ARKIVI:
18 Nëntor 2024

A jemi para para një lufte speciale ruse me përmasa të kataklizmës globale

Shkrime relevante

Broçkullat e Albin Kurtit, trimërim për neootomanët…!

Belisar Jezerci, historian ____ Deklaratat e kryeministrit Kurti në medrese "Alauddin" në Prishtinë,...

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Lirim Mhehmetaj dhe fjalori i tij trashaman…!

Afrim Caka, Gjakovë ___ …SE MOS E KA PARË DIKUSH TË JETË SKUQUR...

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Shpërndaj

Anija luftarake Moskva, krenaria e Rusisë, dje u fundos në Detin e Zi pas sulmit të Ukrainës me raketa nga Odesa, qyteti bregdetar ukrainas

Akademik Prof Dr Hakif Bajrami, Prishtinë

Rusia me Ukrainën (“Rusinë e Re”, sipas rusëve) janë në luftë. Tani afër dy muaj luftë në mes tyre, ka filluar një egersi e re. Së pari Rusia u zuri robë mbi 2000 ushtarë ukrainas, dhe ata Kryqi i Kuq i regjistroi, në mënyrë që një ditë duhet të kthehën në Ukrainë, nëse arrihet deri te paqa. Por, ditën e ejte (14 prill 2022) Rusia e pagoi shumë shtrejtë fitorën në qytetin e rrethuar, sepse anija kryesore ruse në Detin e Zi u fundos nga një raketë, “pa identifikim”. Edhe sa humbje të tilla do të duhen për t` u ndalur lufta, askush nuk mund të japi përgjegje, sepse çështjet janë shumë më të thella se sa një luftë kaliske, lokale që në çdo moment mund të shndërrohet në luftë botërore. E vërteta, qysh tani dëmet nga embragot janë gati sa të luftës Dytë Botërore.
Sa i takon Kosovës dhe çështjës shqiptare, menjëherë më duhet të konkludojë, në rrethanat e reja që janë krijuar pas 24 shkurtit 2022, se politika serbiane e ka shumë ngusht kah duhet të rreshtohet: kah Perendimi (BE+SHBA) apo kah Putini. Unë mendoj me siguri se Beogradi me zemër do të rreshtohe(t)j kah Rusia, por do të provoi prap t` i ketë “dy nëna”. Ky rreshtim vjen për faktin se përmes intrigave ruse, serbët janë bërë në Ballkan qendër e “vluarjës së ujit në akull”, në çdo ndryshim, sepse rrenën dhe intrigën e kanë specialitet. Ja shembulli i këtoditëshëm. Kur tërë bota është kah shiqon kah lufta që ndodhë në Ukrainë, Beogradi lanson se: “sherbimi sekret serbian do të provojë për ta vrarë Dik Martin”. Në këtë intrigë u bashkangjit agjentura ruse kur konkludoi se: “Një mercenarë serbian është zënë rob duke luftuar në anën e ushtrisë ukrainase”. Ndodhi kjo për ta frigësuar Beogradin që votoi në KE për përjashtimin e Rusisë, apo për çështje të matjës së pulsit serbian, do të shihet. E një fakt tani dihet se Serbia nuk do të mundet si më parë të kalkulojë dhe përfitojë me rrena.
Mbi të gjitha e shtroi kërkesën PUBLIKE si e drejtë shqiptare që Dik Marti dhe ata që e ndihmuan, duhet të burgosen. Ndërsa, Hashim Thaçi me shokë duhet të lirohen, sepse çdo qëndrim i drejtuesve të UÇK-ës në burgun hetues, është kompromitim për njerëzimin dhe drejtësinë ndërkombëtare. Koha do të më japi të drejtë.
Pse lansohet një luftë e tillë speciale tash në Ukrainë
Lansohet se në kurdisjën e luftërave lokale Rusia duhet të shes armë dhe t` i pastrojë deponitë e armatimit. Ndërsa Gjykata Speciale për “krimet e UÇK-ës”, ku janë akuzuar nominalisht deri me tash gjashtë (6) shqiptarë, e asnjë serbian, skenaristët kryesor të kësaj gjykate, si luftënxitës e kanë nxierrë “letrën e fundit në treg”, për të nxierr ndonjë profit shtesë, duke hudhë një mjegull se: Sherbimi sekret serbian po palnifikon vrasjen e Dik Martit, për t` ua mveshë shqiptarëve. Nëse është kështu, atëherë Dik Marti më i sigurti është në Sheveningen, në burg, ku duhet të regoi se nga kush u pagua për ta ngritë akuzën shumë të ulët se “trafikant të organeve njerzore janë ky e ky shqiptar”. E akterët e profitit janë po ata që e kanë kurdisë çështjën e “trafikimit organeve: Gj. K. Kosatschow (rus), Dik Marti (Zvicran), Dr Millan S. Protiq (serbian) dhe Frano Barambieri (Kolumbian). Kështu, lajmi se do të vritet Dik Marti, nga sherbimet serbe, ka mundur ta ngritë rusi Kosatschow ose kollumbiani Frano Brambieri, sepse Dik i ka marrë të gjitha paratë dhe këta i ka lërë “me gishta në gojë”. Në rend të dytë, çëstja e vrasjës Dik Marit ka mundur të ngritet sepse Beogradi dhe zyrtarët e saj kurrë nuk kanë qenë më ngusht për të u rreshtuar: ose me Lindjën (Rusinë, Kinën dhe Korenë Veriore) ose me Perendimin (SHBA+BE). E si u tha këto ditë serbët nuk munden të: “marrin para nga Perendimi, plus bota arabe, të marrin armatim nga Rusia, të kanë tolerancë nga SHBA dhe të sigurojnë investime nga Kina”. Rrugët e manovrimit janë vështirsuar. Në realitet ekziston vetëm një rrugë afatgjatë, e ajo është solidarizimi me Ukrainën; hekja dorë nga Kosova, largimi nga prehri i Rusisë. Serbët si politianë po e vrejnë se Rusia është aq kryeneqe si rregjimi i Millosheviqit, sa që hapur po thonë në emër të “baraspeshë” s se: duam hapësirë jetësore të re, nëse Finlanda dhe Suedia kërkojnë pranim në NATO”. Kjo nëse, përkthehet shqip, e ka një spjegim shumë domethënës: Ukraina mbete viktimë e Rusisë; Krimea vuloset si e plotë që të mbetët nën soranitetin e Kremlinit, për NATO-n në trevat jugore të pasura me gas, thëngjill dhe minrale të rrala, plus agrumet më të favofrshme në Evro Azi, dëshmon se lufta e Putinit ka qenë prifitabile, falë arsenalit nuklear në posedim. Pra e tërë kjo “plagë e re në trupin e vjetër”, është dhe mbetet njëra anë e medaljës. Ana tjetër e tragjedisë nuk mund të spjegohet tani me asgjë, pa një epilog të dukshëm se kush është fituesi i momentit, edhe pse humbësi përfudimtar dihet se do të jetë Rusia.
Kriza e Ukrainës është krizë sllave apo globale?

Bucha, Ukrainë, e hënë, 4 prill 2022.

Çësjtja e Ukrainës ka acaruar qendrat e fuqisë deri në atë masë sa që më nuk ka shansë të llojit takimit Regan-Gorbaçov. Në këtë kaos, ata që kanë petrodollarë ( burime nafte), kanë një shasnë të mileniumit që ta kuptojnë momentin, duke i prapsuar luftërat vllavrasëse, shumë mirë dhe me perfiditet të orkestruara, dhe mjetet që do të u ofrohen t` i shfrytëzojëjnë për prosperitet arsmor, shëndetësor dhe ekonimik, sespe faktori ushtrak duhet kuptuar se është investim vetvrasës dhe investii në te po mbetët në lojë duke kurdisuar (poseduesit e armëve) luftëra lokale, ku ai mall vrasës shitet me “vlerë të shtuar”. Por llojet e armëve që po zbulohen, i kanë qitë në plan të dytë tërë arsenalin e grumbulluar nepër depo të prodhuesëve të armatimit. E kjo do të thot se është investuar iluzioni. Tani shtrohet pyetja, lufta në Ukrainë a është lokale (sllave) apo globale (LindjeëPerendim). Do të thojsa se qysh tani përmasat e ka të novelit global, sepse kemi çrregjullime të tregut, deri në ekstrem kudo nepër Glob.
Në çdo etapë historike drejtuesit politik dhe shtetëror kanë shkaktuar ose katastrofa, ose erupcion përparimi. Kjo nuk do të thot se individi është përcaktues i fatit të njerëzimit. E kundërta, para këtyre mësymjeve, siç ndodhë sot (2022), Rusia me agresion hyn në Ukrainë, qëndrojnë truste dhe koncerne të fuqishme, së cilave u shprbejnë individët, sepse individët pastaj shpërblehen prej tyre me pushtet. Dhe kështu riciklon çarkullimi i “gjkaut papastër”, me që rast haraçin e paguan qytetari i rendomt, kudo dhe në çfardo sistemi apo shteti ku jeton.

Superanija ushtarake “Moskva”, dje para se të fundosej ne det

Sot nëse bje fjala nuk ke mundësi për të botuar shkrime në anglishte, shkrimet mbesin zakonisht vetëm për përdorim intern. Pra, malli i prodhuar shndërrohet në mundësi devize, vetëm nëse lind, flet dhe konsumohet anglisht. E kur është kështu shtrohet pyetja: a është lufta në Ukrainë “mall anglosakson”. Këtë pyetja të “çoroditur” e shtrojë gjithë nga “histiria e freskët” sepse luftën tonë të drejtë: Krist Hill, Petriq, Dinsbir, Çernomerdin etj e quanin “terroriste”. Pas shumë vargojve të gjakut shqiptar erdhi kualifikimi i drejtë nga Hollbruk se: “UÇK nuk është terroriste”. Por, parap nga qarqet ruse dhe serbe filloi një etap shumë e egër dhe doli një ekip: Gj. K. Kosatschew,D. Marti, M. S. Protiq, F. Brambieri dhe e hudhën një “duç borë, me timbrin trafikimi i organeve njerëzore nga….” për të filluar orteku. Dhe për çudi këta kriminelë ishin shumë të “kujdesëshëm deri sa të fillojë loja, prandaj thanë: “Nuk akuzohet UÇK po individët”. Tani kur aktakuza po mrizon se nuk ka fakte, gjykatësit po “blejnë kohë” ,sepse nuk i hmubin rrogate astronimike. Por akuza është, (;e të dihet) kundër tërë UÇK-ës. Ky metastazim është i njohur se i forti të rrah dhe nuk të lenë të qaish. Kjo është e vërteta.
Sot, kur janë hapur arkivat po mësohet se dikurë, edhe para Formulës pagzimit, shqiptarët paskanë shkruar shqip. Por, një fuqi misterioze që quhet Vatikan, ato shkrime së pari i paska shpallë si heretike, e pastaj i ka diegë në zjarrë. Ka të dhëna, për shembull, se Pal Engjulli, biografinë e Skenderbeut e ka shkruar shqip, si i pari në Evropë. Por, shumë shpejtë, çdo ekzamplar i atij shkrimi është konfiskuar nga kishat, sepse nuk është shkruar LATINISHT.
Edhe në botën arabe, në anën tjetër, shkrimi arab jo zyrtarisht u shpallë si i shenjët. Për shqiptarë këto dy kestreme, kanë lënë gjurmë të shënuara. Ndërsa alfabeti kombëtar shqiptar u lind vetëm atëherë kur: Kreta shpalli bashkim me Greqinë, kur Bullgria e shpalli pavarësinë, kur Austro Hungaria e shpalli aneksimin e Bosnjës dhe Hercegovinës, shqiptarët sajuan alfabetin kombëtar shqiptar më 1908, për ta hapur shansën e mijavjeëçarit që ta shpallim edhe pavarësinë më 28 XI 1912. Në të gjitha proceset, historia lokale dhe ajo globale, dëshmohet se është e mbushur me procese që i kanë determinuar pastaj rriedhat e fatit të kombeve.

Kharkiv, Ukrainë, më 5 mars 2022

Ne shqiptarët ende i kemi plagët e njoma nga lufta çlirimtare që e kemi zhvilluar publikisht, dhe ende akuzohemi për “deformime të llojeve të fantazisë” letrare, e në realitet për ato fantazi dikush ka paguar, që do të thot se ka pasë dhënje dhe marrëje parash, qoftë drejtë për drejtë, qoftë edhe përmes bankave që janë “Fuiq e tetë që e sjellë botën në një gisht”!
Sot, Rusia e ka siellë botën para një provimi shumë të rëndë, për faktin se po zhvillon luftë me krime të papara ndaj njerëzve dhe ekonimisë urainase, po edhe më gjërë. Pra, bota ndryshoi për një ditë, kështu që pas 24 shkurtit 2022 çdo gjë do të jetë ndryshe, për faktin se miliarda mallra po bllokohen dhe nuk ka këmbim të lirë të mallërave, kapitalit, nuk ka lëvizje të lirë të njerëzve, për shkakun se një njeri (Ptitini) dhe një politikë imperiale duke u bazuar në arsenalin ushtrak po i shprehë muskut para tërë njerëzimit, drejtë katastrofës, sepse edhe pala tjetër (Uraina) ka të drejtë në mbrojtje. E vërtetë është se te aspirata që Ukraina të antarsohet në NATO, që për pozicionin e Rusisë është një debakël. Por, Rusia duhet harrojë se çka ka bërë me këta popuj të cilët në fund të shekullit XX e kanë fituar pavarësinë. Në realitet, Kremlini me “melodi të vjetra” ka filluar të vejë kushte për për të gjithë popujt që i ksihte nën robri në stilin: si me lindë, si me pasë emra, si me jetuar dhe si me vdekë. Mu ashtu si planifikonte Serbia neofashiste për shqiptarë. Në mënyrë të ngjajëshme pati filluar Ministri i P. Jashtëme të Republikës Turqisë, duke shkruar edhe libër (Program) se Ankaraja do të i përtrijë kufijtë e Perenadorisë Osmane, të paktën për të dominuar në Medhe. Ngjashëm lajmërohet njëfar Medvwedev: “Risia nga Vlladivostoku deri në Lisabonë”; apo huliganët e S. Miloshit: “Nga Tokio deri në Adriatik shtrihet Serbia”.
Dëmet kolaterale ruse dhe propoganda profitabile
Nga mjetet e informimit po lexojmë se deri me tash Ukraina i ka asgjasuar Rusisë: 1350 tanke dhe 134 helikopterë e avion lufte, madje edhe anijen “MOSKA” si më e fuqishmja në Detin e Zi. Në lidhje me këtë, në ato aparate lufte dihet se kanë mundur të gjinden rreth 500 oficerë porfesional rus si tankista, dhe 250 deri në 300 pilotë si drejtues aeroplanësh, e në anije flitet për dymijë ushtarë të fundosur?. Të gjithë pra ishin profesionalist të bombardimeve dhe jeta e tyre ka shkuar në greminë, për autoritetin e Putinit. Nga ky pozicion ka filluar të ndihet se qysh tani është duke u ndier mungesa e pilotëve. Prandaj shtrohet pyetja, çka do të ndodhë me këtë profesion nëse lufta vazhdon edhe KATËR muaj, dhe a do të ndihet mungesa e ushtarëve rus në fronte. Aq më parë këtë e themi se Putini po krekoset dhe po rigrupon ushtritë, që do të thot se nuk e ka fare në plan të ndalet, në stilin: “ose ne, ose ata”. Këtu disi pushojnë dy skenarë të mundshëm që: Putini të rrxohet nga pushteti nga ndonjë huntë e gjeneralëve që po i shkarkon. E skenari vijues është se Putini do ta varsi vehtën, për t` iu larguar mundësisë burgimit përjetëshëm dhe çështjeve tjera, si e parasheh Kushtetuta ruse.


Shtrohet pyetja çka do të ndodhë me viset e pushtuara Ukrainse kur është përmend gjenocidi

Pas pushimit të luftës agresore ruse, me humbje apo fitore, një konferencë ndërkombëtare është rend i njohur se do të mbahet. Por, tani për tani shtrohen tri pyetje: Cili është tiutullari i Konferencës paqësore; Kush do të caktohet se ishte agresor e kush viktimë; kush duhet për t` i paguar dëmet e luftës. E mbi këto tri mundësi a mundet Rusia të kërcnojë dhe po e kërcnon Globin me arsenal nuklear, për t` iu shmangur konferencës paqesore dhe denimit. Tani, dihet se njerës palë nderluftuese diçka do t` i mungojë në ambicjet e rreshtuara. Palës Ruse sikur nuk i mungon asgjë sepse ka arsenal nuklear. Pra Risia për finale të kësaj neolufte, ka armatimin bërthamor. Por këtu, kombi rus duhet të ndaj “drejtësinë” dhe ta evitojë një njollë kombëtare që për fat të keq është përpoltë me të tilla padrejtësi gjatë historisë , madje gjenocidale. E kur është në pyetje GJENOCIDI, atëherë çështja shtrohet edhe më me egërsi para drejtësisë, që tani e ka emrin vetëm FORCË, ku politikanët janë të droguar, ndërsa gjeneralët janë në shok. Pra, pyretja si nuk ka drejtësi sepse kemi tepër drejtësi (BE, OKB, KE, NATO, organizata tjera nderkombëtare të fuqisë treodimenzianola: petrodollari, dollari dhe euroja, që janë në luftë të limituar, sepse dikush po kërcnohet me fuqinë shkatrruse, luftën nukleare, që atëherë bje në greminë çdo pasuri që do të helmoset. Por mbi të gjitha duhet shtuar se Risa nuk është antare e GJND dhe nuk e ka asnjë përgjegjësi para saj, sepse ka fuqi. Këtu, bota e civilizuar është në vendnumrim.
Rusia po flitet se nuk i liron viset e okupuara, dhe kush do ta detyrojë për t` i liruar, kur dihet që faktori i parë është forca ukrainase, por drejtësia nuk do të zbatohet nga Rusët. Pra shkurt; a do të hynë në luftën e pakrye Prendimi kundër Rusisë, për një Ukrainë që deri dje ishte “filialë e Kremlinit”, madje me të gjitha mjetet kur ishte lufta në Kosovë. Opinionit duhet thënë se lufta nukleare nuk është në rend fare, por është në rend për t` u parë se në çka e ka futë njeriu vetvetën përmes munësisë nukleare. A nuk janë BUNKERËT e Shqipërisë një mjet racional për t` u mbrojtë nga kjo kjo mortajë-PO.

Lufta në Ukrainë nuk spejgohet me histori por me apetite nukleare

Çështja nuk është historike që të spjegohet me histori, sepse kapaciteti i historisë këtu është i sakatosur ,sespe mungon informata se deri ku synon të shkojë Rusia, të cilën deri me tash asnjë embargo nuk e ka penguar ta vazhdoi luftën. E vërteta, edhe “embragot” janë me hile nga shumë shtete, sidomos ato të BE-s. E vërteta, mundësia e përdorimit të armëve nukleare kurrë nuk ka qenë më e mundëshme. E kjo do të thot, se shtetet e vogla duhet krijojnë asociacione arsimore, shëndetsore dhe ekonimike, në mënyrë që solidarsia të deomiojë kudo nepër botë, dhe akterët e kurdisjës së luftërave lokale për t` i shprazë deponitë e armatimit janë vënë në modë kaherë.
Ka sot zëra që përplasen se do të shkatrrohet Rusia . Ka zëra në anën tjetër se do të shkatrrohet Ukraina. Unë mendoi se nuk do të ndodhë as njëra e as tjetra. Por, mund të ndodhë që populli rus të cilin Putini e ka kualifikuar për agresor, për interesa të tij meskine dhe autoritare, të gjindet para një Tribunali gjyqsor ku do të jipen llogari. Kjo, duhet të ndodhë edhe nëse Putini nuk dorëzohet. Ai në vija të gjata nuk ka shpëtim në asnjë variantë. Por, për faktin se Rusia është antare e KS OKB, se Rusia nuk është antare e GJND, Putini sikur i ka “duartë e lira”, siç ka shpëtuar në Avganistan, siç ka shpëtuar në Siri, siç ka shpëtuar si nxitësi i Millosheviqit për gjenocid mbi joserbët në Jugosllavi për dhjetë vite.

Po serbët çdo gjë e kanë spejguar dhe fituar me hsitori të intrigave

Pra dihet se Serbia nuk është Rusi, por as Ukraina nuk është Kosovë. Bota e civilizuar, duke e sanaksionuar Rusinë të paktën nominalisht si agresore në Ukrainë, shumë agresor të vegjël ( bje fjala si klyshi i Sheshelit që është Aleksander Vuçiqi), a do të vetdijësohet e të thot se “tani e tutje Serbia nuk shiqon prapa”. Në këtë drejtim, me kujtohet (histori) kur RFJ ishte në prag të pranimit për kandidat në BE,S. Millosheviqi urdhëron që prapa shpinës së BE-s ta sulojë një familje atdhetare (Familjën Jashari në Prekaz) dhe bota e pa tradhtinë serbiane, dhe pasoi historia e UÇK-ës, duke krijuar epokën e NEOLUFTËS çlirimtare, Epokën e Adem JASHARIT. E sot, shumë mese në Ballkan janë kah manipulojnë se më 1945, janë përcaktuar vijat e kuqe për shumë popujë. Një nder ta ishte Tito që caktoi fatin e disa popujve, prandaj edhe të shqiptarëve që mbi gjysma të mbesin prap në robëri. Pra në saje të vednimeve të: Ruzvelltit, Stalinit dhe Cherchillit në fund të vitit 1944, ishte Tito ai që përfitoi më së shumti duke kalkuluar që: “disa popuj të vegjël t` i asgjssojë”. Në rend të parë ishin të paraparë gjermanët në Vojvodinë. Në rend të dytë ishin shqiptarët në Kosovë dhe Maqedoni. Në rend të tretë ishin italianët në Istër. Në këto tri pika u vëndos diktatura ushtarake, për ta mundësuar shfarosjën. Madje u projektua që Vojvodina t` i takojë Kroacisë dhe aty u instalua diktatura ushtarke, siç do të instalohet edhe në Kosovë, të cilën Gjillasi e ndau në mes malit Zi dhe Serbisë në stilin fifti-fifti. E në Istër, duhej të përfitojë Sllovenia dhe Kroacia. E nepërmes këtyre diktaturave aspirohej të knaqen të gjithë popujt shtetformues. Në raelitet, finalja ndodhi si e papritur që Srbia të mbetet e plagosur me dy krahina që aspirojnë shtetësi, e ku kurrë nuk do të pushojë lufta për pavarësi. Në frealitet, e para planet Tito-Gjillas-Rankoviq i prishi Enver Hoxha, duke i dërguar dy divizione në Kosovë. Ato divizione në realitet e kanë shpëtuar Shqipërinë Kontinentale, sepse më 2 shtator 1944 Tito e degradoi Shtabin Kryesor të Kosovës në Shtab Operativ. Këtë skenar , që Kosova mos të coptohet si Sanxhaku, e bëri copë e grimë jo vetëm lufta e divizoneve shqiptare, por edhe lufta Nacionalçlirimtare e Shaban Polluzhës me divizionin e tij, që krijoi histori patriotike dhe nuk u shua deri më 10 qershor 1999.
A do ta ketë Ukraina fatin e Kosovës, e të çlirohet nga ndikimi rus, mendoi se Jo, për faktin se kemi të bëjmë me sllavë, e së dyti kemi të bëjmë me një rreligjion që ka konvergjencë veprimi në mes popullit, diejtarëve dhe pushtetarëve që në çdo kohë provojnë të përfitojnë.

  • Shkrimin ia kushtoj: Endrit Carës dhe Tahir Sinanit.

Prishtinë, më 15 prill 2022

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu