ARKIVI:
22 Dhjetor 2024

A ka ekzistuar OMLK-ja e Dytë?

Shkrime relevante

Angazhimi kundër terrorizmit global , është angazhim për një botë pa fanatizëm dhe dhunë

Lirim Gashi, Prizren ( shqip , gjermanisht, anglisht dhe norvegjisht) ___ Tragjedia e Magdeburgut...

Meritat dhe dobësitë e Kryeministrit Albin Kurti në qeverisje

Halil Geci, Skenderaj Kryeministri Albin Kurti ka demonstruar një qasje të vendosur...

Kot e keni, mërgimtarët nuk do t’ju votojnë!

Florim Zeqa Shtyrjet e njëpasnjëshme të afatit të regjistrimit të mërgatës sonë,...

Epistolari i poetëve Shefqet Dibrani e Agim Spahiu

Shkruan: Adil FETAHU Shefqet Dibrani, “LETRAT E AGIMIT”, letërkëmbim, botoi Shtëpia Botuese...

Shpërndaj

Ibrahim Kelmendi, Gjermani
Xhavit Haliti, në emisionin televiziv “Pressing” (16.08.2021), nisi intervistën duke e prezantuar vetën si kuadër udhëheqës i OMLK-së (akronim për Organizata Marksite-Leniniste e Kosovës), i cili qenkësh rrezikuar nga arrestimi më 4 nëntor 1985, prandaj paskësh kaluar në “ilegalitet” (siç po i thuhet gabimisht gjendjes klandestine / të fsheht). Por ai as kësaj radhe nuk ofroi informacion konkret, për cilën OMLK është fjala, kush, kur, ku, e kishte themeluar. Rrëfeu se Xhabir Morina ishte udhëheqës i OMLK-së, por u burgos më 4 nëntor 1985, natën kur qenkësh bërë përpjekje që ta arrestonin edhe Xhavitin, por ia kishte dalë të “arratiset”…
Për një OMLK, e afirmuar nga kuadrot e saj Mehmet Hajrizi (kryetar), Hydajet Hyseni, Gani Syla, Kadri Zeka, Nezir Myrta dhe të tjerë protagonist të strukturës udhëheqëse, tashmë janë shkruar edhe libra nga Mehmet Hajrizi dhe Gani Syla. Mehmet Hajrizi ka informuar:
“Natën e 17 janarit 1982 në Untergruppenbach të Gjermanisë kanë ndodhur tri ngjarje historike për Kosovën: Në bazë të Tezave të Frontit Popullor për Republikën e Kosovës, u arrit marrëveshja e bashkimit të tri organizatave çlirimtare shqiptare, u vranë tre sendërtuesit e atij bashkimi dhe pushoi së vepruari në formën organizative dhe me emrin e deriatëhershëm, Organizata Marksiste-Leniniste e Kosovës (OMLK), e cila po mbushte dymbëdhjetë vjet veprimi të pandërprerë në shërbim të lirisë së Kosovës.” (Mehmet Hajrizi, “Historia e një organizate politike”, botuar në vitin 2008)
Ka kohë që gjurmoj për këtë OMLK, e cila e kishte kryetar Xhabir Morinën (e në Komitet e paskësh pas edhe Xhavit Halitin), por nuk po gjej informacion konkret. E kam lut për informim Xhabir Morinën dhe të tjerë, por po heshtin.
Dje gjeta një shkrim të ish Bashkëveprimtarit Metë Dura, magjistër historie, i cili paskësh trajtuar këtë tematikë. Por, fatkeqësisht, nuk më ngjau të përmban informimin bazik: kush, kur, ku, e ka formuar këtë OMLK, – për momentin po e quaj të dytë, – dhe kur e ka pushuar veprimtarinë dhe ekzistencën e saj.
Meta e fillon shkrimin me konstatimin: “Gjatë periudhës së viteve 1983 – janar 1984, LRSHJ të cilën e udhëhiqte Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, kishte zhvilluar aktivitete të shumta në të gjitha rrethet e Kosovës.”
LR(S)SHJ-në nuk e kanë udhëheq asnjëherë Rexhep Mala e Nuhi Berisha. Komplotisti Xhafer Shatri i prezantonte ata si udhëheqës në Kosovë, që t’i shpërdoronte për aventura komplotiste në emigracion, duke u thirr “në emër të tyre”.
Metë Dura: “Rexhep Mala, Nuhi Berisha dhe Kadri Osmani, formuan Organizatën ilegale – ushtarake të quajtur Partia e Luftës së Kosovës – PLK.”
Fatkeqësisht, edhe historiani Dura duhet të jetë ndikuar nga dezinformimi e manipulimi që ka bërë Xhafer Shatri! Rexhepi, Kadriu e Nuhiu nuk kanë formuar PLK, por Xhafer Shatri i ka dezinformuar dhe manipuluar, sikur Komiteti Ekzektutiv i LR(S)SHJ-së (në emigracion) kishte marrë vendim për themelim të “partisë së luftës së Kosovës”, prandaj i kishte urdhëruar Rexhepin, Kadriun e Nuhin, që ta zbatonin atë vendim. Cili ishte epilogu tragjik i atij komploti të Xhafer Shatrit, tashmë dihet: Vrasja e Rexhepin dhe Nuhiut më 11/12 janar 1984 dhe burgosja e Kadri Osmanit.
Metë Dura: “Në vitin 1983, në Drenicë, Shaban Shala, Fehmi Lladrovci dhe Ali Ahmeti, formojnë udhëheqësinë e ,,Celulës” – ,, Këshillin Organizativ” dhe zgjedhin udhëheqësinë e saj. Shaban Shala, zgjidhet sekretar, Fehmi Lladrovci zgjidhet këshilltar dhe Ali Ahmeti zgjidhet ndërlidhës i Këshillit Organizativ me ,,Celulën” në Kërçovë.
Këtu ketmi një pështjellim, nga i cili nuk kuptohet, për celulë të cilës organizatë bëhet fjalë.
Metë Dura: “Në vjeshtën e vitit 1983 Shaban Shala merr nga Nuhi Berisha Projektstatusin e LRSHJ-së.”
Për herë të parë Lëvizja ka miratuar Statutin e parë në Kuvendi e Parë, i mbajtur në tetor 1987. Deri atëherë nuk ka pas projekt-statut, siç ka shkruar Meta.
Metë Dura: “Të nesërmen më 19. 6. 1984, u denuan me shumë vite burg 20 anëtarë të Frontit Nacionalçlirimtar, në mesin e të cilëve ishin edhe Ramadan Avdiu dhe Afrim Zhitia.”
Nuk kam dëgjuar për kezistencën e kësaj organizate. Po shpresoj, Ramadan Avdia do të na ndihmon konkretisht.
Metë Dura: “Në vitin 1985 në banesën e Hasan Malës, në Zvicër, LRSHJ, mbajti mbledhje ku merrnin pjesë: Xhafer Shatri, Xhafer Durmishi, Hasan Mala, Saime Isufi, Faridin Tafallari, Ibrahim Kelmendi dhe Sabri Novosella.”
Kryesisht në banesë të Hasan Malës i mbanim takimet e Qendrës Ekzekutive të Lëvizjes, pothuajse mujore, por në vitin 1985 Sabri Novosella nuk ishte më anëtar. Ai, bashkë më Xhafer Durmishin, Milaim Zekën, Xhevat Rambajën, Haxhi Berishën, Hafiz Gagicën, u vetë-larguan nga Lëvizja në mars 1984, pas një krimi që e shkaktuan në manifestimin e Lëvizjes dhe të Klubit Shqiptar në Dyseldorf. Provuan të vazhdonin veprimtarinë me një “lëvizje të vërtetë” në Suedi, por për disa muaj, me urdhër të Sabri Novosellës, e pushuan veprimtarinë. Në vitin 1985 Sabri Novosella u anëtarësua në sektën Dëshmitarët e Jehovës në Malmë të Suedisë, sipas “tabiatit” që kishin marioneta komplotiste kur “harxhoheshin” – ose simulonin se janë psikopatë, ose se janë angazhua në sekte fetare të psikopatëve!
Metë Dura: “Në prill të vitit 1985 në Prishtinë, në emër të Këshillit Organizativ, Shaban Shala, Xhabir Morina, Bashkim Mazreku, Xhavit Haziri dhe Ali Ahmeti, marrin vendim për bashkimin e grupeve te Komitetit Organizativ të MLK-së.”
Pështjellim në formulim, apo?! Po shpresoj, Meta do të provon ta sqaron këtë formulim, që të kuptojmë çfarë dallimi ekziston mes Këshillit Organizativ dhe Komitetit Organizativ. Tjera, si quhej organizata në këtë kohë?
Metë Dura: “Gjatë vitit 1985, u formua Komiteti i OMLK-së, në Prizren, Suharekë, në Prishtinë, Ferizaj, në Kaçanik, Vushtrri, Tetovë, Kërçovë, Strugë, Bujanovc, Klinë, Pejë…, etj.”
Tashmë për herë të parë në shkrim Meta përdor akronimin OMLK. Po shpresoj, do rishoh edhe njëherë hulumtimet e tij, kur, kush, ku, e ka formuar këtë organizatë dhe nepër cilat shkallë të organizimit ka kaluar. Xhavit Halit në intervistë tha se e kishin planifikuar të mbanin tubim në Lubeniq të Pejës, më 5 nëntor 1985, për të formuar Komitetin për Rrethin e Pejës, por për shkak të arrestimeve dhe përndjekjeve nuk ishte mbajt.
Metë Dura: “Pak para arrestimeve të nëntorit 1985, kjo ide gjeti miratimin e përgjithshëm. Komiteti Qendror i LRSHJ- së, duke bazuar në këto mendime dhe në \”Tezat\” e lartpërmendura, mori vendim për ndërrimin e emrit nga LRSHJ ( Lëvizja për Republikën Shqiptare në Jugosllavi) në LPRK ( Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës). LPRK u shëndrrua në një organizatë masash e udhëhequr nga Komiteti i OMLK-së, i cili ishte pararojë e LPRK-së dhe formoi Komitetet e saj në territoret shqiptare në ish – Jugosllavi.”
Në tetor 1987 Lëvizja ka mbajt Mbledhjen e Parë të përgjithshme, ka modifikuar emrin në Lëvizja Popullore për Republikë të Kosovës (LPRK), ka miratura për herë të parë Program dhe Statut, që nuk e përmbanin udhëheqjen e saj nga OMLK si pararojë. Lëvizja kishte Këshillin e Përgjithshëm, me 21 anëtarë, dhe Kryesinë, me 7 anëtarë.
Metë Dura: “Më 4 nëntor të 1985, për shkak të veprimtarisë në kuadër të LRSHJ-së, tash LPRK-së arrestohen edhe shumë veprimtarë të saj në trojet shqiptare në ish –Jugosllavi, të cilët synonin krijimin e Republikës së Kosovës dhe bashkimin me shtetin amë.”
Nga 17 Janari 1982, kur është formuar Lëvizja, deri në qershor 1999, kur është zhbë, asnjëherë Lëvizja nuk e kishte përcaktim programor e statutar “bashkimin me shtetin amë”, por krijimin e Republikës së Kosovës në kuadër të RSFJ-së, dhe çlirimin e Republikës së Kosovës, siç është vendos në Mbledhjen e Tretë të Përgjithshme, tashmë të LPK-së, në tetor 1991, në Ujmir të Klinës!
Metë Dura: “Më 22 maj 1986, u bë shpallja e denimeve, ku të gjithë të arrestuarit u denuan me burg prej 13 vjet Xhabir Morina, deri në 3 muaj burg Isref Klinaku.”
Akgjykimi përkatës mban datën 27.04. 1987, protokolimi: P.nr. 77/87.-
***
Shkrimin e plotë të Magjistrit Metë Dura mund ta lexoni në:
Ilustrimi me faksimile të aktgjykimit të Xhabir Morinës me bashkëveprimtarë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu