ARKIVI:
27 Dhjetor 2024

A ishte normale hapja e Lojrave Olimpike në Francë…?

Shkrime relevante

Kryeministri merr rolin e gjykatësit!

Florim Zeqa I gjithpushtetshmi i vendit, Kryeministri i cili nuk i respekton...

Serbja Sonja Biserko, zëri i së cilës nuk po dëgjohet nga ndërkombëtarët, “analistët tonë” dhe disave nga opozita e Kosovës

Nga: Gani Mehmeti Biserko: Lista Serbe është përgjegjëse për gjithë situatën në...

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Shpërndaj

Prof. Pirro Prifti,Tiranë

Dihen që Olimpiadat ose siç quhen ndryshe Lojrat Olimpike, janë organizuar për të  krijuar nje mjedis paqeje midis miqve dhe armiqve, pra per të krijuar nëprmjet lojrave sportive nje hapësirë miqësie dhe paqeje jo vetëm midis konkurentëve por edhe midis shteteve dhe qeverive,

Janë organizuar 23 olimpiada çdo 4 vjet, që nga viti 1896 në Athine dhe tani ne korrik 2024 mbahet ne Paris France. Sigurisht historia e Olimpiadave është shume e vjetër .

Krijimi i tyre u frymëzua nga Lojërat Olimpike të lashta, të mbajtura në Olimpia të Greqisë nga shekulli 8 para Krishtit deri në shekullin e IV pas Krishtit. Baroni Pierre de Coubertin themeloi Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC) në 1894, duke çuar në Lojërat e para moderne në Athinë në 1896. IOC është organi drejtues i Lëvizjes Olimpike, e cila përfshin të gjitha entitetet dhe individët e përfshirë në Lojërat Olimpike. Karta Olimpike përcakton strukturën dhe autoritetin e tyre.

Origjina e Lojërave Olimpike është e mbuluar me mister dhe legjendë; një nga mitet më të njohura identifikon Herakliun dhe babain e tij Zeusin si paraardhësit e Lojërave. Sipas legjendës, ishte Herakliu që i pari i quajti Lojërat “Olimpik” dhe vendosi zakonin e mbajtjes së tyre çdo katër vjet.[18] Miti vazhdon se pasi Herakliu përfundoi dymbëdhjetë punët e tij, ai ndërtoi Stadiumin Olimpik si një nder për Zeusin. Pas përfundimit të tij, ai eci në një vijë të drejtë për 200 hapa dhe e quajti këtë distancë një “stadion” (greqishtja e vjetër: στάδιον, latinisht: stadium, “skena”), e cila më vonë u bë një njësi e distancës. Data më e pranuar gjerësisht e fillimit për Olimpiadën e Lashtë është 776 para Krishtit; kjo bazohet në mbishkrimet, të gjetura në Olimpia, duke renditur fituesit e një gare këmbësh të mbajtur çdo katër vjet duke filluar nga 776 para Krishtit.[19] Për trembëdhjetë Olimpiadat e para, gara e këmbës në stadium ishte e vetmja ngjarje e kontestuar,[20] dhe fitorja në atë sprint u vlerësua aq shumë sa olimpiada tjetër u emërua sipas fituesit, p.sh. “viti i tretë i Olimpiadës së tetëmbëdhjetë, kur Ladas i Argos fitoi stadiumin.”  Lojërat e lashta ndryshuan me kalimin e kohës, por ato filluan të shfaqnin ngjarje vrapimi, një pesëgarësh (i përbërë nga një garë kërcimi, hedhje disku dhe shtizë, një gara me këmbë dhe mundje), boksi, mundje, pankratim dhe ngjarje kuajsh. Tradita thotë se Coroebus, një kuzhinier nga qyteti i Elis, ishte kampioni i parë olimpik, që tregon se konkursi nuk ishte i kufizuar në aristokracinë  (Olympic Games – Ëikipedia).

Olimpiada në France në Paris mbetet një nga Olimpiadat më të veçanta dhe aspak miqësore sepse në këtë olimiadë nuk u ftuan shtete që ishin në luftë, madje duke hequr dorë nga  toleranca dhe nga asnjëansia por duke përdorur standarte të dyfishta dhe paragjykime gjë që mund të ndikojnë në miqësinë dhe paqen në botë midis shteteve.

Çfarë do të duhej të kuptonin popujt me këtë hapje  të Lojrave Olimpike- si një hapje anormale, apo thjesht për gallatë dhe kalim kohe? Që shoqëritë Liberale pa principe të jenë baza e mënyrës së jetesës së shoqërisë njerëzore? Që njerëzit duhet të tallen e të përqeshin përpjekjet ndër shekuj për të vendosur një demokraci ku të respektohen si ligjet njerëzore ashtu dhe ligjet e Zotit? Që shoqëritë njerëzore do tu zhvillokan tashti e tutje, sipas  paganizmit dhe poligaamisë? Nuk e mendoj që ishte rastësi një Hapje e tillë.

Një nga problemet më të mëdha që shkaktoi pakënaqësi që në hapjen e lojrave Olimpike ishte glorifikimi I amoralitetit dhe I largimit nga Zoti. Kjo mund të shihej që në hapjen e lojrave Olimpike.  Përqeshja dhe sarkazma për darkën e fundit duke injoruar fene dhe kristianzimin për të cilin francezët janë vuknerabël, krijoi jo pak pakënaqësi dhe reasksion në një populla me tradita fetare si Faanca dhe kudo,  pavarësisht se spektakli u mundua të mbulonte përmbajtjen  amorale dhe kundër traditive fetare të popujve qofshin ata të krishterë apo dhe myslimane. Shëmbuj të tillë si: Mari Antuaneta me kokën e prerë që këndonte himnin e revolucionit, me kokën që e mbante në duar dhe e shoqëruar në sfond me muzikë heavy metal; dhe mbi të gjitha sfilata e drag queen dhe ajo që shumëkujt iu duk si një rikrijim i Darkës së Fundit të Leonardos, me Philippe Katerine gjysmë lakuriq dhe i lyer me bojë blu në versionin Dionis: të gjitha këto ekzaltuan shumëkënd, por nga ana tjetër, indinjuan shumë të tjerë, mbi të gjitha në të djathtë. Sipas Corriere de la Sera (Olimpiada që ndau në dysh Francën dhe botën – Bota (gazetatema.net): “Edhe në botë pak a shumë e njëjta ndarje: nëse kryeministri laburist britanik Keir Starmer deklaroi se e adhuroi ceremoninë, si “një triumf, komplimente Francës”, kryeministri hungarez Viktor Orban ka folur për “dobësi dhe rënie të Perëndimit” dhe zëdhënësja e diplomacisë ruse, kritikoi parodinë Lgbt të Darkës së Fundit. Edhe konferenca e peshkopëve ka kritikuar “skenar e përqeshjes së kristianizmit”, ndonëse ka pranuar se ceremonia kishte ofruar edhe “momente të mrekullueshme”. Dikush u shpreh: “Asnjë koment për Lojërat Olimpike të Parisit: një pamje e neveritshme. Franca e udhëhequr nga Macron u shndërrua në një zuskë që bën grima ndaj përbuzjeve të një turme të çmendur, të paperëndishme. Turp total“.

Pavarësisht Spektaklit  anormal të Hapjes së Lojrave Olimpike, shpresojme që këto lojra të jenë për sportin dhe argëtimin e popujve që e shohin këtë ngjarje si spektakolare, dhe të kuptojnë se edhe Hapja anormale  e këtyre lojrave nuk është pa domethënie, nuk është pa prapamendim, dhe mund të nënkuptojë se morali dhe etika e lojrave, por edhe i jetës së njerzve në botë po tentohet të çvendoset drejt amoralitetit dhe anarkisë morale dhe materiale larg rregullave të vendosura prej kohësh nëpërmjet ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare.

priftipirro2024@gmail.com

K O M E N T E

4 KOMENTE

  1. Mundi i shkrimit të mësipërm ju ka ” vjedhur ” disa orë ,,, pak ditë , 2, 3 ditë që të përktheni nga gazetat greke ” Το προτο θέμα , Έθνος κτλ.” Ndoshta nga hutimi keni harruar të nënvizoni në fund citatin modest se u përkthye nga X gazetë e huaj , pra përkthyer nga ju dhe jo si autor i analizës së mësipërme .

  2. E nderuar, Rita, permbledhjet i kam para qitur me linket perkatese nuk i kam vjedhur. Kam pershtypjen se je me Foltoren qe cdo gje shohin e quajne vjedhje. Jo e nderuar , kur i referohesh dikujt dhe i vendos linkun nuk quhet vjedhje por eshte nje perforcim i idese per te cilen shkruan. Dhe une e quajta ashtu si i kam vendosur titullin.
    Asnjehre nuk mund te prnohet LGBT (IQ) si norme sociale dhe aq me keq ne Olimpiade.
    Asnjehere nuk mund te pranohet tallja me besimin fetar.
    Nese juve si e modes qe jeni jeni dakort me keto atehere – mendoj se jeni e rrezikshme per familjen dhe shoqerine.

  3. Nuk e dij se kujt i referoheni kur thoni se keni përdor linkun në artikullin e mësipërm mes të shkrimit përmendni, Olimp. Gamës Ëikipedia që tregon burimin e të dhënave . Përmendni dhe Corriere de la Sera dhe unë një kopje të tillë e lexova ditë më parë në dy gjuhë të huaja .Shikoj që lexoni mbrapsht komentin tim z.Prifti pasi fjala ‘Vjedhje ‘ përdoret për humbjen e kohës që i shkaktoni personit tuaj duke përkthyer .Përkthimi ,ky mund e talent është i respektuar dhe i mirëpritur nga të gjithë e më tepër kur tregohet në fund të cdo shkrimi .E tepërt të kaloj në të kaluarën por vec pak kujtoj një mikun tim i dënuar ,shkrimtar në burgjet e diktaturës kur përkthente me pistoletën në kokë veprat e ‘ xhaxhit ‘ ,dullës ,dhe emri i tij nuk figuronte por i akademikëve shërbëtorë të diktaturës .Për foltoren ju korrigjoj se është fshirë si emër që kur rimori vulën dhe emrin e zanafillës në PD . Jo nuk i përkas shpirtërisht se për kaq dekada ka treguar një gjysëm demokraci,,,,,por në se më duhet të zgjedh qoftë dhe simbolika ,midis mazhorancës së sotme dhe opozitës jam me të fundit .Kurrë s’do mund të jem me pasardhësit e persekutorëve e të diktatorëve .Dhe të fundit temë që prekni ,atë të LGBT ,të moderuar sic e quani por për mua është cmenduria e radhës që po kalon planeti ynë .Duke pasur nevojën e votës qeveritë e botës i kanë hapur dyert kësaj kategorie njerëzish të gëzojnë të drejtat si qenie të zakonshme kur nuk janë .S’do të jetë larg dhe dita kur vendet e shenjta ( Kisha e Xhami ) t’i pranojnë si njerëz normalë ,pse jo ky Paris ,kjo Francë më 2079 ,apo 2179 të lejojë martesat dhe pagëzimit. Shyqyr ne s’do të shohim këtë cmenduri ! Hapja e Olimpiadën ishte fantastike për sa i përket dekorimit ,vendit pranë kullës Eifel ,lumit ciganëve etj .Kaq shikon syri i vëzhguesit të rëndomtë .Vërejtjet dhe kritikat ndaj regjisorëve ,skenografistlve dhe drejtorit artistik të krejt shoout artistik i përkasin kritikëve studiues.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu