Nga: Fatmir Bajraj
A është Kurti sot, super-kriminel dhe Qeveria e Tij, super kriminale, gjithënjë sipas kutit-Kurti ?
Dikur, Albin Kurti n’krye të LVV-së :
Privatizimi i KEK-ut dhe i Distribucionit të Energjisë Elektrike të Kosovës, KEDS-it turk për vetëm 26.5 milion € ;
Lirimi nga pagesa për energjinë e hargjuar nga pakica serbe n’Veri të vendit dhe faturimi i së njëjtës, qytetarëve lojal të Republikës së Kosovës, është akt kriminal dhe shkelje e Kushtetutës së Republikës së Kosovës !
Kurti sot provon dhe promovon të kundërtën e asaj mbi të cilën ngriti narracionin dhe diskursin populist-politik të “tradhëtisë” së tjerëve ndaj atdheut, duke mashtruar & intriguar turmat, fituar besimin dhe mebeshtetjën e tyre elektorale dhe të kurorëzuar me pushtetin absolut, i cili i kthehet bumerang !
Çka tutje ?
Opozita t’i thot PO aktivizmit politik & qytetar kundër Qeverisë Kurti!
LDK, jo vetëm të mbeshtes, por të jetë piemont & lidere e këtij aktivizmi qytetar me protesta paqësore kundër vendimeve jo-popullore të Qeverisë populiste Kurti.
Atë që nuk i’a doli mbanë në tempullin e Demokracisë Parlamentare-Parlament, për shkak të arrogancës së numrave dhe kursit agresiv të pushtetit, opozita duhet shtye para me aktivizëm politik agjendën në mbrojtje të interesit të qytetarëve përballë një pushteti t’papërgjegjshëm.
LDK, përveq detyrimit kushtetues, e ka mision historik-nacional, ruajtjën dhe kultivimin e vlerave politike përendimore, në themel të së cilës janë ; e drejta e kundershtimit me forcë dhe e drejta e protestës paqësore, si e drejtë legjitime demokratike kundër mëndësisë dhe ideologjisë hegjemoniste me tipare shoveniste deri n’fashizëm të LVV-së dhe Kryemnistrit Kurti!
Aktivizmi qytetarë dhe spektri politik opozitar, n’krye me LDK-në, duhet n’sinkron të ushqejnë dhe fuzionojnë sinergjinë e bashkërendimit dhe bashkëveprimit deri në detyrimin e pushtetit që të ushtroj puergjegjuesit kushtetuese në inters të qytetarëve dhe jo të monopoleve dhe kompanive private të huaja të cilat të vetmin inters kanë dhe shohin në Kosovë, është profiti dhe vetëm profiti…!
LVV dhe pushteti aktual i Kurtit, është ngritë mbi premtimet dhe kauzat megallomane të cilat biejnë ndesh me veprimet aktuale n’qeverisje të vendit, fakt ky që provon katërcipërisht se qellimi i vetëm ishte pushteti dhe jo interesi i qytetarëve dhe i shtetit.
Protestat demokratike qytetare dhe të opozites, duke kundërshtuar shtrënjtimin jo-linear të energjisë elektrike dhe ngritjen e tarifave mbi shtresën e artë të çdo shoqërie demokratike (shtresa e mesme) duhet jenë dhe të përdorën si instrument politik që detyron Qeverinë dhe Kryeministrin Kurti që t’marrë seriozisht shqetësimet e qytetarëve dhe vërejtjet dhe qendrimet e opozites.
“Diskriminim pozitiv” i veriut të vendit, pra i pakicës serbe n’veri nga ana e Qeverisë Kurti, në kurriz të qytetarëve lojal të Republikës së Kosovës në pjesën tjetër, është jo vetëm shkelje e Kushtetutës së Kosovës, tanimë më edhe me Aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, por është segregacion me premisa fashiste.
Lirimi dhe amnistimi i serbëve n’veri nga detyrimi i pageses për rrymën e hargjuar në njërën anë, dhe faturimi i këtij borgji qytetarëve lojal të Republikues së Kosovës dhe n’veqanti shtersës së mesme tue kësaj shoqërie në anën tjetër, është krim politik dhe jo vetëm, i një Qeverie dhe pushteti të papërgjegjshëm dhe inkompetent.
O nipi im, ”don me e thy kosën”, shume e ke hap.
Nuk besoj se je aq i padishem sa mos te kesh lexuar per ata qe i ke vënë në shënjestër dhe ata që ”i mbron”.
Me gjelozi e inat po e ruan ”nostalgjinë” që ke për nostalgjikët.
Fatmir, ”heronjët” e tj te hajnave e bashkëpuntors, ”ortakë” qe i paguante
”profesori” yt dhe shefi i tij ”bujar”
Nipi i jem, ka afro 1 vit qe nuk po më shkruan ndërsa ish ”profesorig” tend tinzak, po i kendon ”kenge trumeri sikur ai te ishte ”Miftar Hasani”, i Panorcit, fqinji yt.
Te pershendes nipi im, Fatmir Bajra i Panorcit dhe shume te falenderoj nese nuk reagon perndryshe kam me te ndjekur deri ne Grap te Panorcit e ”zânin” kam me ta qu ne Shatervan.
Nip, ika.
Ish daja:
Sinani, Suedi