHMOREVE TE KOSOVES! Ky fakt e trishton shume çdo shqiptar te ndershem! ALBINI DUHEJ TA KISHTE PASTRUAR APARATIN SHTETEROR NGA AGJENTET E UDB! Sa te tille zbuloi sherbimi i inteligjences se Kosoves ne kohen e Albinit? Nuk kemi degjuar per ndonje! Keto gafa te Albinit flasin per naivitetin jo te vogel te tij, te bashkepunetoreve e te keshilltareve te tij! GAFAT NE POLITIKE PAGUHEN SHTRENJTE!
Nga ana tjeter, te gjitha partite e tjera qe Albini me prepotencen e tij i la ne opozite (Albini duhet ta kishte marre qe ne fillim ne pozite Haradinajn, e keshtu edhe sot do e kishte aleat) u instruktuan vazhdimisht nga Beogradi e miku i tyre Grenell se si te silleshin per gjithe kete kohe: sebashku me gjithe aparatin e shtetit ata punuan me kujdes e tinez kunder qeverisjes Kurti e veçanerisht u pergatiten me 100 menyra nga me mafiozet si t’i blinin e t’i manipulonin keto votime! Ndersa VV u nxit te beje vetem “propagande te paster” per zgjedhjet! Nje tjeter naivitet qe paguhet rende per fatet e Kosoves sot! Albini nuk e formon dot qeverine sepse te gjitha partite e tjera jane shantazhuar nga Grenell te mos bejne aleance me ate! Qeveria kalon ne dore te partise se dyte, pra te opozites qe komandohet nga Beogradi: Kosova do shitet perseri si lopa ne pazar!
A ka zgjidhje?
Ne gjykimin tim modest, sot zgjidhja e vetme quhet Vjosa Osmani, Presidente e Kosoves! Ajo mund te nderhyje ne kete proçes! Me çfare argumenti?
Mjaftojne keto dy foto qe po postoj ku tregohet se numri i zgjedhesve ne Kosove eshte shume me i larte se sa numri i banoreve te saj!
Kosova eshte vendi me popullsine me te re ne Europe, çka dmth se eshte populli me perqindjen me te larte te popullsise nen moshen 18 vjeç, çka dmth akoma se numri i banoreve me te drejte vote jo vetem nuk e kalon numrin e banoreve te saj, por duhet te jete rreth 30% me i ulet! Pra ne Kosove, numri real i votuesve duhet te vertitet tek rreth 1.150.000 votues! Por le te themi se ne kete rast, Kosova ka edhe nje popullsi tjeter qe edhe pse nuk jeton ne Kosove, ka te drejte vote. Por ne çdo rast, numri i tyre nuk eshte me i larte se sa numri i banoreve (femijeve) pa te drejte vote brenda Kosoves. Pra ne çdo rast, e ritheksoj, ne çdo rast, numri i votuesve nuk mund te jete me i madh se sa numri i banoreve. Ai nuk e kalon kurre numrin e 1.400.000 – 1.500.000 votuesve. Por te dhenat zyrtare na tregojne se ky numer eshte mbi 200.000 me i larte, çka dmth se opozita ka patur nje arsenal prej 200.000 votash fake qe mund t’i kete lojtur ne favor te saj, meqenese KQZ eshte akoma ajo qe ka vendosur Thaçi me shoke! Dhe 200.000 vota ne rastin e Kosoves jane nje shifer shume e madhe qe mund te permbyse çdo rezultat!
Cfare mund te beje Presidentja ne kete rast?
Ajo mund “te ngrije proçesin” duke mos i dhene (per momentin) asnje partie te drejten e formimit te Qeverise se re! Nga ana tjeter, ajo mund t’i kerkoje Parlamentit te mblidhet ne seance te jashtezakonshme, te krijoje nje Komision Hetimor per zgjedhjet, i cili bashke me prokurorine dhe sherbimin e inteligjences te hetojne gjithe proçesin e zgjedhjes duke filluar nga Lista e Zgjedhesve! Ne rast parregullsish te nivelit qe ndikon ne rezultatin e zgjedhjeve (sikurse une besoj), ajo dekreton perseritjen e zgjedhjeve ne nje moment te dyte, kohe kur te jene eleminuar te gjitha mangesite qe mund te pengojne realizimin e zgjedhjeve te lira e te ndershme! Gara tjeter le te percaktoje fituesin real!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu