Akademik Prof. Dr. Hakif Bajrami , historian, Prishtinë
Lideri i ka tri shansa për t` u vërtetuar se kush është dhe sa vlen. Lideri politik mund të zhgënjejë, të japi shpresë, mund të punojë me devotshmëri dhe të jetë edhe filantrop. Lideri intelektual në anën tjetër mund të jetë kapricioz, mund të jetë mendje madh dhe aq i dashur për publikun sa që e konsiderojnë mësues, të çdo shtëpie, sepse librat e tij, shkrimet e tij janë atdhetare dhe pa asnjë urrejtëje respektohet. Në stilin fëminor lideri intelektual shumë herë demonstron gjeste fëminore: “dua këtë e këtë që tani, dua krejtë”. Por, askush nuk e shtron pyretjën sa ky lloj lideri është i respektuar edhe jashtë rrathëve të kombit tij. Këtu sharra po hasë në gozhdë, prandaj kemi edhe çmime të “NOBELIT”, që kanë bojë politike dhe rreligjioze.
Lufta për kapital dhe tregje të sigurta sot, e ka xhveshë njeriun e ditur dhe të prirur që të punojë me vizion për ardhmëri. Sot, shumë koka plotë mençuri janë të preokupuar si të mbijetojnë, e jo si ta ruajnë kapitalin, sepse janë të varfur skajshmërisht. Sot, njerëzit e ditur janë në luftë për ekzistencë fizike në disa shtete ku nuk invesstohet në shkencë, kulturë. Ata janë në luftë se si të mbijetojnë në vendet e varfura, siç është Republika e Kosovës, në mënyrë që mos ta humbin edhe atë trohë pasurie që e kanë, si strehë -banimi. Sot, fare pak ose aspak nuk ndihet në retorikat e burrshtetasëve fjala investim në shkencë. Rasti më eklatant ishte Covid19, kur seicili infektolog ofronte “zgjidhje” kolosale. Madje, askush nuk e dinte se si quhet ajo zgjidhje, e smundja infektive ishte montuar në një labaratorium, smundje kjo që ishte një luftë e Tretë Botërore, me mjete tjera. Në këtë luftë të kurdisur përfituan çka nuk përfituan firmat e ndryshme të farmacisë dhe koncernet e njohura që “shesin” intriga, po jo dituri, sepse nuk kanë asnjë mbulesë.
Sot më 26 tetor 2022 mësova se Qeveria e Republikës Kosovës ka themeluar Këshillin për shënimin e 110 vjetorit të shpalljës së Pavarësisë së Shtetit Shqiptar. Në Këshill nuk figuron fare asnjë institucion shkencor dhe kulturor. Nuk mjafton të nominohet Ministria e Kulturës e mos të jetë edhe Ministria e arsimit, shkencës dhe teknologjisë. Po shtrohet pyetja: ku është Akademia, Instituti i Historisë, Instituti Albanologjik, Instituti Trashëgimisë kultuore, Muzeu Kombëtar, Biblioteka Kombëtare, Arkivi Shtetëror i Republikës Kosovës, Katedra e Historsë. Edhe më kjartë. U shtrohet pyetja të gjitha institucioneve që i theksuam, me çfar librash të reja, me çfar ekspozitash të reja, do të shënohet kjo datë e papërseritëshme. Ky fenomen po dëshmon se në Kosovë askush nuk i beson askujtë, zakonisht punohet sot për nesër. Të gjithë janë në garë të avansohen në liderë, e liderin duhet ta nxjerr nga publiku partia, pra jo institucioni i diturisë. Pra partia sot të banë “pashë dhe vali”, pa peshë graviteti, pa mbulesë diturie.
Çështja e liderit është në krizë kudo
Lideri sot po provohet të promovohet nga biznesi e jo nga dituria shkencore. Ky fenomen vjen si një breshër, që nuk le pas asgjë natyrale, por rrënon deri në ekstrem. Lidhur me këtë, të kuptohemi se sot shkolla po mbahet në këmbë nga njerëzit pa vizion e pa mision edukativ, sepse çdo gjë është borë monedhë që felt, nuk mendon por vetëm shiqon të përfitojë nga retorika boshe. Kështu të pasurit po bëhën më të pasur me injorancë, ndërsa të varfurit më të varfur me parrugëalje. Të gjithë flasin për një sistem të ri e askush nuk e din cili është ai sistem.
Në Evropë sot nuk ka lider të cilit i thuhet se ka dituri dhe vizion, i cili ka një ekip pas që janë personalitete të ditur dhe të shkolluar, në mënyrë që do jetë populli i përgatitur para çdo krize, së pakut që të amortizohet vala e parë e krizës, që është veti e çdo sistemi që ka zënë vend në histori deri me sot. Kjo për faktin, se kapitalizmi është shoqëri e krizave të ndryshme. E më e egra është kriza e familjës, e cila vjen pas krizës ekonomike dhe anasielltas. E vërteta, sot po debatohet për sulme kiberntike, dhe pa të drejtë po mjegullohet lufta e egër për territore, kinse po i “çlirojmë vllazërit e një xhaku dhe feje”, në emër të njëfar socializimi gjakatar. Sot kemi politikanë dhe popuj të papërgjegjëshëm që synojnë vetëm kriza, sepse ideologjia ka shënuar kriza, kurse konflikti i “civilizimeve dhe kulturave” është në metastazë inflatore, është smundje kjo që shpje në pasherueshmeri kanceroze, sepse është menduar “piata”, por nuk është menduar çka të vihet në të e për të.
Filozofia e liderit sot nuk ekziston sepse në të kaluarën kishim tepër filozofi insufiente
Sot në Evropë është izoluar një forcë e cila me dekada ka grumbulluar armatim konvencional dhe atë tani duhet “hargjuar” duke vrarë njerëz të pafajshëm, duke shkatrruar eknonimi necionle, krejtë me qëllim që të sigurohet pushteti i brendshëm deri në pafundësi i një lideri të krisur ose me psikologji të smurë. Pra çdo gjë po zhvillohet dhe luftohet për liderin, që është plagiat i liderit mizantrop mesjetar sepse lideri sot merr prrala edhe nga rreligjioni për të ardhur në fronin e psit. Sot nepër shumë vende të botës, më shumë se kurrë më parë, është krijuar tipi i pushtetarit që: “rjep e qepë” popullin në shkallë sadiste shumë më egersisht se sa totalitaristi më i egër fashist ose komunist. Çdo gjë është sot e mbuluar me fjalën e “ëmbël” demokraci dhe liri të mendimit, fjalës dhe veprimit. Por, mbi këto valë sot nuk është në horizont asnjë personalitet që do të dilte para çdo të keqje që e mundon botën, e të gjitha tragjeditë i kemi mësuar dhe disi nuk duam të largohemi prej tyre, thue se nuk mund të jetojmë pa to. Sot një fenomen duhet të mësohet se jetojmë në një botë MONOPOLARE, ku SHBA është e vetmja superfuqi që mundet të hapë rrugë të reja jo vetëm veti, por edhe mbarë njerëzimit. Të gjitha shtetet tjera dhe “liderët” e tyre, janë fuqi rregjionale. E pse mos të thuhet se sa herë që kanë ardhur DEMOKRATËT në pushtet në SHBA (shekulli XX….) ka pasë luftë. E ato lufta janë zgjidhë kryesisht në dëm të varfurve dhe të uriturve.
Në anën tjetër na janë bërë emra urrejtës Hitleri, Stalini e disa superpoltron të tyre që kanë sunduar me të njejtat metoda, vetëm që nuk kanë pasë forcën e tyre. Sot, askund, në asnjë shtet nuk kemi HISTORI të pamjegulluar nacionale, pra shumë më tepër se sa në roamntizëm. Ndërsa kritikojmë fashizmin, komunizmin, po edhe kapitalizmin pa asnjë mbulesë sepse nuk e spejgojmë historinë në bazë të rrethananve që është zhvilluar historia, por e spjegojmë sipas ngjyrës ideologjike, e po ata që janë të lagur mu në tru për ideologji, dalin e japin ders se si duhet të çmohet filan personaliteti, e nga porfesioni shihet se nuk i njohin gjërat elementare të shkencës historisë. Shkurt, na shesin sociologji e pedagogji, të cilat nuk janë shkenca të mirëfillta. Madje ka shkroalgji që historinë duan ta avansojnë në sociologji dhe pedagogji fiktive, të shkollës tyre që nuk i kalon as kufijtë e mëhallës, për ta përthekuar të vërtetën objektive.
Lideri rregjional dhe ideologjik e amortizohën me fabula socrealiste
Kjo do të thot se lideri duhet të dëshmojë gjërësi, gjatësi dhe lartësi intelektuale, në çdo situatë, sa që nuk duhet lërë përshtypje se ka interesa të ngushta, personale apo grupore. Në lidhje me këtë kriza e moralit dhe diturisë mirëfillët është bërë modë për shumë instutucione në shekullin e informatikës, të cilin e jetojmë sot, pa e vu në peshojë se të gjithë po vrapojnë pas luksit, sepse veturat luksoze dhe pamjet e pispillosura kinse krijojnë kulturë, sepse kështu zbulohen në qëllim që në pamjen e parë. Por pikërisht kjo pakulturë liderësh kudo nepër botë, po mbjell varre e po korrë injorancë.
Lideri nën mbikqyrje
Sot në Rusi, Bellorusi dhe Srbi, liderët janë në mbikqyrje (përkujdesje) nga mediat e fashizuara dhe jo nga populli. Në ato media flitet e përflitet për ndryshim rrënjësor të SISTEMIT, sepse liberal nuk janë, sepse komunist nuk janë, sepse demokrat nuk janë. Pra askush nuk e dinë se cilit sistem i takojnë. Kjo do të thot se: ujku (egersira) don mjegull. Mbi këto rrethana , shikimi i TV-ve ka rënë në 32%, sepse 68% e popullit duhet mendoi për varfëri dhe çmenduri ku janë përfshirë pushtetarët e tyre. Pra të varfurit ua kanë hallin faraonëve të tyre. Në lidhje me këtë, duhet mbështetemi në një thënje rregjionale shqiptare: “Nëse duam me dijtë ku jemi, duhet me i ra të premtën kah gjamia”. Aty e ke mjerimin. Aty sot shumica e ish udbashëve janë në safat e parë. Prandaj, kush në këto vende beson nga populli i rendomt se do t` i shkollojë fëmijët , se do të punojnë e jetojnë nderëshëm, nga puna e tyre, ndërsa në prani të çdo kujtë trumbetojnë lëshuarjën e vendit. E Evropa është mbushur me me masë pa “gjini dhe pa mision”, me njerëz me ngjyrë që mësojnë mentalitet liberal të jetës, që pshurrin në piatën që kanë hangër para dy minutave në të.
Fqiu i ynë verior synon okupime të reja
Kuvendi i Srbisë ka përpiluar program fashist me titull: “REINTEGRIMI I KOSOVËS NË SRBI”. E ky program mbrohet nga Rusia, investohet nga Kina, paguhet nga BE dhe tolerohet nga SHBA. E për t` u mbuluar qëllimi i këtij Programi nazifashist, qarqet kanë lansuar fjalë për “ndryshimin e tabeleave të veturave me shenja të shkuara në varre ”. E ne për ta spejguar se ku është poenta, po i referohemi historisë.
Liderët (bajraktarët) egocentrik të shitjës së armëve po i fërkojnë duartë.Kurse politikanët kalkulantë nepër Serbi e kanë gojën plotë Kosova, duke u maskuar me fonemën “Ballkani i hapur”. Ja ku jemi. Në Srbi sot kanë mbetë si shembull ish partitë: Pratia Radikale e Nikollla Pashiqit. Këtë e imiton V. Shesheli. Partia Liberale e Jovan Ristiqit. Këtë e imiton Boris Tadiqi. Partia e “Naprednjakëve” e Millutin Garashaninit ( e shkroi programin më 1886-Zgjërimi i Srbisë në Kosovë dhe Maqedoni- Ngjajsh[m sikurse “REINTEGRIMI i Kosovës në Serbi më 2022”), që e imiton “krali ideal” sot A. Vuçiq. Asnjeri nuk ka pavarësi sot në Serbi, por janë me kokë e këmbë me Putinin dhe çdo fundrinë politike që i flenë mungesa e intelegjencës dhe si ujku atë e zavendson me instikte dhe dinakëri çdo veprim. Këta dhe ata, një fakt duhet ta dijnë se Jugosllabvia me luftë qytetare është themeluar, me luftë shumë të egër qytetare është shkatrruar. Lidhur me këtë shqiptarët duhet ta mësojnë një aksiomë matematikore: se gjatë gjithë shekullit XX-të Beogradi ka proogramjuar shfarosjën e këtij populli të lashtë, duke e vrarë, duke shpërngulë në Anadolli. Madje, me që nuk kishte popull, është synuar TRANSFERIMI I GJERMANËVE DHE HUNGAREZËVE NGA VOJVODINA në KOSOVË DHE MAQEDONI” nga krali. Këtë metodë, e përdori Tito-Rankoviq-Kolishevski në Maqedoni, duke shpërngulë shqiptarë në Anadoll, duke sjellë sllavë nga Greqia në tokakt shqiptare, po edhe të gjithë shqiptarët ORTODOKS duke i regjistruar maqedonë. Ata sot janë pa lider, dhe në shiqim të parë, çdo gjë është vonë në vetdijsimin e tyre kombëtar.
Pikërihstë këtë synim e ka sot A. Vuçiqi, i cili në stilin e Rusisë Putinit në Krime dhe Ukrainë, ka për qëllim REINTEGRIMIN, për ta krijuar Srbinë e Naçertanisë, pra me “zgjërim kah jugu, sepse në Kroaci dhe Bosnje e Hercegovinë hundët iu kanë të bëra shkrum, e mbi të gjitha “dronët” e BE-s i rrijnë mbi dhomat e xhumit, sepse aeroportet dhe qendrat lansuese janë shkatrruar njëherë, duke u bombarduar për shkak të gjenocidit mbi shqiptar më 1999. E nëse shkatrrimi i tyre ka zgjatë njëherë 78 ditë, tash nëse provojnë prapë shkatrrimi nuk do të zgjatë as 12 orë sa i zagjati oficerit Hitlerit më 6 prill 1941, kur thot: “Jam ushtar porfesional. Lufta në Jugosllavi nuk meriton të shqyrtohet sepse ajo nuk ishte luftë. Thjesht kam udhtuar nga Maribori e deri në Xhevxheli me motor, dhe askush nuk më ka penguar rrugës. Përkundrazi çdo kund me kanë përshënet. Si duket më së shumti NUK ka mësuar Srbia nga Lufta e Parë botërore, sepse i ka humbë mbi 1 200 000 banorë. E nëse provon sërish për hatër të “liderit”, besoi se do të humbë dyfish më tepër!”. Unë, tragjedinë e askujtë nuk e përlqej. E në Koosvë lexues të nderuar vetëm shiqoni se si rreshtohën disa parti për “tagrat”, pa e ditur se çka ka mësuuar zotëria-Lideri!
Prishtinë, 27 tetor 2022