Halil Geci, Skenderaj
___
A jeni ju këta në këtë foto që i dhatë tokën e Ibrahim Rugovës Malit të Zi dhe e sollët kufirin në fshatin Haxhaj?
Aq më keq kur ju të LDK-s iu shkuat rugovasve në konak dhe i gënjenit se kurrë tokën e Rugovës nuk ia japim Malit të Zi! Në ate kohë disa nga ju madje edhe fotografoheshit te kufiri, betoheshit në Perëndi se Mali i Zi këtu s’do të hyjë kurrë.
Dhe… jeni po ata të njëjtit ku sërish shpërndani rrenë patriotike dhe mundoheni t’u hidhni hi syve Kosovës dhe rugovasve se fitorja po na pret!
Ju pyes unë ju se a thua me çfarë fytyre sërish nga vendlindja e Presidentit Rugova dhe Bjeshkët e Rugovës lëshoni parulla në rrjetet sociale dhe kërkoni fitore?! Po kush ju beson juve kur mbi LDK-n e Rugovës keni ndërtuar rrugë të re!
Ju pyes se cila është ajo rrugë e re?!
Ndoshta Arpangjikut i kujtohet rruga e re e Dacit kur mori një përqindje nga LDK-ja dhe e formoi LDD-n. Posa hypi në fronë tha: “Ka kaluar koha e Rugovizmit! Sot jemi në kohën e Dacizmit”! Dhe kaq mjaftoi që të zhdukej kjo parti.
Kaloi edhe kjo, por erdhi koha e Isizmit. Të gjithë ju që jeni në këtë foto u bashkuat me krimin dhe kriminelët që dyshohet se i vranë njerëzit e LDK-s dhe u bëtë milionerë dhe të gjitha të ligat që i kanë ndodhur Kosovës, i kanë ndodhur me votën dhe me miratimin tuaj dhe pikërisht ju në këte foto e sollët LDK-n në 12%.
Tash erdhi koha e Arpanxhikut dhe sërish të bashkuar ndërtuar rrugën e re, dmth rrugën e Limizmit, njëjtë si dikur atë të Dacizmit e të Isizmit. E po pra, nga kjo rrjedh se jeni dështakë më të mëdhenj se paraardhësit tuaj.
A jeni ju ata, pothuajse të gjithë në këte foto, me përjashtim të Kicës e të Kucës që e mbështetnit fuqishëm Hashimin dhe Lutën kur lobonin për ndarjen e Kosovës?!
A jeni ju ata që në qeverisjen tuaj në bashkëpunim me kriminelët e PDK-s janë ndërtuar katër komuna të tjera të Gorës,e që para dy ditësh e kuptuam tradhtinë e juaj kur policia intervenoi duke ua hedhur plaçkat në Ledinë?!
A jeni ju ata që lejuat ndarjen e Mitrovicës dhe ndërtuat shtet mbi shtet në Veri me emrin “Zajednicë?”
Çfarë vote kërkoni ju nga ky popull?! Keni ndonjë përgjegje në favor të këtij kombi, me mijëra herë të zhgënjyer e të thyer?
Ju që ndërtuat komuna me nga 1000 banorë në jug të Kosovës!!! Çfar vote kërkoni ju nga ky popull?!
Ju që lejuat dhe krijuat në Veri katër komuna – një etnike serbe e që i quanit “Enklava Serbe”! Çfarë vote kërkoni ju nga ky popull?!
Ju që i bëtë tapi serbëve kishat e shqiptarëve duke krijuar ekstra territore për to dhe po kërkoni zgjedhje!!! Çfarë vote kërkoni ju nga ky popull?!
O mjeranë! Po largohuni ore nga politika se kurrën e kurrës votën e popullit të Kosovë, në këtë strukturë siç jeni, në strukturën e tashme opozitare, harrojeni se do ta keni! Asnjëherë!