ARKIVI:
18 Nëntor 2024

A mund të shkojmë edhe më djathtas se që jemi ?!

Shkrime relevante

Broçkullat e Albin Kurtit, trimërim për neootomanët…!

Belisar Jezerci, historian ____ Deklaratat e kryeministrit Kurti në medrese "Alauddin" në Prishtinë,...

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Lirim Mhehmetaj dhe fjalori i tij trashaman…!

Afrim Caka, Gjakovë ___ …SE MOS E KA PARË DIKUSH TË JETË SKUQUR...

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Shpërndaj

Nga: Ali Mehmeti

Prej që euro (€) është futur si valutë unike në pjesën më të madhe të Bashkimit evropian (BE) që sot e njohim sikur “euro zonë” ose zonë e euros, gjer me sot, kjo monedhë ka pësuar zhvlerësim. Ka disa kalkulator nëpër faqet e specializuara që e llogarisin këtë zhvlerësim. Sipas tyre, 100€ të vitit 2002 janë ekuivalent me 138€ deri 147€ sot, ose thënë ndryshe është zhvlerësuar për 38% deri 47% në krahasim me vlerën fillestare. Këta kalkulator bazohen para së gjithash në inflacionin e akumuluar gjatë këtyre viteve, vlera e të cilit luan në varësi nga metoda e përllogaritjes.

Unë kam zgjedhur një mënyrë krejtësisht tjetër, duke marrë si të mirëqenë faktin se frangu zviceran (CHF) është një valutë më e qëndrueshme në botë dhe duke llogaritur të gjitha vlerat tjera në raport me këtë valutë. Duke u nisur nga faktet se:

– në vitin 1999 euro u shpall monedhë unike dhe u përdor në transaksionet bankare, edhe pse në qarkullim u fut me 1 janar të vitit 2002;

– në fillim (viti 1999) u vendos që 1 € të ketë vlerën e 2 markave gjermane (DM) ose 6,56 franga francez (FF);

– 1 € kishte vlerën prej 1,53 CHF;

– 1 CHF kishte vlerën prej 1,23 DM;

– 1 CHF kishte vlerën prej 4,20 FF;

– Sot, qershor 2024, 1 € ka vlerën prej 0,96 CHF.

Nëse e thjeshtojmë mund të themi se euro është zhvlerësuar aq sa është zhvlerësuar na raport me frangun zviceran që i bie 37,2% dhe po aq edhe me valutën gjermane dhe franceze.

Por, nëse nisemi nga raporti fillestar i CHF me DM dhe FF vijmë te rezultati se euro është zhvlerësuar për 38,5% ndaj frangut francez, respektivisht për 41% ndaj markës gjermane. Thënë ndryshe, sot 1 € do të vlente 1,18DM dhe 4,03FF, sikur këto valuta të ekzistonin ende.

Pra, sido që të llogaritet zhvlerësimi i euros, prej fillimit të përdorimit të tij gjer me sot ai është zhvlerësuar për mbi 40% në krahasim me vlerën fillestare.

Sigurisht se ka shumë faktor që kanë ndikuar në zhvlerësimin e euros. Por, nëse shikohet periudha kur ka ndodhur zhvlerësimi më i madh bie në sy periudha 2007 – 2011 dhe jo rastësisht. Në këtë kohë, në vitin 2008, ka ndodhur kriza më e madhe ekonomike në botë, e shkaktuar me kolapsin e tregjeve botërore që filluan me krizën e patundshmërive në ShBA që pas vetës tërhoqën edhe tregje tjera botërore. Kriza tjetër ndodhi në euro zonë, respektivisht në Greqi, në vitin 2009. Greqia ishte e para që përjetoi një krizë të borxhit. Zbulimi i manipulimeve me të dhënat fiskale dhe borxhit të lartë të fshehtë e bëri të pamundur për Greqinë të kthente borxhin e saj, duke kërkuar ndihmë nga institucionet ndërkombëtare financiare, të zonës euro, para së gjithash.

Si përjetohet ky zhvlerësim nga një punëtor mesatar gjerman apo francez?

Një punëtor gjerman në vitin 2002, sipas statistikave ka pasur pagën mesatare prej 4’700DM (bruto), kurse sot ai ka 3’825€ (bruto). Meqenëse sot, vlera reale e një euro është 1,18DM i bie se paga mesatare e një punëtori gjerman është 4’513DM, ose ka pësuar zbritje prej 3,9% !

Në Francë situata është e ngjashme. Një punëtor francez në vitin 2002, sipas statistikave ka pasur pagën mesatare prej 12’300FF (bruto), kurse sot ai ka 3’120€ (bruto). Meqenëse sot, vlera reale e një euro është 4,03FF i bie se paga mesatare e një punëtori francez është 12’573FF, ose ka pësuar rritje prej 2,2% !

Mashtrim numerik ishte rritja e pagave nga viti 2002 gjer në vitin 2024, nga 2’350€ në 4’513€. Thënë edhe më ndryshe, për 22 vjet prej që u fut euro si valutë unike në zonën euro, nuk kishte kurrfarë rritje pagash. Po çmimet?!

Zhvlerësim i euros, në krahasim me vlerën fillestare, ka pasur pasoja të rënda mbi fuqinë blerëse të qytetarëve në zonën euro dhe përtej saj. Jo për vet faktin e zhvlerësimit, por më shumë për shkak se iu dha rasti prodhuesve dhe sidomos tregtarëve, për lloj lloj marifetesh. Filluan të ndryshojnë emrat aktual me emra të ri pa ndryshuar fare produktin, ndryshuan paketimet, sasinë, gabaritet e ambalazhimeve, ambalazh më të madhe për sasi më të vogël, koloritin e ambalazheve … dhe të gjitha këto për të gjetur arsye për ndryshimin e çmimeve, lexo, për ngritjen e çmimeve. Nga bindja e një konsumatori të zakonshëm evropian, pa hy fare në statistika, çmimet e produkteve bazike, s’paku janë dyfishuar. Mos të harrojmë, kur llogaritet inflacioni llogaritet për të gjitha produktet, edhe për ato që punëtorit me të ardhura të ulëta dhe mesatare nuk i hynë në punë fare.

Sigurisht se për rritjen e çmimeve kishte edhe arsye tjera.

Pandemia e viteve 2019-2021 ishte tronditëse për mbarë botën. Pandemia solli ndërprerje të mëdha në zinxhirët e furnizimit global, duke çuar në rritje të kostove të transportit dhe prodhimit të ushqimeve. Erdhi në shprehje egoizmi i skajshëm i shteteve – kombeve. Përveçse u ndërprenë linjat e furnizimit u ndërpre edhe shkëmbimi i dijes. Puna shkoi deri aty sa edhe materialet mjekësore konfiskoheshin nëpër aeroporte dhe ndryshohej destinacioni. Në vend që të bashkohet dija dhe të angazhohen të gjitha shtetet bashkërisht në kërkim të vaksinës apo terapisë për luftimin e këtij virusi, si ndaj një armiku të përbashkët, filloi “lufta e vaksinave” ndërmjet shteteve-kombeve më të fuqishme të botës për zbulimin e vaksinës vetanake, madje edhe ndërmjet shteteve aleate.

Pa përfunduar mirë pandemia ndodhi agresioni rus mbi Ukrainën. Në fillim të vitit 2022, kursi i këmbimit euro-frang zviceran ishte rreth 1.05 CHF për 1 €, ndërsa aktualisht është 0.96 CHF për 1 €, pra, një zhvlerësim prej rreth 8.57%. Kjo luftë shkaktoi rritjen e çmimit për të gjitha llojet e energjisë, shumë lëndëve të para, grurit, misrit, lulediellit, plehrave artificial dhe shkaktoi nervozë nëpër tregjet, sidomos në vitin e parë të fillimit të kësaj lufte.

Por, edhe pas pandemisë edhe pas fillimit të luftës në Ukrainë, pasi tregjet u qetësuan dhe furnizimet u stabilizuan, çmimet nuk u kthyen.

Largimi i Britanisë së Madhe nga BE (brexit) në vitin 2020, shkaktoi disa konflikte tregtare dhe futjen e tarifave që nuk ekzistonin më parë. Brexit-i ka pasur një ndikim të rëndësishëm në zhvlerësimin e euros përmes pasigurisë ekonomike dhe politike, duke vërë në pikëpyetje të ardhmen e Bashkimit Evropian.

Produkteve tradicionale, ku me produkt nënkuptohet “diçka që është bërë për t’u shitur, zakonisht diçka që prodhohet nga një proces industrial ose, diçka që rritet ose merret përmes bujqësisë” (Cambridge dictionary), i janë shtuar edhe “produktet” bankare, turistike, të operatorëve të telefonisë mobile dhe lloj lloj “produkte” tjera, që përpara i njihnim sikur shërbime, jo si produkte. Shpikja e këtyre “produkteve” shërbeu për të krijuar përshtypje sikur ato kanë vlerë më të madhe sesa shërbimet, si i quanim më parë.

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian (PE) treguan se votuesit evropian nuk janë të kënaqur as me qendrën e majtë, as me qendrën e djathtë. I kanë provuar të dy, por as njëra as tjetra nuk sollën ndonjë ndryshim që do ta rriste besimin apo do ta përmirësonte pozitën e tyre. Këtë pakënaqësi e (keq)përdorën forcat ekstreme, ato të djathta sidomos, që dyfishuan ndikimin e tyre. Sidomos ato në Francë. Sipas tyre, për të gjitha të zezat, nëpër të cilat po kalon qytetari evropian, fajin e ka emigracioni nga bota e tretë. Sikur nuk e dinë se pa këta emigrantë nuk do mund të funksiononte asnjë shtet evropian, ku nataliteti do ishte negativ. Të njëjtën metodë e përdor edhe njëri kandidat për president të ShBA-ve. Dhe për fat të keq, 34% të qytetarëve të Francës ju besuan në xhiron e parë të zgjedhjeve legjislative të Francës para pak ditësh dhe, kështu u bë forca e parë politike. Dhe tani, për të parandaluar ardhjen në pushtet të kësaj force, duhet të bëhen bashkë të gjithë forcat tjera politike dhe është në pikëpyetje a do  ia dalin?   

Asnjëra nga forcat politike që janë në pushtet dekadave të fundit nuk duan ta shohin të vërtetën me sy. Të gjitha krizat janë kriza për qytetarët e klasës së mesme dhe më të ulët, që janë në shumicë dërmuese, por jo edhe për klasën e të pasurve. Përkundrazi. Sa më të varfëruar të janë të parët, aq më të pasuruar janë të dytët. Të dhënat tregojnë se 10% më të pasurve në Evropë zotërojnë rreth 67% të pasurisë totale dhe për më keq, kjo diferencë po thellohet. Çdo krizë po e thellon këtë diferencë.

Deri sa krizat, duke filluar nga kjo e sotshme në Ukrainë deri te ato në të ardhmen, nuk bien mbi supet e të pasurve, madje atyre shumë të pasurve, mos të çuditemi pse po fiton terren e djathta ekstreme. Shumica e qytetarëve evropian janë të manipuluar, jo pse janë të padijshëm, por pse nuk kanë kohë nga angazhimet dhe tej ngarkesat e përditshme, prandaj nuk e kuptojnë se tashmë kemi shkuar shumë djathtas dhe këtu qëndron problemi. Zgjidhjen e problemeve të tyre nuk mund ti presin duke shkuar edhe më djathtas.

Fjala e urtë popullore thotë: Mos e prit shërimin e plagëve nga ai që ti ka shkaktuar!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu