ARKIVI:
24 Dhjetor 2024

A është Lukashenko i çmendur ?

Shkrime relevante

Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet e shkollës, më 18 Nëntor 2024, elegji nga Nikolin Shtjefën Lëmezhi

Nikolin Shtjefën Lëmezhi S’të vranë ty… (Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet...

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Shpërndaj

Nga: Flori Bruqi, Prishtinë

“Lukashenko është i çmendur! Flinte me automatik”, eksperti Karamuço bën publike faktet tronditëse dhe zbulon qëllimin e tij të frikshëm: Ai është butoni i vërtetë i kuq i Putinit!

Studiuesit pretendojnë se kanë gjetur shenja të skizofrenisë që mund të gjenden në flokët e njeriut.

Në një studim të botuar në revistën shkencore “EMBO Molecular Medicine”, studiuesit zbuluan se sulfuri i hidrogjenit ishte i pranishëm në trurin e njerëzve dhe minjve me simptoma të çrregullimeve mendore dhe se ai veproi si një biomarker për këtë gjendje mjekësore.

Skizofrenia karakterizohet nga një larmi simptomash duke përfshirë halucinacione, të sëmurët dëgjojnë zëra, kanë iluzione dhe mendim të paorganizuar dhe nuk kanë gamën e plotë të emocioneve si një person mesatar.Rreth 1% e popullsisë së botës vuan nga skizofrenia, e cila zakonisht ndodh nga fundi i adoleshencës deri në moshën 30 vjeç në jetën e një personi. Si faktorët mjedisorë, ashtu edhe ata gjenetikë kontribuojnë në shfaqjen e skizofrenisë.

Studiuesit nga Japonia testuan minj që kishin frenime të larta ose të ulëta para-pulsit.  Minjtë me frenime më të ulëta para-pulsit u gjet se kishin një sasi më të lartë të një enzime specifike që ndihmon në prodhimin e sulfurit të hidrogjenit dhe për këtë arsye kishin nivele më të larta të këtij gazi. Duke zvogëluar sasinë e enzimës së prodhuar nga minjtë, studiuesit ishin në gjendje të përmirësonin frenimet e tyre para pulsit.

Për të hetuar nëse të njëjtat zbulime mund të shiheshin te njerëzit, studiuesit shikuan trurin e njerëzve me skizofreni që kishin vdekur tashmë dhe zbuluan se një enzimë specifike u gjet në përqendrime më të larta në trurin e të sëmurëve sesa në trurin e njerëzve të shëndetshëm.Ekipi hulumtues gjithashtu studioi gjëndrat e flokëve të 149 njerëzve me skizofreni dhe i krahasoi ato me ato të 166 njerëzve të shëndetshëm. Përsëri, nivelet e enzimës që prodhon sulfur hidrogjeni ishin më të larta në pacientët me këtë çrregullim mendor.

Nivelet e larta të enzimës besohet se çojnë në ndryshime në zhvillimin e ADN-së që vazhdojnë edhe në moshën e rritur. Një nga autorët e studimit, Takeo Yoshikawa, i Laboratorit të Psikiatrisë Molekulare në Qendrën Japoneze RIKEN për Shkencën e Trurit, i tha Newsweek se ilaçet që përdoren aktualisht për të trajtuar skizofreninë u zbuluan më shumë se gjysmë shekulli më parë, por nuk janë efektive për 30% të pacientët.

“Sidoqoftë, kompanitë farmaceutike kanë braktisur përpjekjet për të krijuar ilaçe të reja,” tha ai.

Yoshikawa arrin në përfundimin se ky hulumtim pritet të japë një shembull të ri për zhvillimin e ilaçeve. Frenuesit e enzimave që sintetizojnë hidrogjen sulfur duket se janë të rëndësishëm në trajtimin e skizofrenisë, të paktën për pacientët që nuk mund të ndihmohen nga ilaçet ekzistuese.

Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin & Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko
“Lukashenko është i çmendur! Flinte me automatik”,

Profesori i Kriminologjisë pranë fakultetit të Drejtësisë në Tiranë, Ervin Karamuço, zbërtheu sot sjelljen e Putin, Zelensky-t dhe Lukashenkos me gjuhën e trupit.

I ftuar në emisionin “Wake Up”, duke folur fillimisht për Lukashekon, Karamuço u shpreh se “ai është i çmendur”. Sipas tij, ai flinte me automatik pasi thoshte se do vinin ato të NATO-s.

Profesori shton se Lukashenko është butoni i vërtetë i Putin dhe se duan që të krijojnë një korridor që lidh Bjellorusinë me Kaliningradin, që është midis Polonisë dhe shteteve të tjera evropiane.

“Lukashenko është i çmendur. Mjeku i tij psikiatër është larguar në vitin 2000 urgjent nga Bjellorusia sepse kishte kartelë. I tha kam pasur kartelën tënde. Ai bëri publike faktin që në 1982 ky e la ushtrinë, ose më mirë u përjashtua nga ushtria sepse pati probleme të rënda të çrregullimeve paranoide. Ky flinte me automatik gjumë se thoshte do vijnë ato të NATO-s. Ne flasim gjithmonë me burime, jo me 1 por me 2-3 burime mbi biografinë, që janë shumë të rëndësishëm për ne, sepse është një gjë shumë serioze. Profesorët nuk flasin kot asnjëherë. Dhe ky program e ka identifikuar me kohë Lukashenkon për shkak të problemeve të tij, të kartelës së tij psikiatrike, si një person me çrregullime të mëdha. Çrregullimi paranoid shoqërohet me një sëmundje mendore, kjo mund të jetë ose bipolare ose skizofreni, forma nga më të ndryshmet.Por çfarë ndodh në raport me Putin? Ky është butoni i vërtetë i Putin. Do ju them një fakt mjaft interesant gjeo-politik. Nuk është ai butoni i kuq që thonë shumë veta, butoni i vërtetë është Lukashenko. Pse? Sepse përveçse është i nënshtruar për shkak të paranojës, është kokëfortë, i ka të gjitha, domethënë është një ish-kryetar koperative në biografinë e tij, i ka propozuar Putinit së fundmi që të krijojë atë që quhet suvalki, korridor.

Çfarë është korridori suvalki? Është një korridor që lidh Bjellorusinë me Kaliningradin, që është midis Polonisë dhe shteteve të tjera evropiane. Por duke krijuar këtë korridor, duke e marrë de facto si pushtim, ndërpret rrugët e kalimit të tre vendeve baltike. E prandaj ka një përqendrim shumë të madh të forcave të NATO-s në atë zonë, sepse e dinë që ky është një mendje e çmendur që edhe mund të bëjë këtë”, zbulon Karamuço.

****

Sa vijnë e bëhen gjithnjë e më shumë këmbëngulëse zërat se Vladimir Putin është i sëmurë: ai dyshohet se vuan nga çrregullime të trurit të shkaktuara nga skizofrenia, nga sëmundja e Parkinsonit ose nga sulme zemërimi të shkaktuara nga trajtimet steroide për të kuruar kancerin, nga i cili thuhet se është prekur.

Ajo që i rikthehet problemeve të supozuara shëndetësore të presidentit rus, është britanikja “Daily Mail”, një gazetë jo gjithmonë e besueshme, por shumë e informuar që citon burime të inteligjencës perëndimore pranë Kremlinit: zyrtarë ekspertë të “Five Eyes”, “Pesë Sytë”, të aleancës së inteligjencës që përfshin Australinë, Kanadanë, Zelandën e Re, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  Pas sjelljes së Carit mund të ketë edhe shpjegime delikate të natyrës fizike dhe mjekësore.

Raporte të shumta perëndimore, do të kishin arritur në këtë përfundim, duke mbivendosur në sjelljen e presidentit 69-vjeçar rus, ënjtjen e dukshme të qafës dhe kokës që u shfaq në videot më të fundit dhe distancimin e konsiderueshëm fizik të vendosur gjatë vizitave të liderëve të huaj në Kremlini.

“Në pesë vitet e fundit ka pasur një ndryshim të dukshëm në procesin e tij të vendimmarrjes, njerëzit e afërt kanë vënë re gjithashtu një qartësi më të vogël në të folur dhe në të kuptuarit e botës rreth tij”, shpjegoi një burim për “Daily Mail”, duke konfirmuar se, mungesa e mirëkuptimit do të ishte edhe për shkak të mungesës së mendimeve kontradiktore në rrethin e tij të ngushtë, gjë që do ta pengonte të kuptonte dështimin e pushtimit ukrainas. “Ai thjesht nuk është i informuar”, vazhdon ai.

Historia e “Daily Mail”, ndoshta bazohet në një burim të vetëm, është e dobët dhe e vështirë për t’u konfirmuar, por ajo përforcon dyshimet që janë shfaqur muajt e fundit: zgjedhjet e Putinit do të ndikoheshin nga Parkinsoni, nga një formë më gjenerike e demencës ose nga përdorimi i zgjatur i steroideve për trajtimin e kancerit, i cili do të prishte ekuilibrin e tij.

Teoria e fundit, do të konsiderohej gjithashtu e besueshme nga inteligjenca britanike. Distanca e madhe e mbajtur në takimet e javëve të fundit me liderët e huaj – deri në gjashtë metra, si në rastin e presidentit francez Emmanuel Macron – do të konfirmonte gjithashtu ekzistencën e sëmundjeve të mëparshme, të cilat do të rrisnin rrezikun e vdekjes nëse ai infektohej me Covid ose përdorimin e barnave që pengojnë sistemin imunitar, duke e bërë më të lehtë infeksionin.

Menjëherë pas takimit me Macron, një zyrtar francez konfirmoi se Putin “nuk dukej njësoj” si dy vjet më parë, sepse ai ishte “jashtë kontrollit”.

Britanikët – por edhe amerikanët – besojnë gjithashtu se kanë një dukshmëri të madhe të asaj që ndodh në dhomat e Kremlinit: kjo shpjegon gjithashtu vendimin e pazakontë për të bërë publike të gjitha informacionet e inteligjencës, të cilat normalisht duhet të mbeten sekrete, për të parashikuar – dhe ndoshta shmangin – lëvizjet e Moskës.

“Dukshmëria jonë është e jashtëzakonshme: krahasuar me Xi Jinping dhe Kinën, ne kemi cilësi të jashtëzakonshme”, tha një burim londinez për “Daily Mail”.

“Edhe një vëzhgues sipërfaqësor nuk mund të mos jetë i mahnitur nga metamorfoza somatiko-fizionomike që ka pësuar fytyra e Putinit gjatë viteve: nga krahasimi midis një fotoje rinore apo të pjekur dhe disa fotove të fundit si ajo në “UnHerd”, në të cilën vështrimi kërcënues dhe shikimi i munguar i përmbahet tipareve, duke filluar nga faqet e hiper-vaskularizuara nga botoksi”, shkroi Sandro Modeo për “Corriere”-n javën e kaluar në artikullin e tij të gjatë, në të cilin trajtonte edhe hipotezat për problemet e mundshme shëndetësore të liderit rus.

“E para ka të bëjë me shpinën”, shpjegoi ai, “ose problemet e mundshme me shtyllën kurrizore për shkak të lëndimeve të mëparshme sportive, siç përmendi dikur vasali bjellorus Lukashenko, apo edhe një neoplazmë të palcës kurrizore, simptomat e së cilës do të ishin të pajtueshme me disa vështirësi në ecje dhe disa shqetësime posturale të Putinit”/ “Daily Mail”; Përshtati: Gazeta “Si”.

***

… Rusia e filloi ofensivën ushtarake kundër Ukrainës. Tanke, avionë, autoblinda me dhjetëra mijë ushtarë dhe oficerë garantuan qytete e fshatra të shumtë të Ukrainës, duke shkelur në mënyrë flagrante të drejtën ndërkombëtare dhe Kartën e OKB-së të sovranitetit të shteteve.

Vladimir Putin dëshmoi se nuk ka asgjë ndryshe nga Adolf Hitler. Ai duket se është ndjekësi më besnik i udhëheqësit të nacional-socialistëve gjermanë të viteve ’30 të shekullit të kaluar.

Ngjashmëritë dhe madje identitetet janë të njëjta. Sidomos në filozofinë e luftës. I vetmi dallim është se Putin i ka dhënë kohë vetes më shumë sesa Hitleri. Nuk është nxituar aq shumë deri tani. Por tash po vepron me kryeneçësi dhe kokëfortësinë e Hitlerit.

Adolf Hitleri erdhi në pushtet duke shfrytëzuar padrejtësitë e Konferencës së Parisit ndaj Gjermanisë si fuqi humbëse e Luftës së Parë Botërore, më saktë ndaj Francës, e cila kishte insistuar në cenimin e integritetit territorial të Gjermanisë. Vladimir Putin erdhi në pushtet me kritikat e ashpra ndaj Perëndimit, të cilin e bën përgjegjës për shpërbërjen e ish Bashkimi Sovjetik. Shpërbërjen e BS Putin e konsideroi që në ditën e parë si president “tragjedinë më të madhe” për vendin e tij. Dhe prej këtu nisi e gjitha çfarë ka ndodhur më vonë Gjeorgjinë dhe çfarë po ndodh sot me Ukrainën në dy faza.

Hitleri erdhi në pushtet me premtimin e “bashkimit të botës gjermane” dhe rivendosjes së drejtësisë. Putin vijoi në shekullin XXI me të njëjtin premtim për “bashkimin e botës ruse”, përfshirë dhe ato popuj e kombe që flasin sllavisht ose i përkasin besimit ortodoks. Ai elaboroi teza të frikshme para se të hidhej në veprim për shkëputjen e rajoneve të Gjeorgjisë, përkatësisht Abkazinë dhe Osetinë e Jugut (2008), ose të Krimesë në vitin 2014. Derisa erdhi te agresioni për aneksimin e Ukrainës.

Krimea u aneksua në mars të vitit 2014 me pretendimin se në gadishull po kryhej dhunë kundër rusëve. Ndërkohë që asgjë e tillë nuk kishte ndodhur. Putin fabrikoi asokohe gënjeshtrën se “Në Kiev dhe zonat ku banojnë rusët ishin formuar formacione nacional-socialiste (naziste) të cilat kërcënonin rusët e Ukrainës”. Por as kjo nuk ishte e vërtetë. Asnjë lloj krimi nuk kishin bërë ukrainasit kundër rusëve dhe minoriteteve të tjera në vendin e tyre. Thjesht ata anuluan një ligj të Viktor Janukoviçit ku refuzohej Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit me BE-në. D.m.th shprehën vullnetin për t’u integruar në BE.

Ky vullnet i lirë i ukrainasve dhe përfaqësuesve politikë të tyre nuk i pëlqeu presidentit të Rusisë. Ai e donte Ukrainën zonë të vetën të ndikimit dhe imponimit. Ashtu siç ka sot Bjellorusinë dhe shumicën e republikave të Kaukazit. Në të kundërtën do të përdorte forcën, siç nisi ta dëshmojë që prej të hënës së shkuar, veçmas ditën e sotme. Edhe Hitleri me të tilla formula e filloi luftën. Fillimisht “mori në mbrojtje sudetët” dhe pushtoi Çekinë. Më pas nisi Luftën e Dytë Botërore me pushtimin e Polonisë.

Putin, njësoj si Hitleri, ka si tipar të tijin kërcënimin. Ndërsa Evropa e kohës së Hitlerit iu nënshtrua kërcënimeve të kancelarit gjerman, Evropa e sotme është e trembur dhe e përçarë. Polonia, Hungaria, presidenti çek dhe ai kroat, kryeministri slloven, politikanë në Sllovaki e Bullgari, shumica e politikanëve dhe e opinionit publik në Serbi, madje dhe fraksione parlamentare në Francë, në Austri, Itali e gjetkë bëjnë Kollonën e Pestë në Bashkimin Evropian dhe i japin fuqi Moskës. Këto segmente evropiane ende nuk po shohin se armët që vringëllojnë në Ukrainë do të stacionohen në vendet baltike e Detin e Veriut, në brigjet perëndimore të Detit të Zi dhe madje në brigjet lindore të Adriatikut. Atëherë bashkëpunëtorët e sotëm të Putinit do të ndjejnë dridhma përpara tij! Ish-ministrja e Jashtme e Austrisë, Karin Kneissl, e cila e ftoi para disa vitesh Putin në dasmën e saj, nuk do t’i përulet më Carit rus për ta ftuar në vallëzim, por do të zvarritet para tij!

Prandaj bota duhet të bëhet bashkë. Madje jo vetëm Evropa dhe SHBA-të, NATO dhe BE. Këto lokomotiva të politikës botërore duhet të tërheqin me vete të gjitha vendet paqedashës. Duhet vënë kriteri i qëndrimeve: – Nëse je me paqen e rendin botëror, reago, protesto dhe izoloje politikën hitleriane të Vladimir Putin. Në të kundërtën nuk mund të jetë asnjë shtet dhe vend sovran i sigurt.

Vetëm unifikimi evropian mund ta ndalë Vladimir Putin. Ndërkohë ka ardhur momenti që Gjermania të rifitojë të drejtat e plota për t’u përgatitur për mbrojtje, përfshirë dhe të drejtën e zhvillimit të arsenalit bërthamor. Nëse Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe të gjitha vendet e tjera evropiane bashkohen, atëherë Putin do të detyrohet të rikthehet në kufijtë e Rusisë dhe të respektojë të drejtën sovrane të shteteve sipas Kartës së OKB-së. Ndryshe rendi botëror do të shkatërrohet dhe bota do të ketë një fat shumë më të trishtë se ai i Luftës së Dytë Botërore,thotë mes tjerash politikologu i njohur shqiptar prof.dr.Enver Bytyçi.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Llukashenko mund te jete i “cmendur”, po aq sa Florim Bruqi, mund te jete normal.

    E dyta: Nuk thuhet ( nuk shkruhet) politikolog, por politolog. Nuk ka sheknca politikologjike, por vetem shkenca politike.

    E treta: Enver Bytyqi mund te quhet ” ekspeert ose prof.dr. i shkencave politikologjike”vetem tek shtresat ose kategorite me te pazhvilluara, me te prapambetura, primitive ose analfabetike ne Kosove e Shqiperi. E jo ne qarqet ose elitat e njohura shkencore, intelektuale, profesionale ose akademike. As ne Kosove, dhe as ne Shqiperi, nuk ka fakultetet as profesor te specializuar dhe kompetent te shkencave politike. Mos harro pra!

    Llukashenko para Putinit, eshte si Momir Bullatovici i Malit te Zi dikur para Milloshevicit.

    Putini perrmes Ukraines, eshte ka iu hakmereret SHBA-s…. Thuhet se Putini disa here me radhe iu ka kerkuar disa Presidenteve amerikan, anetaresimin e Rusise ne Nato, si dhe zhberjen totale te armeve nukleare ose atomike, por SHBA-s si duket nuk mund te ekzistojne pa rival, si dhe pa luftera ose konflikte te ndryshme.

    A po e sheh ti: SHBA-s dhe UE-s, jane ata qe po i kerkojne Kosoves koncesione dhe kompromise te reja ndaj Serbise, e jo Rusia e koncentruar maksimalisht ne luften e Ukraines.

    Athua pse (perse) Florim Bruqi?! A po na tregon…

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu