ARKIVI:
24 Nëntor 2024

A ishte vetëm hija e Sylës që u kthye në Turjakë? 

Shkrime relevante

Vjosa Osmani dhe fërkimet me Qeverinë e Kosovës: A po kërkon interesa personale dhe po injoron votën e qytetarëve të Vetëvendosjes?

Nga: Luan Dibrani Në një periudhë të tensionuar politike, Presidentja e Kosovës,...

Ish kongresmenja demokrate samoane amerikane, sot si republikane Tulsi Gabbard, zgjidhet si Drejtore e Inteligjencës Kombëtare

Klajd Kapinova, New York Ish kongresmenja demokrate samoane amerikane, sot si republikane...

Mendon se lufta mund të përfundojë vitin e ardhshëm

Foto: Lars Eivind Bones / Dagbladet Marlene Lundberg Holm Presidenti Volodymyr Zelenskyy thotë...

Shpërndaj

Stacioni hekurudhor në Pejë

Sinan Kastrati, Suedi

Mall e trishtim 

Tregim 

Syla kishte zbritur nga treni në Mrasur, stacionin e trenit, afër Llapqevës afër Ularicës (Ujvareve të Mirushës).  

Mrasuri është një katund mu në breg të Drinit të Bardhë dhe rrjedhës së lumit Mirushë. 

Është stacioni i parë në udhën e hekurt (hekurudhën) Klinë- Prizren. Udha e trejit vazhdon përkrah Drinit deri në Xërrxë. Aty Drini e ndan rrugën nga hekurudha dhe e vazhdon i vetëm për në Shqipëri, nëpër Rovovë të Hasit e rruga e treni, vazhdon për në Lanavica (Landovicë). Kjo rrugë ishte paraparë që të vazhdoj, bashkë me ujin e ujin e pastër të Drinit të Bardhë për në Kukës e Tiranë por pasi u prishën Tito e Enveri, stacioni i fundit i trenit, mbeti Prizreni.  

Mrasuri, kishte pasur fatin që ta ketë një stacion ku katundarët e atyre anëve, të shkojnë për pazar në Prizren, Pejë e Prishtinë sepse mundësi tjera pos me kuaj disa orë udhë, nuk kishin të udhtoin ndryshe. Mëngjeseve të hershme të ditëve të pazarit, të shtuneve me koshat plot rrush e qeberret me djath e tlyn hypnin në tren. Me parat e bylmetit e pasulit, drithërave pulave, blenin basëm, bez e pej e pulla për teshat e vjetëruara e të shqyera. 

Mrasuri e Llapqeva kishin propozua që stacioni i vogël hekurudhor i tyre të quhej ”Mirushë” sepse e kishin afër lumin dhe bukuritë që kishte Mirusha. Treni nepër Mrasur vinte tri herë brenda ditës e njëherë natën, treni që nisej nga Prizreni për Beograd. Në Klinë bashkohej me trenin që vinte nga Peja dhe bashkë niseshin për në Fushë Kosovës. 

Stacioni i trenit si në shumicën e stacioneve tjera, në Klinë quhej ”Metohija” e ai i Gllogofcit (Drenas), ”Drenicë”. 

Në Mrasur, ndryshe nga stacionet tjera, ishte një shtëpi e vogël me tulla. Të tjerat stacione, ishin të ndërtuara me gurë të gdhendur e me disa dhoma dhe ate të pritjës. Në njërën nga dhomat më të mira rrinte shefi me një kapele që i shkruante ”JŽ”,(Jugoslavenske Željeznice) që sapo i kishih largua kapuçat me shenjën ”ŽS”  (Željeznice Srbije). 

Stacioni hekurudhor në Drenas (Drenicë)

Në kuferin e madh me tesha, Syla kishte disa bakshishe për nënen, babaën e axhën plak, pak fotografi, disa libra e adresa. Në Mrasur, askush nuk i foli kur zbriti nga treni e as Syla nuk e njohi asnjë njeri.  Ai ishte i veshur me tesha allafânga por njerëzit nuk e kishin hallet e teshave por, ata kishin hallet e veta për mbijetesë. Punonin sa për bukën e gojës e prodhimet e veta i shisnin për me e pagua parezin (tatimin). Rruga, nga stacioni i trenit për në Llapqevë e Panorc ishte një përpjetëze, udhë dhie që ti qitke nirstë e dekës. Mali nuk ishte i shpeshtë e drunjët nuk ishin rritur. Katundarët e prenin malin dhe drutë për dimerë dhe për qereqhane. Në të djathtë të Mrasurit ishte katundi i vogël me pakë shtepi, tri katër familje, me të njëjtin emër, Mrasur.  

Para se të hyjë në Llapqevë, Syla u ulë e pushoi pakë. Shikoi lumin e Drinit të Bardhë dhe arat me kallamoq andej Drinit. Nuk ishte larg Sferrka e Gashit e Valljaku, i ndante vetëm lumi Mirusha por ato nuk shiheshin. Tymi i oxhaqeve të kullave të Llapqevës e Mrasurit, të Haxhi Sakolit, Cenë Amrushit e Musë Halilit villnin tym si treni e tymi shkonte përpjetë e pastaj, sikur lodhej, e ndërronin drejtimin, ecte më ngadalë, horizontalishte e puthej me Majen e Kaznikit e malet e Zatriqit.  

Mali sa kishte fillua me mugullue e bari aty ku kishte më shumë dritë, kishte dalur bashkë me lule borën. 

Zilja e kumonave të ogiçëve e kënga e çobanëve që i kishin lëshua gjâen (bagëtinë), Sylës ia kujtuan kohën kur edhe ai ishte çoban.  

 Syla u que me pritesë. Ai ecte por mendja i fluturonte në vitet e pas çlirimit. Kuferin e qiti në krah dhe u nis. Udhës së rrehun nuk shkoi por hyri një udhe të dhive që të mos takohej me katunarët e Llapqevës.  

Stacioni hekurudhor në Klinë

Malit që më shumë ishte i çveshun mbërrini deri në Grap t`Panorcit. Nga Grapi, në lindje shihej Rudi, Panorci, një pjesë e Garaqevës, Gradina e Madhe e Turjakës, Fusha e Kuvalëve e malet e Bublit. 

Syla ishte në hamendje, kah të ia mbaj që të mos hyje nëpër katundin Rud e Panorc Në Rud e Panorc, gjyshi i Sylës kishte pasur disa miq, burra të fortë të kohës së tij, Veli Bajramin e Hajrullah Rexhepin, Murat Musën, Hisen Derguti e Latif Reshitin. Nga frika se do ti takoj ata e kur ata ti luten, si jabanxhi që ishte do ti luten që të hyjë e të pushoj pakë, të haje buke e kur ta vesin, prej kah pa vjen more djalë i ri, nuk dinte se a t`ju tregoj të vërteten se kush ishte dhe prej nga vinte? 

-Tju thonte se vinte prej jesirit? 

Dhe vazhdoj udhën për në Turjakë, i lodhur nga kuferi me tesha e i krrusur motet e mërzia. Në fund të Grapit, aty ku ndahet Rudi nga Panorci, mi te prroi me ujë, Syla, hyri varreve e arave të Panorcit e dual afër Kerrshit të Sylymanit, në malet e Turjakës.  

Te Lugi i Kerrshit të Sylymanit, u ulë në një guri të madh që ishte i mbuluar me thupra thana e lejthia. Mori një fletë të thanës si dikur kur piqeshin thanat. 

Sa herë Syla kishte pushua në këta gurë- kersha e ishte ulur në barin në mes të drunjëve me hije të dendur që as qiellin nuk e shihte ndërsa buallicat, lopët e delet kullosnin. Ato e zgjasnin kryet dhe i këputnin gjethet e drunjëve aq sa mundnin ti mbërrinin. E zgjidhnin dushkun dhe barin në mes të gurëve. Ndërsa delet hynin në mes të gurëve ku kishte barë më shumë. Ndodhte që ndonjë kingjit i metej këmba në mes të shkëmbinjëve të thepisur e Syla ia nxirrte me kujdes me mjeshtri. Mandej, Syla e shikonte diellin kur afrohej te Ballit të Kershit, iu ndërprente kullosën gjâve. I këthente e nisej me to për mëngjes.   

Tren mallrash në Prizren, dikur 

Verës, nga dita e Shën Gjergjit, kur bagëtinë i qonte me pi ujë te Gjiri i Ballicave e deri në fund të gushtit kur kositeshin për herë të dytë livadhet, Syla nisej udhës së Rabaxhive, zbriste kah Ulica e Breshancit e dilte te Vai i Stanës.  

Te Vai, Syla i shtinte me pi ujë, deshtën apo s`deshën dhe pastaj, dilnin e kullosnin nëpër livadhe e çoabani shkonte në hijën e kregsit të pagarushëv e hante bukë. 

Syla tashmë kishte mbërri në krye të dushkajave dhe Turjaka shihej si në pëllëmbë të dorës. Kishte frikë mos po e shohin çobanët e Turjakës, Bajram Ramadani, Islam Mliqi, Shaban Seferi e Sadri Shaqa, që qoheshin herët e i ktheheshin vonë me lopët e delet e tyre nga mali. 

Syla mendoj të rrije edhe pakë te Llakma e Gradinës, në dushkaja. U mshef (fsheh) që edhe qentë, zagartë e langojtë nuk do të mund ta gjenin, Nga lodhja e nga ngrohtësia e rrezeve të diellit pranveror të Turjakës, Sylën e zuri gjumi. Kishte fjetur si nujë. 

Dielli i kishte kapërcye fushat e Garaqevës, Grapine Panorcin e ishte gati ta kapërcej edhe Majën e Kaznikut.  

Syla mendoj se është koha të nisej sepse nuk shihte asnjë njeri në udhë, ara e fusha.  

Hyni fshehurazi në katund por fati që shtëpia e Sylës, ishte e dyta, pas asaj të Shaqë Tushës.  

A thua a do ta gjente babën në odën e burrave e nënen te dyert e aborrit tuj e prit Sylën? 

Po qeni, a do ta njeh Sylën apo e ka harrua të zotin që më shumë kishin kalua me te se me prindërit, babën e nënen. 

Syla e shtyu derën e kapegjikit dhe hyri brenda në aborr. 

U gëzua që nuk e pau askush dhe u nis drejt e në shtëpi ku gatuante bukë e thallonte pite, aty ku rrinte nëna. 

Malli që të kthehej Syla me tren në atdhe, në Prizren, kryeqytetin shqiptar e të vazhdonte udhëtimin me tren për në Tiranë, qytetin tjetër ishte më afër para 70 vjetëve se sa sot. Binarët e rrugës kanë mbetur si skelete të dinosaurëve aty-këtu e sirena e trenit nuk dëgjohet më. Ajo udhë kujtohet vetëm te pleqtë si një ëndërr e Drini plak e ka humbur rrugën.  

Vërtetë a erdhi Syla në Turjakë apo ishte hija, në syret të Sylës? 

Edhe shtëpia e stacionit në Mrasori (”Mirushës”) është rrfashua për tokë. 

Çdo gjurmë nga e kaluara po humbet. 

Bashkë me njerëzit pleq, që po vdesin, ngadalë po vdesin, pa u hetua edhe të

Malmö, 5 janar 2024 

sinankastrati09@hotmail.com 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu