ARKIVI:
25 Dhjetor 2024

A kishte dorëzim armësh në katundet e rrethit të Malishevës?

Shkrime relevante

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Doli nga shtypi libri MALL E DASHURI PËR ATDHE i autorit Florim Zeqa

Sot, nga Shtëpia Botuese “Libri im” në Pejë doli nga shtypi...

Bashkëkombës të dashur, Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri 2025 !

Uron dhe shkruan Luan Dibrani Kremtimi i Krishtlindjeve në hapësirën shqiptare ka...

Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet e shkollës, më 18 Nëntor 2024, elegji nga Nikolin Shtjefën Lëmezhi

Nikolin Shtjefën Lëmezhi S’të vranë ty… (Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet...

Shpërndaj

Sinan Kastrati, Suedi
___
“Në Malishevë nuk ka pasur dorëzim armësh, por vetëm kontrabandë me armë nga bashkëpuntorët më të ngushtë të Jakup Krasniqit“ *)
Edhe njëherë rreth artikullit tim: “Jakup Kastrati nga Turjaka e Cenë Desku nga Siqeva, nuk propaganduan për dorëzim të armëve në fshatrat e rrethit të Malishevës“, publikuar më 24 tetor 2024 në Drini.us dhe Fjala e Lirë
Edhe pse që nga prilli pata premtua se më nuk do të shkruaj për tema nga aktualiteti politik e as “betejat“ e “luftën“ e UÇK-së (kupto: LPK-së) në Kosovë, isha i obliguar të reagoj ndaj disa të pavërtetva që disa dëshmitarë i dhanë në Gjykatën Speciale në Hagë, para e pas dëshmisë së Fadil Gecit nga Llausha e Drenicës.
Jakup Kastrati ”Turpet e veta nuk mund t’i mbuloi askush me shkeljen e viktimave për së dyti”, Bota Sot, 1 mars 2005
Jakup Krasniqi, edhe si dëshmitar kur gjykohej (ish) bashkëpartiaku i tij Fatmir Lima, disa nga viktimat (Ramiz Hoxhën …) i quante koloboracionist ndërsa përmend edhe se janë dorëzuar armët në rrethin, katundet e Malishevës duke i bërë përgjegjës Jakup Kastratin, ish Kryatar i LDK-së dhe Cen Deskun.
Për lexuesit dhe opinionin e gjerë e kam të vështirë (jo të pamundur) të paraqes gjithë fjalën e Jakup Kastratit, regimin kundër Jakup Krasniqit por, të interesuarit mund ta gjejnë në Bibliotekën Kombëtate në Prishtinë bashkë me gazetat tjera, Rilindjen dhe shumicën e Revistave të ish NBG “Rilindja“.
Po paraqes shkurt pjesë nga reagimi i Jakup Kastratit për të cilin Jakup Krasniqi deklaron se “jam koloboracionist“ dhe “Kush dhe në emër të kujt vrau shqiptarët?:
-“Jakup Krasniqi në Hagë nuk e kreu borxhin moral, kombëtar dhe njerëzor, por as të UÇK-së së “tijë“. Ka qenë e nevojshme, edhe pse me vonesë të deklaroi: “Gjatë luftës bëhen edhe gabime, siç është rasti me këta dy veprimtarë apo funsionarë të LDK-së… “
-“Jakup, me njollosje, me shpifje dhe akuza tepër të rënda e denigruese të Qosizmit, Nanoizmit dhe kur ti shtohet edhe  “Jakupqe“, të bazuara në Marksizëm- Leninizmin, të cilin e kultivoi dhe u edukua, nuk lehtësohen të akuzuarit dhe nuk ngushëllohen të viktimizuarit“.
-Ju z. (Jakup) Krasniqi, bëtë mirë që e pranuat, pasi e dinit ne se në Kosovë kanë vepruar (luftuar, ndërh. imja) edhe FARK-u. Për këtë, unë nuk kisha dyshime“.
-“Kur kaluam nga kthetrat e Hashimit*), hasëm në sjellje dhe përkujdesje të mirë te shumë ushtarë dhe eprorë që kishin rrokur pushkën për “Riza të Zotit“
“Duhët thënë se ti, Jakup Krasniqi e konfirmove vetë autorësinë e nënshkrimit të tilla *)
-“Jakup Krasniqi pa fije turpi mundohet ta mashtroi opinionin se Ramiz Hoxha dhe Selman Binishi, janë ekzekutuar, derisa, kanë qenë duke shkuar në Malishevë për ti dërguar (dhënë, përm. imi) informacione policisë serbe“ E vëteta është se ata (R. Hoxha) e S. Binishi janë kidnapuar pabesisht në Bellanicë, Ramizi në xhami, pasi është falur namazi i xhumasë dhe S. Binishi, në një shitore, po në Bellanicë, 2 tetor 1998, plot. imi).
-“Jakup Krasniqi me emisarët e tij në Malishevë, Gani Krasniqin dhe Isni Kilajn, mbylli me forcë zyrat e LDK-së, uzurpoi, mori arkivën dhe vulat duke na kërcënua se në rast të mospërfilljes do të përgjigjeni para policisë ushtarake. Në atë kohë, emisar u dërgua Gani Paqarizi, me kërcënim që sa më parë të mbyllet zyra e LDK-së e të shuhët (ndërpritet, ndër. imja) puna dhe veprimtaria e saj“ (Ganiu ishte nxënës i imi dhe i Jakupit, plot. imi).
-“Nga “thesi që ia hape grykën“, ne mësuam se shkrues e nënshkrues i komunikatës për rastin tonë (Komunikatës, Kumtesës nr. 4) je ti (Jakup Krasniqi) ndërsa ekzekutues është Hashim Thaçi“
Vendim për mbylljen e lokaleve të partive politike e shoqatave… Gani Krasniqi, Udhëheqës i Sektorit të Drejtorisë Publike, Malishevë, 10. 07. 1998
Për Tahir Zemajn:
-“Është mëkat i madh që i ndjeri Tahir Zemaj, Komandant i Epopesë më të lavdishme të UÇK-së, pas asaj të Kosharës të akuzohet nga një njeri që nuk ka as “amel“ e as “temel“ nuk është i nivelit dhe as nuk ka nivel (intelektual e ushtarak, ndërh. imja) me ata që i akuzon.
Në fund të reagimit të tij përmes gazetarëve, Jakup Kastrati ka shtuar se “individë dhe grupe të manipulluara, kanë vepruar kundër LDK-së dhe veprimtarëve të saj edhe pas luftës, me thyerje të lokaleve, demolime, djegjen dhe minimin e zyrës së LDK-së në Malishevë“.
Në këtë takim me gazetarë, nga një kopje, reagim iu ka shprëndarë edhe Fadil Hoxha, djali i madh i Ramiz Hoxhës.
Në fund:
Çudi mos koftë, shumicën e gazetave dhe disa dokumenteve që i kisha bërë gati, si dëshmi për shkrimin, “Maliqi“ mi fshehu dhe një file me shkrimin për librin që e kam pas gati, më shumë 400 faqe, nuk po mund ta hapi.
Sipas fjalëv të pleqëve, Maliqi është (kryedreqi), koft-largu, naleti, djalli.
*) Reagim i Jakup Kastratit, anëtar i Kryesisës së Degës së LDK-së në Malishevë: “Turpet e veta nuk mund t`i mbulojë askush me shkeljen e viktimave për së dyti“, Bota Sot, 1 mars 2005
*) Jakup Kastrati dhe Cenë janë arrestua nga UÇK-ja (Hashim Thaçi, plot. imi) më 30. 10. 1998, “Zëri i Kosovës“, E enjte, 5 nëntor 1998 (dhe janë liruar më 28 nëntor 1998, plot. imi)
*) Bëhet fjalë për Kumtesën nr. 4 të Drejtorisë së Policisë Ushtarake të UÇK-së, 5 nëntor 1998
Këto të dhëna i kam marrë nga Jakup Kastrati, djali i axhe me disa dëshmi (dokumente) e gazeta që ai i kishte ruajt..
Nga Fadil Hoxha, mora një foto të Ramiz Hoxhës e një shkrim, për Ramiz Hoxhën, kur është dënuar nga Gjykata Komunale e Malishevës, për fyerje kundër LKJ-së dhe organeve tjera të pushtetit në ish Jugosllavi.
Cen Desku, nuk deshi të flas por vetëm mi dha disa gazeta të kohës që kanë shkruajt për Cenin, për veprimtarinë e tij.
Halil Azem Kastrati më tregoi gojarisht dhe ma dha një kopje të Deklaratës dhënë UÇK-së, ZOP, Brigadës 122, Policisë ushtarake, 25.01. 199, në 5 faqe.
Sinan Kastrati
26 tetor 2024
sinankastrati09@hotmail.com

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu