ARKIVI:
17 Nëntor 2024

A flasin fotografitë?

Shkrime relevante

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Lirim Mhehmetaj dhe fjalori i tij trashaman…!

Afrim Caka, Gjakovë ___ …SE MOS E KA PARË DIKUSH TË JETË SKUQUR...

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Kryeministri Albin Kurti mirëpriti Përfaqësuesin e ri Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Eirik Nestås Mathisen

Prishtinë, 14 nëntor 2024 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti sot...

Shpërndaj

Nga: Fahri Dahri

Sipas nevojave, mundësive dhe problemeve që koha i sjell, më pak ose më shumë, por një herë në vit, kthehemi në shtëpitë tona. Konkretisht unë kthehem në Tiranë. Kalojnë dy apo tre ditët e çmalljeve më të afërmit, miqtë dhe shokët, kujtojmë qënësinë tonë gjetë viteve të shkuara, mes njerëzve, disa rrugë që dikur ishin të shpeshshkelura, vendshplodhje ku takoheshim dhe bisedonim edhe si të “lirë”, por dhe me shumë kujdes. Ruheshim të mos shkelnim në drrasë të kalbur dhe na priste ndonjë sakatllëk.

Nuk më pëlqen të merrem në vazhdimësi me “nxirjen” dhe të bëj “bla-bla” për të shkuarën, sepse një gjë që lidhet me kohën që kalojmë, mirë apo keq, duam nuk duam është koha e vetvetes. Kohë e jetuar që duhet të “vjelë” për të ndikuar në të ardhmen. Pastaj, ja le të bëjmë edhe “bla-bla”, a i a shlyen kush njerëzve ato që ka vuajtur dhe nuk u pëlqenin? Askush. Po sot, nuk kemi probleme që na stresojnë, na grryejnë përbrenda? Plot. Dhe më e keqja është që afro 50% e popullsisë, nga viti 1990 e në vazhdim, vazhdon të lëvizë brenda dhe tej kufive shtetërorë, për të arritur të sigurojnë një jetesë më të mirë. Fillozofia për tu marrë më shumë me të shkuarën, duke bërë “bla-bla”, nuk është ide që ndikon në përmirësimet e të sotmes, për prosperitet. Këtë e ka vërtetuar realiteti ynë 30 vjeçar. “A e dini kush shqetësohet më shumë për të bërtitur “bla-bla”? Ata që “çirren” dhe flasin vend e pa vend: “po na emigron truri”!. Hipokrizia e madhe e “trudashësve” tanë dallohet dhe kuptohet me ardhjen e ndonjë “truri” të ikur jashtë që kthehet. Për rastet e  kthimeve, nuk kemi konstatime se u intereson atyre që “çirren”, veç familjes, miqve dhe ndonjë shoku që mund të mos jetë larguar jashtë apo në “qiell”. Të jemi pak realistë, nuk duhet mohuar e vërteta se nga “trutë e ikur”, kemi plot kthime. Shumica nuk gjetën “kullotë” dhe nuk mbijetonin dot pa punuar, ndërsa ajo pakicë e “trurit” të ikur, që iku vërtet me tru dhe erdhi me “tru-plus”, nuk ka gjetur hapësira veprimi, mbasi “kullotat” ishin okupuar nga ata që gjoja merakosen për ikjen e “trurit”. Hipokrizi, ironi apo babëzi, nuk kuptohet se ç’farë duhet të kuptohet. Shpresojmë se do arrihet të kuptohet.

U zgjata pak për të sqaruar, sigurisht në këndvështrimin tim, pse-në e mos marrjes shumë me “bla-blatë”. Ato le të jenë probleme të politikanëve, të cilët duhet të mësojnë dhe veprojnë

për të mos u përsëritur. Ndërsa në Bare-kafene, restaurante, diskutimet “bla-bla”, nuk ndihmojnë në uljen e stresit, as në zgjidhje, veçse, mendoj se shanset janë në favor të atyre që përfitojnë duke i trajtuar të shkuarat me “bla-blatë”.

Është epoka të shikojmë efektet që japin veprimet tona. Besoj se tashmë është e kuptueshme dhe e provuar, po thuaj prej një shekulli, që duke bërrtitur shesheve “IK” ai, e “IK” ky, nuk japin rezultate, le ta zevendësojmë “IK-un” me “KY” vlen.

***

Mbasi i kalojmë ditët e çmalljes, me sa u tha, ndonjë nga ditët ulemi dhe hapim albumet për të “folur” me fotografitë e kohës së shkuar, të asaj kohe që sot e quajmë “bardhë- e zi”.

A flasin fotografitë? Përgjigja është e menjëhershme: Po. Flasin, madje më shumë nga sa mendohet. Fotot flasin dhe na tregojnë, kohën, vendin, qeverisjet, shkollën, punën, bisedat, hallet, gëzimet, sherret, intrigat, mburrjet, traditat, veshjet, ushqimet, udhëtimet, lindjet, fejesat, martesat, vdekjet, festimet, adhurimet, përbuzjet. Fotot flasin për varfërinë, sëmundjet; na ligështojnë për fatin e lypsarëve, të fukarenjëve, të shurdhomemecëve, të sakatëve mendorë dhe fizikë, për të moshuarit që nuk kanë të afërm. Ato flasin, madje më shumë se sa ndodhitë në momentin e shkrepjes. Fotot na sjellin fytyrat e atyre që ishin me ne dhe nuk janë, të atyre të larguar nga vendi, ashtu dhe të atyre të ikur nga jeta për të mos u kthyer më.

Sa shumë flasin fotografitë!. Sa të vërteta dhe sa gënjeshtra shpalosin fotot, kur i shfleton dhe e shpie mendimin tek koha kur dikush e ka shkrepur momentin. Ti që e shef dhe e ke në dorë foton apo fotot, patjetër të kujtohet dhe shkrepësi i fotos (nuk pretendohet për emrat e tyre) dhe sot, mbas shumë kohëve të shkuara, arrin ta vlerësosh atë për shkrepjen, jo me lekë (para), por me sjelljen dhe njohjen e vlerave të së shkuarës tonë.

Në shenjë mirënjohja për të gjithë fotografët, me në krye Marubin dhe Rrelin, po citoj një shprehje: “Autorët shkojnë e vijnë, por veprat e tyre mbesin”! Dhe ne i falenderojmë të derisotmit. Urojmë më të mirat për të ardhshmit.

Në çastin kur janë bërë shkrepjet, unë, ti, ai/ajo, kushdo, nuk e mendonim atë shkrepje si një domosdoshmëri dhe pjesë e pa ndarë e jetës, por shijonim, gëzonim, fiksonim brengën pikëllimin, ndodhitë e momentit; ndërsa sot, mbajtja në duar e jetës së shkuar që na paraqitet me shpalosjen një e nga një të fotove, vlerësimi ndaj tyre merr tjetër kuptim. Ato, me shikimet dhe të shoqëruara me kujtesën, shndërrohen nga letër, në “jetë”.

Vizatimet, kunjiformat, hieroglifet,  fotografia, piktura, skulptura, filmi, poezia, proza, lindjet, dasmat, varrezat, fshati, qyteti, kopshtet, arat, pemët, lumenjtë, prrenjtë, pyjet, fushat, malet, gjithçka është pjesë e pandarë e jetës tonë. Është kjo një e vërtetë që na rrethon dhe me fotografimin arrihet shoqërimi i ndërkohëve midis nesh dhe gjithçkaje.

Njerëzimi, që nga vetëdija e fillimijetës, është përpjekur t’u vihet ndesh të pamundurave. Asnjëherë nuk ndalet duke sfiduar vdekjen. Përpiqet dhe përpëlitet për të siguruar përjetësinë, shpenzon kohë, materiale, vlera monetare dhe jetë njerëzore sa në hapësirë, në Hënë, në Mars, që të zgjasë vitet-jetë, ose ti shpëtojë vdekjes!

Megjithatë, përpara këtij objektivi “gjithëndërrues”, diçka është arritur. Me anë të këmbënguljes, imagjinatës, kujtesës, përfytyrimit, etj. e ka bërë të mundur të “ngushëllojë” veten dhe shoqërinë (në periudhat të ndryshme kohore), mes tjerash, edhe me shpikjen e pikturës, fotografisë, etj. me të cilat,      diçka ka arritur në “përjetësinë” e të shkuarës, e cila pasurohet me përditësime ndërbrezash.

Këto po mendoja gjatë shikimit të fotografive, që nga fëmijëria e deri ditët tona. Të pakta janë fotot në “bardhë-e zi” (niveli i teknologjisë bashkëkohore); të shumta me ngjyra dhe këto të çastit, të kohës ku vetshkrepim me celularë (autoscatto-selfie).

Në albumin tim fotografik ndeshem me tre-katër kohë: ajo e mungesës së fotove për paraardhësit familjar të para vitit 1887; koha e fotove tepër të rralla, për raste të veçanta për dokumente  zyrtare “bardhë e zi”- përafërsisht deri në vitet 1950; të kohës së fotove rastësore, sipas mundësive dhe vend ndodhjes me fotografë, po bardh e zi, të periudhës deri rreth viteve ’60-të dhe koha e mbas viteve gjashtëdhjetë e në vazhdim, ku filloi periudha e fotove me ngjyra, më të shpeshta deri sa momente të caktuara arrijmë ti fotografojmë me vetshkrepje dhe kudo.

E veçanta që flasin fotot e albumit i takon periudhës mbas 1990. Ky vit pruri ndryshimin e madh sasior, cilësor dhe hapësinor. Albumi fotografik është shtuar shumë. Fotot tashmë flasin jo vetëm shqip, por në shumë gjuhë të popujve matanë deteve dhe oqeanëve.

Nga shfletimet e albumeve, kalova momente tepër mallëngjuese, u çmalla me ata njerëz që kam kaluar shumë vite, me ‘ta kam kaluar kohë të këndshme, kohë të vështira por ishin kohë  plot respekt, dashuri e vllazëri. Edhe njëherë nuk thuhet kot: “Autorët shkojnë e vijnë, por veprat e tyre mbesin”! Ato u flasin brezave dhe u tregojnë të shkuarën.

Me këtë mendim mbylla albumet e mia me fotografi, por mbresat që m’u krijuan, më nxitën të shkruaj këto radhë, në kujtim dhe nderim të familjarëve, miqëve dhe shokëve të mi, që mundësi të vetme për t’u parë dhe folur kam albumet e fotove, siç e thashë, për gjatë gjithë kohërave (momenteve) që kam kaluar me ‘ta.

Por tek njeriu ekziston mrekullia natyrore që mendimet e vazhdueshme  melankolitë, malli dhe mungesat e më të dashurve nuk arrijnë të prishin ekuilibrat në jetën tonë. Kjo mrekulli nuk u mungon edhe gjallesave të tjera. Nëpër dokumentarë dhe gjetkë kemi ndjekur shumë raste, kur egërsirat mbysin, fjala vjen një gjitar, të vogël apo të rritur nga kopeja, apo tufa. Në momentin që e ëma dhe tufa nuk arrijnë ta shpëtojnë, vrehet reagimi i “keqardhjes” dhe në pamundësi për ta shpëtuar largohen!!. Sipas dijetarëve, gjallesat jo njerëzore priren nga instiktet, ne kemi kujtesën dhe aftësira krijuese.

U çmalla duke përkujtuar të shkuarën time, kalova momente plot me kujtime. Nuk ka dyshim për vetëdijen tonë, e cila na bën të përmbahemi për të mos lejuar ndikime në ekuilibër, megjithse duhet pranuar, “zemrat” janë të lënduara, plagët përthahen, por thellë-thellë mbeten.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu