ARKIVI:
19 Nëntor 2024

A ishte shqiptar Haxhi Qamili ?

Shkrime relevante

Shpërndaj

Ndoc Bushgjoka, Tropojë-Tiranë
___
A ishte shqiptar Haxhi Qamili ?
___
Kësaj pyetje i ka dhënë përgjigje vetë haxhiu i çmendur.
Muslimani Haxhi Qamili dhe bashibuzukët e tij nuk e quanin veten shqiptarë. Në fakt ata nuk e dinin se çfarë ishin.
Në një si punë interviste me një gazetar të huaj Haxhiu musliman thosh:
“Ne i sulmuam shqiptarët te kodrat e Saukut, por ata u kthyen e na vunë përpara në Zall Herr e na ndoqën deri te Puset e Qorrit”.
Dhe theksonte “ne katundarët”, ndërsa armiqtë i quan “ata shqiptarët”.
A ishte, pra, shqiptar Haxhiu i çmendur?
Disa autorë kanë vërejtur se pas pushtimit turk, dhe boshatisjes së fushave nga Myzeqeja në Shkodër, turqit osmanë vendosën kolonë. Ata kolonë u duheshin për punimin e tokave, dhe për të shlyer kujtesën historike. Ata nuk dinin asgjë për Motin e Madh dhe Kastriotin.
Kundër rilindjes së një Shqipërie kishte dhe shqiptarë të turqizuar. Ashtu siç shkruante Esad Mekuli:
Je turk ! Je turk ! – kanë shti
Shqiptarin me shekuj, pa da,
E nji ditë ndër ne u ndi:
– Jam turk, Elhamdulila !
Por, jo ! Haxhiut dhe shumë prej ndjeksve të tij nuk u trokiste në shpirt asnjë tingull i lashtë shqiptarie. Ata nuk ngjasonin me shqiptarë, as nga ndjenja e kombësisë, as nga karakteri, as nga veshja as vetë “shqipja” që broçkullisnin. Zanoret nuk i shqiptonin dot si shqiptarët dhe Tiranën nuk e thoshin dot shqip.
Hoxha, shefi i komunistëve toskë, pasi mori pushtetin e birësoi Haxhiun turk, dhe e ngriti në piedestal, ndërkohë që shpalli armik e reaksionar At Gjergj Fishtën.
Kush dyshon le të shohë Fjalorin enciklopedik shqiptar pergatitur nga dhjetra e dhjetra “koka te medha ” me gradat me te larta shkencore, botuar ne vitin 1985.
Aty per Haxhi Qamilin ka mbi 200 fjale. Dhe jo fjale dosido, por me te mirat. E midis tyre citimin e Enver Hoxhes, ku Haxhiu i çmendur e injorant sipas tij ishte “njeriu me i besuar, me trimi, me i vendosuri, me i thjeshti”.
Ndersa për AT GJERGJ FISHTEN, (nuk është dhënë as foto), fjalori ka fare pak rreshta dhe aq te renda sa edhe po te ishin shkruar nga akademia serbe do te kishte ndonje fjale te mirë.
” Fishta Gjergj. – Shkrimtar dhe publicist reaksionar, perfaqesuesi kryesor i letersise klerikale-katolike…. mori pjese ne jeten politike per te forcuar ndikimin e klerit katolik. Drejtoi revisten ” Hylli i drites ” nje nga tribunat me aktive te reaksionit klerikal. … himnizoi prapambetjen, patriarkalizmin, padijen dhe lartesoi mercenarizmin. Me 1923 botoi ” Gomari i Babatasit ” qe drejtohej kunder laicizmit te shkolles dhe pergjithesisht kunder perparimit shoqeror dhe kulturor te vendit. “
Ja kshu – kshu…!
Populli musliman e quajti Haxhi Qamilin “Haxhi Baba”, ndërsa këngëtarje Fitnete Rexha e lauruar si “artiste e popullit” i këndonte me pathos “haxhi babës”:
Muslimani Haxhi Qamili…

K O M E N T E

1 KOMENT

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu