ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

A mund shkruhet Historia e Shqipërisë nga Akademikë të Indoktrinuar?

Shkrime relevante

Histori për Xhenkiz Khanin dhe sulmin e tij ndaj qytetit të Buharasë, në Uzbekistanin e sotëm

Agim Vuniqi, New York Kur komandanti mongol Xhenkiz Khan sulmoi qytetin e...

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Shpërndaj

Prof. Pirro Prifti, Tiranë

Vendimi që ka marrë  Akademia e Shkncave të Shqipërisë është vendim shumë ambicioz, i duhur, por deri diku I parakohëshëm sepse, do të realizojë brënda 2 vjet pune dhe me një fond prej 1 milion $ Historinë e Shqipërisë prej tre volumesh me rreth 2.000 faqe. Këtë Histori do ta ri-shkruajnë Akademistë të vjetër dhe të rinj por mesa duket duhet të jenë: Prof. Neritan Ceka, Prof. Ferit Duka, Prof. Myzafer Korkuti, Apollon Baçe, Prof. Paskal Milio, Prof. Beqir Meta, Sonila Doçi, Ledia Duçi, Prof. Adem Bunguri, Gjon Berisha, Sabit Syla, Saimir Shpuza, Luan Perzhita, Prof. Prof. Pëllumb Xhufi, Prof. Skënder Muçaj.

Përse është i para kohëshëm? Pikërisht sepse për të realizuar këtë detyrë madhështore duhen njerëz `Researchërs`, njohës të mirë të gjuhëve të vjetra si greqishtja e vjetër, latinishtja, osmanishtja madje dhe sllavishjta e vjetër ( serbo-bullgare). Të gjitha këto gjuhë përmbajnë Historinë e Pelazgëve-Dardano- dhe fiseve ilire, Arbër-Epirotëve dhe shqiptarëve të ditëve të sotme.

Problemi qëndron në disa aspekte:

Së pari, nuk janë të gjithë Profesorët e ndëruar të paktën për Historinë e Lashtë si njohës të mirë të gjuhëve të vdekura, dhe nuk mund të përballen me argumentet e Historianit Hammond i cili kur ka ardhur në Shqipëri mbrojti versionin grek të Historisë, dhe asnjë nga Profesorët që janë në listë nuk e kondërshtoi. E si mund ta kundërshtojnë sot po këta Profesorë?

Së dyti, profesorët e Historisë së Mesjetës nuk janë të përgaitur të përballen me argumentet osmano-turke dhe bizanntine sepse një pjesë e profesorëve kanë mbrojtur deri më sot versionin turk duke kritikuar versionin e Historisë së Shqipërisë të shkruar nga Prof. Kristo Frashëri dhe të tjerë,

Së treti Profesorët e Historisë së Shqipërisë së Pavarësisë, epokës së Zogut,  luftës nacional- çlirimtare, historisë së PPSH, dhe të demokracisë së brishtë, nuk mund të hedhin poshtë tezat e tyre të shkruara që në kohën e PPSH, dhe nuk mund të bëhen si I. Kadare i cili pështyu atë që kishte lëpirë gjatë diktaturës. Pse? Sepse janë Profesorë, i kanë argumentuar tezat e tyre dikur, e si        mund të pështyjnë mbi punën e dikurshme?

Së katërti, Akademia e Shkencave nuk bëri Reformën e duhur kur u ri -kontruktua herën e fundit. Pse sepse U lanë po ata akademike, madje futën  apo bënë kandidatë për anëtarë akademie njerëzz pa titullin professor, si dhe nuk u bë seleksionimi i duhur.

Në gazetën Tema të sotme, gazetari Roland Qafoku ka paraqitur 9 probleme konfliktuoze në Historisë së Shqipërisë me të cilat do të përballen ashpër këta akademistë për të cilat konfliktet vijnë nga vetë autorët historianë shqiptarë të lidhur me grupime politike të ndryshme që nga 28029 nëntori i 1944 e deri më 2021, të cilat duhen rishikuar sipas tij,

  1. Lidhja e Ilirëve me Pellazgët paraardhës
  2. A na i ka vjedhur Greqia Historinë e Lashtë dhe heronjtë  si Akili, Aleksandri i Madh, dhe Pirro i Epirit?
  3. Si do trajtohet Historia e Feve në Shqipëri nga Prediikimi i Shën Palit në Durrës e deri në ditët tona
  4. Si do të trajtohen 82 delegatët dhe 40 Firmatarët e Pavarësisë
  5. Problemi i vrasjes së Esat Pashë Toptanit dhe trajtimi i Avni Rustemit; Hero apo vrasës?
  6. A ishte Revolucion apo grusht shteti periudha e drejtimit të Kryeministrit Fan Noli/
  7. A ishte Luftë nacional clirimtare apo luftë civile lufta kundër nazi-fashizmit?
  8. Cilat ishin arësyet e prishjes së marëdhënieve me SHBA pas luftës së dytë botërore/
  9. Sistemi komunist ra vetë apo u rrëzua?

Sidoqoftë ka dhe probleme të mëdha të tjera me   Fqinjët, të cilat duhen zgjidhur ashtu si i kanë zgjidhur shtetet fqinjë për veten e tyre, të cilat mund të jenë:

  1. Problemi I Epirit dhe Çamërisë dhe rkrahina të Epirit: Kaonia, Mollosia dhe Thesprotia, kanë qënë krahina shqiptare (osë më saktë epirotase sipas fjalorit të Marko Boçarit Epirotisht-greqisht), krahinë barbare apo greke
  2. Kosova ose Dardania kanë qënë fise ilire&pellazge sepse Dardania ka egzistuar ashtu si Epiri para Ilirëve por se flisnin të njëjtën gjuhë, dhe problem sllavizimit të saj
  3. Problemi I gjuhës së folur shqip dhe gjuhës së shkruar greqisht: shkrimi në gërma të ashtuquajtura greke: a I bën të gjitha krahinat dhe shtetet që shkruanin në atë gjuhë të atëhershme të lashtë `ndërkombëtare` si shtete greke apo në të vërtetë ato `shtete` apo etni gjuhën e folur e kishin ndryshe kurse gjuhën e shkruar vetëm nga të arsimuarit e shkruanin në gjuhën `greke`?
  4. Osmanët ishin pushtues apo administratorë të krahinave të Arbërisë dhe Epirit,
  5. Largimi masiv i Arbër -epirotëve gjatë dhe pas luftrave të Gjergj Kastriotit -Skënderbeut, vrasjet e përbindëshme nga pushtuesit osmanë, çfarosja e popullatës- përbënin genocid Osman ndaj popullatës arbër-epirote?
  6. Konvertimet Masive në Islam, dhe Paradoksi i mohimit të etnisë për të ruajtur Fenë: pra kthimi i vëmëndjes tek pjesa e popullatës arbër&epirotte e cila nuk iku por ose u konvertua në islam ose I u bashkua religjionit lindor orthodox duke u quajtur serbë ( në fakt shkie, popullata që u afrua kishes serbe duke kontribuar në këtë kishë me shënjtoren shqiptare Shën Angjelina), në maqedonas ( për shkak të afrimit të popullatës orthodokse pranë kishës bullgare), në malazesë ( Malëcia, ata arbër që ishin orthodokse afër kishes serbo-malazeze),kthimi në vllaho-rumunë të popullatës arbërore e cila u largua për në Rumani e cila i dha emrin e kryeqytetit rumuno-moldave -Bukuresht, nga ana e Princit Gjika, kthimit në kroatë të popullatës katolike që iku nga Shkodra në Raguza e Dalmaci, kthimi në venecianë të arbërve katolikë që ikën për në Venedik, dhe së fundmi, popullata kryesore prej 300.000 banorësh Arbër&Epirotë në Kalabri ( Ka-labëria) dhe kthimi në unitë të kësaj popullatë ( pra orthodoksë të ritit lindor të varur nga Papati),
  7. Roli i Binomit FE+ATDHE në krijimin e shteteve solide dhe mungesa e këtij binomi në trevat shqiptare, duke krijuar një shtet të dobët multifetar ku shtylla e Atdheut egziston, por… shtylla fetare mungon.
  8. Boshllëqet kohore në Historinë e Shqipërisë dhe të trevave shqiptare,
  9. Përse nuk u shkruajt shqip apo epirotisht për një kohë të gjatë deri në vitin 1908 kur u mbajt Kongresi I shkronjave shqip?

Së fundmi po i kthehem titullit të artikullit. A mundet këta historianë të përballojnë dhe të zgjidhin këto probleme?

Po të ishin të ndershëm këta Profesorë të indoktrinuar, duhej të dorëhiqeshin dhe për të realizuar këtë detyrë duhej kërkuar ndihma e Profesorëve të Universiteteve Publike dhe Private të Shqipërisë, madje dhe konsulencë, sepse një pjesë e mirë qoftë e proifesorëve të vjetër të nderuar ashtu dhe e profesorëve të rinj të seleksionuar janë të indoktrinuar politikisht, madje ka ndonjë i cili mund të jetë i indoktrinuar edhe nga ana religjioze.

Detyrimisht duhen përzgjedhur me kujdes Historianë dhe Kërkues shkencorë me `brumë` dhe njohës të njërëz nga gjuhët e vdekura.

priftipirro2017@gmail.com

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu