Sinan Kastrati, Suedi
Nuk e shkruajta e as nuk e them me gojën time se ajo ishte “luftë”, “betejë”, “maskër” etj. pasiqë nuk e kuptoj dhe nuk e marrë guximin të them se në Rahovec kishte luftë 1*), betejë 2*) ose masakër 3*. Ish ” Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar 22 vjetorin e betejës së Rahovecit. Thaçi këtë betejë e ka quajtur një ndër betejat më të mëdha të UÇK-së. “Ballafaqimi me ushtrinë dhe policinë serbe tregoi heroizmin e ushtarëve dhe eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Thaçi në Facebook., Dorentina Kastrati, kallxo.com, 19.7.2020
Para dy ditëve, më 19 korrik 2022, ”Paparaci.com”, shkruante:
“24 vjet nga masakra e Rahovecit”, Paparaci.com, 19/07/2022
“Më 19 korrik të vitit 1998, si pasojë e një sulmi të forcave serbe, në Rahovec shumë shqiptarë u vranë e u plagosën.
Në Tehqen e Sheh Myhedinit në Rahovec u masakruan shumë gra, fëmijë dhe pleq që kishin kërkuar strehim në këtë institucion fetar. …”
Ngjashëm informonte edhe telegrafi.com:
“Bëhen 24 vjet nga masakra e Rahovecit”
telegrafi.com,19.07.2022 • 05:17
Më 19 korrik të vitit 1998, si pasojë e një sulmi të forcave serbe, në Rahovec shumë shqiptarë u vranë e u plagosën. … ”.
Ndërsa ish gazetari me përvojë i ”Rilindjes”, Behlul Jashari do të shkruante me të drejtë:
”Në Kosovë po ndodh Bosnja, në Rahovec po ndodh Srebrenica”
Korrik 1998: Në Kosovë po ndodh Bosnja, në Rahovec po ndodh Srebrenica
Rahoveci 24, 19/07/2021
”-Para 23 viteve, në Korrik 1998 raportoja: Në Kosovë po ndodh Bosnja, në Rahovec po ndodh Srebrenica…Presidenti Ibrahim Rugova kërkon mbrojtje ndërkombetare për Kosovën…/
-Gazeta kosovare e rezistencës “Bujku”, 22 e 25 Korrik 1998: Të dhëna dramatike për masakra në Rahovec – Bosnja po ndodh në Kosovë – Srebrenica në Rahovec.- Gjendje alarmante në Rahovec dhe rrethinë – Të masakruar, të vrarë dhe të djegur.- Pamjet e Rahovecit ngjajnë me ato të Vukovarit.- Rahoveci shembull i spastrimit të egër etnik të Kosovës.-Kongresisti John Olver i shkruan Bill Klintonit – Në emër të viktimave të Srebrenicës shpëtojeni Kosovën. Letrën drejtuar Presidentit të SHBA e nënshkruan 27 kongresistë amerikanë…/”.
Siq dihet në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid 4*), atherë, a shkojnë bashkë ”masakra” e ”gjenocidi” me ”betejën” dhe ”luftën”?
Edhe unë dua ti kujtoj ushtarët trima e udhëheqësit ushtarak të korrikut 1998 në Rahovec që u vranë ballë për ballë me armikun. Lavdi të gjithë ushtarëve e oficerëve që ranë për atdhe për të mos vdekur kurrë!
Meqë jemi në 24 vjetorin e betejës apo masakrës, quajeni si të doni, korrik 1998-korrik 2022, edhe unë mendova ti them disa fjalë jo fjalë të mëdha se ata që u vranë, ishin më të mëdhenj se fjalët e vargjet e çdo poeti, bejtet e monumentet e skalitura në beton e bronc.
Ata ishin shumë e ndër ta, ishin edhe dy dëshmorët e rënë në Rahovec që unë i kisha të afërm me katundin tim., Turjakën e Zatriqit. U rritëm afër maleve e lumit Mirusha. Me Hamdiun na bashkonin malet,e na ndante vetëm një i vogël, mali i thatë, ”Çuka” kurse me Ramadanin, na ndanin livadhet dhe lumi ”Mirusha”, hiq më larg se sa pihet një cigare duhani, Hamdi Berishën e Carravranës, ish shokun e studimeve dhe kolegun e punës në Gjimnazin ”17 Nëntori” të Malishevës dhe Ramadan Brahim Avdullahin e Qypevës, afër Bublit, Damanekit e Turjakës, dy djem të urtë, dy burra të pjekur e dy trima të me fletë.
Me Hamdiun u njohëm qysh kur ishim nxënës në Malishevë e studentë Letërise e gjuhe në Prishtinë. Ai vinte shpesh te unë në Turjakë, bashkë me Musë Ahmet Kastratin dhe i jepja libra (për provime) dhe i këshilloja (Hamdiun e Musën). Me Hamdiun pata fat të punoja në vitin shkollor 1991/1992, në gjimnazin “17 Nëntori”, tash ”Hamdi Berisha”, emrin që me meritë e mban gjimnazi ku punoi Hamdiu. Por pushteti policor na largo inga shkolla dhe na ndau edhe me Hamdiun. Mua më dërguan të punoi në Vll. Drenofc e Hamdiun nuk e di, ka mundësi se ai ka punua me nxënës të gjimnazin në shkollën e vogël të Carravranës.
Edhe Ramadanin e njihja qysh si fëmi, kur ishim të vegjël, si çoban. Ai ishte vëlla me Avdylin që gjithashtu ishte një gjeneratë me mua në shkollën fillore, gjimnaz dhe fakultet.
Shkolla ku punoi Ramadani, mban emrin e mësuesit të palodhshëm, pra të Ramadanit, ”Ramadan Morina”, në fushën në mes të Damanekit dhe Qypevës, e Bublit, afër shtëpisë ku u lind Ramadani.
Çka të them tjetër ?
Në ”betejën”, ”luftën” apo ”masakrën” e Rahovecit në mesin e shumë të rënëve, i pesti në radhë, ishte edhe emri ish nxënësi im, Gani (Gjemë) Paqarizi, i njohur me nofkën ”Rreziku”.
Unë kërkoj falje nga të gjithë që mos të hatrohemi e aq më pakë të mos keqkuptohemi për këto që po i them por Gani Paqarizi, që më vonë një aradhë partizanësh e merr emrin ”Brigada 124 “Gani Paçarrizi”, nuk është vrarë në front por është vrarë në limozinë, afër apo mu në Bella Cerrkë, fshat në mes të Rahovecit dhe Xërrxes. Me Ganiun ka qenë edhe Isuf Gashi i njohur si Baca .
Nuk është marre me dal me thënë veç njëherë dhe vetëm të vërtetën Isuf Gashi, qysh u vra Ganiu dhe u plagos ai.? Është i vetmi dëshmitar i gjallë dhe shumë ”besnik” dhe me besnikëri duhët ta thotë se si u vra “Komandant Rreziku”?
Nuk është turp o Isuf Gashi, dil e thuaje të vërtetën, ashtu qysh e the kur u ftove nga gjykata speciale, “E mbrojta luftën e pastër të UÇK-së”. “Luftën…“ e mbrojte por Ganiun jo, e ke lënë në lloq.
E vërteta e vrasjes së Gani Paqarizit, ”Rrezikut”, as pas 24 vjetëve nuk u zbulua.
Me Ganiun ishte ”Baca i Madh” dhe një serb i zënë rob. Dy të “gjallë” e një i “vdekur”, serbi. Serbi thuhet se e ka vra vra Ganiun dhe e ka plagosur ”Bacën e Madh” mu në makinë.
Të vërtetën e din vetëm ”Baca… ”.
”E mbrojta luftën e pastër të UÇK-së”. Isuf Gashi, ”Baca i Madh” është nga fshati Drenoc i Zatriqit, Komuna e Rahovecit.
Po kush ishte Gani Paqarizi?
Ganiun e pata nxënës në vitin shkollor 1977/1978 kur ai ishte në bankat e shkollës fillore ”Migjeni”, në Lubozhdë
Isuf Gashi i njohur si Baca ftohet nga Specialja në Prishtinë
https://ballkani.info/isuf-gashi-i-njohur-si-baca-ftohet-nga-specialja-ne-prishtine/
“Të mbajtur “sekret” deri më tani, ja kush ishte gjatë luftës Dhjetëshi, Njëmbëdhjetëshi, Ftyra, Korbi, Gjermani, Gazetari, Rreziku…“, Drenica Press, March 12, 2018
”Kush ishte Ftyra, Korbi, Gjermani, Gazetari…njihuni me nofkat e komandantëve gjatë luftës”, Podujeva PRESS -12/03/2018
Kujtohen masakrat e Rahovecit (VIDEO)”, 4 years më parë
https://fax.al/news/15209323/kujtohen-masakrat-e-rahovecit
”Rahoveci 19 vjet pas, kujton masakrat nga serbët”
https://www.koha.net/video/83165/rahoveci-19-vjet-pas-kujton-masakrat-nga-serbet/
“Komandantëve”, iu kanë cofur morrat”
SINAN KASTRATI MË: 6 MAJ 2018 NË ORA: 23:25
https://www.botasot.info/opinione/884823/komandanteve-iu-kane-cofur-morrat/
”Nga kush po sulmohet UÇK-ja dhe kush po e mbron?”
Sinan Kastrati, 21 SHKURT 2019 NË ORA: 22:17
https://www.botasot.info/opinione/1035681/nga-kush-po-sulmohet-uck-ja-dhe-kush-po-e-mbron/
”Beteja e Rahovecit”
https://sq.wikipedia.org/wiki/Beteja_e_Rahovecit
Midis 17 dhe 20 korrikut 1998, pati një konflikt të armatosur në Rahovec midis Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Policisë Serbe (MUP) dhe Ushtrisë Jugosllave (JNA). UÇK-ja sulmoi qytetin e Rahovecit dhe fshatrat serbe përreth me qëllim që të siguronte autoritet për qeverinë e përkohshme shqiptare të Kosovës përmes marrjes së një qyteti dhe krijimit të një korridori midis vatrës së UÇK-së në Drenicë dhe kufirit shqiptar në rajon. Rreth 8 luftëtarë të UÇK-së dhe 20 policë serbë u vranë, si dhe 5 civilë serbë gjatë sulmit. ….
OVL-Organizata e Veteranëve të Luftes së UÇK-së Komuna …https://ne-np.facebook.com › … › भिडियोहरू
Populli trim e liridashës i Rahovecit, ku edhe u zhvillua lufta në qytet gjatë veres 1998. Nga korriku 1999 plotë 3 muaj i’u rezistoj rusëve …
Facebook · OVL-Organizata e Veteranëve të Luftes së UÇK-së Komuna Rahovec · 27 feb
. 2022
”Korrik 1998: Në Kosovë po ndodh Bosnja, në Rahovec po ndodh Srebrenica”, 19/07/2021
https://rahoveci24.com/korrik-1998-ne-kosove-po-ndodh-bosnja-ne-rahovec-po-ndodh-srebrenica/
Shkruan: Behlul Jashari
PRISHTINË, 18 Korrik 2021/ Në Rahovec prej 17 deri në 22 Korrik 2021 zhvillohen aktivitetet e shënimit të “Epopesë së UÇK-së të Korrikut 1998”, organizuar nga Komuna…
”Në Kosovë po ndodh Bosnja, në Rahovec po ndodh Srebrenica”, kam raportuar para 23 vitesh, në korrik 1998, për Agjencinë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë – Agjencinë Telegrafike Shqiptare si dhe për Radio Televizionin Shqiptar.
”Thaçi: Beteja e Rahovecit ndër betejat më të mëdha të UÇK-së”
Dorentina Kastrati, 19.7.2020 – 16:54
https://kallxo.com/lajm/thaci-beteja-e-rahovecit-nder-betejat-me-te-medha-te-uck-se/
(ish)Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar 22 vjetorin e betejës së Rahovecit.Thaçi këtë betejë e ka quajtur një ndër betejat më të mëdha të UÇK-së. “Ballafaqimi me ushtrinë dhe policinë serbe tregoi heroizmin e ushtarëve dhe eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
Në betejën e Rahovecit ra heroikisht komandanti Agim Çela, dëshmorët Sadik Shala, Afrim Krasniqi, Hamdi Berisha, Gani Paçarizi, Habib Berisha, Liman Gegaj dhe Ramadan Morina.Thaçi ka shkruar se në shenjë hakmarrjeje për humbjet në betejë, ushtria dhe policia serbe vrau shumë civilë të pafajshëm.“Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të rënë për liri”, ka përfunduar presidenti Thaçi.Para dy ditëve presidenti Thaçi është kthyer nga Haga në Kosovë pas 4 ditëve intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë.
1*) LUFTË f.
- Ndeshje e armatosur ndërmjet shtetesh a forcash kundërshtare, që zhvillohet zakonisht me një varg betejash; koha sa vazhdon kjo ndeshje dhe gjendja që krijohet ndërmjet palëve që ndeshen; përleshje e armatosur ndërmjet forcash ushtarake kundërshtare në një vend të caktuar, betejë, luftim. Luftë e drejtë (revolucionare, çlirimtare). Luftë popullore (partizane). Luftë mbrojtëse (sulmuese). Luftë e padrejtë (imperialiste, pushtuese, grabitqare, shkatërrimtare). Luftë civile (qytetare). Luftë bërthamore (bakteriologjike, kimike). Luftë e ashpër (e përgjakshme). Luftë tokësore (ajrore, detare). Lufta e Parë (e Dytë) Botërore. Lufta Nacional çlirimtare e popullit shqiptar. Ligjet e luftës. Anije lufte. Rob lufte. Plaçkë lufte. Gjurmët (dëmet) e luftës. Dëmshpërblimet e luftës. Sheshi i luftës. Në kohën e luftës. Që nga lufta e këtej. Përpara luftës. U bë luftë. Bëri luftë luftoi. U kthye nga lufta. Ra (u vra) në luftë. Ndodhen në gjendje lufte. Nisi (plasi, pushoi, mori fund) lufta. I shpalli luftë. Hyri në luftë. Ka marrë pjesë në luftë.
- Ndeshje e ashpër dhe e papajtueshme ndërmjet sistemesh, klasash, grupesh shoqërore a partish kundërshtare; veprimtari goditëse që organizohet e zhvillohet nga një klasë, nga një parti, nga një sistem shoqëror etj. për të mposhtur e për të asgjësuar palën kundërshtare, veprimtarinë e saj dhe gjithçka që i shërben asaj. Luftë politike (ideologjike, ekonomike, diplomatike). Luftë e nxehtë luftë me armë. Luftë e ftohtë luftë politike, ideologjike, ekonomike etj. (pa armë). Luftë parimore. Lufta e klasave. Lufta ndërmjet dy sistemesh. Lufta kundër imperializmit. Lufta kundër armiqve të revolucionit (kundër armiqve të klasës). Lufta ndërmjet punës e kapitalit (ndërmjet proletariatit e borgjezisë).
- Përpjekje këmbëngulëse për të mënjanuar a parandaluar, për të çrrënjosur a për të asgjësuar diçka të dëmshme ose për të kapërcyer pasojat e rënda të diçkaje. Lufta kundër fesë (kundër zakoneve prapanike). Lufta kundër ndikimeve të ideologjisë borgjeze (kundër shfaqjeve të huaja, kundër burokratizmit, individualizmit, indiferentizmit e liberalizmit). Lufta kundër dëmtuesve të bimëve. Lufta kundër sëmundjeve ngjitëse (kundër malaries). Lufta kundër vërshimeve të lumenjve (kundër gërryerjes së tokës, kundër thatësirës). Lufta kundër pasojave të tërmetit.
- Ballafaqim e ndeshje ndërmjet dy mendimesh, pikëpamjesh, ndjenjash, qëndrimesh, prirjesh, shfaqjesh etj. që janë të papajtueshme. Luftë e brendshme. Luftë mendimesh (ndjenjash). Lufta e të kundërtave. Lufta e së mirës me të keqen (me të ligën). Lufta e së resë me të vjetrën.
- Përpjekje e madhe, këmbëngulëse dhe e pandërprerë për t’ia arritur patjetër një qëllimi, duke kapërcyer me guxim vështirësitë e pengesat. Lufta për liri e pavarësi. Lufta për drejtësi shoqërore. Lufta për ndërtimin e socializmit. Lufta për fitoren e së resë. Lufta për shtimin e prodhimit (për sigurimin e bukës në vend). E arriti me luftë. Zhvilluan luftë të ashpër sportive. sport. Në luftë me…
- bised. Përleshje trup me trup ndërmjet dy a më shumë njerëzve ose kafshëve, luftim. Është i fortë në luftën trup me trup.
Në vijën e parë të luftës (të zjarrit) shih te VIJ/Ë,~A.
2*) Betejë f.sh. –
Ndeshje e armatosur ndërmjet forcave të mëdha të ushtrive kundërshtare në një fushë lufte; ndeshje vendimtare ndërmjet forcave të ushtrive ndërluftuese. Betejë tokësore (ajrore, detare). Betejë e ashpër (e përgjakshme, vendimtare). Beteja për çlirimin e Tiranës. Beteja e Torviollit. Plani i betejës. Hyri në betejë. Nisi (filloi, fitoi, humbi) betejën. I dha betejë. Doli nga beteja. Ra në fushën e betejës.
Ndeshje e ashpër ndërmjet forcave shoqërore kundërshtare për qëllimet dhe interesat e tyre. Betejat klasore. Betejë politike (elektorale).
fig. Veprimtari e gjerë, përpjekje të mëdha e të përqendruara për të plotësuar një detyrë të rëndësishme, luftë. Beteja për bukën (për mbjelljet e pranverës, për korrjet, për plotësimin e planit, për kursimet). Filluan betejën.
3*) MASAKËR f.
Vrasje e therje e njerëzve të pambrojtur në masë dhe në mënyrë mizore; shfarosje në masë; kasaphanë, kërdi, mizori. Masakër e madhe (e shëmtuar). Masakrat e fashistëve. Bëri masakra.
4*) GJENOCID m. libr.
Shfarosja e plotë a e pjesshme e një popullsie ose e grupeve të veçanta kombëtare. Politika e gjenocidit.
Për fund: Për personazhet e mia, për pleqtë, burrat, bujqit e barinjët si dhe për turjakasin e tiransen, do të vazhdoj aty ku e kam lënë, pas pushimeve verore (në gusht)
Sinan Kastrati
21 korrik 2022