ARKIVI:
21 Dhjetor 2024

A mos është duke dështuar politika euroamerikane në Kosovë?

Shkrime relevante

Këshillë për të krishterët në Kosovë…!

Agim Bajrami  Qëlimi i të gjithëve neve që civilizmin e krishterë e...

Klasë politike më të pafytyrë dhe pakarakter se ne shqiptarët, në Europë nuk ka askush !

Driton Statovci Kur po i lexoj reagimet e politikanëve tonë për sulmin...

Ago Agaj, “Kosovari nga Vlora”, në 30 vjetorin e kalimit në amshim

Dr. Ago Agaj, bashkpuntor politik i çeshtjes kombëtare dhe mik i...

Shpërndaj

Fototo: KFOR – i amerikan në Jarinje

Akademik Prof Dr Hakif Bajrami , historian, Prishtinë 

Po atë moment kur Britania e shënoi Brexitin (largimin nga BE), u dëshmua se shteti komb nuk do të deziavuohet në shtetin global (ndërvarur), sepse kombi i ka rrënjët në popull por nuk guxon të largohet nga tradita, nuk guxon ta konvertojë qenjën e vet, në diçka që nuk është. Lidhur me këtë, nepër Ballkan është kah bën kërrdi politike Gjorgj Sorosi dhe djali i tij Alek Sorros, duke i korruptuar tregtarët e flamujëve dhe batakgjinjët e çdo ngjyre. Tani është msheftësi publike se cilat institucione dhe cilët individ shqiptar janë në një melodi me globalizmin e Sorrosit, që do të thot se e kanë shitë çështjën kombëtare për monedha: qofshin dollarë apo petrodollarë.

Jemi dëshmitar që evroamerkanët po i turrën kërcnueshëm viktimës që quhet Kosovë dhe po e favorizojnë xhelatin që quhet Serbi. Pse mos të thuhet për të satën herë se Serbia e shndërroi tërë Sanxhakun e Nishin:714 katunde dhe 6 qytete shqiptare në varre, në krematorium. Dhe nuk u ndal deri më 10 qershor 1999. Gjatë kësaj kohe Serbia e rrafshoi me zjarr e topa Lumën më 1913; e rrafshoi me zjarr dhe topa Rugovën në 14 katunde në shkurt 1919; e rrafshoi me zjarr dhe topa Llapin ku në Prapashticë nuk mbeti njeri i gjallë ma u masakruar ose pa marrë plagë; e rrafshoi me zjarr dhe topa Dfrenicën më 1924; e rrafshoi me zjarr dhe topa Mitrovicën më 1941; e rrafshoi me bombardime prap Prapashticën, Nishefcin dhe Keqekollën në maj 1941; e rrafshoi me zjarrë dhe topa Bihorin e Sanxhakut në janar 1943; e rrafshoi me zjarr dhe topa  Gjilanin në dhejtor 1944; e rrafshoi me zjarr dhe topa Drenicën në shkurt 1945; e shëndrroi në gërmadha tërë Kosovën më 1998/99.

Këtë pohim e ka dëshmuar edhe politika e investimeve, në përgjithësi nepër Serbi duke e favorizuar në çdo etapë historike. Lidhur me këtë, Evropianët duhet ta kanë të qartë se e kanë coptuar Shqipërinë në 5 copa dhe tash shtihën si demokrat dhe paqesorë, kurse plaga shqiptare kullon helm pa pushim dhe prap ka kërcnime se do të metastazojë plaga edhe më thellë, sidomos ndaj Kosovës. Ky realitet nuk u jep shqiptarëve të drejtë që të shfaqin anarki në asnjë variantë. Përkundrazi, demokracia në një masë është dëshmuar në Kosovë që nga çlirimi më 10 VI 1999. Pra duhet paksa të shkohet në histori dhe të mësohet se fenomeni i robërisë të shqiptarëve e ka zanafillën e përserituar edhe në mesjetë e që është përsëritur nepër tavolinat diplomatike të fuqive evropiane: më 1878 në Berlin; më 1913 në Londër; më 1919 në Versaj dhe më 1946 në Paris. Shqiptarët më shumë dilema e patën filluar luftën kundër të njejtit agresor (Serbisë) më 1993 ( kur themelohet UÇK), duke u friguar se do të na përsëritet historia, do të bëjmë luftë të drejtë dhe prap do të na denojnë si “agresor” mu kështu si po akuzohemi sot. Nuk ngjau e papritura më 1992 në Konferencën e Londrës sespe çështja e Kosovës as nuk u zu në gojë fare, edhe pse nuk kishim lërë derë pa lëvizë për ta dëshmuar të drejtën tonë, në luftë politike dhe ushtrake për çlirim dhe bashkim kombëtar, gjatë gjithë shekullit XX. E them me përgjegjësi etike shkencore se armët më 1997 i rrokëm sepse okupatori kishte program për të na shfarosë si pjesë e kombit, dhe për atë shfarosje i kishim programet e tij të shkruara. Luftuam gati dy vite (1998/99 frontalisht, duke bartur armatim me krih dhe me bagëti dhe ka ngja që edhe atë armatim na e kanë shkatrruar dhe konfiskuar. Faktet dihen. Por, nuk mbeteshim pa shpresë, se lufta jonë e drejtë do të vazhdojë, sepse ishim të mbështetur për muri. Dhe fatmirësisht në fund të vitit 1998 na u forcua shpresa dhe besimi në armet tona, në doket dhe zakonet tona të dejta.

Ngjau pra femomeni dhe në fund të vitit 1998 u pranua ideja se për Kosovën do të organizohet një konferencë ndërkombëtare, që përputhej me kohën kur UÇK nuk konsiderohej më “terroriste”, kudo nepër qendrat e fuqisë. Nuk e dinim ku, por shumë shpejtë në janar 1999, u kuptua se konferenca historike për Kosovën do të mbahet në Paris, vend ky që më 1919 dhe 1946, na ishte prerë trupi i trojeve kombëtare në gjashtë copa, në gjashtë palgë gati të pasheruara. Po, atëbotë nuk kishim frigë për dy gjëra: Së pari se informimi nepër glob ishte i mundshëm dhe gati i plotë edhe pse në Kosovë okupatori na e kishte shkatrruar instituconet e informimit deri në themel, duke serbizuar çdo medium informativ. Së dyti, në Evro-Amerikë ishim të sigurtë se do të na kuptojnë më 1992 në Konferencën e Londrës për Jugosllavinë. Kjo shpresë ishte realiste aq më parë kur RSFJ ishte bërë copë e grimë, duke luftuar sllavët ndërmjet veti, pra duke bërë luftë shumë të egër qyetare. Por asnjë ndihmë përpos llafeve nuk na erdhi neve shqiptarëve, sepse e kishim vulën e faktorit që duhej të mbetëshim koloni serbiane. Dhe mbi këtë realitet ishim të bindur se Konferenca e Dejtonit (SHBA) më 1995 për Bosnje Hercegovinën, kishte arritur një sukses duke e ndaluar gjenocidin serbian ndaj boshnjakëve, po edhe luftën Serbo-Kroate, e cila kishte qenë e akorduar nga Milloshi dhe Tuxhmani. Nga ajo Konferencë (1995) kasapi i Ballkanit doli me nofkën “paqebërës”, edhe pse sidomos në Sreberncë shënoi rekord të masakrave në Evropë në një trevë. Por S. Millosheviqi në Dejton (1995) mori sinjal se me shqiptarë mund të sillet si të dojë, sepse më në fund edhe do të shpërblehet me çmimin: “Nobel për gjenocid mbi shqiptarë”. Vetëm ky koncep kishte mebtur pa u plotësuar në mozaikun serbian në luftë për shfarosjën e shqiptarëve, krejtë me qellim për të dalë në Skelen e Durrësit. Në Kosovë atëbotë (gjithnjë më 1995)  pati filluar të spjegohet nepër koluarët politike shqiptare, se nga Konferenca eventuale ndërkombëtare për Kosovën, së pakut do ta nxierrim një Republikë të Kosovës (ala Republika Serbe në Bosnje), brenda Republikës Federative të Jugosllavisë (Serbia dhe Mali i ZI), sepse edhe Deklarata e 4 korrikut 1990, kishte sanksionuar atë mundësi. Por, prap nepër koluare kishte filluar të flitet se: “ndihma e Perendimit” ka kosto që shqiptarët e rreligjionit islam “duhet të konvertohën në të krishterë, sepse më 1914 ky akt ‘civilizues’ kishte mebtur pa u rrealizuar”! E shpresa që nuk vdes kurrë kishte mbetur te Amerika protestante edhe tash në fund të shekullit.

Konferenca e Rambujesë

Konferenca e Rambujesë për Kosovën (mars 1999) u mbajt në rrethana kur lufta e UÇK ishte bërë faktor përmbajtësor që shqiptarët të kërkojnë diçka më tepër se sa Republikë në kuadër të FRJ-ës së Zhablakut. Të kuptohemi se Mali i Zi (si shtet i sllavëve) ende nuk jepte shenja se është i paknaqur me politikën serbiane, e cila në nëntor 1918 nga Mbretëria serbe ia kishte suprimuar: shtetësinë, kombin, dinastinë, kishën dhe gjuhën malazeze. Por, shqiptarët pas ndarjës së Malit Zi nga Serbia më 2006 e kishin të drejtën blanko se: kur sllavët nuk mundën të bashkëtojnë me serbianët fashista, si mundën shqiptarët në Kosovë, ku struktura e popullsisë 92 përqindë është shqiptare. E vërteta, Konferenca e Rambujesë u mbajtë në kushte të një presioni Evroamerikan dhe të një pjese të politikës shqiptare (Shqipëria komplet), që të mbesim nën syzerenitetin e Millosheviqit. Madje Adem Demaçi dhe ata që e përkrahnin luftën e drejtë për shkëputje totale nga Serbia, u quajtën nga disa parti sabotere të UÇK-ës, e sidomos nga Ismail Kadare se: “jemi kundër tërë botës”. Faktorët që e vulosnin këtë qëndrim ishin të bindur në parimet e Fuqisë së atyre që diktonin “paqe” se: ndër 10 pikat që nuk negocioheshin ishin sidomos: 1. Kufirin RFJ-Shqipëri do ta ruante Ushtria serbo-malazeze; 2. Në Kosovë mbeteshin 11 mijë policë serbian; 3. Shqiptarët mbetëshin pakicë kombëtare, edhe pse ishin katër herë më shumë se Malazezët në federatën fantome të Zhabllakut. Dhe shumë kushte tjera që duhej të duroheshin nga shqiptarët, ose në të kundërtën të shkojmë “ku bren miza hekur”, të zhdukëshim nepër ato vende që do të na pranonin si refugjatë. Pra në asnjë vend nuk u përmend bile Kushtetuta e vitit 1974 për Kosovën. Dhe Bashkimi Evropian dhe SHBA thua se  “nuk e dinin” se fashizmi serbian kishte vëndosë për të na larguar defintivisht nga Kosova deri më 28 VI 1999. Pra në përvejtorin e Vidovdanit, duhej të merrte fund çështja shqiptare në Kosovë, ku kishte gisht edhe Vaselena po edhe bota Latine si Kryqzata Evropiane, që po i afrohej objektivit, për të mbetur si detyrë shfarosëse popullsia islame në Republikën e Shqipërisë. Me këtë program ka manipuluar nepër koluare të Beogradit sidomos ministri i informatave i quajtur Aleksandër Vuçiq. Ky fakt e zbulonte pazarin Millosheviq-Tuxhman në luftën e planifiukuar të vitit 1991. Ky fakt i shfarosjesë së shqiptarëve të Kosovës vërtetohet edhe me pjesëmarrjen e disa Meshihateve islame nga Rusia, për të mbuluar gjurmë e ku ishte edhe një delegacion ilegal nga Palestina në Beograd më 27 maj 1999. Pse deshtoi Koncili i Vaselenës në Beograd më 27 maj 1999, deri me sot askush nuk e ka elaboruar. (shiqo: Millosheviq, Tuxhman, Dogovoreni rat 1991, strogo pov, Beograd. Dokumentin e ka patentuar Millosh Miniq në Arkivin e shtetit dhe në qendrat e fuqisë, që mund ta sigurojnë, nëse nuk e kanë siguruar para se të thahet ngjyra e nënshkrimeve!).Në Kosovë makineria vrastare serbe i kishte atëbotë (mars qershor 1999) dy detyra parësore: ta shkatrrojë UÇK-ën, përmes planit “Patkoi”; ta detyrojë popullin shqiptar që të largohet nga vatrat e  veta, në mënyrë që Kosova të kolonizohet me sllavë, përmes planit “Toka e djegur”.

Bombardimet e NATO-s ishin konform Rrezolutës të KS OKB nga 31 mars 1998

Me fillimin e bombardimeve ndaj RFJ-s nga 24 mars e deri më 10 qershor 1999, NATO do të mësojë detalisht se ku shpje politika taktike “Patkoi” (më e shkatrrua UÇK-ën)  dhe strategjia  politike e “Tokës së djegur” ( më e shfarosë popullin shqiptar në Kosovë, duke e ndarë këtë detyrë serbiane në tri tërësi: një pjesë më e vrarë dhe me i bartur kufomat deri në Batajnicë, një pjesë me i diegë nepër shkritore; një pjesë më e dhunua dhe sa më shumë dhe me hudhë kufoma nepër bunare…; një pjesë e shqiptarëve me u plasuar maleve për ta shfarosur pastja pjesë-pjesë, dhe një pjesë shqiptare për ta larguar nga Kosova dhe për t` ia bërë të pamundur që të kthehet sikurse popullsia e Krahinës Toplicës në 714 fshatra dhe 6 qytete më 1877 në Sanxhakun e Nishit. Lexo se afro 1 milion shqiptar ua larguan me dhunë nga Kosova, në pjesën e parë të vitit 1999. Në lidhje me këtë, Borreli dhe Llajçakue kanë harruar fenomenin e Srebernicave nepër Kosovë;  i kanë harruar kampet e përqëndrimit për shqiptarë në: Bllacë, Stankovec dhe Çegran (Maqedoni) si dhe në Kukës të Shqipërisë. E vërteta, politika Evroperendimore e kishte të njohur dokumentin “Patkoi”, por edhe programin “Toka e diegur”. Pra e them me përgjegjësi, se qarqet profesionale sidomos në SHBA nuk e njihnin politikën serbiane të 37 programeve nga viti 1836 e deri më 1999, për t` i shfarosur shqiptarët, por kancalaritë evropiane po, sepse ishin në të njejta pozita parafashiste, nazifashiste dhe neofashiste.

Lidhur me këtë, në nëntor 1998 në Mynhen të Gjermanisë provova për ta spjeguar fenomenin e programeve serbe për shfarosjen e shqiptarëve me fakte, në emër të Zyrës Politike të UÇK-ës që e drejtonte Adem Demaçi. Por kujtë t` i tregohet. Nga fillimi e procesit të dëshmisë, e deri dy orë para përfundimit, UÇK quhej terroriste. Ndryshim rrezultoi në qëndrime kah fundi i tubimit, kuptohet pasi që u erdhi urdhëri nga Pentagoni se: “UÇK nuk është terroriste”.  Pse mos të dihet se ata që më intervistonin më shumë u besonin agjentëve të Beogradit, e ku përpos 3 serbëve ishte edhe një rumun, një palstinez dhe dy jahudi, se sa një zëri të ndërgjegjës në “shkretirë” e që kishte shansë ta kuptojë vetëm ndonjë ndergjegje sojnike e një oficerje nga Polonia. Në lidhje me këtë, hapur duhet ta themi se komplet bota Islame ishte në anën tjetër, ishte me fashizmin e Milloshit, sa që në disa qarqe nepër Evropë dhe Amerikë, pati filluar të çarkullojë disponimi në fund të vitit 1998 se: “është shansa e shekullit se shqiptarët musliman të konvertohën në katolik”. Në anën tjetër serbët pravosllav kishin planifikuar për 27 maj 1999 Kongres të kishave të krishtera në Patrikanën e Beogradit, prej të cilit kishat do të dilnin të unifikuara, ndërsa shqiptarët e anatemuar nuk do të lejoheshin të kthehen në vatrat e tyre stërgjyshore. Në atë Kongres rreligjioz të Vaselenës do të merrnin pjesë edhe disa kongregata islame, sidomos nga Rusia ku numroheshin se ishin 44 milionë. Këto pazare ishin kurdisë qysh më 1985 por që i prishi lufta e UÇK-ës dhe bombardimet e NATO-s së bashku në një front: NATO nga ajri, UÇK nga toka. Ndërsa, si rrezultat i kombinimit erdhi kapitullimi i Ushtrisë RFJ-ës pa kushte më 9 qershor 1999 në Kumanovë.

Pas Kumanovës qershor 1999

Ngjarjet që e pasuan Kumanovën mund të përmbledhën në: negociatat e Wjenës ku Mati Ahtisari imponoi një status të Kosovës, të cilin pala shqiptare e pranoi duke shënuar një fenomen të ri në diplomaci e që është: diskriminimi pozitiv. Kjo do të thot se Serbët në Kosovë do të gëzojnë të drejta shtesë, të cilat nuk figurojnë në asnjë Kushtetutë të Globit. Por, orteku i shkatrrimit të RSFJ-ës do të rrumbullaksohet me largimin e Malit Zi nga federata më 2006. Ky fakt i ri e nxorri në shesh një të drejtë shqiptare, e cila u kuptua LAKURIQ, se kur me serbët nuk mund të bashkjetojnë as sllavët e lëre më shqiptarët, më në fund u kuptua se cili është rroli i tigrit në Ballkan.

Më 10 qershor 2007 ndodhi vizita historike e Bushit Ri në Tiranë i cili e shkrepi këtë fjali: “Çka është mjaftë, majftë është, Kosova duhet ta shpallë pavarësinë”. Bota e civilizuar u step para kësaj fjalie historike, e cila hapi energji të re në çështjën shqiptare; hapi zemarat shqiptare se Amerika e Klintonit më në fund do ta kuptojë realitetin, sespe edhe në Rambuje edhe në Kumanovë plaga shqiptare nuk ishte sheruar në tërësi, sepse nuk shkëputëshin prangat e robërisë, sepse është thënë nga goja e një Presidentit Amerikan  që simbolizon: mendim, shprehej dhe veprim të lirë-shprehë të drejtën e grantuar se liria: do të mbrohet në Kosovë–Dradani, me logjikën e diturisë, mençurisë dhe forcës armatosur.

Më 17 shkurt 2008 ndodhi shpallja e Pavarësisë Republikës Kosovës nga Parlamenti i Kosovës, ku ishin të pranishëm edhe deputetët serbian, por edhe shoqëritë civile dhe të ftuarit respektiv, me çka Serbia nuk u pajtua dhe drejtoi ankesë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Lidhur me këtë, më 22 korrik 2010 erdhi verdimkti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë se: Shpallja e Kosovës shtet sovran dhe i pavarur nuk e cenon të drejtën ndërkombëtare. Me këtë akt të gjyqësisë supreme në Glob, Rrezolutën 1244 e KS OKB u plasua vetëm si akt i shënuar historik. Kjo vlerë i mbeti rezolutës si histori, asgjë më tepër deri sa pala e Kosovës në dialogjet shterrpa nuk e pranoi fusnotën fantome, e cila disi është harruar.

Pas shpalljës pavarësisë Kosovës erdhën njohjet e shteteve të ndryshme të botës sa që numri i tyre arrijti në 116. Ndaj këtij realiteti, sidomos do të reagohet me të gjitha mjetet nga Rusia dhe Kina, po edhe nga diplomacitë e shteteve që kanë shembuj Kosove brenda tyre, e më së shumti reagimet erdhën nga Beogradi. Në këtë reagim do të bashkangjitet me hapa të sigurtë në kundërshtime nëntoka ruso-serbiane, do të bashkangjitën pra të gjitha mbeturinat që e kishin përkrahur fashizmin e Milloshevit në Veri të Kosovës, sidomos. Kështu, ngadal por sigurt Veriu i Kosovës do të avansohet në temë kujdestare në negociatat e kota, për ta shfrytëzuar nxënsit e Milloshit dhe Shesheli, që t` i fitojnë zgjedhjet në Serbi me një perqindje rekorde, duke punuar në kanale të caktuara, sidmos në defaktorizimin e shtetit Kosovës. Defaktorizimi do të provohet të forcohet në tri fronte nga qarqet serbiane: 1. Duke e shfrytëzuar okupimin e Krimensë nga Rusia fashiste më 2014; 2. Nga lufta imperilsite e Rusisë duke e sulmuar Ukrainën dhe 3. Duke shfrytëzuar pozitën e shteteve të Evropës që nuk e njohin Kosovën, si Spanja që nuk e njeh pashaportën e Kosovës dhe Sllovakia që ka “Kosova mbrenda saj”, përkatësisht duke korruptuar disa diplomaci gjugje se kinse e kanë “çnjohur Repupblikën e Kosovës”. Me këtë realitet, pesë shtete të BE-s treguan  se çështja e Kosovës është “tigër prej letre” që favorizon xhelatin, madje me investime miliarda Euro, të cilat tash duhet siguruar me çdo kusht. Me këtë fenomen duhet të mirret sidomos Gjermnia, në firmat e së cilës nepër Serbi punojnë duku afro 80 000 punëtorë. E nëse i theksojmë këto realitete, shumë kush do të na “kualifikojë se jemi kundër tërë botës”, sikurse po orkestron Edi Rama me trabandët e vet. Po, e dijmë prapavinë dhe vesin e këtij njeriu. Po mos të mendojë se Kosova është PDSH, apo Sali Berisha. Ramo, Kosova ka me të dalë kapuç me mangë ty personalisht dhe këtu e vejmë.

A po ndryshon politika Evroperendimore ndaj Kosovës më 2023

Pa asnjë elaborim eksplikativ jam i obliguar ta shtrojë purtjën: Sa kohë i duhet Kosovës ta dëshmojë “pafajësinë”, kur kundër saj janë ngritur shumë zëra pa asnjë argument politik. Kjo pyrtje e shtruar në nëntitull sipas: Edi Ramës, Baton Haxhiut, Berat Buzhalës dhe Aleks Sorrosit është problematike, për faktin sipas Batonit se: “Albin Kurti qenka, i njejtë sikurse Ali Shukriu dhe Rrahman Morina” për Kosovën. Akuzë e rëndë është kjo e shprehur edhe në emër të Edi Ramës jo vetëm për Albinin, por edhe për të gjitha ata që e përkrahin politikën e drejtë të VV-Kryeministrit Albin Kurti, që Kosova njëherë e përgjithëmonë të shkëputet nga robëria dhe pazaret meskine sepse nuk ka askush të drejtë për të dhuruar asnjë centimetër të tokës që quhet Kosovë. Kuptohet se Albini po ua prish pazaret shumë kujtë, sepse Sorrosi me të gjitha mjetet po lufton që dy gjëra të dalin në plan të parë gjatë kësaj vere të nxehtë: 1. Të ngritët një luftë lokale në Kosovë, dhe ai të shet armatim duke i bërë argat kufomës gjallë por shumë të rrezikshme, që quhet Rusi. 2. Eventualisht me ndrrimin e pushtetin në Prishtinë të ndërtohet një asociacion në Veriun e Kosovës që ka ingerenca ekzekutive për t` i  përvetësuar minjerat e Trepçës. E kjo çështje krijoi këto ditë të vizitës së Edi ramës në: Shkup, Prishtinë, Sarajevë, Podgoricë dhe Beograd një kërkesë të re nga Beogradi që Çështja e Kosovës në qitët sërish në Këshillin e Sigurimit të OKB. Por, të zmeruar për deshtimin e Ballkanit Hapur, edhe Tirana doli me propozim se duhet akorduar një konferencë të mbylluar për Kosovën, dhe aty palët nuk duhet lejuar të largohën deri sa të arrihet qëllimi i pazarit, ala shkolla e Eduard Greit më 1913: “E sakrifikuam Shqipërinë dhe e siguruam paqën në Ballkan”!. Por shqiptarët po pyesin në vogelsinë e tyre, deri kur më pazare me tokat shqiptare. Ne nuk jemi kusur as i Ukrainës, e as i Tajvanit apo Kores Veriore.

Edi Rama vepron me Kosovën sukur të ishte pëlhurë e tij për vizatim

Dërgimi i Projekt Statutit për Veriun e Kosovës në Berlin dhe Paris nga Edi Kristaç Rama ka përmbajtje të trefisht të tradhtisë kombëtare: 1.Me u amortizuar Qeveria e Albinit duke biseduar për Statut të një pjese të Kosovës dhe rreth tij; 2. Me u konfrontua Albini me BE dhe SHBA-t për çështje parimore politike dhe territoriale duke krijuar Republikë serbe edhe në Kosovë, sepse Dodika ka Serbia për eksport, sa që ata po i shesin armë edhe Ukrainës, ndërsa në Kremlin A. Vuçiqi po thot se atë: “punë po e bëjnë firmat private”; 3. Mos me u marrë Qeveria e Albinit me ndonjë luftë ofenzive kundër Open Ballkanit, por me u marrë me mbrojtje nga akuzat që i vijnë edhe nga: opozita në Kosovë, nga Edi Rama dhe Perendimi i “egër”, për mos me u marrë me çështje ekonomiko politike të shtetit.

Politika Evroperendimore tani për tani ndaj Republikës Kosovës po tregohet se ka ndryshuar!. Këtë fakt nuk mundet më askush ta fut nën tepih, ose ta injorojë, sepse disa pengesa EB tani i ka publikuar edhe pse shtihen dhe thonë se janë sekundare. Mu për këtë fakt, kanë marr hov kritkat nga çdo anë kundër Qeverisë Kosovës, sepse çështje mbi çështjet është bërë Lufta në Ukrainë, prandaj Albin Kurti u dashka për çdo kërkesë të Beogradit të thot PO, krejtë me prapavi për ta nxierr Serbinë nga aleanca me Rusinë fashiste! E shtroi pyetjën, mos po u mbetët në fyt kjo “kafshatë që nuk kapërdihet”, edhe pse nuk është e mjerimit, por është bukë e ngjyer në gjak arbrorë në luftën e drejtë të UÇK-s Adem Jasharit 1997-1999. E këtu, Albin Kurti nuk pajtohet me asnjë Pazar, sepse ende e ka kmishën e përgjakur. Nuk e shkel Albini gjakun e Adem Jasharit me asnjë çmim.

Çka shkruante Vllada Dapçeviq më 1989 në lidhje me Çështjën shqiptare

Po e citoj në origjial dhe nuk e përkthej sepse Batoni e din serbishtën dhe ia përkthen Edi Ramës dhe Sorrosit shumë lehtë. Nuk është tekst i rënd, por ka peshë plumbi për çdo gjaksor. Pason teksti: “Valjada ni sa jednom zemljom, s interesima nijednog naroda nije se toliko bezoçno trgovalo na mirovnim konferencijama posle prvog svetskog rata, kao shto je to sluçaj sa albanskim narodom. Ono shto se dogadja na Kosovu danas (1989), upuçuje na realnost shto se dogadjalo 1920, a i posle jer su Albanci zapamtili shto se dogadjalo nad njima i 1877 godine . To shto se dogadja danas u Srbiji (1989) je çisti fashistiçki scenarij…I nema sile, koja bi speçila albanski narod da ostvari svoju opredeljenost, jer su Albanci stvorili svoju intelegenciju, svoju nacionalnu svest da ih vishe nije moguçe vratiti na nivo prije rata, kada bilo koji Srbin mogao da ubije Albanca i za to uopshte nije odgovarao…”. (Vllada Dapçeviq, Mladina 1989). Sigurisht se Edi Rama këtë gjuhë (serbishte nuk e din) por ka përkthyes që ia servojnë pa asnjë honorar. Nëse nuk ka pare, le t` i nxjerr do nga MecDonaldi i Kuksit ose nga Alke Sorosi apo Alek Vuçiqi!.

Të përfundijmë: Sorrosi mundet të dirigjojë qoftë edhe me Amerikën, qoftë edhe me ndonjë shqiptar nga shkolla e Esat Pashës dhe Ahmet Zogollit, por me kombin shqiptar nuk ka aftësi. Madje nuk ka aftësi me ia ndalë gojën Deputetës Britanike kur tha: “Kishat dhe manastirët serbe në Kosovë janë kthyer në deponi armatimi ushtrak”. Prandaj në këto rrethana nuk na hyn në punë as nacionalizmi llafazan i Sali Berishës; Nuk na hyn në punë as draft Statuti i Edi Kristaçit për t` ua përmirësuar jetën serbianëve në Kosovë, se janë në hall nga shqiptarët që vetëm dhuna i diciplinon shqiptarët e egër (ironizim); Nuk na hyn në punë as qëndrimi i Opozitës në Kosovë e cila po shkrumohet në luftën partiotike për pushtet (ironizim-hb). Sidomos nga Memli Krasniqi mileti po pret me na e kendua ndonjë këngë Rrep (Rep si të dush). Unë nuk e kuptoi muzikën politike as pikturën apstraket, as letërsinë voksiste, por e ftoj diken dhe m` i përkthen shqip, këtë injorancë të paparë!

Mbi të gjitha po më vje inati, po jamë i shkollës Adem Demaçit dhe nuk mund të urrej askend se: Ushtarët e Republikës Turqisë mike që erdhën dhe u instaluan në Veri të Kosovës, po siellin qetësi dhe “urtësi” atje, sepse për ndryshe dihet qëndrimi i tyre. Ata kanë përvojë në këto vise dhe në këto mentalitete ballkanike.Tani janë miqë të vërtetë me Turqinë Kemajliste dhe investimet e tyre ruhen kuptohet, me forcën e tyre.

Krejtë në fund po ia përkujtoi Edi Ramës, Alek Vuçiqit dhe Sorosit se: Më 1998 KS OKB i pati aprovuar TRI rrezoluta për Kosovën. SHBA nuk largohën nga Kosova sepse jemi trevë gjeostrategjie e tyre. Në të tri Rrezolutat e KS OKB për Kosovën më 1998 ishte e vizatuar uanimisht Kaptina VII e Katrës së OKB. Në atë Kaptinë sidomos neni 43 njohton se: “do të përdorët forca e armatosur, nëse Serbia nuk e pushon terrorin mbi shqiptarët e Kosovës. Terrori ushtrak dhe policor ka pushuar më 10 VI 1999. Por intrigat ushtrake, policore dhe rreligjioze serbe ende janë në veprim, kuptohet edhe me ndihmat e shqipfolësve. Por le të dihet se Shqiptarët i kanë në shuplakë të dorës të gjitha informatat dhe opecionet e Sorosit si bos i çdo intrige ndaj shqiptarëve. Ju lutëm mos na nënçmoni, nuk jemi më “turma e Vlladan Gjorgjeviqit”, nuk jemi më asnjë milimetër të zhytur në ideologji, sespe “bishtin ia kemi falë Rusisë dhe Serbisë që janë belagji të kualifikur”. E pse mos të thuhet se: Populli i Kosovës është më properendimori; më pro amerikani në botë. Ju nuk na denoni, por do të vijë dita kur do të hiqni dorë nga këto krcnime sikurse u larguat nga termi “terrorist” për UÇK-ën në fund të vitit 1998. Pra çdo gjë e ka fillimin, por edhe fundin.

Studimin ia kushtoi gjakut të derdhur për lirinë e Kosovës, ia kushtoi varreve shqiptare nga Toplica 1877 e deri në Mejë 1999.

Më 11 korrik 2023 

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Profesori ban pyetjen: A mos është duke dështuar politika euroamerikane në Kosovë?

    Un po i pergjigjem: Nuk asht tuj deshtu politika euroamerikane ne Kosove, por jane tuj deshtu krejt shqiptart, kndej dhe andej kufinit.

    Shkrimin profesori e fillon me keto fjale:
    “Po atë moment kur Britania e shënoi Brexitin (largimin nga BE), u dëshmua se shteti komb nuk do të deziavuohet në shtetin global (ndërvarur), sepse kombi i ka rrënjët në popull por nuk guxon të largohet nga tradita, nuk guxon ta konvertojë qenjën e vet, në diçka që nuk është….”.

    Per cilin KOMB SHQIPTAR e ke fjalen profesor kur thu:
    “kombi i ka rrënjët në popull por nuk guxon të largohet nga tradita, nuk guxon ta konvertojë qenjën e vet”.
    Cilet RRAJE SHQIPTARE dhe cilen TRADITE SHQIPTARE konsideron ti per shqiptart, kur ata e kan ndrru identitetin e vet qyshe mbas vdekjes se Heroit Kombetar GJERGJ KASTRIOTI dhe mbas pushtimit tzurk-osman, dhe i bajne duà sulltanve turq-osman, qe i kan MASAKRU dhe i kan TURQIZU DERI NE PALC?
    Edhe ju profesor Hakif Bajrami i perkitni pjese se dhunume e te maskarume dhe nuk ke forcen morale ta hedhish tutje ate xhyben e turkut. Pse tham keshtu? Sepse ju nuk e kapni demin prej krejet por per bishtit. Nuk studjohet histroia tuj u kufizu vetem ne nji periudhe te shkurte historike, por tuj iu referu krejte periudhes se trazime historike te nji populli.
    Pse nuk reagon profesor Hakif Bajrami kur Naim Ternava perkujton vdekjen e sulltan Muratit dhe kur edhe hoxhallart e tjere e mohojne Gjergj KSTRIOTIN?
    Sot TURKU ban politiken e vet. Edhe SERBI ban politiken e vet. Po POPULLI SHQIPTAR a baN politikene vet apo politiken e te tjerve dhe PSE?
    Ketu fillohen analizat historike. Nuk studjohen shkaqet tue u mbeshtet ne nji periudhe historike te shkurte 20.50 vjeçare, por tue i analizu ne tansine e vet.

  2. Profesori i nderuar ka dhene kontribut te cmuar ne histori. Veprat e tij jane per cdo lavdate, por do ta keshilloja profesorin qe tani (ne pleqeri) te mos merret më me shkrime sepse shkrimet e tij te fundit po ja zbehin ne mase te madhe meritat e mehershme.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu