ARKIVI:
27 Dhjetor 2024

A është Kosova shtet i lirë apo ende është vasal i Turqisë?

Shkrime relevante

Kryeministri merr rolin e gjykatësit!

Florim Zeqa I gjithpushtetshmi i vendit, Kryeministri i cili nuk i respekton...

Serbja Sonja Biserko, zëri i së cilës nuk po dëgjohet nga ndërkombëtarët, “analistët tonë” dhe disave nga opozita e Kosovës

Nga: Gani Mehmeti Biserko: Lista Serbe është përgjegjëse për gjithë situatën në...

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Shpërndaj

Diana Rexhepi, gazetare, Zagreb
“Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, prej tyre katër të mitur, pasi që të njëjtit kanë larguar nga një shtyllë elektrike një flamur të Turqisë, të vendosur nga Kuvendi Komunal i Prizrenit me rastin e përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, njoftoi portali KOHA)
Në çfarëdo shteti me rend demokratik, pas ndodhisë së tillë do të binte Qeveria ose së paku do të jipte dorëheqje Ministri i Punëve të Brendshme. Por, siç në mënyrë transparente, kjo nuk ndodhë në Kosovë, në shtetin e pavarur që paraqitet para Botes se është shtet me vlera demokratike dhe liri që i respekton liritë qytetare. E tash çka dhe si interpretohet liria që u takon qytetarëve të Kosovës.
Të riikujtojmë se kryeministri i Kosoves Albin Kurti haptas para disa vitesh nuk e pranonte flamurin zyrtar të shtetit Kosovës. Atij i pengonte flamuri i Kosoves! Ai flamur nuk ishte autentik për kryeministrin Kurti. Dhe i pengoi. I pengoi flamuri zyrtar i Kosoves. Por, nuk i pengon flamuri i Turqisë, në Ditën e Pavarësisë së Kosovës?!
Le që nuk i pengon por Qeveria e tij i arreston ata të cilëve u pengon në vend zyrtar dhe publik flamuri i shtetit tjetër, Turqisë?! Që janë varë në vende zyrtare, shtylla zyrtare midis Prizrenit, qytetit historik të Kosovës?! Midis Kosovës flamuri shtetëror i Turqisë! Dhe arrestohen persona që e heqin nga shtylla flamurin zyrtar të shtetit tjetër, Turqisë, mu në Ditën e Pavarësisë së Kosoves!
Nuk i pengon Albin Kurtit flamuri i Turqisë, por deri para një kohe i ka pengu flamuri shtetëror i Kosovës. Ndërsa atyne qe u ka penguar në Ditën e Pavarësisë së Kosovës flamuri shtetëror i Turqisë ata janë arrestuar dhe mbajtë në polici. Të arrestuar!? AD ABSURDUM! Arrestohen në Kosovën e lirë e me rend demokratik persona që e heqin flamurin e shtetit tjetër, Turqisë, shtet i cili për mbi 5 (pesë) shekuj me shpatë dhe me atë flamur turk ne dorë e mbante Kosovën e Shqiptarinë të pushtuar, të djegur, dhunonte stërstërgjyshet dhe stërgjyshet tona, merrte djemtë jeniqer, vrante shqiptarët si miza, dhe e solli kombin autokton shqiptar, e pruni në situatë që të jenë popull i munguar ë Histori kur shumica e kombeve dhe shteteve formohen në periudhe me kohë të shtetformimeve të kombeve, në shekullin 19., ajo Turqi i çëfaros shqipetarët i asimilon, e bën që shqiptarët të jenë popull tërësisht i munguar në periudhë të shtetformimit të kombeve, e në fund e njëjta ajo Turqi, AJO TURQI, pas 5 (pesë) shekujve të pushtimit të pamëshirshëm të trojeve shqiptare AJO TURQI ia dorëzon Kosovën Serbisë më 1912! Pra, Turqia ia dorëzon Kosovën Serbisë si dhuratë!
Flamuri i shtetit të Turqisë, vendoset në Prizren edhe në Ditën e Pavarësisë së Kosovës më 17 Shkurt … Athua pse?
Dhe tash, në kohe recente, në Kosovë e lirë, e në Ditën dhe datën e shtetësisë së saj, vendosen zyrtaisht dhe flamuj te Turqisë midis Prizrenit por dhe arestohen e mbahen në burg persona, ne mes cilëve edhe të mitur, pse e hoqën nga aty ku se kishte vendin atë ditë flamurin e shtetit të dikurshëm pushtues, Turqise?!!
ARROGANCE DHE MARRZI EPOKALE E QEVERISE LEGALE DHE LEGJITIME TE ALBIN KURTIT!
Albin Kurti dhe Qeveria e Tij ose le të kërkojnë falje publike për këtë akt arrogant me përmasa edhe të tradhëtisë kombëtare dhe shtetërore, ja le të dorëhiqet Albin Kurti dhe Qeveria e tij, Pa Asnjë Kusht!
Tash dhe menjëherë!

Albin Kurti në vitin 2008: Flamuri i Kosovës s’ka të kaluar, nuk do ta valvisja kurrë.

Ndryshuan kohërat: Me 17 Shkurt 2022, në 14 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Albin Kurti me liderët e tjerë shtetëror marrin pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit të shtetit të Kosovës.

Në vitin 2008 kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti , pak muaj pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës kishte komentuar flamurin shtetëror të Kosovës, duke e quajtur si flamur që s’ka kurfar të kaluare dhe të njëjtin nuk do ta valviste kurrë.

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Arrestimi i të rinjëve shqiptarë për flamur të Turqisë në Kosovë është turp i madh për qeverinë e Albin Kurtit!!
    Një vemendje të veçantë do t’i kushtoj juve znj. Diana je brilante ku çdo rresht i këtij artikulli duhet të jetë kushtrim zgjimi për Kosovën tash më e marrë peng nga një liliput që të mirën e ka zëvendesuar me smir të keqe!

    Nexhmije Mehmetaj

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu